Mittwoch, 10. Juni 2015

Në Kirchdorf të Austrisë së Epërme - Turnir në futboll


Njoftojmë mërgatën shqiptare, kudo që punojnë e jetojnë, se:
                                                            
Shoqata - Shqiptare - Kulturore e Sportive ,,28 Nëntori" në Kirchdorf  an der Krems të Austrisë. Organizuan turnir në futboll të vogël. Është ky “Turnir humanitar”, tashmë tradicional.


Turniri mbahet me 04.07. 2015, duke filluar nga ora 09:30, në këtë adresë:
 ASKÖ Kirchdorf  an der  Krems Kirchdorf - 4563.

Në këtë “Turnir  do të ketë gjëra ushqimore nga kuzhina tradicionale  shqiptare. Pjesëmarrja e juaj do të ndihmojmë familjeve  skamnore. Ndihma e juaj sado e vogël që të jetë, për ato familje do të thotë shumë. Pra, ju jeni ata që do t’ua ndihmoni këtyre familjeve.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në këta nr. telefoni:
z.Imer Aliu, Tel. Nr.:0676-6722020. 
z. Besart Ramabaja, Tel. Nr.: 0676-7902704.

Ju mirëpret Këshilli organizativ i Shoqata-Shqiptare-Kulturore e Sportive ,,28 Nëntori" në Kirchdorf  an der Krems të Austrisë.
 

Këshilltar për sport, Genz Hasani.

Këshilli organizativ nën udhëheqjen: z.Imer Aliu, Fadil Hasani, Besart Ramabaja, Adem Tahiri dhe  Halil Halili.

_____________________
Njofton Miftar ZAGRAGJA

Samstag, 7. Februar 2015

Ragip Kçiku - Tri poezi


BABAIT DHE VËLLAIT TIM TË MADHIT

Ende pa i ra brisk fytyrës ike vëlla!
Ike në kurbet se kishe shtëpinë plotë rob.
Nuk kishin ç´të hanin as kishin ç´të vishnin,
shihej nga larg një i madh kob.


Shkove dhe ushtarë, njësoj si në burg!
Ushtar i armikut shyqyr që s´të vranë?!
As kishim shtëpi, as kishim bukë.


Veç atë shpirt që na e lanë!

Pastaj ike sërish në kurbet.
Si shumë të tjerë në Gjermani.
Punove skllavërisht nja gjashtë vjet.


Sa për bukë e një shtëpi.

Një ditë babai të nisi letër.
Këtu të dua biri im, fol vet!
Shtëpi dhe bukë tani kemi!


S´duhet më shumë për këtë jetë!

U kthye vëllai shpejt në shtëpi
Se fjalë e babait ishte “amin!”.
Jetoi vëllai deri në këtë vjeshtë.
i lumtur me familje dej n´amshkim..





IBRA

Vjen Ibra me fatin e kombit lidhur në qafë.
Shpori të shkuarën e të ardhmen e bën dritë.
Por nuk mjafton dëshira, as pushkë që bën “bam”.
Dije mirë, fjalë e besë, tjetër gjë, nuk kam!


Vinte Ibra, nga Vashingtoni, Londra Parisi.
Solli premtime, kujtime, çmime, dhurata.
S´janë për mua, tha shqiptarët, plak e i ri,
Më shumë se gjithçka, vuajmë për liri!


Erdhi Ibra, iku Ibra, por shtëpinë e la plot
Liri në zemrat shqiptare, zili në zemrat barbare.
Ani që armiku e kishte mbuluar qiellin me zi
Uronte malet, fushat mendjet shqiptare!


Më fal vëlla i madh! Qetë pëshpëriti:
S´është me kanun por e ndjej në gji.
Londër, Paris, Vashington, Vatikan e Berlin
Nuk të shkon fjala, do t´flas unë tani!


E shallin e lidhi, por mendjen e mblodhi.
Bashkoi kishë xhami e teqe
prift hoxhë e trib e baba.
Engjëll me fjalë e mendje bëre hata!


Përse t´i bihet fjallës rrotull,
Kur në qafë të Ibrës varej një popull!





KOALICIONI

Tek ne ore miq këtë gjithkush ta di
Një edhe një, kurrë nuk bëjnë dy.
Meqë nuk bëjnë dy, mund të bëjnë dhe tri
Mbase edhe zero por bëjnë edhe “nji”.
Kësaj here u pa, në vatanin tonë.
Sepse një e një, janë një përgjithmonë.


Puth Hashimi Isën, dhe kështu bën Isaja
Dhe nuk do të ndalen, sa t´mbarojë duaja.
Puth Kadriu Ismetin, kështu e ka lezetin.
Ademi, Sabriu, sahanin që lëpiu.


Tani do të qeshim edhe kur na qahet
Tani do të hamë edhe kur s´na hahet
Tani do t´këndojmë edhe kur na e qet
Tani do të zhytemi, edhe kur na lahet.


Se kështu e do ky çervishi shtet. 
Ky shtet për ibret që kërkon kiamet
Se kështu u dashka që ne vjet për vjet,
Të lëmë gjak dhe kocka, në rrugë për gurbet.


Urra për Hashimin!
Shuaj se m´bërtet Isaja!
Urra për Isanë!
Shuaj se m´vret Hashimi!
Nuk do dihet kurrë,
se kur i del tymi.
Tym ishte kur edhen,
Flakën tash e derdhën.