Mittwoch, 29. Mai 2019

Rreth poezisë "Mbi urën e Mitrovicës" të autorit Sylejman Aliu


MBI URËN E MITROVICËS

Mbi urën e Mitrovicës
Është ulur nata diplomatike
E sertë
E zezë

“Shlivovicë” shkijesh
Në kërthiza shkinash
Pijnë

Mbi urën e Mitrovicës
Kafshon muzgu i errët dite
Gjymtyrët e mbetura

Diplomacia e bërë nga terri
Ka veshur rrobat e zakonshme 
Të hilesë



Vështrim nga shkrimtari Mehmet Rrema


Mbi urën e Mitrovicës...
Duke lexuar poezinë e poetit Sylejman Aliu, nuk ka se si të mos vijnë në mendje shumë mendime, nuk ka se si të mos sjellësh në mendje historinë dhe përpjekjet titanike të këtij populli për liri, pavarësi, deri për ekzistencë. Mitrivica pika nevralgjike, ku luhet loja e ndyrë e diplomacisë, në shekuj, pika apo më saktë dëshira e pashtertuar e gjitonit barbar për ta pasur të tijë. E don serbi Mitrovicën sepse ajo është thesar, e thesarin gjithmonë e kanë lakmuar, për të janë ndezur luftëra, për të janë ngritur e kanë rënë mbretër e mbretëri. Për thesarin për ta shti në dorë janë alternuar me njëra tjetrën forca dhe diplomacia.

"Mbi urën e Mitrovicës 
Është ulur nata diplomatike"...

Këtu pra, mbi këtë urë, e cila lidh dy brigjet e lumit të bukur ,Ibër,i cili kalon mes për mes tokës së bekuar shqiptare, tokës dardane, është ulur këmbëkryq diplomacia, është ulur tradhtia, pabesia, luhen në natën e errët, në errësirën e thellë të dë cilës përgatitat tragjedia e re hamletjane. Diplomacia në këtë natë të gjatë, në errësirën e thellë, lëviz si gjarpër duke fshehur gjurmët, me dinakërinë dhe shpejtësinë e tigrit, për t'u hedhur pastaj mbi prenë me tërë forcën dhe pamëshirshmërinë e gjakatarit.

"E sertë
E zezë"

Pra kjo diplomaci, në natën e saj të preferuar, është e sertë ,nëse shikon që diçka nuk i shkon për shtat, është gati ta nxjerr nga brezi thikën e mprehur mirë dhe në natën e zezë, të zezë si vetë ndërgjegjia, si vetë zemëra e gjakatarit, t'ja nguli, jo më pas shpine, për t'a nxjerrë në gjoks, por direkt e në zemër, për të mos i lënë as më të voglën mundësi as për të marrë frymë. Ura e mitrovicës, sheshbetejë shekullore mes agresorëve barbarë dhe mbrojtësve të kullave, vendosur në trojet e tyre, ashtu siç bëri heroi ISË BOLETINI,që edhe pse agresorët, pushtursit e shumtë, e të shumët në numër e armatine, ia dogjën disa herë ajo çdo herë ngrihej më krenare, për të pritur rrufetë, për të arritur në ditët e sotme, sepse kombi ynë nuk ka lindur për t'u zhdukur, por për të gjeneruar. Për të gjeneruar breza dardanësh të lirë në trojet e tyre dhuratë e Perëndisë dhe synim i pa reshtur i djallzisë.
Ndërsa diplomacia luan në tabelën e shahut për të gjetur lëvizjrn fatale për kombin tonë, të dehur dhe të kaluar në ekstazë e shpresa nën efektin eksitues të;

"Shlevovicë" shkijesh
Në kërthiza shkinash
Pijnë" 

Sepse armiku shekullor, armiku më gjakatat e barbar, i cili e dëshiron shumë ta vendosi në urë kufirin, në mos mundët ta shtyj deri në Adriatik dhe për këtë, është gati që kërthizat e shkinave t'i mbushi me shlivovicë, për të mundur e joshur diplomacinë. Ajo është gati të përdori çdo formë e çfo mjet për t'ja arritur këtij qëllimi.

