Samstag, 16. Juli 2022

Selvete Abdullahu - Buqetë poetike

Selvete Abdullahu

   Selvete Abdullahu

NATA GJURMËT I BRAKTISË


Mëngjesi ishte me mjegull

Gjurmëve ec me ëndrrën

E fitova dritën

Dhe i këndova jetës

Natën prapë më zuri ankthi

Mëngjesi në ëndërr

Shndrit e llahtuar

Mesdita ftohtë hyri

Në këngën e pathënë

Labirinteve të errësuara

Provokova të gjitha bashkë

Për t’i lexuar

Dhembjet e tua njeri.


MALLENGJIMI


Zjarr ethe dhe ankth

Të shohësh veten helm në pritje

Që pushton qenien e njeriut

Në dhera të huaj

Të jetosh larg tokës tënde

Të mos takosh dot njerëzit e tu

Të rrish vetëm me javë e muaj

Si mund t’i  harrosh vitet e mërgimit

O zot mos më verbo

Edhe atëherë kur të kthehem

Nuk di a t’i takoj të gjithë

Mall i zjarrtë kaplon zemrën time

Shpërthen e s’kapërcen dot

As di kur do t’ju shoh

Më kot pyes veten

Më kot prehem në kujtime

Si e humbur nga mallëngjimi.


 LOTI I MELANKOLISË


Dua të m’i ndjeni lotët

Dhe jetën time të përvuajtur

Që bie si rreze dielli

Përpara fushës së ëndërrimit

Që kërkon lotët e mi

Për ta kthyer gëzimin


Diku lot diku gaz

Mes zënkave të qiejve

Dhe syve melankolikë


Kur mendoj udhët

Më del përpara jetë e hidhur

Mbledh copërat e mallit

Si ndihmat humanitare.


A DO TË MË MUNDË HARRESA


Për pak dritaret i shpoi shigjeta

Pak kisha nuhatur gjërat


Mbrëmja mbylli qerpikët e plogësht

Harresa u zhyt në vetvete

Isha bërë gati të shtegtoja


Dhe shtegu mbeti i ngurosur

Se shpresa mbeti e fundit

Të dëftojë prejardhjen e dhembjes

Një blend i flokut rrëshqiti

Me pahir u loz valsi nën dritën e hënës

Loti shihej në sytë e nënës


A do të mundë dot harresa

Thellë në turbullirën e mëngjesit

Gjeta nënën duke pohuar me kokë


Larg jemi nga bota.


STUDENTËT E PRISHTINËS


E di që Prishtina sot u gëzua

Dhe në natën pa hënë

Nisi hidhërimi


Çfarë të bëjë me tmerrin


Rrugëve të Prishtinës

Studentët ngarendnin në protestë

Ndërsa mua më digjej shpirti


Ma vodhën zjarrin e lotin

Mbi ne u vërsul kolonë policësh

Trishtimi mbuloi qytetin


Britma lëndime që s’kanë fund

Nën flakën e dashurisë

Qiejt i lëkundën duke ëndërruar lirinë


Valbona Ahmeti - Buqetë poetike

Valbona AHMETI


Valbona Ahmeti
 

POETET 


Vlerësojnë mirë peshën e fjalës

shenojnë brengat me shtizën e zemrës

në ngjyra shpirti zhytin penën

të drithëroj vargu ndër deje 


kur vetmia qan në heshtje

me vargun e tyre zvogëlojnë dete

kur dashuria iu troket në zemër

përqafojnë muzat, thurin perlat 


kur frymëzohen thellë në shpirt

fluturojnë shtigjeve bëjnë mrekullitë

kur mallohen për bukurit

dinë t'i fundosin edhe gjithësitë 


kur shpresa thyhet i mbyt mashtrimi

përpëlitën si peshku pa ujë

se pranon dot bota e tyre zhgënjimin

i klithin penës të bëj bujë

kur poetëve i lëndohet Atdheu

si të krisur harlisën deri n'zenit

për një t' ardhme të ndriçuar

mbajnë kuvend me yjësitë 


DERI N'AMSHIM


Rrugës t'përgjumur t'atij qyteti

u deshëm shumë n'atë verë

n'çatit e vjetra pikonte shi

në buzët tona lëng qershi 


zë s'dëgjohej në qytet 

natë me shi na tradhtonte

nga trupi yt isha dehur 

nga puthja, prekja që më dhuroje 


sa pika shiu xhamin trokisnin

ne më shumë puthje falnim

zgjuar ishim gjerë n'agim

n'gjoks mbaja engjëllin tim 


shiu s'ndalej për çudi

trupi yt plot hijeshi

floku i shprishur mbi gjoksin tim

s'doja të ngrihem deri n'agim

Valbona

Valbona Ahmeti

Nënë Hyjneshë 


Ka zbritur nga qielli kaltëror

Shpirti i bukur engjëllor

Ëmbëlsia e fjalës se Saj hoje mjalti

Bukuri e rrallë dhunti nga zoti 


Në hiret e fytyrës 

Ka të lulëzuar beharin

Për çdo dhimbje është lule balsami

Në buzëqeshjen engjëllore

Ka qiellin e paqësuar

Nënë hyjneshë det i qetësuar 


Të gatuar në shpirtë ka dashurinë

Në dritën vezulluese të syve ia gjenë lumturinë

Dora ledhatuese e saj

Vjen të merr si një meteor

Të përkund në ëndrra me yjet qiellor 


Nënë Hyjneshë 

Netëve të gjata pa gjumë

Mban hënën zgjuar n'përgjim

Në çdo cep të botës na mbron yti bekim.


ZËRA SHPRESE


Këtë liri me shekuj kemi ëndërruar

Jetë e porsa lindur zgjohet hidhur

Ëndrrat mbetën përralla harbuar qiejve

Vrullin rinor vrasin dëshirat cunguar 


Avazi i mërgimit është shortuar

N'shpirt gërryen gërmadhë shtegtimi

N'këtë liri të posalindur

Dëshirës së moçme iu vu pikëllimi 


Pranverat ngulfatur me premtime

Lulet nxjerrin sythin diku tretur

Dryni shekullor hap shtegun e udhëtimit

Zëra shprese kalërojnë mbytur 


Valbona Ahmeti

Valbona

Valbona Ahmeti

Fshehtësitë e shpirtit 


Shumë jam lutur t' kem një rast

t' m' i thërmosh ndjenjat e mia

aq shumë desha t'më shtrëngosh në krahë

t'a kuptosh se ç'është dashuria 


aq shumë desha t'shkrihem tek ty

ëndrrën time ta përqafoj

t'i freskoj buzët zhuritur

yjet e natës t'na bëjnë rojë 


po ashtu iu luta hënës

vetëm një natë t'më bëjë konak

t'i shpalosë fshehtësitë e shpirtit

shekuj nata të na zgjas 


desha shumë të njohë parajsën

n' qiellin me yje e kërkova

gjithë atë ndjenjë që gjatë e desha

n' buzët tua e shijova.