Sonntag, 18. September 2016

Pesë poezi satirike nga Agim Drenica

Agim Drenica

NASTRADINI NË RROJTORE

Nastradin Hoxha
duke u rruar te një berber,
- nga brisku i topitur
shumë kishte vuajtur një herë.

Nga dhëmbjet gjatë rrojës

si zihej vendi ven' ,
n'atë kohë afër rrojtorës
shumë bertiti një qen.

Nastradini i tha berberit

rrojës s'po ia dishe renin,
po dile e shih për jashta
mos po e rruajn dhe qenin!


"HOXHE"- FALLTORI

Njera thote s'po i besoj burrit
- po dyshoj ne tratheti ,
"hoxha" i thotë nuk ka faj burri
- mëxhi t'kanë bërë motra e ti'.

Tjetra thotë nuk mund te fle

s'i mbyll syte sa është nata ,
ke të "bame"- i thotë hoxha
t'ka bërë mëxhi i thote kunata .

Tjetri thotë se në biznis

nuk më shkojna punët mbarë,
nuk ke fai - i thotë hoxha
- mëxhi t'ka bërë fqiu i parë .

Hallexhinjët presin në radhë

- para derdhin si ujë në deti ,
hoxha hallet nuk po ua hjek
por po i prish edhe mes veti.

Nuk ka njeri pa probleme

- nuk ka njeri përpa halle,
zgjedhjën kërkone brenda jush
asgjë nuk zgjedhët me falle...!


TALLAVA SHTET

Tallava në ndertim
tallava n'infrastruktur,
tallava në punësim
tallava në kulturë.

Tallava në jetë

tallava në muzikë
tallava në rrugë
tallava n'politikë.

Tallava në fshat

tallava në qytet,
tallava në shkolla
tallava n'Universitet.

Tallava në punë

tallava në poezi
tallava në Komunë
tallava në ministri.

Mos u brengos m'thotë

një ditë- axha Met,
se dhe vet Kosova
është tallava shtet !!!


KOHË E PAKOHË

Jetojmë n'kohë te vështirë
jetojmë ne kohë - pa kohë,
se i shkon fytyra
askush s'e ka dro' !

Kush s'mendon për nder

veq xhepat si me i mbush,
- del femra në rrugë
gji e kërthizë n'fushë.

spiuni është bërë patriot -

patrioti është "bërë" spiun,
populli  merret me politikë
politikani s'shihet askun' !

Intelektuali në shtëpi

analfabeti në pushtet,
punëtori - pa bukë
hajni pushon në det !

Vlerat në fund te pusit

antivlerat në sipërfaqe ,
mburrën te pafytyrët
që edhe ata kanë faqe !

Dashuri s'ka në zemra

- janë mbush plot inat ,
nuk kanë bukë për darkë
- shtëpit në shumë kat .

Shpesh më vije t'shajë

dhe të mallkojë jetën,
sepse në këtë rrëmujë
më s'po e njoh as vetën!!!


KUSH JEMI NE...

(I shkruaj këto vargje i mllefosur
shpirt e zemer i sakatosur)

Ne ndër shekuj ishim pa nda'
Qengj për ukun - ujk për vëlla!

E kanë thënë t’vjetrit drejtë

- Lisin e çky'n pyka e vet.

Ka pas thënë një plak i mirë

E kem vështirë te jetojmë t’lirë

Se jemi mësuar nën robëri

- Me na ndejt gjeraqina mbi kry'

Kur një vëlla del i parë

Ne e shpallim vet tradhtar.

Me ndërskamëza e ngatërresa

Ia shtrojmë rrugën me pengesa.

Andaj kam dro’ dhe frike

- Larg jemi të dalim n’dritë.

Se si po shihet jemi hala -

Qengj për ujkun - ujk per vëlla!!!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen