Freitag, 24. August 2018

Faruk Tasholli : RJEPENI NANËN

Faruk Tasholli
(Parodi sipas Nolit te madh)

Ç'asht ajo pa kunorë n'kokë
E rrëzueme shesh për tokë,
Flokëlëshueme fytyrëzanë
Që në kangë i thoshim nanë?!
Ç'asht ajo në diell e ngelun
Me lëkurën e shpervjelun,
Ç'asht ajo që za s'po qet
Tek e rjepin djemtë e vet?!

Rjepeni e mos kurseni
Asht ngjitun mos i leni,
Zyrtarë grykësa të pangeshëm
Gjeneralë me ushtarë t'rrejshëm,
Mbahu nan-o rri krekosun
Para djemve t'armatosun,
Do me kmesa do me thika
Që s'i ndal turpi as frika!

Rjepeni e mos u ndalni
Asnji grimcë mos ia falni,
Prefektë rrenca rjepacakë
Deputetë o bothcullakë;
Ju ministra kavalera,
Ju që vidhni në tendera,
Ju që rrini krye shtetit-
E ia rritni pagat vetit!

Ç'asht ajo që ka ulë kr't
Kush i pari ia nxjerr sytë,
Seç po shtyhen kush me shky
Kush n'Europë e kush n'Azi!
Rrinë gojëlidhun akadamikët
Kur e çojnë zanin klerikët,
Sa shumë duron Nan'shkreta
Me djem mbetun te Mesjeta.

Rjepeni e mos pushoni
Se kështu veten forconi,
Politikanë e pushtetarë
Djem të dijes e ofiçarë,
Kush e zen i pari anën
Rjepeni me hez nanën,
Nga Pashtriku e në Sharr
Mos i leni vend as varr!

1 Kommentar:

  1. Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u ribashkuar me ish-in tuaj, për të tërhequr një të dashur të ri ose për të tërhequr një person specifik në jetën tuaj, Dr Dawn është zgjedhja e duhur. I njohur për magjitë e fuqishme dhe efektive të dashurisë, ai ka ndihmuar shumë njerëz të rivendosin marrëdhëniet e prishura dhe të gjejnë dashurinë e vërtetë.

    Mos qëndroni të bllokuar në zemërthyerje - veproni sot. Me magjinë dhe ritualin e Dr Dawn, patjetër do të merrni rezultate të vërteta. Jam vërtet mirënjohëse dhe një dëshmi e gjallë e punës së tij. WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen