Sonntag, 24. Dezember 2017

Haxhi Muhaxheri: MË PRIT

Haxhi Muhaxheri


MË PRIT

E dashur
Nesër 
Ne freskun e agut
Do të bëhem ajër
E me shpejtësi drite
Do të vij 
Lehtë lehtë
Pahetueshëm
Të futem
Për vrimë të çelësit
Në dhomen tuaj
Në shtrat
Në ty
E ta shijoj
Pllëmb për pllëmb
Bukurinë e Atdheut
Bashkë me melodinë
E Këngës së Psherëtimave

Nesër
Më prit zgjuar 
Princesha ime
Bashkë do ta pijmë
Kafenë e mëngjesit
Shoqëruar me lëng pjeshke
Llokum trëndafilash
E aromë djersësh
Neser... mos harro...

15.12.2017

Donnerstag, 21. Dezember 2017

I riu Venom Seferi, ngarend drejt suksesit...

Venom, alias Vendim Seferi


Shkruan: Imri TRENA

VENOMI, SHEMBULL PËR TË MIRË...


Si qindra e mijëra shqiptarë të cilët edhe në prag të mileniumit të ri, nga dhuna dhe terrori serb braktisën Kosovën, ashtu ndodhi edhe me familjen e z.Rustem Xhemajl Seferit nga Magura e Lypjanit. Ata pas një odisejade të gjatë e të mundishme më në fund gjetën strehim në Norvegji në qutetin e bukur Drammen...


Venomi, (emër ky përkdhelës nga shokët norvegjez, përndryshe emri i tij i vërtetë është Vendim); djali i dytë në familjen bujare erdhi në jetë në këtë shtet skandinav, por prindërit e tij që nga fëmijëria e hershme e edukuan në frymën kombëtare dhe vazhdimisht i tregonin për rrënjët e fisit; mbi të gjitha për stërgjyshin Sefer Kleçka për veprimtarinë e tij patriotike. Ia ngulitën në mendje e shpirtë dashurinë për Atdheun, Shqipërinë, gjuhën shqipe të cilën e folën vazhdimisht në shtëpi dhe asgjë kjo si pengoi për t`u integruar edhe në shoqërinë norvegjeze ku ishte shembull kudo për të mirë. 


Venomi që në vegjëli ishte i dashuruar në artin e së bukurës; ai luajti bashkë me të vëllain Durimin edhe në një rol episodik në filmin "Shota dhe Azem Galica". Ditë më parë Vonomi arriti të realizoj edhe një video klip interesant me z.Hekuran Krasniqi i cili që në ditët e para po dëshmohet se po pëlqehet nga adhuruesit e shumtë të muzikës argëtuese.

Urojmë që ky videoprojekt të jetë çelësi i sukseseve tjera të Venomit.


Mittwoch, 20. Dezember 2017

Shtatë poezi nga Fran Tanushi

Poeti Fran Tanushi


POETIT

Kaherë ty s’të ha palla
të bjerrësh kohë
për të numëruar
ditë muaj dhe vite

ti vetëm hesht
e në heshtje shkruan
duke “harruar’’ dhimbjet
sfiduar vdekjen
jetës për t’i dhënë kuptim

lëngatën vendose në karantinë
(thoshte im atë)

mik
zgjedhe një ditë
nga jeta e poetëve
e grishi në tryezë
të shkruajnë poemën…!

mjeranët
i vrasin poetët




KUSH JE TI

që me degdise 
më trete 
më larg se ,,meritoja’’

më shtyve 
më t'kurre 
djalë dhe fëmijë më bërë .

ti engjëll 
trullosur brigjeve të ujëvarave 
ku zanat pushojnë

kush je ti 
që lahesh lumit të rrëmbyer 
në puthitjen e detit të valëzuar

luan dhe lodron me mua 
dhe rreth meje 
kalama i gjindosur

herë të dua 
herë të urrej 
Ty dreq e djall

shenjtëria ime e djallëzuar 
Ti 
bekim i virtytit HYJNOR




SHKALLA E DIELLIT

Ne nje vend dikund mes bjeshkeve
ku dielli lind vone
dhe perendon heret
eshte dhe nje shkemb 
ne forme te germes v'e
shkalla e diellit i thone

Ne kohet e lashta
kur nuk ekzistonin kalendaret
malesoret orientoheshin
me diellin ne shkalle

Dhe kur ajo v'e binte 
te shkembi i rrexuem
aty ku dielli e puthe ate vend
banoret e saj thonin 
erdh dita e veres

Eshte e shtata dite 
pas te shtatit mars
dites kur vere markja
nena ime 
u be nene



JERUZALEM

Jeruzalem 
qytet i shenjte
nga shenjterit braktisur
mbete se mbete qytet

Çfare iu duhet shenjeteria 
atyre qe vuajne
dhe vdesin per token e vet

Toke e sh(tr)enjte 
e lare me gjak
rrahur ne ere terur ne flake

Te shenjte e ke veten
te shtrenjte emrin e ke
shenjeterive qiellin ua le

Jeruzalem 
qytet i shpreses
i shendritur
nga diell e hene

Ndergjegja njerzore 
shenjterit ngatrrestar 
ka me i perzene

Jeruzalem 
qytet i bardhe
i vogel per nje
per te gjithe i madh

Jeruzalem
Jeruzalem



NUHATJE E PËRHUMBUR

I shkundur shfrenimesh 
të nuhatjës së përhumbur 
asnjëherë s'jam zbrapsë
Kopshtieve duke rëndur

Në kërkim të nj'asaj ere
më aromë hundëshpuese 
qeparizave shpërndarë 
Puhi e derdhur valë valë

Pas cilës aromë të mbarsuar 
mbështjellur më polen mëkati 
paskam rëndur që kur
E sfidova ylberin




SHKËLQIM I NGRIRË

Rrugëve të dhimbjës 
Shpirterat u trazuan 
Çative të pjerrëta
Mbi dyer të mbyllura 
Akujt trashin shtatin

Acar i stinës së brisht erdhi
Ia bëhu para kohe 
Shkëlqimi i ngrirë 
Krahët tatpjetë shtrinë 
Heshtja zotëron kudo




DUKE KËRKUAR NJË TITULL

Më duar të zgjatura e mat' hapesirën 
Si dhe zbrazetinë e zemrës e mat

Në çast një rrapellimë u dëgjua 
Nga vitrina rane ca porcellane

Pranverë e vonë u këput në mes
Zbrazeti e heshtur mbushur më zhurmë

Poeti që kafën e sosi pa sheqer
Në shoqerim të saj ngriti një fernet

Dienstag, 19. Dezember 2017

Haxhi Muhaxheri: ETA DHE KOMETA

Haxhi Muhaxhri

ETA DHE KOMETA

As nata e mori vesh çfarë i ndodhi
Kur numërat ndryshuan në rrethin e shtatë
E Liria udhëtoj dimensioneve të panjohura
Bashkë me dritën që lëshuan rrufetë

Eta Eta
Bërthamën godet Kometa

U thye kufiri ndryshuan polet pushuan ëndrrat
Në Teatrin e Qiellit u shfaqen dy silueta
E hënës një yll fshehurazi ia shkeli syrin
Pastaj doli fjala se veten burgosi tundimi

Eta Eta
Ku mbet Kometa
_________
05.12.2017

Merita Berisha: BULËZIM DASHURIE

Merita Berisha

BULËZIM DASHURIE

Mes lulesh rritu ndritu lulëzo
E dëshprimit kurrë mos ju fal 
Munde djallin përbrënda
E thuaj këngës si më parë

Mos ju tremb plagëve
Kur ndonjë lulegjëmbi ther
Se pastaj vijnë ëndërrat e ëmbëla
E shpirtit i jepin qetësi

Mos ju gëzo ikjeve
Ato veç dhimbje e lot kanë
Jetës i duhen bulëzim dashurish 
Që bota të sillet rreht nesh

Buqetë poetike nga Ramë Bashota

Ramë Bashota

Në gjoksin tim ti qaje më zë

Si rri me lotë sikur bënë garë
Shpreh aq inat e ti e lë si virtyt,
Të vë çdohere në vend të parë
E lulet i lë unë në vendin e dytë.

