Montag, 17. Juni 2019

Ramije Ukaj - Buqetë poetike

Ramije Ukaj
DITËLINDJA PA BUZËQESHJE

Jemi larg dhe jemi afër
Sikur lulet në një saksi
Koha vjen e nuk ndalet
Malli më shtohet veç për ty

Jemi larg dhe jemi afër
Këngë e vaj i kemi bashkë
Në djep të njëjtë kemi ëndërruar
Në vend nëne ty të kam dashtë

Jemi larg dhe jemi afër
As në ditëlindje më nuk vjen
M`le pa fjalë e pa buzëqeshje
Zëri yt tek ti më shpien

Jemi larg dhe jemi afër
Nga Prizreni në Prizren
Unë do të vij se jam më e vogël
N`zemrën time aty ke vend

Jemi larg dhe jemi afër
Ditë për ditë po shtohet vetmia
Këngë e vaj prapë i bëjmë bashkë
Le të mbretërojë dashuria.

PSE

Sa herë vinte ai këndej
Vishesha me ngjyrën e dashurisë
Me fije floku lidhja rruazat në ballë
Dhe luanim valsin e lumturisë

Sa herë shkoja unë andej
Zemra më mbushej plot mall
Si vrapuesja e Prizrenit fluturoja
Dashurinë ta mbajmë gjallë

Sa herë nuk vjen ai këndej
Dhe lulet thahen në pranverë
Ç`do gjë vishet me ngjyrë të ftohtë
Pos hijes sime që e pret në derë

Sa herë nuk shkoj unë andej
Dua lumëbardhi që t`më vërshojë
Buzëtharë e flokëshprishur
Pres ylberin që t`më ngushëlloj.

HESHTJA IME

Kurrë s`do të arrijë që të flasë
Për një gërshet të këputur
Shpesh fjalët më zihen mes veti 
Më fajësojnë për pullën e humbur

Kot më pyesni kah i bien kujtimet
Dhe vitet që shkuan në harresë
Askush nuk e di kah vajtën ato
Pos lotit që pikoi në shpresë

Kurrë s`do të arrijë që të flasë
Se si e mbajta shpirtin gjallë
Vetëm hëna e re nëse tregon
Në zemrën time sa kam mall

Kot më pyesni kah i bie ujëvara
Ajo rrugë nuk vjen kah unë
Veç heshtja ime do t`ju flas
Jam më e vogla që ju dua shumë.

GËRSHET I SHPRISHUR

Sa herë bie shi në pranverë
Ma kujton vonesën tënde
E unë kot e shprish gërshetin
Para pasqyrës në mbrëmje

Sa herë del ylberi pas shiut 
Zemra më mbushet plotë mall
Flokëshprishur e zemërthyer
Pres puthjen tënd t`më çmall

Sa herë flokët m`i merr era
Duke vrapuar kah ardhja jote
Prapë takohem me vetveten
Diku kah fundi i kësaj bote

Sa herë e shprishi gërshetin
Dhe kujtimet i lë pa gjumë
Shpesh hëna më ngushëllon
Derisa të mbërrish tek unë.

NGA ALBUMI I VETMISË

Asgjë nuk prisja më tepër 
Sall flokët t`mi shprishi era
Kërkoja shtegun kah vetvetja
Para se të vjen pranvera

Vetëm heshtja më ngushëllonte
Dhe shpirti që më mbante gjallë
Si kënga kur bëhet me lot
Në zemër kisha shumë mall

Asgjë nuk prisja më tepër
Veç udhës së qumështit tim
Ndoshta dikujt do t`i kujtohem
Nga ëndrrat në djepin jetim

Vetëm hija ime më shoqëronte
Dhe kështu dolëm nga vetmia
Tani vallëzojmë me vargun tim
Që buron nga plagët e mia.



Mittwoch, 12. Juni 2019

Luan Kalana: JEMI POPULLI MË PAQËSORË NË EUROPË

Luan Kalana

Historia na i ka imponuar pushtuesit e huaj, superfuqite apo fqinje shoveniste, tere jetem qe ne shekujt, te luftojme e te mbijetojme per liri, vetem ne trojet tona.
Nje nga popujt me te lashte e me te medhenj te Europes, pellazgo-ilir, arberit, shqipetaret , gadishulli Iliriade(qe sot quhet Ballkan), si pasoje e megalomanve europiane, kemi mbetur te vegjel  ashtuquajtur, na kane copetuar, te pushtuar, te aneksuar “vend i vogel”.
Jo, jo!
Qe nga Kosova deri poshte ne Cameri, nje nje e tera, ka qene dhe eshte Shqiperi, dhe sot nuk duan te njohin Kosoven Republike, dhe ke ?!-Dardanine, vatren e shqiptarizmit per Liri...
-Apo me keq popullin vella Vam, te terorizuare te shpqerngulur nga trojet e tyre, e mohojne, harojne qe jane Shipatre, qe nga arvanitasit qe luftuan e mbrojten, e krijuan Greqine si shet te pavarur.
-Dhe sot lozin “lojen symbyllurazi” te femijve, per te na “pranuar ne Europe”, dhe ke?! 
Ne te paret e Europes.Harrojne shqipetaret me ne krye Heroin tone kombetar, Gj. K. Skenderbeun, qe u bene barikade e mbrotjes te Europes nga pereandoria osmane turke, e te tjera...
Kush nuk e ka sulmuar e pushtuar Shqiperine, qe nga turkomanet, fashistet italiane, nazistet gjermane e deri manarko-fashistet greke me 1949.
-Po perse Shqiperine e kane pasur dhe e kane hale ne sy?!
Dihet boterisht, si vendi me startegjik, gjeografik e natyror, shoqeror liridashes - çelesi, nyja e porta e Europes me Mesdheun dhe Boten.
-As eshte populli Shqipetar vendi yne Shqiperia, nje nga popujt me humane e paqesore, qe nga Kosova deri ne Çameri, qe mbrojti e strehoi heberejt, juishet, nga ndjekja e shfarosaj e nazisteve gjermane ne Luften II Boterore ?!.
-Po ju kujtoj nje fakt paqesor e human te kombiti tone. Dihet, qe shume pushtues  nga vende te huja te Eurpes, qe i bene trojet tona sheshe betejash midis nesh e njeri tjetrit, u vrane e u varosen ne trojet tona.
-As i ruajtem e i mbajtem varet e tyre, me mire se varet tona, si kopesht me lule, kujtoj varezat e Francezeve ne qytetetin tone te Korces-dhe tani na ngrihen serbe e greke ish poushtues, ne vend te na demshpblejme e te na falenderojne, vijne e pushtojene truallet e varezave si toka te tyre. A ka shtet shqiptar?!. Te vije i hujai e te ulet kemeb kryqn  ne sofren tone. Humanizmi ka kufi. Jo, jo keshtu!
-Mos harojme, se dhe keto vite, nje çerek shekulli ne demokraci, synimet e te huajve jane te hapura apo te inskenuara ne politikat e partive shqiptare per pushtet.
-Duam te jemi te lire ne vatrat tona, mos na nderhyni ne punet tona.Po te doni te na mbroni, merni shembull nga populli vella e shteti Amerikan, qe mbron  lirien e Kosoves , nga hordhite nazite serbe e millosheviciane.
-Le ti hapin “syte kater” me protesta paqesore (me maska e shashka) te Tiranes te luftes te te liderve te partive per pushtet, te perfeshire edhe  Presidentin i Republikes, mes vetis, qe ne fund te fundit “shpien uje ne mullirin e armikut”-thote fjala e urte e popullit.
-Te mos behemi preh e synimve destabilizuese  e percarese te huajve ,te interesave te tyre strategjike, per te na mbajtur poshte, per te na sunduar e pushtuar Lirine tone, ata duam me cdo kusht lufte civile, mjeti me paqesor, se sa  pushtimi hapur ushtarak.
Jemi vellezer te nje gjaku, dhe Liria jone i ka rrenjet ne gjak, ne bashkimin kombetar jo ne vellavrasje e percarje .
-Ne qe jemi mbijetesa Liridashese Paqesore ne Europe, le te behemi shembull, s’ka si vellazeria jone kombetare, ashtu si fete shqiptare, ne rrugen paqesore drejt demokracise te vertete.
Kemi qene e jemi populli e kombi me qytetaruar  i Europes, keshtu na meson historia, le te mbetemi te tille, shiponja te lirise e te paqes ne bote.

Luan Kalana - Florida SHBA.

Luan Kalana: KORÇA PLAKË, KORÇA NUSE...

Luan Kalana

Parisi i vogel i Shqiperise,pishtare e qyteterimit, vendlindja jone e shtrenjte parantese. Dikush me ngacmoi kujtimet,per te hedhur keto rreshta ne skrin interneti,me nje koment, ku shkruante pasazhe per vendlindjen, qytetin e saj, Shkodren, djepi i kultures te Shqiperise. Une pa mendje si thone tani te rinjte, i shkrujata miqesisht komentin percjelles e miqesor me krenari ”... po mos harroni dhe simotren e saj, qytetin e Korces.
-”Pasi kam lene pas kontinentin e Amerikes,mergimtar, si nje zgalem fluturoj hipur mbi “dronin” imagjinar, mbi oqeane e mbrij ne Atdhe,mbahem ne Korce, qytetin tim. Qendroj ne kullen e larte dhe hap krahet si nje shqiponje gjigande per te futur ne gjoksin tim, ne zemren plage,peisazhin jetesor te Korces plake,te Korces nuse, kujtimet gjysem shekullore te vendlindjes time.
Poshte shtrihet e perfyturuar si nje vareze madheshtore Korca plake, qe aty-ketu kane mbetur gjurme dhe emra te vjteter, ne mendje te njersve te moshuar dhe ne histori. Ne kembet e kulles ne sheshin qytetit, qendronte, nate dite, ne shi e ne debore, roja i qytetit ,monumenti i lirise, “Ushtari i panjohur”. Si nje figure shahu e kane levizur, para figures te mbretit, bustit te Enverit, qe tani eshte zhdukur, pa nam e nishan, ndersa “ushtarin” nuk e shoh ku e kane ngulur, ku sodtit qytetin, si dikur...
Para meje qe nga lart,veshtroj Korcen industriale,Korcen e puntorise, fabriken e kepuceve, ish Kombinatin e Trikotazhit, qe vishte tere Shqiperine, leshpuesen, qilimat e Koces (fabrikat), ku mblidheshi e punonin tere graria eqytetit tim. Ca me poshte uzunat, precizioni, mekanikja e te tjera, me emer ne Shqiperi.
Perballe kam monumentin e kulture teatrin famos”A.Z.Cajupi” qe mbushi me drama e aktore skenat e filmat shqiptare atje ku kam lojtur edhe une theater, me te medhenjente artista boterore.
Me pas “agjensia e autobusve”, ku derdhej mengjeseve tere qytet,i ikte percillte banoret tij ne gjithe damaret e atdheut, per te lene gjurme ne Shqiperi.
Ja hapet sipari i “pazarit te vjeter” te Korces qe tani ka veshur kostumin e ri europian “Pazari i ri”. Aty mblidhej e puntonte zejtaria e tregetia e qytetit,kujtoj dyqanin e Rakos, ish nje pronar i vjeter, ”Hani me dy porta”, diku aty kemi jetuar vitet e para te feminise.
Nga lindja, nen kembet e mali te Moraves, fle qyteti im i vjeter. Ngjitem lart per nga “Bira Korca”, eh sa kujtime me shoqerine rinore, pinim e kendonin serenata, aty ne lulishte, per qejfin tone, dhe kthenim krikot me bire te porsa dale nga fabrika,
Qe tashme edhte kthyer ne tradite organizimi i festave popullore "Festa kombetare e Bires" si Nata e Karnavaleve te Korces, Dasma e Molleve "Festa e Bukes se re" e te tjera si keto.
Karshi “Birres”, kompleksi i spitave te qytetit. Ja aty ne ca germadha te pa gemisura apo magazina,”ish materniteti i vjeter”, ku kam lindur, ku hodha shtat si njeri, jam krenar me qytetin e lindjes sime.
Por, ç’e do, kam dhe ca kujtime te hidhura,aty na vdiq motra jone me vogel, Fabardha, ishte engjell. Me ka mbetur peng, nuk e arriva dot ,isha Mesues ne Moker te Pogradecit. Eh, pa le ec e jaket e mija neper spitalet ,vitet e fundit para ardhjes ne Amerike…dhe ngjitem me lart per rrugen e Mborjes dikur miniera e qymurgutit Mborje-Drenove, punoni nen dhe minatoret, me mundime sakrifica. Kujtime e mbresa te shumta,shok e miq te paharuar.
Me tej rruga per Drenove, e mbushur e tera me rizorte, lokale mga me te bukurat, deri poshte ne Dvoran, ku nisin e hapen plantacione me molle, ish ferma e madhe e Dvoranit, pothuajse e gjithe fusha e Korces,eshte shnduar nje plantacion frutoresh nga me te begatet.
Do kthehem sersih qe ketu nga kulla,fare parane shoh orakullin e dijes te qytetit,”Bibloteken” ku drejtone miku yne byrazeri poeti lirik Skender Rusi,ajo ishte “kafeneja” jone shkolllore,ku kalonim ore te tera duke lexuar dhe studjuar,nuk kishte me pare kompjutura. por vetem rafte me libra.Me keq ardhje e them, si u privatizua,ajo permendore e dijes, a ka shtet te mbroje qytetin pa shpirt?! Mekate.!!!
Ngjitur me te ndertesa e vjeter shekullore,tipike korcare “Pallati i Kultures”, kujtime qe s’kane mbarim ne memorjen time... Me pas MAPO e madhe e qytetit dhe perballe Hotel Turizmi i ri,restorantet ”Krimea”, ”Borova”, dhe ndertesa arkitektoriale e bukur model parisian,panteone te qytetit te vjeter.
Ja aty, gati ne qender, te sheshit te Korces nuse, ndertesa e vjeter-Muze e Arsimit, Mesonjtarja e pare shqipe,dhe perkarshi te saj ngrihet madheshtore, kulti fetar i qytetit, Katerdalja ortodokse, qe ma merr mendja qe secili qe viziton Korçen, ka nje foto kujtim simbolik bekim shpirteror, tek shkallet e kishes.
Dhe “Bulavardi Korces”qe derdhej nje lume dhe shetisnin deri mbrembjeve vone i tere qyteti deri poshte nga kinema “Morava”(Milleniumin”) e mbaronte ne turizmi i vjeter,po t’ju kujtohet kenga, ”bulevardi i Korces ka vajza te bukura ,dalin e shetisin, pa leje e mamase…”
Pa hyre nga "rrugicat" e kalldemta te qytetit qe ngjiten si labirinthe lart malit te Morves ne "Cardhak", ja andej nga Shen Triadha, nga Muzeu Mesjetar Kombetar, e tejera enderat marin fluturim ne vit..,.
Shikimi mbaron aty nga fundi i qytetit nga kompleksi “Sporti”. Qendroj per nje moment, dikur “lendina e loteve”, ku merni rruget e e prisnin mergimtaret. Padashje me dalin lotet e mallit.
Madheshtor e modern stadiumi i KS “Skenderbeu”qe futbolistet ka vite nuk i leshojne trofete e Kampionatit te Shqiperise. Prane tij “Pallati i Sportit” ri fjetur,qe me pare gumzhinte, nga fensat e lojrave me dore,te lojtareve kampione te volejbollit, baskebollit, gjimnastikes e tjere...ku jane tani...?!
Me tej ,kompleksi i madh univeristar “Fan S. Noli”qe mbaron deri poshte te ish pedagogjikja, sot shkolla mekanike. Sa kujtime kam, shkollore, studime dhe provime i kam hedhur disa ne librat e mija…
Siparin e pejsazhit, miks natyror e njerezor te Korces plake, Korces nuse, u mbyll vete, pa me pyetur mua, ”Parku Rinia”i qytetit,aq i degjuar dhe i shkruar libra, i mbuluar me nje vello gjelberuese, lloje soje druresh dhe lulesh si nje kopesht natyral botanik, me je shtrirje piktoreke, ne fushe ne koder, me skulpturra qytetare shatervane dhe lojrat per femije, ku mblidhen e shetisin te gjitha moshat. Fantastik dhe kenaqesi.
Si per te me percjelle ne horizont “droni fluturues”, ne folezen time ,rruga qe te shpie ne treven e bukur te Devollit, ne ish qytezen e vogel, bijen kocare, Vishocicen time,t e shkollave te mija, aty ku njoha e lidha jeten bashkeshortore, me princeshen bejlereshe, devolleshen gruan time.
Ku ulinden e u riten tre femijet e mij ,...ku ndodhen ne perjetesi varezat ,ku banojne shqpirterat ,kujtimet e perjetuar te jetes sime. 
Per t’u kthyer serish, ne mbyllje te ketij peisazhi modest ,te gjalle shpirteror, aty ku kam lindur, ne Korcen plake ,Korcen nuse te Shqiperise.
Mall,nostalgji dhe krenari atdhetare.Mirenjohje per jete Qytetit tim.

Luan Kalana - Florida SHBA.