Autori me guximin e padiskutueshëm të një atdhetari, me mprehtësinë dhe saktësinë e njohjes së gjërave, të situatave, të aspekteve të jetës, me ndërgjegjen e tij të lartë dhe i bindur për misionin e poetit ai nuk hesht, po tregon gishtin drejtë atij që po përgatitet të asgjësoi kombin tonë.
"Letrar! Ju jeni elita e gjeneratave, inteligjenca e turmave e mbledhur në pak njerëz, ju jeni kryet e një kombi", do të thoshte dikur i madhi Hygo, duke u drejtuar letrarëve. Dhe vërtetë qenë Volterët,Rusotë, Monteskjetë e tj, qenë ata që ndërgjegjësuan masat të cilat u ngrutën në revolucion. Pena është ajo që zgjon masat dhe i ngre ata i vetëdijëso dhe i mobilizo. Andaj edhe poeti ynë i nderuar Sylejman Aliu, e ndjen këtë mision të tij dhe e thotë hapur se diplomacia po vepron në errësirën e thellë në dëm të kombit tonë.

"Mbi urën e Mitrovicës
Kafshon muzgu i errët dite
Gjymtyrët e mbetura"

Shikoni, thotë poeti, çfar po ndodh në Mitovicë, në atë vend që e ka aq për zemër Serbia, aq sa e quan,për këtë "Zempra e Serbisë". Ashtu siç e pat emërtuar edhe Tito, "Mitrivica e Titos" prandaj poeti ven në alarm popullin për rrezikun që e kërcënon nga lëvizjet diplomatike më errësirë, në prapaskenat e kancelarive botërore, të joshura me të gjitha mjetet e mënyrat nga Serbia që kërkon të kafshoi gjymtyrët e mbetura. Pra, meqë e pa se nuk pati sukses për të dalë në Adriatik, ëndërr e vjetër e saj,meqë u detyrua të smbrapset dhe të largohet edhe nga Kosova, kërkon të ndalet në Mitrovicë, aty ku kërkon të bëjë përpjekjet e sajë për të mundur të hajë, çfar mundet, sepse në fund të fundit Mitrivica është qëllim , është ëndërr shekullore e saj. Aty ajo do të bëjë përpjekjet e sajë më të mëdha. Poeti e thotë me gjuhën e tij të artë, këtë, me atë gjuhë që masat e kuptojnë, ndërgjegjësohen dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë.

"Diplomacia e bërë nga terri
Ka veshur rrobat e zakonëshme
Të hiles"

Dhe poeti thotë se diplomacia, sot më shumë se kurrë e veshur me rrobën e saj të errtë do të provoi të marrë çfar mund të marrë, nëse do të mundet, vetëm me hile. Hilja arma e diplomacisë, hilja arma dhe nëna e Serbisë.

Dhe ashtu diç thoshte Hygo,ku u drejtohej letrarëve, që i quante kryet e vendit, elita e masave, edhe poeti ynë Sylejman Aliu është jo vetëm njohës i përkryer i realitetit, por edhe parashikues i të së ardhmes. E them këtë pasi kjo poezi e shkruar para njëzet vitesh është aktuale ende sot. Ende sot kthetrrat e shëmtuara të Serbisë, me ndihmën e qarqeve të errta evropiane, janë të drejtuara dhe kërkojnë të ngulen në trupin e Kosovës, për të shkëputur ndonjë gjymtyrë, apo për t'i dhënë goditjen përfundimtare asgjësuese.

Kjo poezi e shkurtër në dukje, në këto pak vargje mbart një mesazh shump të madh. Është një koncentrat i mendimit filozofik dhe estetik të autorit. Kjo është edhe një tjetër aftësi e autorit , i cili në pak fjalë shpreh porosi me vlerë të madhe. Porzia është e rrjedhëshne,tepër e arrirë nga këndvështrimi artistik, dhe estetik, e filozofik, një poezi që të emocionon me vlerat e sajë. Besoj se poezi të tilla duhen të jenë objekt studimi të kritikëve letrar.