Pse mllefi tek ty fle dhe i pasur
Nëse do ti nuk të thërras në emër,
Shkelqen fjala kur them e dashur
T'thërras ty n'daç shpirt e n'daç zemër.

Pse të gjitha të duken ty aq pak
Shprehe inat e mllef si cdo femër,
Sikur dashurisë herë i vë ti kapak
S'do të thërrasi shpirt ,as në emër.

Nuk zë vend jashtë as në dhomë
Për ty jap nga vetja unë çdo gjë,
T'i fshije sy e qepalla me pallomë
Në gjoksin tim qesh e qajë më zë.

16.12.2017


Si të iku nga ty aq larg...

Si të iku nga ty ,unë aq larg
Ç'të bëjë të iku në shpejtësi,
Mos u ndal mos qaj në prag
Loti t'i shprish qerpik sy të zi.

Si të them unë ty lamtumirë
Pret me shpresë tek ajo portë,
Si të them ty tani natën e mirë
Rreshqasin në gjoks ty ata lotë..

Siq më duket do shihemi rrallë
Krisma portes mbeti në kujtesë,
Dashurinë gjallë e mban ai mallë
Nese s'shihemi jeton ajo shpresë


11.12.2017 


Imazh dimri..

Si çdo gjë i vë për tokë
Aq shpejt tokën e zbardhë,
Flokët m'i zbardhë n'kokë
Zë fron zë vend të madh.

Krenohej së koti vjeshta
Ishe shtrirë si më së miri,
Zotroje alpe edhe vreshta
Aq shpejt i pushtoi dimri.

Veriu i pushtoi ato kreshta
Siq deshi ,me acar e dëborë,
M'i ngriu duar e këta rreshta
S'levizë dot buzë dhe as dorë.

Furishem po shpreh mllef
Me forcë po troket në derë,
Shpreh inat shpreh edhe qef
S'do këtë stinë as pranverë.


06.12.2017


Vinjetë - më fal ti për vonesen...!

Jeta më hodhi stërkallë e strallë
E ca flisnin hidhur ca aq ëmbël,
U rrita në engjuj ,ca ishin si djall
Faj im -mbeta vetë sikur ëngjell.

Nëse pyet ku lash unë ato vite 
Mbolla shpresë në alpe e brigje,
Nëse çorton ishin vëtem si rite
Vitet e mija i lash nëpër shtigje.

Nëse të flas pak ty edhe si prind
Të vetmuar të dy, jeta ajo ka flakë,
Por,nga vetja të ndava gjak e ind
Me vargjet botën ke në shuplakë.

Që e re ishe thoje pleqëria të vjen
Të jap jetën - shpritin edhe shpresën,
Nga vetja dhash për ty edhe një gen
Vinjetë ,ti më fal - për vonesën!


02.12.2017


E dashur më ndëgjo....!

Dashurinë s'do e lëmë veç në letra
As teoremë deshirë pasion a fjalë,
Ne, tani duhet të kalojmë në vepra
Shtatore ngrisim - do bëhet e gjalle.

Shtatore të jetë sikur ne prefekt
Dashurinë e shkrim në ar a bakër,
Ne jemi vete projektues e arçitekt
Po t'vije dhe djalli - kot qendron afër!

Të na ngjajë shtatorja përnjëmend
Dhe të qëndroje e fortë si fortesë,
Le të vijë djalli, të prish e gdhënd
I hasë dalta në bronz e si pa bese.

Do na vardiset si ëngjëll edhe lak
Dashurisë i varim patkua në beteja,
Nga lashtësia e luftëra i ulur në gjak
Djallit i vriten idet dhe planet e reja.


21.11.2017

Sonntag, 10. Dezember 2017

Një poezi nga Alketa Maksuti Beqari

Alketa Maksuti Beqari



Nesër

Nesër
dua kafen e mëngjesit
ta pi me ty.

Nesër
dua të jem 
krah teje.

Nesër
dua të ndjej 
të ndjej 
praninë tënde.

Nesër,
mos harro!