Dienstag, 27. September 2016

Pesë poezi nga Maxhun Osmanaj

Maxhun Osmanaj
Në aeroportin e Prishtinës

Në aeroport buron loti,dhembja dhe nostalgjia
lëshojnë rrënjë në shpirtin prindërorë
si ta përcjellim dashurinë
për tokën e huaj-tokën e premtuar
psherëtima kafshon fatin
mallkon kohën,pështyen përditshmërinë
sogjeton e lënduar ardhje-shkuarjet
si ta mirëpresim ndarjen?!
më thuaj tani kohë ?
A kush tap pyes qiellin…?
për zogjtë karvanë shtegtarë
sesi fluturojnë të gjymtuar
njërën flatër me vete,tjetrën në At-Dhe
dhe ikën kështu të plagosur
të rinj, të moshuar…
e unë, e ju, e ata…gjithnjë në aeroport
veten tradhtojmë me lot
nga aeroporti I Prishtinës
kërkohen fate të dhembshura nëpër botë
vec dhembja flet me secilin ,e asnjëri 
s’mund ta refuzojë mikeshën e paftuar!
Deri kur fate të tilla nëpër fatin tonë kalërojnë?!

13 gusht 2o16


Unë s’jam

Unë s’jam zëri i këngës së heshtur
Edhepse me heshtje vras dhembjet
Unë s’jam ushtima e bjeshkëve
që zërin ma ndalin shkëmbinjtë e thepisur
unë s’jam lumë që flej n’mocal
as s’kam mbetur ujë i grumbulluar n’kënetë
s’jam as tufan shkatërrues
t’më mallkojnë lisat,oxhaqet,shtëpitë
unë jam vec një rreze në qiellin-kaltri
që ia vodha diellit n’mëngjes
dhe saherë t’u puthi t’gjithëve
me buzët e asaj rrezeje
lulet e kopshtit shpirtëror t’blerimit
do t’ua falin rritën me nektarin e kujtimit…

21 gusht 2o16


Ky qytet apo kjo qytezë 

(Shengjinit)

Ky qytet sa më tërhjek
n'gjirin e vet më mbërthen
për Shen-Gjinin e djeshëm
At Zef Pëllumbin e sotëm
që butësisht-ëmbël, n'shtatore
n'dërrova me të pak fjalë ;
''Biro,''Rrno vetëm për me tregue''
e tregimi qenka një udhëtar i përjetshëm
s'paska stacion ndaljeje kurrë 
më falni se gënjeva
se plazhi Rona e hedhun
ma gozhdoi tregimin n'ballë 
idila e detit dhe rërës m'fundosi
për t'ua parë gjallesave-bashkëjetesën
se si të gjitha putheshin për lakmi
kur dola n'sipërfaqe te detit
pashë ne se sa të varfër jetojmë n'dashuri.

06.08. 2016,Shengjin-Rona e hedhun


Në tregun ku shitet Njeriu

(Në Pejë shitën punëtorët)

Saherë vij andej para jush
Hapat e shpejtë I ndali
Gati I numëroj vitet,dekadat
Ju shoh me shpirtin e lënduar
Ju shoh si I kafshoni kotheret e jetës
Ju tjetërkah keni hedhur sytë…
Mos dikush rastësisht ju fton
të shiteni për atë ditë
ndalem në vend,kafshoj buzët
pështyj kohën, vjell pakënaqësinë
cka të të shoh andej mbi fatin e kurrizit tuaj
ca të shtrirë mbi tokën e lodhur
ca me ndonjë sopatë n’dorë
ca me një shat
ndonjëri me ndonjë lopatë
ca rrinë n’duar n’xhepa,n’këmbë gatitu
vrapojnë mendjen drejt fatit të ndrydhur
mos ndonjë ‘’firmash’ ‘ po I fton
ca I shoh që pështyejnë jetën me kollen e parakohës
ca shohin ëndrra për diell…
‘’hajt se nesër do të bahet ma mirë’’
S’di, në shtëpi ,ju presin ndonjë fëmijë?!
U dalin përpara t’vrarë n’shpirt
Po kush ka fuqi
Moralin e thyer t’fëmijërisë me ua rrit?!
I pata pyetur njëherë ; Nga jinni
Jemi… u ndalen dhe s’folën
Vec njëri n’shenjë revolte I mllefosur
Me dorë ma ktheu
Oh, sikur dicka mërmëriti
Nga cdo cep atdheu
Ajo përgjigje atë ditë më vrau
Edhe sot po me vret
E di, se kështu në cdo qytet po ngjet

Gusht 2o16

Mos nis…

Mos nis mëngjeset pa mua
këtë zemra ma thotë
nuk di c’mendon, c’thua
por këtë nuk ta them dot!
Mos nis mëngjeset pa mua
Se dita mund t’bëhet shekull
N’kohën e zverdhur mund t’marrësh n’thua
Bjeshkën e fatit si ta bartësh n’sy e n’vetull.
Mos nis asnjë betejë pa mua
Se unë edhe ushtar I thjeshtë
të të vij në ndihmë dua
miqësisë t’ia ruajmë gjethet jo vetën n’këtë vjeshtë.
Mos nis vetun n’rrugët e gjata
Se mund të të tradhtojë shtërngata…
Mos nis …

Shtator,2o16

Sheremet Prokshi - Emra përjetësie

Sheremet Prokshi
( Vargje përkushtuese për Valmirin 2 vjeç, nënën e babain e tij 
dhe gjithë familjen Deliu nga Abria e Drenasit,
 të rënë nga barbaria serbo – sllave me 26. 09.1998)

Mallengjimi rritet
Dimër e pranverë,
Hapë porta të dhimbjes
Në çdo vit e stinë,
E në vjeshtë rrjedh loti
Me rigë shiu përzihet
Vrragët e pashlyera
Nëpër vena ngrijnë.
Shtresohen kujtimet
Djepit të VALMIRIT
Me nënën, babain
Me frymarrjen tonë,
Dhe sa kalojnë motet
Ai djep gjithë përkundet
Të ju mbajmë në zemër
Kurrë mos t’iu harrojmë.

Juve YJE ndritur
Mbi qiellin atëror
Ty HËNË e praruar
Me rreze lirie,
Vijmë sot përkujtojmë
FAMILJEN DELIU,
Engjuj lajmëtarë 
Emra përjtësie.

26. 09.2016, Drenas

Sonntag, 18. September 2016

Pesë poezi satirike nga Agim Drenica

Agim Drenica

NASTRADINI NË RROJTORE

Nastradin Hoxha
duke u rruar te një berber,
- nga brisku i topitur
shumë kishte vuajtur një herë.

Nga dhëmbjet gjatë rrojës

si zihej vendi ven' ,
n'atë kohë afër rrojtorës
shumë bertiti një qen.

Nastradini i tha berberit

rrojës s'po ia dishe renin,
po dile e shih për jashta
mos po e rruajn dhe qenin!


"HOXHE"- FALLTORI

Njera thote s'po i besoj burrit
- po dyshoj ne tratheti ,
"hoxha" i thotë nuk ka faj burri
- mëxhi t'kanë bërë motra e ti'.

Tjetra thotë nuk mund te fle

s'i mbyll syte sa është nata ,
ke të "bame"- i thotë hoxha
t'ka bërë mëxhi i thote kunata .

Tjetri thotë se në biznis

nuk më shkojna punët mbarë,
nuk ke fai - i thotë hoxha
- mëxhi t'ka bërë fqiu i parë .

Hallexhinjët presin në radhë

- para derdhin si ujë në deti ,
hoxha hallet nuk po ua hjek
por po i prish edhe mes veti.

Nuk ka njeri pa probleme

- nuk ka njeri përpa halle,
zgjedhjën kërkone brenda jush
asgjë nuk zgjedhët me falle...!


TALLAVA SHTET

Tallava në ndertim
tallava n'infrastruktur,
tallava në punësim
tallava në kulturë.

Tallava në jetë

tallava në muzikë
tallava në rrugë
tallava n'politikë.

Tallava në fshat

tallava në qytet,
tallava në shkolla
tallava n'Universitet.

Tallava në punë

tallava në poezi
tallava në Komunë
tallava në ministri.

Mos u brengos m'thotë

një ditë- axha Met,
se dhe vet Kosova
është tallava shtet !!!


KOHË E PAKOHË

Jetojmë n'kohë te vështirë
jetojmë ne kohë - pa kohë,
se i shkon fytyra
askush s'e ka dro' !

Kush s'mendon për nder

veq xhepat si me i mbush,
- del femra në rrugë
gji e kërthizë n'fushë.

spiuni është bërë patriot -

patrioti është "bërë" spiun,
populli  merret me politikë
politikani s'shihet askun' !

Intelektuali në shtëpi

analfabeti në pushtet,
punëtori - pa bukë
hajni pushon në det !

Vlerat në fund te pusit

antivlerat në sipërfaqe ,
mburrën te pafytyrët
që edhe ata kanë faqe !

Dashuri s'ka në zemra

- janë mbush plot inat ,
nuk kanë bukë për darkë
- shtëpit në shumë kat .

Shpesh më vije t'shajë

dhe të mallkojë jetën,
sepse në këtë rrëmujë
më s'po e njoh as vetën!!!


KUSH JEMI NE...

(I shkruaj këto vargje i mllefosur
shpirt e zemer i sakatosur)

Ne ndër shekuj ishim pa nda'
Qengj për ukun - ujk për vëlla!

E kanë thënë t’vjetrit drejtë

- Lisin e çky'n pyka e vet.

Ka pas thënë një plak i mirë

E kem vështirë te jetojmë t’lirë

Se jemi mësuar nën robëri

- Me na ndejt gjeraqina mbi kry'

Kur një vëlla del i parë

Ne e shpallim vet tradhtar.

Me ndërskamëza e ngatërresa

Ia shtrojmë rrugën me pengesa.

Andaj kam dro’ dhe frike

- Larg jemi të dalim n’dritë.

Se si po shihet jemi hala -

Qengj për ujkun - ujk per vëlla!!!

Sonntag, 11. September 2016

Proza poetike nga Luan Maloku

Luan Maloku
PSHERËTIMË

Hëna nga qielli klithë heshturazi, kur i dëgjon notat mbi tastier që derdhen në thellësi të botës.
Jetë e ndjeshme si psherëtimë dallgësh të tërbuara.
Dhembshëm thërret mjellma e plagosur në bregun e lotonjës.
Unë kështu e kuptova magjinë e dashurisë. Hej… jeta qenka vetëm një psherëtimë.

 NË BOTËN E SHPIRTIT TIM

Zgjohem shumë herët mëngjeseve, kur të tjerët janë ende në gjumë.
Gjithçka është ndryshe kur jam vetëm, më duket e zbrazët shtëpia, më duket se edhe muret e shtëpisë vuajnë pa ty, pa zërin tënd.
Do të ringjallet çdo gjë, në çastin që do të hysh botën time të vogël, në botën e shpirtit tim.

 NUK MUNDEM PA TY

Sa bukuri kur të kam afër, dhe e ndjej dashurinë tënde engjëllore, përqafimin tënd të ngrohtë.
Ti që ma shëron shpirtin e zemrën e plagosur, ti që m’i freskon netët e nxehta.
Pa ty gjumi nuk më merr ylli im polar, fundosen detit të pafund, nuk ia dal dot pa ty. E dashuria që pulson dejve të trupit tim fillon të ndalet.
Më qëndro afër dashuri dhe ndjeje ritmin e fortë të zemrës sime.

 MË MUNGON SHUMË

Më mungon shumë engjëllushja ime e bardhë. E ndjej mungesën tënde, etjen , zërin tënd të bukur dhe tërheqës, përkëdheljen tënde që ma bën mua me ato duar të buta që ngjallin sall dashuri.
E dashura ime ti je pikturë e kornizuar në timen kujtesë. Më ke munguar dhe më mungon çdo herë.
Sa kohë kaloi e zërin s’ta dëgjoj. Medet, sa ndihem i dobët pa ty.

 E TEPËRT FJALA

Mëngjesi do të duket më i errët se nata, pa zjarrin e shpirtit tënd.
Nëse ndonjëherë kthehesh prapë tek unë, do të jetë e tepërt fjala në heshtjen e dashurisë.
I përmallshëm do të jetë takimi me ty, kupto, sa e shkurtër jeta dhe sa e gjatë pa ty…

Përhatiti : Sheremet Prokshi



Freitag, 9. September 2016

U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL LETRAR "ORA E TAHIR DESKUT"

Sheremet Prokshi
Nga Sheremet Prokshi

Më datën 09 shtator 2016 u mbajten Takimet Tradicionale Letrare “Ora e Tahir Deskut”, nën patronatin e kryetarit te komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Drejtorisë se kulturës, Kristina Lazri, me organizim të Klubit te Shkrimtarëve "Vorea Ujko" në Klinë.

Në mesin e shumë krijimeve letrare qe kishin arritur prej krijues nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Norvegjia dhe Lugina e Preshevës për konkursin e ketij manifestimi letrar juria e përberë nga:

Kryetar: Idriz Berisha Anetar: Sherif Bllaca Anetar::Rexhep Abazi,

nderoi Shkrimtarin dhe publicistin Sejdi BERISHA, me Çmimin Letrar “”Ora e Tahir Deskut” për veprën letrare më të mirë të botuar brenda dy manifestimeve. Krijuesi Sejdi Berisha u nderua me këtë çmim për veprën me poezi, “Në lumë bie shi”.

Kurse për poezi u shpërblyen: Migena Arllati, Çmimi i parë Rrahman Hyseni, Çmimi i dytë; Hysen Berisha, Çmimi i tretë
Përkitazi për librin “Në lumë bie shi” foli shkrimtari, studiuesi dhe kritiku letrar, Prend Buzhala.
Shkrimtari Sejdi Berisha duke e pranuar Çmimin nga Kryetari Sokol Bashota




Poezia që mori Çmimin e parë

MOTIV MONOLOGU
(kushtuar Tahir Deskut) Kosova nuk mund të flerë e robëruar! Ish plot llavë Pompei i saj netëve të hirta mëngjeseve të errëta kur vullkani vrastar merrte përpara gjithë ҫ’gjente Ti shkruaje shqiptarisht, zemrën dhe pendën ngjyrosur kuqezi, në ditë - natën e madhe popullit tënd i veshe këmishën e përjetësisë Monologu me ty nuk mbetet heshtur Ag lirie vezullove mëngjeseve të bardhë, tokës mbushur lule, mbjellë me dëshmorë, me të artat gërma i ngrite piedestal Një valle engjëjsh të morën në krahë, ata e dijnë mirë vendin ku e ke, parajsë për ty Kosova e lirë nuk kishe hartë për tjetër mëmëdhe Elegjia ime kthehet në këngë kujtimi një muzë vargjesh që fletët ndërron, motiv i rilindur nga gjak i patharë jehon kumt të moҫëm nga moti në mot!

Migena ARLLATI

Dienstag, 6. September 2016

Buqetë poetike nga Demush Mehmeti

Demush Mehmeti
PELEGRIN VARGU

Për çdo të lumën ditë pa ndalë rrugëtoj
Unë i pandalëshmi pelegrin vargu
Zjarrët që djegin dua ti shuaj 
Me pak fjalë rrjedhë zemre dhimbjet ti qetsoj
Me shpirtin tim dua të jamë në paq 
Në madhështin freski agimesh të jetoj
Këtu në mes të kësaj toke këti  qielli
Mbi ret e dendura dua të kalëroj
Me vargjet frymë shpirti dua të shprehem
Për krenarin e brengën time që kam
Për gjitha dashurit e lindura dhe të vdekura
Që jetuan jetojnë prapë po jetonë


TË BIT E FATIT

Jemi ne të bit e fatit 
Dhe të gjitha dhimbje pa karar
Kohë e ligë u tall me ne
Ne i dolëm kapuq me mangë
Në altar lirie jemi krenaria
Kapuq aspirate histori
Bashkëkohës të Adem jasharit
Gjergj Kastriotin kemi të parë.


PASHA ATË PIKË GJUMI

Pasha atë pikë gjumi
Me gjithë endrrën time që ka në gji
Ku qmallëm me të munguarit 
Prehem i qet në qetesi
Ashtu si thonë po të jet i tillë amshimi 
Vdekjën do e pranoja me lehtësi 
Po mos të ishin ata lotë dhimbje
Për ikjen time të pakthim
Që do rrjedhin nga syte e njerzve të mi!


S'DO TË NDALËM

Në gjysmë rruge s'do ndalëm 
Krejt shpatit jo s'dua me ja dhënë
Do e kaloj prrockën e tërbuar
Dhe hendekun që s'kalohen dot!


E DUA BUZËQESHJEN

E dua buzëqeshjën që ta kam fat
Si e do njerëzia botës mbarë
E di se mungon dhe është e pakët
Do doja ta qeshi përqeshi hidhërimin
E rënda mërzi le të më ikë
Me këto të liga që na kan ra në qafë 


KUSHTUAR RAPSODIT

Sa të shkurta e të pakëtata i kemi gëzimet
S'del kush as kohë lotët të naj thaj
Një zi morti ikë tjetra vjen e na viziton
Vdiq rapsodi a'i Osmani i biri Sefë Mleqanit
Vet mjeshteri i sharkis
A'i që me zërin gurrë mali kurrë s'diti me u ndalë
Me atë këngën i shijuam të paktat gëzime
Kaluam luftën dhe e pritëm lirien
Me këngën e ti lart ngriti lavdin e krenarien
Në çdo detaj i shpalosi dhimbjet
Shpesh tu i ndëgju kengët e Osmanit 
Sa shumë lot derdha për të thellat dhimbje