Donnerstag, 18. Dezember 2014

Qeveri e dyfisht me buxhet varfërie !

Nga Florim ZEQA

Akoma pa u akomoduar mirë nëpër postet e tyre, qeveritarët e rinjë (vjetër) muarën goditjën e parë nga të zgjedhurit e popullit, ishte ky ballafaqimi i parë me vullnetin e qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nëse nisemi prej fjales se urte "dita e mirë shifet në mëngjes", atëherë lirisht mund të themi se ky ishte një fillim i fundit të mbrapsht i kësaj qeverie. 

Mbrapësit filluan në seancën e parë plenare, e thirrur për miratimin e komisioneve parlamentare, në të cilën ndodhi edhe dështimi i parë i kësaj qeverie.

Përveq deputetëve të opozitës, kundër miratimit të komisioneve votuan edhe disa deputet të pozitës. Ky është paralajmërimi i parë, se kësaj qeverie i mungojnë numrat e nevojshëm për miratimin e ligjeve me 2/3-at e votave të deputetëve, dhe se situata të tilla do të përseritën shpesh në kuvendin e kësaj legjislature.

Nëse deri dje, qeverinë Thaçi 2 e quanim Qeveri megalomane (me 19 ministri), pasuesen e saj "Mustafa 1-Thaçi 3", duhet ta quajmë super megalomane (21 ministri), me dy kryeministra; njëri nën rreze të diellit, tjetri nën "hije" !

Prej dy të parëve të qeverisë, njëri e merrë vetëm pagën dhe quhet kryeministër (Isa Mustafa), ndërsa tjetri i quajtur kryediplomat (Hashim Thaçi) është timonieri kryesor i qeverisë !

Në asnjë vend të rajonit apo edhe më gjerë nuk e gjenë edhe një qeveri me; 2 kryeministra (njëri formal e tjetri joformal), 3 zëvëndës kryeministra, 21 ministra, me mbi 50 (70) zëvëndës ministra, mbi 170 këshilltar politik, nga dhjetëra nëpunës (prej 50-70) për çdo ministri, me dhjetëra makina zyrtare...

Kjo është vetëm një parallogaritje fillestare, ngase deri në fund të mandatit të kësaj qeverie këta numra do të pësojnë ndryshime, do të ketë rritje të vazhdueshme të të punësuarve në qeverinë e Kosovës.

Madje do ta kenë të vështirë OJQ-të (që merrën me monitorimin e punës së qeverisë) të nxjerrin shifrat e sakta të "popullimit" të qeverisë, e aq më të vështirë të përcaktojnë koston financiare të saj !

Ndarja në mënyrë proporcionale e ministrive mes dy partive të mëdha në koalicion (pa përfilljen e kritereve profesionale) dhe shtimi i numrit të ministrive e tregon jo seriozitetin karrshi qytetarëve të vendit,...caktimi i nga dy zëvëndës ministrave për çdo ministri (nga një për sëcilën parti) e dëshmon mosbesimin mes partnerëve në koalicion, apo përkthyer ndryshe në gjuhën politike i bie DY qeveri paralele kundrejt njëra-tjetës.

Dështimi në krijimin e komisioneve parlamentare në mungesë të votave që në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës e vërteton këtë që ceka më sipër, prezanton shumë qartë ndarjen e thellë që kanë mes vete dy partnerët e koalicionit, LDK-PDK.

Portretizimi i kapjës së shtetit nga kjo qeveri sipas përbërjes etnike dhe strukturës politike në formën e shqiponjës do të dukej kështu; dy kokat (Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi), ministrat e listës serbe (vargonjë në qafë të shqiponjës), trupi (përbërja ministrore), dy krahët (LDK-PDK), flatrat e hapura (populli i shpërndarë), dy këmbët (BE-OKB), bishti (minoritetët) !

Kërkojë mirëkuptim nga lexuesit për këtë formë të pazakont krahasimi, por realiteti (i mbrapsht) i krijuar po na imponon edhe gjëra të tilla !

Një kryeministër që objektiv ka zhvillimin ekonomik të vendit të tij, fillimisht do duhej të fillonte me shkurtimet buxhetore në kabinetin e tij; me zvoglimin e ministrive (nga 21 në vetëm 12 ministri), zvoglimin e numrit të zavendës ministrave (do të mjaftonte një zv. kryeministër dhe vetëm nga një zv. ministër për çdo ministri), pastaj reduktimin e stafit nëpër çdo ministri.

Vetëm kështu kryeministri Mustafa do të na bënte t'i besojmë së koalicionin me PDK-në, me kushtin e kryeministrit e bëri për rritjen e mirëqnjes së popullit e jo për interesa personale !
Mirëpo në vend të kësaj, ndodhi fryerja e qeverisë me me numra dhe poste ministrore për kënaqjen e orekseve pushtetore të grupeve dhe klaneve nga të dyja palët në koalicion.
Buxheti për vitin 2015 i miratuar nga Qeveria prej vetëm 1 miliardë e 570 milionëve mund të jetë në përputhje vetëm me nevojat e qeverisë super megalomane, por jo në përputhje edhe me nevojat e qytetarëve,...zhvillimin ekonomik të vendit dhe zbutjën e papunësisë sipas premtimëve elektorale.


Popullit i mbetën vetëm dy rrugë të shpëtimit nga kjo qeveri megalomane; fillimin e protestave me padëgjueshmëri qytetare deri në përmbysjen përfundimtare të saj ose largimin nga vendi.

Kjo e fundit, largimi nga vendi, do të ishte zgjidhja më fatale për vendin. Vetëm vënja e "lakut në fyt" kësaj qeverie do të thotë shpëtim për vendin dhe shpresë për qytetarët.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen