Samstag, 1. Dezember 2018

Pal Ndrecaj: YJET

Pal Ndrecaj

YJET

Brenda mbeshtjellesit te madh te territ
ata jane deshmia se ai mundet me u shperthy
rasti me te provoku mu tani 
dhe me te ba me mendu se edhe ti je si ata
i mbeshtjelle me terrin tend
dhe me te fute ne konfliktin e madh
qe betejat i zhvillon ne zemer
me te ba deshmine e te gjitha rivaliteteve
te atyre qe shkojne deri ne fund dhe te atyre qe thehen

Kjo njesoj mbron arsyen per te cilen je:
i thyeri nuk eshte ai i munduri qe fle 
po ai qe ringritet
edhe njehere

I sheh yjet?
ata nuk terhiqen

Nga: “Gdhendja e permasave”

Donnerstag, 22. November 2018

Fejzë Demiri - Buqetë poetike


Fejzë Demiri

Pambarim kohe

Po të kthehej koha pas
Në një pikë që unë kisha dashur
Nuk do ta lëja kohën nga këtu te ikën
Do të rifilloja prapë me ty 
E do të vazhdoja deri në pambarim
E kur koha të përfundonte 
Do të thoja: ende s’jam ngopur, unë me ty!


Për ty

Për ty 
Do t’i fikja të gjitha dritat
E do të qëndroja në errësirë
Do të fikja edhe qiriun e fundit, flakëndezur
Shpirtrash 
Se më as drita s’do të ketë kuptim pa ty

Të pres

Nëse një ditë do të vish shkujdesur
Me hapat e padukshëm të kohës regëtimë
Të pres, takohemi tek vendi
Aty, ku i çmenduri mund çmendurinë.
Do të vij

Do të vij një ditë

Lotët të t’i heqë
Do të bëhem buzëqeshja jote
Edhe pse s’do të  jem me ty 
Do të jem në hapat e tu 
Më lejo të lutem 
Gjumi yt të bëhem.

Pa fjalë

Do të takohemi sërish
Netëve nuk do t’u besojmë si më parë 
Mërzinë do ta ngulfasim në shishe 
E kohës le t’i kthehemi pa fjalë.

Dritë e verbër

Nuk është errësira
Që nuk më la për të parë
Është drita ajo 
Që m’i verboi sytë.

Montag, 19. November 2018

Faruk Tasholli - Poezi satirike

Faruk Tasholli

DHIA E MAREFCIT

Dhia e Marefcit zbriti në Prishtinë
E po ecë me naze ngadalë trotuarit,
E lodhun e shkreta pa përdorë makinë
Kërkon në mos has dyqan të floktarit!

Ç’të duhet floktari mori kafshë e malit?!
Ndjehet se e tallin zonjat me shikime;
Ju që lidhni flokët bash si bishti i kalit
Pse i tallni shoqet me frizurën time?

Në ndejat me kafe kur shfaqni frizurat
Vjen emni i im në kulm të sikletit,
A nuk i m‘suet keq me folë edhe burrat:
Kush t’i preu flokët si dhi e Marefcit?!

Edhe unë frizurën, thashë, ta baj si ju
Së paku t’i ngjyj pak kimet e shpinës,
Se edhe burrat po i ngjyjshin kështu 
Flokët thinja-thinja në mes të Prishtinës?!

Dhia e Marefcit sheshit rrak e tak
Me kambët si take ecë për mrekulli,
Po thotë vetë me vete pse nuk kthehem pak-
Të rri n’parlament a në qeveri?


Dhe si zonjë niset drejt kah parlamenti
Te kambët e kalit diçka nuk merr vesh
I k’qyr n‘vitrinë brinat a i ka me veti
A mos ia ka marrë ai kalorësi n’shesh?!


N’derë të qeverisë e ndalë policia:
Këtu nuk lejohet me hy dhen e dhi!
Po pse ma ndaloni, nervozohet dhia,
Du me i pa në zyra krejt çobantë e mi!

Kthehet me dëshprim udhës së Marefcit
Tu kalu çdo breg tu kërcy çdo gropë,
Në Prishtinë s’kish lule, dru as erë të gjethit
E krenohen burrat:Na jemi Evropë!!!

Samstag, 8. September 2018

Buqetë poetike nga Sadik Krasniqi

Sadik KRASNIQI
KREJT JEMI LIGË

S' na duhet më dhëmbi i ujkut
as syri i stepur
e as hajmali e qepur tinëz në këmishë

krejt jemi ligë
s´marrim më as mësysh
s´na zë më as magjia e zezë

as mizat e zhegut 
s´na pickojnë lëkurën e zhylltë
qentë s´na hanë më

krejt jemi ligë
në këtë sojsëz liri
asht mbi lëkur kemi mbet 
krejt bre jemi ligë
medet

Kosovë, verë ...


SIMFONI MBI BAR

Si sytë e këtyre luleve 
më pe nurin e kurmit tim
pa gjethin e Evës në fundbarkun e trëndafilt

gishtërinjtë e tu
në flokët
qafën e bardhë
gjinjtë e fundbarkun tim të ndritshëm

m'i puthe sytë 
thimthat e ndrojtur
e thembrat e këmbëve që më prunë te ti

më thuaj 
isha ashtu siç më ke menduar

oh edhe më magjike se fantazia ime për ty

ah sa qenkam dridhur 
deri te kjo fjalë 
e te kjo simfoni e afshtë
mbi këtë bar

simfoni vetëm premierë
e parë e mbramë
kurrë më

lamtumirë


PAVDEKËSIA E VDEKJES

Me këtë verë
nga vreshta e diellit
gëzuar e dashur

me këtë verë
të kuqe si gjaku i Jezuit
e dashur gëzuar pavdekësinë

e kujtohu
asnjë njeri e asnjë
çift i gjallë i Arkës së Noes
të këtij çasti
me shpirtin e frymës së qiellit
vetëm për një shekull e pak
nuk do jenë më

do ndodhë vdekja e madhe

gëzuar e dashur 
pavdekësia e vdekjes

mos u pikëllo
s´do ta kemi mërzinë
veç jemi ndër radhët
e pavdekësisë së vdekjes së madhe

mos u pikëllo
se prapë dikush në këtë mbrëmje të bruztë
verë të kuqe a verë të bardhe do pijë

mund të ndodhë që ajo
t´i ketë mu këta syë e tu të bukur
që e mahnitur t’ shikojë me pikëllim këta yje


SFOND I AKULLT

Me mijëra buzë
pa puthje
një det sy
asnjë lot
sa shumë zemra
pa pikëllim

mbi këtë turmë të dylltë
njerëzisht bien vetëm rrobat
sa për pak ngjyrë të kuqe
në sfondin e akullt të pikturës
pranë piktorit
me cigare të zezë në gojë


LARG JANË ATA

E dashur
edhe sikur lotët tanë
të bëhen lumë liqen a det
barkën ata kurrë nuk do ta gjejnë
e t´i afrohen bregut tonë të pikëllimit

larg janë ata larg 
përtej diellit përtej dritës

e dashur
t´i falemi Zotit
që s´jetojmë me mijëra vjet
në këtë zi në këtë mërzi


TE LUMI*

(Ali Podrimjes)

Ai është te Lumi i tij
eh sa moti te ai është nisur

udhë e gjatë deri te ai
përtej dimrave të mërzisë
përtej pranverave me pikëllim
përtej vjeshtave me mall e shi

me diellin e verës në krye
udhës së moçme
udhës së shkretë
mes përmes Ulpianës së tij

nën hijet e qiparisave
s´la varr pa çelë
mos mshifet Lumi
nën pllakë mermeri
ta shastisë babanë
për mahi

Ai shkoi te Lumi i vet
udhës së dritës
përtej kohës
përtej galaksisë

ai është te Lumi i tij
u bë Lumë
i lumi ai
oi oi oi oiii


*Lumi, djali i vdekur i poetit Podrimja, i cili i shkaktoi shumë vuajtje në jetë, që i shndërroi edhe në art poetik.

Nga libri "Ag muzgu"

Montag, 27. August 2018

Sabit ABDYLI:DITË VERE MA

Sabit ABDYLI
(Skicë e shkruar në variantin normativ dhe dialektor)

Gjinkallat nuk pushonin këngën. Vapullim sa të zihej fryma. Lulet e gjethet e perimeve në kopsht tim nga të nxehtit ulën kurrizin. Verë e nxehtë këtu, acar e dimër Atje. Fluturojmë me makinë asfalti të valët. Kolona e veturave në ngutje drejt drurëve çufrak, plazhit me rërë e ujit të oqeanit. Zëmë vend nën hije e lisave gjetheshumë. Pak përtej, deti pafund. Sakaq një therje vetëtimë me dhembje më përshkoi tejetej këmbës së djathtë. Ah, mendova, do ketë shi pas gjithë këtij të nxehti. Dhe nuk vonoi, mbi kodrën gjelbëroshe, si kope delesh të trembura erdhën re të shumta duke marrë ngjyrën e murrme në të zezë. Poshtë detit era rrëmbyeshëm nisi të fishkëllente bregut, vala të njomë rërën e përflakur e spërkatur bregun, furtuna bartur gjethet e thara dhe krijuar duna rëre si tallaze deti. Pas pak nisi një shi me pika të rralla. Kolona e makinave në ikje. Shiu sa vinte e ngadalësonte goditjet në xhamat e makinës. Shiun e furtunë sakaq e përpinë malet dhe poshtë fushës na shkeli syrin ylberi shtatëngjyrësh. Ditë vere ma, shpejt mrrolet e buzëqesh qielli!

Auckland, janar 2018

DITË VERE MA 

Gjinkallat nuk nalnin kangën. Zapullimë sa të zihej fryma. Lulet e gjethet e perimeve në kopshtin tem nga të nxehtit u kalamenden. Verë e nxehtë këtu, ftoft e dimën Atje. Fluturojmë me limuzinë asfaltit valë. Kolona e limuzinave vraponte drejt dushkajave çufrake, plazhit me ranë e ujët e oqeanit. Zumë ven nën hije t’lisave gjetheshum. Pak manej, deti pafund. Pa prit nji therrje me dhembje m’shkoi si vetima tejepërtej kambës së djathtë. Ah, mendova, do ketë shi mbas gjithë këtij të nxehti. Dhe nuk vonoi, mbi kodrën e mblueme me bari jeshil, si kope delesh të trembuna erdhën re të shumta tuj marrë ngjyrën e murrme në të zezë. Poshtë detit era rrëmbyeshëm nisi me fishkllue bregut, vala me njomë ranën e përflakun e stërpik bregun, furtuna tuj çue sa anej sa knej fletet e dushkut t’thatë dhe krijue duna rane si tallaze deti. Pas pak nisi nji shi me pika të rralla e t’mdhaja. Kolona e kerreve kish marrë vrapin. Shiu sa vinte e ngadalësonte të ramet në xhamat e limuzinës. Shiun e furtunën sa çel e mshel sytë e përpinë bjeshkët dhe poshtë fushës na shkeli synin ylberi shtatëngjyrësh. Ditë vere ma, shpejt mrrolet e buzëqesh qielli!

Freitag, 24. August 2018

Faruk Tasholli : RJEPENI NANËN

Faruk Tasholli
(Parodi sipas Nolit te madh)

Ç'asht ajo pa kunorë n'kokë
E rrëzueme shesh për tokë,
Flokëlëshueme fytyrëzanë
Që në kangë i thoshim nanë?!
Ç'asht ajo në diell e ngelun
Me lëkurën e shpervjelun,
Ç'asht ajo që za s'po qet
Tek e rjepin djemtë e vet?!

Rjepeni e mos kurseni
Asht ngjitun mos i leni,
Zyrtarë grykësa të pangeshëm
Gjeneralë me ushtarë t'rrejshëm,
Mbahu nan-o rri krekosun
Para djemve t'armatosun,
Do me kmesa do me thika
Që s'i ndal turpi as frika!

Rjepeni e mos u ndalni
Asnji grimcë mos ia falni,
Prefektë rrenca rjepacakë
Deputetë o bothcullakë;
Ju ministra kavalera,
Ju që vidhni në tendera,
Ju që rrini krye shtetit-
E ia rritni pagat vetit!

Ç'asht ajo që ka ulë kr't
Kush i pari ia nxjerr sytë,
Seç po shtyhen kush me shky
Kush n'Europë e kush n'Azi!
Rrinë gojëlidhun akadamikët
Kur e çojnë zanin klerikët,
Sa shumë duron Nan'shkreta
Me djem mbetun te Mesjeta.

