Dienstag, 27. September 2016

Pesë poezi nga Maxhun Osmanaj

Maxhun Osmanaj
Në aeroportin e Prishtinës

Në aeroport buron loti,dhembja dhe nostalgjia
lëshojnë rrënjë në shpirtin prindërorë
si ta përcjellim dashurinë
për tokën e huaj-tokën e premtuar
psherëtima kafshon fatin
mallkon kohën,pështyen përditshmërinë
sogjeton e lënduar ardhje-shkuarjet
si ta mirëpresim ndarjen?!
më thuaj tani kohë ?
A kush tap pyes qiellin…?
për zogjtë karvanë shtegtarë
sesi fluturojnë të gjymtuar
njërën flatër me vete,tjetrën në At-Dhe
dhe ikën kështu të plagosur
të rinj, të moshuar…
e unë, e ju, e ata…gjithnjë në aeroport
veten tradhtojmë me lot
nga aeroporti I Prishtinës
kërkohen fate të dhembshura nëpër botë
vec dhembja flet me secilin ,e asnjëri 
s’mund ta refuzojë mikeshën e paftuar!
Deri kur fate të tilla nëpër fatin tonë kalërojnë?!

13 gusht 2o16


Unë s’jam

Unë s’jam zëri i këngës së heshtur
Edhepse me heshtje vras dhembjet
Unë s’jam ushtima e bjeshkëve
që zërin ma ndalin shkëmbinjtë e thepisur
unë s’jam lumë që flej n’mocal
as s’kam mbetur ujë i grumbulluar n’kënetë
s’jam as tufan shkatërrues
t’më mallkojnë lisat,oxhaqet,shtëpitë
unë jam vec një rreze në qiellin-kaltri
që ia vodha diellit n’mëngjes
dhe saherë t’u puthi t’gjithëve
me buzët e asaj rrezeje
lulet e kopshtit shpirtëror t’blerimit
do t’ua falin rritën me nektarin e kujtimit…

21 gusht 2o16


Ky qytet apo kjo qytezë 

(Shengjinit)

Ky qytet sa më tërhjek
n'gjirin e vet më mbërthen
për Shen-Gjinin e djeshëm
At Zef Pëllumbin e sotëm
që butësisht-ëmbël, n'shtatore
n'dërrova me të pak fjalë ;
''Biro,''Rrno vetëm për me tregue''
e tregimi qenka një udhëtar i përjetshëm
s'paska stacion ndaljeje kurrë 
më falni se gënjeva
se plazhi Rona e hedhun
ma gozhdoi tregimin n'ballë 
idila e detit dhe rërës m'fundosi
për t'ua parë gjallesave-bashkëjetesën
se si të gjitha putheshin për lakmi
kur dola n'sipërfaqe te detit
pashë ne se sa të varfër jetojmë n'dashuri.

06.08. 2016,Shengjin-Rona e hedhun


Në tregun ku shitet Njeriu

(Në Pejë shitën punëtorët)

Saherë vij andej para jush
Hapat e shpejtë I ndali
Gati I numëroj vitet,dekadat
Ju shoh me shpirtin e lënduar
Ju shoh si I kafshoni kotheret e jetës
Ju tjetërkah keni hedhur sytë…
Mos dikush rastësisht ju fton
të shiteni për atë ditë
ndalem në vend,kafshoj buzët
pështyj kohën, vjell pakënaqësinë
cka të të shoh andej mbi fatin e kurrizit tuaj
ca të shtrirë mbi tokën e lodhur
ca me ndonjë sopatë n’dorë
ca me një shat
ndonjëri me ndonjë lopatë
ca rrinë n’duar n’xhepa,n’këmbë gatitu
vrapojnë mendjen drejt fatit të ndrydhur
mos ndonjë ‘’firmash’ ‘ po I fton
ca I shoh që pështyejnë jetën me kollen e parakohës
ca shohin ëndrra për diell…
‘’hajt se nesër do të bahet ma mirë’’
S’di, në shtëpi ,ju presin ndonjë fëmijë?!
U dalin përpara t’vrarë n’shpirt
Po kush ka fuqi
Moralin e thyer t’fëmijërisë me ua rrit?!
I pata pyetur njëherë ; Nga jinni
Jemi… u ndalen dhe s’folën
Vec njëri n’shenjë revolte I mllefosur
Me dorë ma ktheu
Oh, sikur dicka mërmëriti
Nga cdo cep atdheu
Ajo përgjigje atë ditë më vrau
Edhe sot po me vret
E di, se kështu në cdo qytet po ngjet

Gusht 2o16

Mos nis…

Mos nis mëngjeset pa mua
këtë zemra ma thotë
nuk di c’mendon, c’thua
por këtë nuk ta them dot!
Mos nis mëngjeset pa mua
Se dita mund t’bëhet shekull
N’kohën e zverdhur mund t’marrësh n’thua
Bjeshkën e fatit si ta bartësh n’sy e n’vetull.
Mos nis asnjë betejë pa mua
Se unë edhe ushtar I thjeshtë
të të vij në ndihmë dua
miqësisë t’ia ruajmë gjethet jo vetën n’këtë vjeshtë.
Mos nis vetun n’rrugët e gjata
Se mund të të tradhtojë shtërngata…
Mos nis …

Shtator,2o16

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen