Mittwoch, 7. Dezember 2016

Cikël poetik nga Ramë Bashota

Ramë Bashota
Mordja

Me 28 Nentor se  ç'u betova ne cung ne asht e rrasht,
Hyra si i humbur madje i vetem ne Drenas,
E pashe veten fluturimthi para lokalit Peshkopi,
Mund te ishte kjo rruge e mendafshte jo si qiri.

Seq me shpije mordja aty àfer lokali,
A me bejne syte mua ,apo e kisha nga Acari,?
Nje qun i varfer ne shkalle i ulur jashte,
Mbrenda Baci Jup,i ulur me u duk sikur ne grazhde.

U ula prane qunit aty, nje monedhe ne dore ja dhashe
Jo tha ti nuk ke,nga quni mora vesh paska para me bisht
Dhe u drejtu drejtë qelqit ,beri me gisht-ne jemi dy botë.
Kercisnin tavolinat ,pjatat,vizellonin dhembet dhe ndonje gote,

Me pahir kethyem koken nga nje koder,
Seq m'u kujtua Plaka me nje dhemb qe hengeri nje Shkodër.
Kethej koken shpejte pashe felqi dhembe e dhemballe,
O Zot ,cfare shoh?dhembet i kishin te veshur diamant e arë.

Vetem me nje dhemb u mertyp Shkodra deri ne Ure
Ata dhemb qe i pashe sote une,përbijnë dete - hane Bjeshke e Gure,
flore,e faune do vdesin ngadal-ngadal.....
Une po vdes i pari ...oh , nga ata dhemb e dhemballe..

30.112016 


Trandafil ne gote

E dashur , dashuria nuk vjen nga toka por larte nga rete,
Ku mbrenda saj i mbane shtate shpirtera ne shtatin e vete,
Nga me e kryesoret te shtyen per jeté a me vdeke,
Apo si pyka ne lis te qane-perqane ne d'y pjese.

Dashuri e hidhur eshte dashuri e piste
Ashtu qe dashuria jo sikur d'y krimba ne lis,
Dashura fluturon larte ,kalon fusha ,male,besa edhe rete,
Dashuria  - udheton ne cdo lule e trandafil me flete.

E dashur mos e prit zerin si te krimbave ne peme 
Sepse edhe shtate shpirtërat pastaj do vdesin pernjehere,
Jeta ndrydhet e shtrydhet plafi i bardhe e mbulon,
Dashuria ngritet si Feniksi, pastaj veten e mallkon.

28.11. 2016 


Mrizi i Zanave

Nje shetitje me mikun vujnë me ne dhe hallet,
Armikut aty e pashe se iu kishin vdeke edhe malet,
Thirrja e mikut ,sikur u zgjuan Zana e Kreshnik nga varret
Mbajne nje shkemb ,mbi te nje lis,hapi im ndalet.

Nga ata sikur bora hiqet e terhiqet,
Nje lule shtrydhe e verdhe perpiqet te rritet,
Me gishterinje lulen perpiqem une te ngjalle,
Qfare?! Aty shoh Gezhoja dhe lekure gjarperi perballe.

Fisheku dhe gjarperi nuk fle dote ne nje djep
Dridhet e perdridhet ne fund fare hengren koken e vete,
Akujt lumenjet pyjet tani me jane te gjalle,
Marre fryme thelle ,më duket vetja si në përrallë!?

03 .12.2016 

Vizita

Smundja e mikut ishte e papritur,
Me afer ishte vdekja se xhaketa e tij e ngrisur,
Iku shpresa ,humba drejtepeshimin u mbeshteta n'muri,
Me u duk vetja sikur mbi vig te ndonje lumi.

Mjeku me unaze ikonë gjarperi dhe shtatelartë
Jeten dhe vdekjen shpinëpërshpine ishin kapë,
Nuk e di mend i kishte ne koke ,apo i kishte ne bark?
Dote nuk i ndanin as me shigjete as me shpate te zjarret..

E marr veten disi, ikona dhe miku dylle ishin ne fytyre
Gjarperi ne unaze kishte sy, edhe syte e mjekut e njejta ngjyre
Àty ishte nje vage afer mjekut shtatelarte
Nuk e di nga pesha dhe helmi nga te dyte dhe cili ishte me i gjate?


Shtepia ime

Rreze Dielli,ketij dhjetori ,ah , i ftohte me acar, 
Afer shtepis sime ndihet nje ze zogu ,
I mberthyer nenshkurre pa qati , kishte krahe te bardhe,
Kishte mbetur mbreme ,fqinje im, erdhi qe ta marre.

Guri rende peshuaka ne vend te vet,
Edhe me rende peshojne te nderuar fqinje prane,
O Zote ,a e vé shtepine mu ne shpine,apo e le sikur ne det?
Dielli, shkrin boren ne qati dhe loti thehet nen ballkan.

Shtate pare lekura me u gjeveshen ne cdo stine,
Shtate pale qefe ende nuk e di ku jane ,
Edhe shtate pale bjeshke e dete do arrine,
Shtate pale toke e qiell ,edhe shtepine time shtati im do i mban.


Lamtumire

Dola mbi vete kote gjere sote deri ne mbremje ora gjashte
Lule hedha lule shkela ato dhe filiza te thate,
Hena sote si draper ,kerkonte qafen me pré si me shpate,
Heronjet dhe Toka ,fle qe nje kohe te gjate.

Lamtumire Hero im, Lamtumire oh ,Toke e shenjet e pa faj,
Zgjohuni ,dore per dore me mua ne valle pa lote e pa vaj,
Oh ,po, dua t'i nderrojme Veshjet me mua me pastaj,
Une e di per bese kostumet i keni te kuqe ,e dote s'ju ndaje

Gunga e Juaja dhe imja bashke si ne kohen e lashte
Lamtumire,isha me ju ne mbremje ora gjashte,
Papritmas erdha dhe ika ishte rruge e mendafshte
Hero,Ju nga harresa jeni te mbeshtjellur vetem nenkashte.

06.12.2016 

Sonntag, 27. November 2016

NËNTORI MUAJ I SHQIPTARISË

Agim DRENICA
Agim DRENICA

NËNTORI MUAJ 
I SHENJTË I SHQIPTARISË

Sa herë vjen nëntori 

- nëpër trojët tona,
ngjallën herojtë
ngjallët Marigona!

Sa herë vjen nëntori

Gjergji behet i gjallë,
del në kala t'Krujës
më helmetë e pallë.

Sa herë vjen nëntori

Ismail Qemaili del n'Vlorë
bashkë me Isë Boletinin
- me flamur në dorë.

Sa herë vjen nëntori

Ngjallët Ademi n'Drenicë
Azemi me dadën Shotë
Ahmet Delija me sakicë.

- Nëntori është muaj i Lirisë

Nëntori muaji i shenjtë i shqiptarisë!


FLAMUR E FAZLI - JANË NJË

(Mësuesit,poetit e patriotit
- Fazli Greiçevcit)

Me F-nisët emri yt
 Fazli - o vëlla,
 Flamur e Fazli
 kush s'mujti me i nda.

 I pengonte shkolla jote

 UDB-eja ta beri më gisht,
 i duheshin shqiptarët analfabet
 - ti quante njerëz me bisht.

Te rrahen e te torturun

Ti folët veç këto fjalë,
"Ju jetën mund t'ma merrni
- dashuria për flamurin mbetët e gjallë".

Andaj ,ti je mes nesh

sa herë valon flamuri i Skenderbeut,
O mësues e poet -burr i Shqiptarisë
- krenaria e atdheut .

E skalitur do të ngelë

shkronja F nder ne prore,
në zemer të çdo shqiptari
- FLAMUR,FAZLI ,FITOR!



NDEZNI ZJARRE..
(Natës se zjarreve në Prekaz)

Sonte zjarrët ndezni gjithandej
ju që gjak shqiptari keni nder dej.

Se ketë ditë u ndezë jarri i Lirisë

Në Drenicë - në zemër t'Arberisë
- Në Prekazin e Emin Latit
në Prekazin e Ahmet Delisë.

Jasharajt u ben flakadan

që ndezën zjarrët e lirisë për vatan,
E ndezën Ademi , Hamza dhe Bac Shabani
se po poshtrohej kombi - po shkelej vatani.

Nga zjarri që u ndezë n'Prekaz

- trimat e morën nga një gacë,
dhe ndezën zjarrët e Lirisë
në te gjitha anët e Dardanisë.

Sonte festë ka Shqiptaria

nga Tivari deri të Cameria,
- andaj ndezni zjarrët
se nga ai zjarr erdhi Liria.

Sonte është Nata e Madhe

sonte festë kan dhe varrët
- ndezni...ndezni zjarrët!


GJASHTË LISAT E LIKOSHANIT


Simbol n'zemer të Dardanit
- gjashtë lisat e Likoshanit.

Këta gjashtë lisa

gjithmonë i rrahu era,
kaluan shumë dimra
panë shumë pak pranvera.

Te këta gjashtë lisa

forcë mori Azemi,
te këta gjashtë lisa
pushkën shkrepi Ademi.

Këta gjashtë lisa

askush s'mund 'i ndau,
as turku,as greku
- e as shkau .

Këta gjashtë lisa janë

- atdheu në gjashtë pjesë,
kanë te njejtat rrënjë
plisin e bardhë maje kresë.

Njeri është Kosova

tjetri - Shqipëria,
njeri Lugina e Preshevës
- tjetri Camëria.

Njerit për Plavë e Guci

çdo ditë i shtohet rrita
i gjashti nder ta
është vet Ilirida.

- Këta gjashtë lisa

s'e fshehin krenarinë,
sepse kanë një trung
SH Q I P T A R I N Ë...

Gjashtë lisa n'zemer t'Ballkanit

- gjashtë Lisat e Likoshanit.

 07.02.2012  Francë

Montag, 21. November 2016

Buqet poetike nga Rabije Bytyqi

Rabije BYTYQI
Imazh i pakthyer

 Në këtë natë shikoj yje pambarim
dhe hapa,
që trokasin larg pështjellim.
Të kërkoj kudo,
por më kot
humbe errësirës së natës pafund.
Nuk po shkruaj më gjatë, më shumë
veç dy vargje të lira, 
për imazhet e kohëve të paskthyera.