Rjepeni e mos pushoni
Se kështu veten forconi,
Politikanë e pushtetarë
Djem të dijes e ofiçarë,
Kush e zen i pari anën
Rjepeni me hez nanën,
Nga Pashtriku e në Sharr
Mos i leni vend as varr!

Samstag, 11. August 2018

Sabit ISTOGU:ANEKDOTA T'VËRTETA NGA JETA

Sabit ISTOGU

TI NUK JE SHQIPTAR

Ne llogorin me te fuqishem serb ne rrugekryqin e Llaushes, afer Skenderajt nje shqiptari qe kishte shtepin aty afer, I duhej te kalonte gjithnje atypari,per te ardhe deri ne Skenderaj.
Nje dite nje ushtar serb po e pyet: A je ti shqiptar apo magjup,sepse ishte edhe zeshkan.
Jo shqiptar jam,ia kthente ai.
Jo ti ne asnje menyre nuk je shqiptar,I tha serish me vendosmeri ushtari serb.
Pse.Ku po e din ti,ia ktheu i inatosur shqiptari.
Po e di,I tha me force ushtari serb.Sepse me qene ti shqiptare,ishe neper male duke luftur,e nuk kishe ndej I strukur ne shtepi, e koke ulur duke kaluar cdo dite kesaj rruge.


SHTINI PARTIZANT SE NA U KAJT NANA

Teatri I qytetit “Drenica” ne Skenderaj,po e shfate nje mbremje dramin e Josip Reles “Ik,Jak,ik”.Shfaqjen ate mbremje kishin ardhe ta percillnin edhe disa te komitetit.
Ne ate shfaqje luanin ,Bilall Koci,shaqir Bejta e Agim Gashi me duket ne rolin e ushtarve gjermane,kurse une e disa te tjere ne rolet e partizanve e te populates civile.
Ishte nje Skene kur ushtaret gjermanet ashper torturonin popullaten civile,e cila zgjati bajagi shum,kur papritmas prapa skenes vjen drejtori I kultures e na thot.

Ngutuni e shtini partizanet ne skene,e le ti ndjekin gjermanet ,se na u kajn nana.Aata te Komitetit jan ketu duke e shikuar shfaqjen,e mos po na qojn ne burg me I lan ma gjat.


DOKTORI S'KA DIJTE

Kur erdha ne Skenderaj para 30 vjetesh,e kasha kojshi nje komandnat te gjuetarve(Llovaqkagjive).
Nje dite gushti,ku bente vape e madhe,po e shoh me ia dy tre shoke te tij,kurse ai e mbante veshur ne qyrk te trashe.
Cka e ke vesh kete qyerk ne kete vape kaq te madhe? E pyeta.
Jam kane ne banje,e per mos me u ftohe,ma ktheu si me mburrje.
Po a u lave naj dite a si kalove a-po e pyes une.
Jo more,nuk nejta gat,se dokutori nuk me la me hi ne uje te nxehte.
E pse ashtu?,e pyeta serish une.
Paj I kalloxova si jam komandnat i llovaqkagjive,e i kam tri arme,pushken 5-seshe,pushken e gjuetis dhe revolen,e me tha si e paske gjakun shum nalt,e edhe me hy ne uje te nxeht,asht dro si kur te ktehehesh te shtepia,po e vret naj kojshi.
Eeeeee bre kojshi,po doktori nuk paska dijte kurrgje,mos u bej merak hiq.
Pse? Me pyeti.

Sepse ai me pas dijte,s” pari ta kish kqyr prapanicen qfare e ke,e pastaj gjakun.


KAM KUJTU QE NUK E HAN AS QENI

Njefar dilingje,duke vrapuar nate e dite pas partive e duke e spiunuar her tek njera e her tek tjetra,per me e lpi naj asht,nuk kthehej ne shtepi deri rreth mesnate.
Nje nate i del nje qen,dhu kur e sheh se ky por frigohet e po ike,e ndjek mbara dhe kafshon kembeve e prapanices dhe e ben ter gjak.
Kur merr vesh njeni,qe e kishte pase si me te njofshem,shkon me e pa,dhe aty e gjen edhe nanen e tij tu I ba hyzmet.Pasi rrin pak,po i thot atij dhe te emes.
Oj loke,shyqyr bre qe e paska hanger djalin tan qeni,pe edhe shyqyr qe paska pshtu prej tij.
Uuuuu.Qysh shyqyr-ia ktheu nena.

Qebesa shyqyr,se qfar dilingjie e faqezie u kan ba ky, une kam pas kujtu qe as qeni nuk e han ma.


HALLA GJYLE

Ushtria bandite serbe gjate luftes,futet neper shtepit e banorve te fshatit Palac.Aty marrin disa banore te pafajshem,e nder ta edhe hallen time,Gjylen.I dergojn ne stacionin polocoro-ushtarak ne Skenderaj dhe i pyetin radhazi
Kah je-e pyesin hallen Gjyle.
Prej Palaci.
Po me fisin nga je.
Nga poLluzha,u pergjigjet ajo.
Aaaaaaa.Ti koke kusherire e Shaban polluzhes- ?
Jo valla.Aj u kan i vjeter e as nuk e kam njoft as nuk e kam pa najher.
E po ti ateher koke kusherire e Sabit Istogut.

Jo valla-Ai asht i ri,e as ata nuk e kam njoft,e as nuk e kam pa najher


"VETERANI"
MAHIA E MADHE

Njeni me të cilin rrinja shpesh e benim shum mahi, nje dite me takoj në rruge,dhe pasi ndrruam ca llafe me thot:
Më me mua mos u mahit as mos bën hajgare kurrë.A more vesh.
Eu thash me vete,po çka e paska gjet.Nuk me kishte thëene asnjëher kështu.
Po pse bre burrë,çka paska ndodhë?
Nuk ka ndodhë asgj[,por prej sot,jam veterean I luftes.
Auuuuuu bre.Po a për këtë e ke-a?
Po valla,për këte,ma ktheu.

Eu burrë bre.Po prej sodit po niska hajgarja e madhe/ia ktheva.


Sabit ABDYLI - FLETË DITARI

Sabit ABDYLI

PUNA NË ARSIM 1990-1999

   Puna nën okupim (1990-1999) më zbardhi flokun, dërrmoi e lodhi. Kush e di sa e sa herë kam parë veten tek me shkonte tym nga maja e kresë. Në objektin e shkollës fillore në Kabash punonim dy shkolla fillore dhe 4 paralele të shkollës së mesme në tri ndërrime. Krijohej tollovi, zhurmë e shtyrje në hyrje të shkollës, korridor e klasa. Nxënës shumë, hapësirë pak. Për thyerjet e zënkat që bëheshin fajësoheshin gjimnazistët (herë herë edhe pa të drejt) dhe përgjegjësi Sabit Abdyli. Klasat me mungesë bankash e karrigesh, shkumësash etj. Ndodhte të mos vinin në punë arsimtarët dhe kjo e rëndonte edhe më shumë mirëvajtjen e mësimit. Ata arsyetoheshin sikur nuk kanë guxuar nga policia ose s'kanë pasur me se të vijnë etj. 
   Në oborrin e shkollës mblidheshin lloj-lloj hamadreqi, bile kishte edhe të çekuilibruar nga mendja. Më duhej të kërkoja nga nxënësit dëshmi se prindërit e tyre kanë paguar 3%. Kishte prind të papërgjegjshëm, që nuk paguanin dhe mua më duhej t'i largoja nga klasa nxënësit e prindërve në fjalë. Në mesin e tyre nxënës të mirë, të sjellshëm që nuk kisha zemër t'i nxjerr nga klasa. Kjo më torturonte pamëshirshëm. Më erdhi një prind që interesohej për djalin. E pyes në cilën klasë, drejtim... E gjej ditarin dhe lexoj emrat, po nuk e shoh emrin e tij. Më vjen keq po në ketë klasë jap mësim edhe unë po nuk më ka ra ta kem parë djalin tënd, i thash. Qysh, ndërhyri prindi, unë paguaj rregullisht për arsim, përditë e nisi në shkollë djalin dhe ju s'keni evidencë. Haram i keni edhe këto pak para që po ju japim. Mora ditarin dhe eja, i them gjithë nerv prindit, shkojmë në klasë dhe pyesim nxënësit. Si është puna e N.? Ngrihet njëri nga shokët e tij e na tha: N. N. vjen me neve deri te shkolla, po kurrë në klasë nuk hyn. Qy pisi, foli ai sa për ta arsyetuar arrogancën e tij, sa të shkoj në shtëpi ka me pa ai." Shko në dreq të mallkuem, ndërhyra unë, gjithë ketë idhnim ma nxore për fajin e djalit tand" Ditarët e punës i mbanim fshehur, dokumentacionin në shtëpi. Në shkollë shkonim e dilnim prej saj të vetëdijshëm se mund të arrestoheshim nga policia e shtetit që kish ndaluar shkollën shqipe. Më nervozonin sa nuk bëhej kërkesat e tipave (donin të shfrytëzonin situatën) për lëshimin e vërtetimeve e dëftesave për fëmijët pa ardhur në shkollë fare me arsyetimin "larg shkolla, nuk kam mujt me çue, a po e sheh çfarë kohe, po tutna po ma arrestojnë milicija, shkruja qatu hajt se, nuk bahet nami." I mllefosur me këta tipa më ka ndodh të kem reaguar me fjalët: "shkruaje vetë, qaty hajt, mbasi s'po u bëka nami!" Në këto 10 vjet pune (lufte) e vetmja gjë që më mbante të qëndroj ishte ndjenja se po bëja diçka të vlefshme, po mbroja shkollën shqipe, ruaja frymën kombëtare të saj dhe po kryej detyrën për të cilin isha shkolluar e thënë vetës kur e mora për herë të parë ditarin në dorë (shtator, 1968) se do të angazhohem e bëj më të mirën për brezat. 
Hallall të gjitha!

Freitag, 10. August 2018

Ali Sylejmani : FJALË MË VLERË

Ali SYLEJMANI
1. Jam i lodhur edhe pse kam fjetur, jam i merzitur edhe pse dielli qesh .. Unë jam i heshtur edhe pse kam shum për të thën !
                *          *          *
2.Ne jetojmë në një shoqëri ku një mik të vërtetë mund të krahasosh me një 6-she në loto.
                *          *          *
3.Pse njerëzit që vertet ju kuptojnë dhe me të cilët në mënyrë spontane do ta kalonit kohën jetojnë shum larg ?
                *          *          *
4.Nëse dikush një herë ka bërë diçka të gabuar, mos i harroni të gjitha gjërat që ai bëri si duhet përpara!
                 *          *          *
5.Është e dhimbëshme kur kujton momentet që kurrë më nuk do të ndodhin, përsëriten ! 
                  *          *           *
6.Mos gjykoni kurrë njerëzit e tjerë se si i tejkalojn dhimbjet dhe problemet që ju kurrë nuk keni përjetuar vet!
                   *          *          *
7.Është e mahnitshme kur më në fund mësoheni të thoni jo, se si disa njerëz papritmas nuk janë me miqësorë, por armiqësor!
                    *          *          *
8.Nuk është ndryshe delja e zezë, por të bardhat janë të njejta.
                    *          *          *
9.Jeta është si një orë që kurrë nuk e di kur do të ndalet!
                     *          *          *
10.Ate që e humbni nuk ishte mik i juaji ishte një aktor i mir, por nuk mund të qendrojë përgjithmonë ashtu!
                     *          *          *
11.Uji pastron gjithçka, por gjuhën e disa njerëzve nuk mund ta pastroj!
                     *          *          *
12.Ka kohë që e pyes vehten pse jamë kaq i pafat dhe i pakënaqur, derisa një zë nga brendia më tha: "sepse keni lënë veten në vendin e fundit"!
                     *          *         *
13.A thua prej qkafit është bërë kjo zemër e imja, kur pas të gjith këtyre thyrjeve,padrejtësive e të dhimbjes, ajo ende mund të punojë!
                     *          *         *
14.Bëhu më i zgjuar se sa thashethemet dhe jeto jetën tënde!
                     *          *          *
15.Më pëlqen kur nuk keni nevojë të ruheni për atë që e thoni para njerëzve, atëherë ju e dini se jeni në shoqëri me miqtë e duhur!
                      *          *          *

16. Zavensojeni dëshprimin me besim,mallkimin me shpresë, dhe hidhërimin me dasuri!
                      *         *         *
17. Miqët mund të lajmërohen edhe ku nuk kan nevojë për asgjë.
                       *         *         *
18. Si mund të flejnë natën ata qē i kanë lenduar njerzit që i kanë dashur më shum se vehtën?
                         *         *         *
19. Ështe e kotë të falësh ata që as nuk e dinë se kanë gabuar?
                          *         *        *
20. Para se të plakeni hargjojeni rininë ,sepse shum pleqëni kanë rezerva të mdha të dëshirave të pa realizuara të rinise!
                          *         *         *
21. Shpesh njeriu për të gjetur rrugën e duhur, duhet të kaloj nëpër rrugë të gabuara!
                          *         *         *
22. Nga një herë i gjth shpirti mblidhet në një pikë loti!
                         *         *         *
23. Shpirti i qet dhe zemra e pastër jan krihët me të cilët fluturon fati!
                         *          *         * 
24. Në dhe të huaj e kuptoni sa të vemuar dhe të fortë jeni!
                         *          *         *
25. Nuk ka lux më të madh se gjumi i qet dhe shpirti i pastër!
                          *          *         *
26. Mos lejoni askend të shetit ne kokën tuaj me kembë të zhytura!
                           *          *         *

27. Kush fjaloset me gjarpinjë dhe bertet me hiena, kurr nuk mund ta kuptoj pse hesht luani!
                           *          *         *
28. Të jeni të kujdesëshëm me fjalë,sepse fjalët mund të krijojnë dhimbje, dhe ata që i degjojnë kurr nuk i harrojnë...!
                           *          *         *
29. Disa mesazhe nuk dergohen kurr edhe pse duhet pa tjetër....Disa njerëz kurr nuk kalojnë pertej krenarisë edhe pse pa tjeter duhet!
                          *         *         *
30. Çdo gjë që e mbani në duarë mund ta humbni.... E ate që e mbani në zemër asnjeherë!
                           *         *         *

31. Nga një herë njerëzit që ju rrethojnë nuk e kuptojnë rrugën tuaj,nuk është e domosdoshme ,sepse ajo është rruga juaj
                          *         *         *
32. Vorroseni të kaluarën,por jo edhe mësimet nga ajo!
                          *         *         *
33. Njerzit nga një herë qajnë jo pse janë të dobët,por sepse gjat kohë ishin të fort!
                           *         *        *
34. Nuk ka vlerë buzqeshja, kur shikimi është i piklluar!
                            *         *        *
35. Kurr mos e harroni njeriun që u tha erdha,kur kishit nevojë përderisa të tjerët mundoheshin të arsyetohen!
                            *         *        *
36. Të dobtit hakmerren, të fortit falin,ndërsa të menqurit injorojnē!
                            *         *         *
37. Mos vraponi mbas askujt,kush mundet pa ju mundeni edhe jupa te!
                             *          *         *
38.Është më së keqi kur të tradhtojn ata për të cilët ti e kishe dhënë jetën!
                            *           *          *
39. Ftyra e bukur plaket. Trupi i bukur ndryshon. Por njeriu i mirë mbetet gjothmon i mirër!
                              *         *          *
40. Ruani ata njerz që nuk kērkojn asgjē nga ju e kur jan me i keni të gjitha!
                                *          *         *

41. Njerzt e mequr i kuptojnë të gjitha, ndërsa budallenjët i dinë të gjitha!
                                *         *         *
42.Për gabimet e mia më thuani mua e jo të tjerve,sepse ato duhet ti përmirsoj unë e jo të tjerët!
                               *         *         *
43.Zgjidhni njerëzit me të cilët nuk duhet ti zgjidhni fjalët!
                                *         *         *
44. Qetësia e shpirtit është gjëja më e qmuar qe mund të ketë njeriu!
                               *          *          *
45. Mos harroni se veprat tuaja flasin vetëm për ju e jo për të tjerët!
                               *          *          *
46. Ai që ju qmon qmojeni,ai që nuk ju qmon ju prap qmojeni,mos lejoni që tua prish tiparet dhe edukatën e mir tuajen!
                              *          *          *
47. I dua njerëzit që janë prezent në jetën time dhe ma bëjnë ate të mrekullueshme,njëkosisht i falenderoj ata që kanë shkuar nga jeta ime dhe ma kanë bêr jetën fantastike!
                               *          *          *
48. Mos harroni se as të tjerët nuk janë më të knaqur se ju me jetën , po janë gënjeshtar më të mirë!
                               *          *          * 
49.Mos lejoni askend tua prish ënndrrat tuaja, sepse askush nuk ju ndihmoi ti ndërtoni ato!
                                  *          *         *
50. Me tri gjëra nē jetë duhet të mësoheni: 
- të mos e lutni askend.
- tê mos i besoni askujt.
- të mos pritni asgjë prej askuj!


Dienstag, 31. Juli 2018

Prend Ndue BUZHALA:VERË PIKËLLIMESH

Ragip SYLAJ
NA SHKOI NË AMSHIM DHE SHKRIMTARI RAGIP SYLAJ
(Homazh për Ragip Sylajn)

Prend Ndue BUZHALA
Krijues vlerash elitare: poet, prozator, dramaturg, kritik i vyeshëm letrar, por, mbi të gjitha, një njeri vlerash sublime njerëzore. Fitues I shumë çmimeve letrare, ai ishte edhe vetë ndër vlerësuesit dinamikë të letërsisë sonë. U lind më 1959 në Sllapuzhan të Suharekës,, punoi mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, pastaj gazetar e redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, e më pas edhe në të përditshmen e “Zëri”.
(U gjendëm së bashku në shumë veprimtari letrare e artistike në Prishtinë, Therandë, Prizren...gjithandej në Shqipëri ...).
1.
Në vitin 2000, kur punoja në gazetën “Rilindja” (edhe me porosi të Ali Podrimjes), shkrova një recension me titullin “NISJA NË UDHËN E ETNISË” për veprën e tij poetike, të katërtën me radhë, që posa kishte dalë nga shtypi:, dhe këtë shkrim e kam ppërfshirë te vëllimi im me kritika letrare “Odeoni i fjalës” (Prisjhtinë, 2003). Ja një fragment vlerësimi:
“Poqese e vëzhgojmë dhe e vëzhgojmë gjithnjë e më tepër këtë vlerë ekspresive të zërave poetikë, do të mund të spikatet gjithnjë e më tepër antiteza në mes ashpërsisë dhe obsesionit poetik për të keqen, nga njëra anë dhe të zgjimit e të ndërgjegjësimit të folësit lirik për të dalur nga kjo gjendje, nga ana tjetër; atëherë do të gjendemi në pyllin e dendur të antitezave jetësore petrarkiane e të situatave paradoksale: folësi lirik është i ngjashëm me kipcin, kumti i harrimit merr misionin e zgjimit, memecëria kolektive zë e zhurmëron, dhimbja arikulohet me gjuhën e gjërave që s`flasin. Do ta fitojmë mbrersën sikur kemi të bëjmë me dy blloqe ligjërimore, me dy kore shumëzërëshe, ashtu sikundër “labirinthi i fatit” do ta përcaktojë rrugën e këtij folësi lirik: në dhunën e ngritur në sistem, të cilës i kundërqëndron urdhëri liriko-jetësor i lirisë. Në këtë rrjedhë antitetike e të kontrastimeve të situatave jetësore, poeti nuk do të reshtë së kërkuari e së thururi idealitetin e tij poetik (“Poshtërsitë e jetës, lartësitë e artit”), për ta dhënë, së fundi, të plotë shenjën e ringjalljes.