Jeta

Sa lehtë të shkruash për ty,
por sa vështirë të përaballesh
betejë e përhershme,
ku mund të fitosh, por dhe shumë të humbësh.
Ditët e netët e kësaj bote të egër,
të vrarë e të lënduar
na përflakin furtunës pandaluar.
…, dhe se vetë Zoti e ka shkruar:
Askush s'mund të luftoj kundër fatit të caktuar.
Kënaqu me çfarë ke, mos lakmo më shumë.
Jeta ikën shpejt
e ne s'do të jemi një ditë askund…


Pritje e pa shpresë

Prushi ndez flakën
dhe dielli përvëlues djeg mallin e pritjes.
Heshtja jote vret rënd zemrën time,
shikimi yt refleksion ndjenje dhe prej largësie.
Zemra që të priti u ligështua .
Shkrepsja që të dhashë dikur më dogji shpirtin .
E hirtorja, e vogla kujtim, 
për ditë nga pak po mbledh hirin ...


Loti Pa Peshore
(Politika Globale )

Muzgu në çast më ngacmon
Qetësi absolute nuk paska sot, 
Mjegulla turbullon qiellin e errësuar .
.Sonte, as yjet nuk paskan ndriçuar! 
Hënë, moj ku vallë sonte je strukur ? 
Errësira ka hyrë gjer te kafshata e bukës
Muza ime e dashur nga ta nis sonte me ty
Bota po shkatërrohet e ne nuk kemi sy
Kjo jete paska njerëz që jetojnë në çmenduri 
Jo, jo , nga shtazët, po nga shtazët njeri.
Loti del nga plaga e nuk ka peshore
Jo jo nuk ka numërohen dhimbjet nga trupi
Matês nuk ka kur nënat vajtojnë 
S'ka fletore që i përshkruan këtë njollë turpi
Duhen miliona fletë për klithmat e vdekjes mizore..
Sa lumenj ngjyrë gjaku paska në oborre!...
Ahh, politikë e çmendur, njerëz të uritur 
Mendoni një vëlla për krimin që paska goditur
Dora , gjakatarë nuk ka. ndaj jepuani lirinë 
Engjëjt të fluturojnë të prekin lumturinë
Vdekje mos ju shkaktoni, po të mbillni paqe në botë
. Këngën ta këndojmë kur sytë mbushen me lotë 
U lag fletorja ime çështë kjo padrejtsi
Pse këta engjëj të zotit që më japin frymëzim
As dheu i errët engjëjt s’i pranon
Fëmijët duhet rritur, askush s;e mendon
Plagë më mori shpirti tmerrin s’e duron!! 
larg po ikin vdesin rrugëve të shpëtimit !! 
Njerëzit e pafajshëm shkojnë mes lëngimit
Prapë përgjigjja mungon kur shkruan në fletë 
Çfarë do të ndodhë në ditën e re?
Oo zot, pse nuk i ndal këto bisha njeri 
Ti që .krijove njerëzimin mos najep tërbim
Ah, muza ime mos ,të lutem, moss!!
Zmadho plagën time, laj poezinë me lotë!

17.11.2016

Donnerstag, 17. November 2016

NGREHINA E PASHKATËRRUESHME E LIRIBËRJES

Prend BUZHALA

Prend BUZHALA

(Në vend të recensionit)

Sheremet Prokshi, me vëllimin poetik “FORTESA E FUNDPRILLIT ‘99”, në të cilin ka përfshirë edhe tekste publicistike e përkujtimore, na dëshmon se mënyra më e mirë për t'i kujtuar bëmat dhe ngjarjet e luftës, është fjala artistike. Në fakt, qe një dekadë e gjysmë, ne e dëgjojmë, e përjetojmë dhe e këndojmë këngën për UÇK-në e për të rënët e saj. Ende te populli ynë mbizotëron një etos i veçantë kombëtar, ai i heroizmit, trimërisë dhe guximit. Pothuajse trimëria proverbiale e shqiptarit është ngritur në kult, mit, legjendë. Gjithnjë në këtë frymë këndon edhe Sheremet Prokshi.
1. Identifikimi poetik me të rënët
Tashmë në letërsinë tonë, tematika e luftës po fiton gjithnjë e më tepër vendin e saj të nderit. Ka kaluar më shumë se një dekadë e gjysmë nga lufta e fundit çlirimtare, kurse brezat e lindur pas luftës, këta -16 vjeçarë, dhe brezat e lindur në luftë, që ishin foshnje, këta 18-20-vjeçarë, rrëfimet për luftën dhe ndodhitë e saj ose i dëgjojnë prej prindërve të tyre, ose i lexojnë nëpër shkrime të ndryshme, nëpër libra dokumentarë, publicistikë e letrarë.
Ngjashëm, dikur janë përcjellë gojë më gojë, ashtu janë përcjellë brez pas brezi bëmat heroike të luftëtarëve në sheshin e betejës. Dhe, ashtu si këngët, përrallat, legjendat, gjëegjëzat që janë përcjellë gojë më gojë, ashtu janë përcjellë brez pas brezi edhe bëmat heroike të luftëtarëve në sheshin e betejës. Duke kënduar dhe duke i evokuar poetikisht familjen Jashari, tetëdhjetë e pesë martirë e dëshmorë, duke evokuar dhe kënduar për të rënët pa dallim, si Ilaz Kodra, Antigona Fazliu, Haki Prokshi, Ajet Rukiqi, Sejdi Krelani, Mehmet e Muhamet Tafalecit dhe babait Brahim Tafaleci, apo si Shpëtim Prokshi me babain Rizahin dhe me xhaxhain Ismet Prokshin dëshmorë, për Rizah Tikun, Naim e Besim Tikun, Mustafë, Brahim, Muhamet e Ibush Shalën dhe Ramadan Shalën, apo për nxënësin Armend Gashi, që ra së bashku me gjyshin e me babai, për të rinjtë Ylber O. Kastratin,Arsim Z. Kastratin, Afrim A. Kastrati, apo për Shemsi, Azem, Osman, Beqir e Ibrahim Kastrati, që nga mosha 84 vjeçare e deri në moshën 47 vjeçare, të rënë për një ditë dhe në tjetrën lagje të fshatit Fortesë(Vërboc), për Demir Prokshin, Rrahim e Nexhmedin Prokshin, Betim Prokshin 13 vjeçar,Tahir e Bekim Prokshin, Luan e Rexhep Kastratin, për vëllezërit Ahmet e Milaim Istogu, mandej për Rexhep dhe Ramadan Rrukiqin, Rafet e Valon Rrukiqin, Sefer e Rexhep Tafaleci, baba e bir, Behlul Prokshi, dhe 13 martirë të tjerë të rënë në lagjen Dobra, mandej Ymer Zhushi, Gani Krelani, Adem Krelani etj, aty vjen dhe një poemë për 7 fëmijë, 4 dëshmorë dhe 13 martirë të lagjes Gllareva të rënë me 30.04.1999 në fshatin Vërboc të Drenasit. Krahas këndimit të tragjedive, që pllakosën Atdheun, kënga shqiptare ishte ndihmesë në beteja, që i jepte kulm mirënjohjes e besimit të madh ndaj luftëtarëve të lirisë, porse tashmë ky heroizëm nuk është vetëm individual, po masiv, gjithëpopullor. Të duket sikur poeti e shkruan vëllimin e tij, si një kronikë poetike mbi luftën, duke u identifikuar me të gjithë këta të rënë:
Afër meje rrinë,
Flasim bashkë
Kam gishtat fidak, fëmijë jam këtë çast,
Jam Betim, Shpëtim, Afrim e Arsim
Ylber e kam emrin,jam Armend, Rafet
Sylejman, Burim, Arton, e Lulzim. (...)
Dëfrim jam o miq
Djalë trembëdhjetë vjeçar. (...)
Jam gjysh edhe gjyshe
Jam nënë e Izetit
Që s’lëshoj shtëpinë
Pa ju shembë mbi kokë,
Njëherë tha, m’kanë thënë
Malësore e fshatit
Nuk iku nga pragu
kurrë pasha këtë tokë!
Diku tjetër, shkas i kësaj kujtese për të rënët, është një përvjetor rëniesh, një lapidar, një rrëfim a një varr, siç është poezia për lapidarin e ngritur për dëshmorin Ajet Rukiqin.Pothuajse, të shumtë janë dëshmorët, të cilëve u është ngritur, së paku, një këngë a një lapidar.
2. Ritmet e të madhërishmes dhe jehona e tragjikes së ngjarjeve
Përmes vargjeve, të cilat shpesh marrin trajtë narrative, poeti arrin ta ngërthejë brenda një sinteze lirike, përvojën historike dhe përvojën krijuese në vetë aktin artistik. Brenda një poezie poeti vë në gërshet esencën e heroikes e të luftës çlirimtare me gjëmimin e armëve, kur në çdo hap je i rrethuar prej vdekjes; kur hapësirat e ekzistimit janë ngushtuar e ngushtuar rrënqethshëm.Poeti i ndien ritmet e baladës së kënduar posaçërisht kur ka të bëjë me fëmijët e rënë, ish –nxënës të tij. Këto ritme lartësojnë të madhërishmen dhe i japin jehonë tragjikes së kësaj kategorie të së madhërishmes, duke ia artikuluar fuqishëm gjëmimet e oshëtimat e shpirtit.
Mos më lëni vetëm-
Thoshte Armendi,
Vello mbi kokë mos më hidhni.
Janë vargje nga poezia “MOS MË LËNI VETËM” që i kushtohet Armend Gashit, ish nxënësit të poetit-mësues, që ka rënë së bashku me gjyshin e babën e tij më 30 prill ’99 në moshën 15-vjeçare. Të prekshme janë edhe ato të poezisë “A KËPUTEN LULET ENDE PA U RRITUR”, një poemë për shtatë fëmijë katër dëshmorë dhe 13 të tjerë të martirizuar, të gjithë të lagjes Gllareva. Ai evokon me radhë emrat e të rënëve, nëpërmes një trajte këlthitëse bashkëbisedimi dramatik, duke mallkuar vrasësit:

Kush ju mori, kush
Me dorën mizore
Filizave të ri
Kush ua ndali rritën,
Si nuk t’u shemb toka
Ty o sllav karpatesh
Rrezeve të diellit
Kush ia fiku dritën?...
A këputen lulet
Ende pa u rritur
Në fushë duke lozur
A vriten fëmija?
Kur erdhe këtu
Ti djall i përhitur
A ke lënë familje
Atje te shtëpia?...
Së këndejmi, në sfondin e tyre të përgjithshëm poetik bashkjetojnë ende jehonat e gjëmimet e shpirtit dhe shenjat e rezistencës anteike. Holokausti, eksodet biblike, martirizimet. Zemërimet e poetit për ta gjykuar barbarinë, janë të pafund. Ndërsa poezia na vjen si dëshmi e gjurmë shpirti, e përbiruar nëpër vuajtje e vdekje, nëpër rrënime e tmerre, nëpër gjakimet poetike të shpirtit e nëpër shkretëtirat e mundimeve kolektive. E, mbi të gjitha, poezia dëshiron ta shquajë edhe një dëshmi tjetër: dëshminë e mbijetesës, dëshminë e kikave (majave ndërlidhëse) të etnisë:
E ti zonja Shqipëri
Rri aq larg e bijt të vriten,
A do marrësh n’doj’herë fuqi
Çdo armiku t’ia zësh priten?!....
Kur do mbjellësh farë trimërie
Kur do e hapësh më shumë syrin,
Fol moj fol se e gjallë je
Pse nuk e zgjeron kufirin?...
E ke krahë gjithë Kosovën
Luginën me Iliridë,
Ulqinin, Malsinë e Madhe
E në jug gjithë Çamërinë. (...)
Kemi rrënjë e një trung kemi
Jemi një, një gjaku jemi.
E si do t`ishte ndryshe, pra, kur kjo kohë lufte ishte e vetmja frymëmarrje dhe e vetmja gjuhë, e vetmja histori dhe e vetmja gjeografi; do të thotë- e vetmja kulturë e jetës? Të duket sikur i gjithë prodhimi krijues i kësaj periudhe më shumë do të mbështetet në bëmat njerëzore për liri.
3. Trajtat e ligjërimit poetik
Nuk është e çuditshme prandaj, pse figurat e dëshmorëve të luftës së fundit çlirimtare vihen në plan të parë, më shumë se sa vetë ngjarjet e asaj kohe. Poeti gjithnjë ligjëron në shumës, si dëshmitar kohe:
E duke rënë, i kemi parë
Shqipet tona,
Fundprillit nëntëdhjetë e nëntë
Ndanë arës poshtë
E shpatit lart matanë
I kemi parë,
Ilaz Kodra,Antigona,
Hakiu syngulitur diellit të lirisë
Gur u bëra aty pranë
Kur po shihja plagë
Atje lart
Te Dheu i Kuq
Kishin rënë
Tre trima çlirimtarë.
Pra, figurat e të rënëve, tashmë u shtrinë e u shkrinë në përmasat e gjithë Atdheut me artin fisnik në portretizimin e heronjve e të luftëtarëve, po edhe në portretizimin e të afërmve të dashur.Kudo në hapësirat shqiptare lufta përjetohet me dhimbjen e pafund për të rënët, por edhe me krenarinë e madhe të qëndresës shqiptare e mbinjerëzore të popullit. Në krijimet e tilla nuk ka “seleksionim figurash” apo “taborre dëshmorësh”, të martirizuarish a fëmijësh të ndarë nga njëri-tjetri. Kurrsesi. Ata, të gjithë së bashku, në këtë testament lënë një gjurmë nderi a një vazhdë të ndritur shpirti. Shpesh poeti, duke marrë rolin e folësit lirik, ligjëron nga disa pozicione kohësh, e funksionalizon estetikisht kujtesën:
Prej memories nxjerri kujtesën
N’rreth të hekurt ai vend si zihej
Dhe shoh flakë, tym, pështjellim
Ku bijnë trimat e fshati digjej.
Dëgjoj zërin
E thirrjes tënde...
Herën tjetër ai identifikohet plotësisht me lëndën e vjershërimit:
Jam zë i fjalëve në përvjetorë
Jam çlirimtar prej kaq vitesh.
Mbylli pak sytë
Dëgjoje ritmin
Jam rrënjë, jam syth, farë përjetësie
Dëshmor jam me shumë të tjerë.
Herën tjetër, rolin e folësit lirik e trajta e kuvendimit lirik e dëshmorit me të motrën:
Ti buzëqeshur
Më përqafove,
A të kujtohet moj motër?!...
Poeti gjendet në rolin e ndërlidhësit të kohëve, të vënies së urave të komunikimit mes luftës dhe lirisë,
Tash gëzohu të lirë jemi
Në Kosovën e çliruar.
Do të bëjmë një dasmë të madhe
Në oborrin e bleruar,
Ti e di sa e mbaj fjalën
Edhe pse pak, jam vonuar !
Diku tjetër, ky folës lirik, duke marrë rolin e dëshmitarit, rrëfen me tone balade:
Atë ditë po ecnim para tytave
E ajri frymen ua zënte
Filizave të ri,
Pyesja veten:
Janë krijesa apo çfarë janë
Ata horra të zi ?!....
Rridhte gjaku kokës
Dhëmbja mpinte dorën
Deri në asht të prerë,
Përbrenda kallte etja tërbuese
Fundprill i kobshëm
Në atë pranverë.
4. Sfida estetike, ruajtja e esencës poetike
Sheremet Prokshi e ka përballuar sfidën estetike kur këndon për luftën, duke qëndruar në kërkesat e në esencat e poezisë.
Kundruall kohës e shkatërrimeve të mëdha, poeti e spikat më të mirën, vetëflijimin njerëzor për tokë, atdhe, liri e vlera njerëzore liridashëse. Aty e lexojmë identifikimin e plotë të Poetit me Të Munduarit e me të rënët. Poeti dëshiron t’ia falë artin e tij bartësve të luftës, të rënëve të saj, që i dhanë kuptim të thellë e që u bënë ngrehinë e pashkatërrueshme të liribërjes, apo fortesë që u ngrit në një fundprill, si e emërton poeti vëllimin e tij. Kërkimi i lirisë përtej të pamundshmes… mund të arrihen vetëm në artin e magjishëm të lirikës; ashtu sikundër e bëjnë këtë kërkim liribërësit me anë të vetëflijimit.

Nëntor 2015

Montag, 7. November 2016

Buqetë poetike nga Haki Morina

Haki MORINA

ANTIGONA E NENES
(Dëshmores së kombit Antigona Fazliut)

Kush të lindi ty
ty moj Antigona
cila dashuri
e trojeve tona.

Për ty e vogla e nënës
me ftyrën si hëna
me shumë se për tjerat
merak pati nëna.

Luftove për votrën
për të ardhmën tonë
n'krah me Ilaz Kodrën
ti moj Antigonë.

E paepur ishe
trime nga Drenica
n'zemër tënde kishe
gjak nga Shotë Galica.

Kur s'pat më fishek
barot kishe brenda
flakë u bëre vet
krejt si në legjenda.

Lulëkuqe e Kosovës
monument në zemrën tonë
Antigonë e kohës
e pavdekshmja jonë.


LULEKUQJA E ATDHEUT
(Dëshmores së kombit - Hyre Eminit)

Në një pjesë të Shqipërisë
te Tahiri atje shkove
ktheve sytë drejt lirisë
me atdheun u martove.

Ti je këtu dhe s'ke ikur
je këtu tek dashuria
edhe sot si dikurë
je si vet Shqipëria.

Oj stërmbesa e Skënderbeut
ti qe kishe sytë e zjarrit
je Lulëkuqja e Atdheut
luftetare e Adem Jasharit.


KOLE MIRDITA I ZLLAKUQANIT
 (Dëshmorit të kombit Kolë Mirdita)

Tek dera e asaj shpie 
nëna ne qafë të dha uratë
të uroj si nënë Shqipërie
të luftosh siç luftojnë burrat

Dhe u nise nëpër shtigje 
sy e zemer plot me zajrrë
atdheun preke nëpër brigje
nëpër trupin e tij të vrarë

Nga vatani drejt  vatanit
në ato rrugë të atdheut
Kolë Mirëdita i Zllakuqanit
si stërnipi i Skenderbeut

Me pushkë n'dorë në krye të togut
në mes të rrugës atë natë
re atje në Rrasë të Zogut
t'a preu ëndrrën një granatë

Amanetin ti o trim
n'gjoks e mbajte me Uratë
mbajte fort atë premtim
dhe re si burrat atë natë


ATA JANE SOT NJE KURORE
      (Ermirit dhe Edones)

Erdhën shpejt në pjekuri
oh sa shpejt ata u rritën
vrullshëm hynë në dashuri
bashkë me kohën që e pritën

Në studime shtatin zgjatën
nëpër puthje kapën vitet
ajo hënë zbardhi natën
e ai diell ndriçoj ditet

Të patrembur udhëtuan
thellë në pyellin e çmendurisë
nëpër grindje u pajtuan
nëpër shtigjet e dashurisë

Sikur ndjenja që s'ka fund
ata janë sot një kurorë
qielli i kaltër i përkundë
mbi re te bardha si dëborë


HYSNI RAMAJ E KISHTE EMRIN
       (Deshmorit -Hysni Ramaj)

Ai brenda ishte mbushur
plot me dashuri dhe zjarrë
për vendin e tij të bukur
për malet e fushat me barë

Atdheun ai e deshti shumë
shumë më shumë se vetvetën
sytë e tij nuk kishin gjumë
për drejtësinë dhe të vertetën

Në atdheun plot me brenga
ai u nis me dashuri
ta shëroj nga plagtë e rënda
gjak ti jap nga gjaku i tij

Hysni Ramaj e kishte emrin
zemra e tij ish plot Shqipëri
hapin kishte të patrembur
zjarrë villte pushka e tij

E pakapshme është mundësia
i pafjalë është tregimi
sa t'është gjallë Shqipëria
do të jetë gjallë dhe kujtimi


TI JE FRYME E PANDERPRERE
(Kushtuar prof. Xhemajli Berishes)

Për atdheun tonë të lirë
ishe si devotshmëria
kishe veç një dëshirë
ajo ishte Shqipëria

Me veprime e ligjërime
faren ti ia hodhe tokës
ishe rreze në agime
nëpër fushat e Kosovës

Kur e kuqe t'u bë kmisha
kur të vrisnin ata horra
gjaku yt Xhemajli Berisha
gufoj krejt si lulebora

Kur të hodhën nga dritarja
nga dritarja ty për tokë, 
me vetëdije ndodhi ndarja 
për të ruajtur ata shokë

Vitet po kalojnë Hero
e nuk humbesh asnjëherë
je rreth nesh oh je kudo
ti je frymë e pandërprerë

Sonntag, 30. Oktober 2016

Cikël poetik nga Demush Mehmeti

Demush Mehmeti
TI VJESHTË

Ti vjeshtë që erdhe 
Je unë
Apo 
Unë jamë ti 
S'di
Për çdo vitë vije 
Takoheshim rutinë
Vije në kohë
Si gjithnjë
Lajm për dimrin e ri
S'dija se unë
Një ditë
Do bëhem vjeshtë
Kështu
Si sot
Stinë e mugët
Lajmëtare 
Për vet dimrin tim.


AFSHI YT

Në zjarr vargu
Të vrgut tim
Digjet 
Dhe ai më i zjarrti 
Afshi yt
Ai afsh 
Shkëndi e flakët
Flakërimë
Që dogji e djegë
Zemrat
E gjithë njerëzis
S'kishte 
Jo s'ka tjetër
As s'do ketë të dytë !


CILËN FJALË 
KAM ME LËNË

Me ket gojën time 
Vet e thash
E them
Kam me e thën
S'di krejt çka kam me thën
Dje besova shumë
Sot pak
S'doli si u tha
Si thuhet sot
S`di a do del në mot
E di 
Nesër do iki 
Mes jush nuk do jamë
Kur do iki
S'di 
As nuk di
Cilën fjalë kamë me lënë ?..


ORË 
E KAFSHËS 
SË LIGË

Krejt pahetueshëm 
Vjen
Pahetueshëm ikë
vjen
Naj nmron huqet
Shikon vetëm zi
Je mik i djallit
Vet djalli je ti
Orë e kafshës së ligë
Vjen mjegullinë
Keq shtërzen 
Ankthshëm mërmërit.


JETOJNË

Fryhen
si përrua fshati
Në stuhi shiu 
Si gjel deti
I hapin pendlat
Fort
Kërleshën
Këta bi kudre
Sy hapur 
Dhe në pikë të dites
Përgjumën
S`dim prej nga
Hetojnë
Por si pash
Në pallat Stambolli !


MALLKIM

Pas asajë
Gojëmbylljes kohë
Gojëhapja kohë
Erdhi disi
E shumë pritura 
Fjalë e lirë
Shpërtheu
As pa marrë mirë 
Pak frymë liria 
Zezonë e zezë 
Vet pëlcit mes nesh
Ankimi jon u rritë
Me më të ligat 
Fjalë vetfyese mallkim!


PRES

Ditët po na ikin 
S'shihen
Po e hanë vetën 
Në numrim
Unë 
Në vend
Po vendnumroj
Pres
Të ëmblin
Një të dëshiruarin
Më të ngrohtin 
Përqafim
Pres
Që të më vinë
Një ditë
Të më vinë
Ata atje largë
Katër filizat
E këti shpirtit tim


JEMI ME FAT

Sa të duash 
Ka ligësi
E mirësi 
Mbi ket tokë
Sa të duash
Ka liri
E robëri
Në ket botë
Ka shumë njrëz 
Me miljona
Numër janë
Janë
E kush si di
Nuk i njef
As si kupton
Ne akohemi
Nuk kuptojmë
Jemi me fat
Do jemi
Se pse jemi Evropë.

Montag, 24. Oktober 2016

U MBAJTË EDICIONI LETRAR "VJESHTA DHE VARGJËT"

Dje,më 23.10.016 në Drenas u mbajtë endicioni  i tretë letrar ”VJESHTA DHE VARGJET”.
Në përkujtim të jetës dhe veprimtarisë krijuese të shkrimtarëve Rifat Kukaj dhe Ilaz Prokshi, sot u mbajt Edicioni i III-të i manifestimit letrar ,,Vjeshta dhe Vargjet” organizuar nga “Art Klub “ Rifat Kukaj”në Shkollën e Mesme Profesionale ,,Fehmi Lladrovci” në Drenas. Edicioni përfshinte: Paraqitja e kater kumtesave për jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit Avdi Shala, nga Halil Xani, Jonuz Fetahu, Zeqir Bekolli e Xheladin Mjeku.

Ndërkaq, në orën poetike ,,Rifat Kukaj” lexuan mbi 40 poetë. Sipas konkursit të shpallur me shifër, kishin arritur 38 poezi dhe juria në përbërje: Sali Bashota, Rifat Ismajli e Nexhat Rexha i ndau këto çmime: Vendin e parë e fitoi poezia ,,Shushuritje” me shifrën ,,Proga” të autorit Nezir Prokshi, vendi i dytë i takoi poezisë ,,Homazh per poetin” me shifrën ,,dhembja per poetin” me autor Gani Bytyqi dhe vendi i tretë i takoi poezisë ,,Të kërkova” me shifrën ,,Liberatori” me autor Afrim Berisha. Çmimi motivues për të rinj ,,Iljaz Prokshi” iu nda poetit të ri Arlind Krasniqi me poezinë ,,Kosovës” shifra ALIEN 1242333418” , ndërsa çmimin për vepër jetësore në krijimtari iu nda Dr.Mehmet Rukiqit. 

Në këtë manifestim u bë edhe prezantimi i librave të anëtarëve të Art Club ,,Rifat Kukaj” të botuara mes dy edicioneve si: Bedri Tahiri, Xheladin Mjeku, Izet Abdyli dhe libri i edicionit të dyte ,,Vjeshta dhe Vargjet” . Manifestimi u permbyll me ekspozitën e e skulptores Aferdita Curri e për të cilën foli profesor Aziz Islamaj.

Sheremet PROKSHI

Dienstag, 27. September 2016

Pesë poezi nga Maxhun Osmanaj

Maxhun Osmanaj
Në aeroportin e Prishtinës

Në aeroport buron loti,dhembja dhe nostalgjia
lëshojnë rrënjë në shpirtin prindërorë
si ta përcjellim dashurinë
për tokën e huaj-tokën e premtuar
psherëtima kafshon fatin
mallkon kohën,pështyen përditshmërinë
sogjeton e lënduar ardhje-shkuarjet
si ta mirëpresim ndarjen?!
më thuaj tani kohë ?
A kush tap pyes qiellin…?
për zogjtë karvanë shtegtarë
sesi fluturojnë të gjymtuar
njërën flatër me vete,tjetrën në At-Dhe
dhe ikën kështu të plagosur
të rinj, të moshuar…
e unë, e ju, e ata…gjithnjë në aeroport
veten tradhtojmë me lot
nga aeroporti I Prishtinës
kërkohen fate të dhembshura nëpër botë
vec dhembja flet me secilin ,e asnjëri 
s’mund ta refuzojë mikeshën e paftuar!
Deri kur fate të tilla nëpër fatin tonë kalërojnë?!

13 gusht 2o16


Unë s’jam

Unë s’jam zëri i këngës së heshtur
Edhepse me heshtje vras dhembjet
Unë s’jam ushtima e bjeshkëve
që zërin ma ndalin shkëmbinjtë e thepisur
unë s’jam lumë që flej n’mocal
as s’kam mbetur ujë i grumbulluar n’kënetë
s’jam as tufan shkatërrues
t’më mallkojnë lisat,oxhaqet,shtëpitë
unë jam vec një rreze në qiellin-kaltri
që ia vodha diellit n’mëngjes
dhe saherë t’u puthi t’gjithëve
me buzët e asaj rrezeje
lulet e kopshtit shpirtëror t’blerimit
do t’ua falin rritën me nektarin e kujtimit…

21 gusht 2o16


Ky qytet apo kjo qytezë 

(Shengjinit)

Ky qytet sa më tërhjek
n'gjirin e vet më mbërthen
për Shen-Gjinin e djeshëm
At Zef Pëllumbin e sotëm
që butësisht-ëmbël, n'shtatore
n'dërrova me të pak fjalë ;
''Biro,''Rrno vetëm për me tregue''
e tregimi qenka një udhëtar i përjetshëm
s'paska stacion ndaljeje kurrë 
më falni se gënjeva
se plazhi Rona e hedhun
ma gozhdoi tregimin n'ballë 
idila e detit dhe rërës m'fundosi
për t'ua parë gjallesave-bashkëjetesën
se si të gjitha putheshin për lakmi
kur dola n'sipërfaqe te detit
pashë ne se sa të varfër jetojmë n'dashuri.

06.08. 2016,Shengjin-Rona e hedhun


Në tregun ku shitet Njeriu

(Në Pejë shitën punëtorët)

Saherë vij andej para jush
Hapat e shpejtë I ndali
Gati I numëroj vitet,dekadat
Ju shoh me shpirtin e lënduar
Ju shoh si I kafshoni kotheret e jetës
Ju tjetërkah keni hedhur sytë…
Mos dikush rastësisht ju fton
të shiteni për atë ditë
ndalem në vend,kafshoj buzët
pështyj kohën, vjell pakënaqësinë
cka të të shoh andej mbi fatin e kurrizit tuaj
ca të shtrirë mbi tokën e lodhur
ca me ndonjë sopatë n’dorë
ca me një shat
ndonjëri me ndonjë lopatë
ca rrinë n’duar n’xhepa,n’këmbë gatitu
vrapojnë mendjen drejt fatit të ndrydhur
mos ndonjë ‘’firmash’ ‘ po I fton
ca I shoh që pështyejnë jetën me kollen e parakohës
ca shohin ëndrra për diell…
‘’hajt se nesër do të bahet ma mirë’’
S’di, në shtëpi ,ju presin ndonjë fëmijë?!
U dalin përpara t’vrarë n’shpirt
Po kush ka fuqi
Moralin e thyer t’fëmijërisë me ua rrit?!
I pata pyetur njëherë ; Nga jinni
Jemi… u ndalen dhe s’folën
Vec njëri n’shenjë revolte I mllefosur
Me dorë ma ktheu
Oh, sikur dicka mërmëriti
Nga cdo cep atdheu
Ajo përgjigje atë ditë më vrau
Edhe sot po me vret
E di, se kështu në cdo qytet po ngjet

Gusht 2o16

Mos nis…

Mos nis mëngjeset pa mua
këtë zemra ma thotë
nuk di c’mendon, c’thua
por këtë nuk ta them dot!
Mos nis mëngjeset pa mua
Se dita mund t’bëhet shekull
N’kohën e zverdhur mund t’marrësh n’thua
Bjeshkën e fatit si ta bartësh n’sy e n’vetull.
Mos nis asnjë betejë pa mua
Se unë edhe ushtar I thjeshtë
të të vij në ndihmë dua
miqësisë t’ia ruajmë gjethet jo vetën n’këtë vjeshtë.
Mos nis vetun n’rrugët e gjata
Se mund të të tradhtojë shtërngata…
Mos nis …

Shtator,2o16