2. 
Porse dialogu me veprën e shkrimet e tij nuk u ndal vetëm me kaq, as pas 18 vjetësh. Shkrimin tim të fundit për të, e kam përfshirë në librin tim “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu: arketipi i heroit nëpër kohë” (Prishtinë, 2018). Është analiza ime një eseje të Ragipit, pikërisht më 17 janar 2018, në jubileun e madh kushtuar Gjergj kastriotit – Skënderbeut. Ja analiza ime:
“NJË ESE E PËLQYESHME 
(Ragip SYLAJ: FARA E PËRLINDJES SONË KOMBËTARE, ese)

Një ese e pëlqyeshme, i shkruar me intelekt krijues dhe ku spikaten e argumentohen dy skaje: "kuitesenca e këtyre përmasave" e që "është vetë qenia reale", si dhe shkarjet somnambuliste, si i quan Ragipi, përçartjet serbe... për të mos i përmendur dhe mohuesit e sotëm, siç konsideron Kadare, e që zënë fill te Koha e Frang Bardhit (Shih APOLOGJIA e tij për Skënderbeun). 
Mbase, për diskutim, kësaj radhe, mbetet pjesa e kësaj eseje: se a shpallet shenjtor Skënderbeu (si ortodolsk, musliman, katolik)? 
Bindja ime është: jo! 
Përse? 
Sepse, Kisha nuk shpall heronj (prandaj gabojnë rëndshëm e në themel ata që e konsiderojnë Skënderbeun si "hero të krishterë", sepse karakterizimi a titulli "hero" ka prejardhje "pagane dhe titulli hero, nuk është titull fetar, por titull shtetëror, civil, luftarak etj) ... 
Ndërkaq, shteti laik a cilido pushtet, nuk shpall shenjtor (titulli "shenjtor" është titull fetar, dhe për përmasat e Skënderbeut, është titull “i ngushtë” për heroin tonë, një titull që nuk i shkon karakterizimit të tij, se ai është një hero edhe i krejt kombeve europerëndimore... prandaj e ka pasur një titull tjetër, më të lartin, vatikanas: "Atlet", titull që nuk mund ta kenë shenjtorët e përmasave të Skënderbeut). Aspak nuk i zbehet kjo përmasë, përkundrazi, i lartësohet, ashtu si është lartësuar për pesë shekuj në perëndim: me vepra letrare e historike, në artet figurative, me përmendore për të në shumë metropole europerëndimore e në SHBA etj). Titullin më të alrtë ushtarak e luftarak ISKANDER, ia dha vetë perandoria oromane.
Meqë edhe Ragipi nënvizon karakterin mbifetar e gjithëfetar të Skëderbeut, do theksuar një fakt me rëndësi: edhe Skënderbeu, edhe Marin Barleci, Frang Bardhi, Dhimitër Frangu e të tjerë pas tyre (të gjithë prelatë katolikë) përqafuan gjithnjë e më me ngulm epitetin epirot, si epitet mbifetar e mbikrahinor, një prirje kjo vetëm te shqiptarët, për t'i kapërcyer dallimet (meqë emërtimi ARBËR/ARBËN isdentifiojeh me të krishterët katolikë arbër e jo të besimeve tjera) dhe këta hoqën dorë prej emërtimit arbër, për t'u quajtur epirotë (term sintetizues, bashkues, kishash e më vonë krahinash, principatash e besimesh). Kjo ide kastriotiane, si lëvizje mbidetare e mbikrahinore, erdhi e mori një karakter të ri sidomos në shek XIX, kur abërit u shndërruan në shqiptarë (shqiptarësisë si emërtim mbifetar, mbikrahinor, për ta ruajtur qenësinë kombëtare, meqë të islamizuarit konsdieroheshib "turq... dhe këtë e bën këta prelatë që nga koha e Budit dhe Bogdanit e që nxorën qëndrimin: të islamizuarit i kemi vllazën gjaku).
Pra, nuk ishte fjala vetëm si "turrje ndaj krishterimit", por edhe si mbrojtje e qenësisë kombëtare. Do theksuar se edhe simbolet shtetërore të Skënderbeut, nuk kishin simbokle fetare, por mbretërore (shih stema e tij, vila e tij, përkrenarja etj e që sintezitojnë karakterin gjithë-arbëror, epirotas, epirotizmin, që, siç thotë historiani Gazmend Shpuza, nuk ka kurrfarë lidhje me helenët a grekët).
Ky ese meriton vetëm përgëzime! (
(17 janar 2018)

3.

Ja dhe eseja e Ragipit me shënimin hyrë nga autori, me fusnotat në fund të shkrimit: 
“17 Janar 2018:
Ka 20 vjet qe punoj ne kete ese per kryetrimin tone. Falemnderit!
Ese
Ragip SYLAJ: 
FARA E PËRLINDJES SONË KOMBËTARE

Nëse sipas psikanalistëve, mitet janë riprodhim i ëndrrave, mund të thuhet se këtu fillon edhe njëra nga përmasat mitike të Gjergj Kastriotit, që para lindjes së tij. Siç tregon Barleti ( ), “kur e ëma e tij (Vojsava) mbeti me barrë me të, pa në ëndërr se lindi një dragua aq të madh, saqë mbulonte gati gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të turqve, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det ndërmjet kufijvet të krishtera dhe sidomos të shtetit venedikas” (1). Dhe Gjoni “profetizoi me lehtësi se prej saj do të lindë një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe njëkohësisht kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishterë (...)” (2) . Duke filluar që para lindjes së kryetrimit tonë, kjo linjë e shtrin parabolën e saj deri “pas vdekjes së tij kur kërkojnë ‘një grimë asht të burrit’ për hajmali, që të mos i zërë plumbi dhe që t’u ecë fati si atij” (3). Esenca e kësaj aureole mitike nuk është e rastësishme (dhe ky nuk është zbulim imi), kuitesenca e këtyre përmasave është vetë qenia reale, që fatbardhësisht i kaloi kufijtë e asaj që është natyrore për një njeri të vdekshëm, andaj Gjergj Kastrioti me atributet e një njeriu të jashtëzakonshëm, i përftoi edhe përmasat mitike e legjendare.

Irealiateti i përçartjes së somnambulëve
Përmasën ireale kësaj figure, ndër më të shquarat në historiografinë tonë dhe atë botërore, u munduan t’ia mveshin serbët. Kjo ndodhi kur, nga thellësia e marrëzisë së tyre të begatshme, nxorën përfundimin se Skënderbeu na qenkësh bashkëluftëtar i Xhafer Devës dhe për shkak të saj nuk u lejuaka të mësohej në shkolla (bëhet fjalë për vitet ’80 të shekullit që shkoi). Këso faktesh nuk do të pjellë asnjë teatër absurdi ende sado imagjinatë e bujshme që ta vërë në lëvizje. 
Një përmasë tjetër ireale që deshën t’ia zbulojnë somnambulët e përçartjes ishte edhe origjina e kontestuar e këtij vigani të historisë. Por, lidhur me këtë çështje historiani Flamur Hadri (i ndjerë) konstaton: “Tezat absurde të pak historianëve të huaj të shek. XIX, të cilët pretenduan që heroi kombëtar i shqiptarëve ishte me kombësi sllave ose greke, qenë rrëzuar përfundimisht nga historia skënderbejane e paraluftës” (4) (para L.II.B - plotësim imi).
Shkrirja e përbërjes substanciale reale me përbërësit mitikë te Gjergj Kastrioti ka amalgamuar figurën madhështore të historisë sonë kombëtare, e cila sa vjen e merr peshë historike e civilizuese, shkëlqim e dritë optimizmi etj. Le më që, përveç përbërësve të përmendur, aty gërshetohen e shkrihen si te rrallë ndonjë personalitet tjetër historik: perëndimorja (me emrin Gjergj, me besimin e krishterë, me simbolikën e diellit e të dritës...) dhe lindorja (me emrin Skënderbe, me besimin e shartuar-mysliman, me simbolikën e hënës, d.m.th. të natës...). Kështu, ai (Skënderbeu) del figurë ngjashëm si vendi dhe populli i tij), ku ndeshen, ku priten, ku pleksen, ku shkrihen e amalgamohen kundërshtitë më të skajshme. Tek ai është sublimuar trimëria, virtyti, shkëlqimi dhe, gjithsesi, edhe madhështia e popullit të tij. Pa e hedhur penelin e ngjyrosjes së portretit të tij real, sikurse edhe ishte besuar, qoftë për të gjallë të tij, qoftë pas vdekjes së tij, për shkëndijat hyjnore që kishin prafulluar nga shpirti ti tij i pamort, na duket shumë e arsyeshme kërkesa e presidentit (të ndjerë) të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, drejtuar Papa Gjon Palit II për shenjtërimin e kryetrimit tonë, pas kërkesës së ngjashme për shenjtërimin e Nënës Tereze, gjë e cila edheu jetësua.

Esenca e rrezatimit të përtëritjes së shqiptarizmës
Tashmë duhet konsideruar se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu njihet në plotni, në të gjitha dimensionet që përbëjnë figurën grandioze të tij. Ai ishte esenca e rrezatimit të përtëritjes së shqiptarizmës, ose thënë shul shqip: ai është fara e Rilindjes sonë kombëtare. Figura e tij e ndritshme mbetet tepër frymëzuese, mbase së pari, nëpërmjet veprës së të madhit Barlet, “Historia e Skënderbeut”. I pashembëllyeshëm pothuaj mbetet (po ashtu) me asnjë figurë tjetër, jo vetëm të historisë sonë po as të asaj botërore (5), për luftërat titanike që kishte bërë me tërë madhështinë e thjeshtësisë dhe me shembullin e fisnikërisë më të lartë. Si i tillë, ai nuk kishte si të mos ishte forca më vitale e ripërtëritjes së shqiptarëve, përkatësisht udhërrëfyes mbase i vetëm për frymën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Me atributet e pakundshoqe që sintetizon figura e monumentale e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, edhe sot bashkë me flamurin e tij, mbetet simboli qenësor i qëndresës dhe i bashkimit kombëtar të shqiptarëve kudo që janë.
(1998 - 2018)
Fusnotat:
1 Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1988, fq. 50
2 Po aty, fq.50
3 Po aty, fq.33 (nga parathënia e Stefan I. Priftit), por të shikohet edhe faqja 490
Ndërkaq Fan S. Noli, Vepra 4 (Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (1405-1468), faqe, 174. At thuhet “Dhjetë vjet më vonë, kur pushtuan Lezhën, turqit hapin dhe varrin e tij, që të mernin copëra të koskave të tija, si hajmali që t’i bënin ata aq të paprekshëm, sa ç’e kishte famën se ishte edhe vetë Skënderbeu”. Të shikohet edhe Barleti, Vita, Libri XIII, fq. 373
4 Flamur Hadri, “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe epoka e tij n...”, fq.78
5 Shih edhe Ymer Jaka, Skënderbeu në letërsinë frënge, Rilidnja, Prishtinë, 1990, fq.26, ku ndër të tjera autori thotë: “Në kohën e luftërave qytetare në Francë Skënderbeu duhet të shërbente si shembull për bashkimin e kombit”
Te Fan S. Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, fq.183,184: “Për sa u përket rezultateve të fushatave të tij, Kaliksti III i përmblodhi ato fare bukur kështu: Si një pendë e patundshme, ai i preu vrullin vërshimit turk dhe nuk e la që ta përmbyste Evropën e krishterë”
“Dhe vërtet, pothuajse fill i vetëm, ai i qëndroi furisë së turqve mizorë si një ledh i patundur, duke mos i lënë të afroheshin dhe t’i turreshin krishterimit” (FARLATI).

4. 
Ragipi nuk e kishte zakon të botonte shumë, por e ka mbajtur dinjitetshëm vazhdimësinë e krijimit: për të më e rëndësishëm ishte arti, thënia e e pastër letrare, thellësitë figurative të kuptimeve... 
Veprat e tij letrare:
1. Hije e gjallë (poezi), "Rilindja", 1986,
2. Anatomia e rrënjës (poezi), "Rilindja", 1989,
3. Obsesioni (tregime), "Rilindja", 1992,
4. Lisi i shenjtë (poezi), "Fjala", 1993,
5. Përhitja (tregime), "Plejada", 1996,
6. Mëngjes qumështor me akull (poezi), "Rozafa", 2000,
7. Humbella e fërgëllisë (tregime), “Rilindja”, 2001,
8. S’kam kohë të jetoj me vdekjen (tregime), “Rozafa”, 2004,
9. Eliksir (poezi), “Rozafa”, 2007,
10. Estetika e misterit (ese), “Elena Gjika – Dora d’Istria”, 2008,
11. Hija e shtëpisë (tregime), “Rozafa”, 2008,
12. Ma jep dorën (poezi për fëmijë), “Rozafa”, 2010.
13. Dy drama (drama), “Rozafa”, 2012,
14. Hiri i fjalës (poezi), Klubi Letrar “De Rada”, Ferizaj, 2014,
15. Harmonia estetike (ese), “Parnas”, 2015.
.........16. Libri më i ri i poetit Ragip Sylaj, “Kam drojë për ty”, 2017

Për librin e poezive "Hije e gjallë" është laureuar me çmimin "Hivzi Sulejmani" që jepej për librin më të mirë të autorëve të rinj (1986), ndërsa në vitin 1999 u nderua me "Penën e artë" të revistës për kulturë, art dhe letërsi "Fjala" për poezinë më të mirë, “Kurth për liridashësin”, të botuar midis dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë.

(31 korrik 2018)

Donnerstag, 26. Juli 2018

Buqetë poetike nga Rovena Shuteriqi

Rovena SHUTERIQI
Në ty,lundroja

Në ujërat e tua,lundrova.
S'kisha as ftohtë,as vapë!
Ishte drithërimë,
si prekja e një harpe.
Intervalë më dërgonte,
e shpirtin,m'a kish marrë.
E prapë e lumtur
ndihem,kur të shoh.
Valëvitem ndjenjave,
dallgët,mohoj!
Kokën tek ty,
mbështes përsëri.
Dhe ti,do më thuash:
-Ja,ku më ke,dashni!

Zhytjet në det

Detit i zhytesha,
thellësitë,të arrija.
Rrymat,më vështirësonin,
më drejtonin,ku donin.
Doja të provoja,
deri ku do mundesha.
Përpiqesha për çudi, 
s'di,a do ia dilja?
Ujërat,u turbulluan,
dallgët,përpëliteshin.
Ajër,doja të thithja,
fryma,po më zihej.
Kokën,nxirrja mbi det,
shpëtim kërkoja,
s'di se nga ku,
as vetë!
Si për inat,
qielli,u shkreh në shi.
Nuk po kuptoja,
apo mos vallë,
ishin lotët e mi?
Më digjnin e dhimbnin,
sytë më rëndonin.
Një trembje e beftë,
nga gjumi më zgjoi!

Loja me tymin e cigares

Të përfytyroj të  ulur në një cep të dhomës.
Cigaren ndezur,nga buzët nuk lëshon!
Luan me tymin e cigares,duke shpresuar  të të formohet imazhi im!
Herë të shfaqem, e herë të zhdukem.
Gëzon si i marrë kur mendon ,se mua, po sheh!
Një herë të shfaqem e ëmbël,lozanjare.
Herën tjetër,të ndjell e të provokoj!
Atë çast ,të shuhet cigarja e ti, shpejton të ndezësh tjetrën në sekondë.
Çuditërisht,të shfaqem e pafajshme,e turpëruar dhe bëj të fshihem nga sytë e tu.Zgjat dorën të tërheqësh cigaren e rradhës,por paketa është e zbrazur.Inatosesh e mërzitesh,që loja mbaroi këtu.
Por ti,gjithmonë shpreson tek realiteti.
Ëndërrat,një ditë bëhen të vërteta!
-thonë.

17/7/2017

Pyetjet retorike

Pyetjet retorike, po më torturojnë shumë sot!
Sillen e sillen vërdallë dhe  qetësi, nuk gjejnë asnjë çast!
Bëjnë të ndjekin një rradhë,një rregull,por më shumë,fillojnë e ngatërrohen.
Di vetëm,që ti,më mungon shumë!
Ke lënë një zbrazëtirë  në shpirt.
Më mungon,shikim yt i ëmbël gjysmësysh të mbyllur!
Më mungon,krahu yt ,ku mbështetur pas teje ,ecja!
Më mungojnë, buzët e tua ,kur Të dua,ethshëm m'a thoshje!
Më mungon ti!
Po  pra, Ti!
Ti,që shpirtin,trupin tim,drithëroje .
Thua të vijnë përsëri  ato ditë?
Mbase do vijnë,si thua?
Me ty po flas!
A më dëgjon?

Shiu

Një shi i imët,
shi veror,
nën qiellin pa yje,
strukur,strehëzës të paplotë.
Dy duar bashkoi,
katër sy,magnetizoi.
Dy buzë,u shijuan.
Aromat,ngatërroi.
S'kuptuan as vetë,
si trupat u përqafoi,
shiu freskonte shpirtrat, 
buzët,përcillnin ndjenjat!

Dy shpirtra njësoj

Dy jetë, krejt ndryshe.
Dy shpirtra,thuajse të njëjtë.
Dy zemra,që s'dinë,nëse vërtetë u dashuruan.
Një përgjigje apo ndjenjë,
që në ajër, pezull pret.
Një prekje e jotja në faqe-gushë.
Dy buzë të puthitura,në të miat buzë.
Gumëzhitje epshesh bekuar nga përgjërimi.
Një dashuri që s'di,nga cila portë hyri.