Samstag, 7. Januar 2017

Rabije Bytyqi - Mëmëdheut !

Rabije Bytyqi
Mbresa që djegë me pishtarë të shuar udhëve
me hënë të ngulfatur brezash
rrënime kështjellash e kullash
djegie të jehonave të gjallërimit 
çdo ditë, muaj, vit e shekuj
Evropa fryme shteruar,
e uritur,
nën varfërinë e mendjes
mos ik në mbyllje të horizontit!
Kapërdisur nê degë të krimbur të drurit të thatë
Dini, ju të uritur ç’ farë po ndodh me Tokën time
Në çdo pllëmb është Arë - më gjak
me qirinj dëshmorësh ndezur, 
se zhdukjes së territ i duhet drita.
Jo, ofshamë e dhemjes ,jo brenga e pikëllim
Lotin e rënkimit me jehonë
Amaneti të parëve:Jo, hutini kujën
e qyqja për gjëmën qyqon!

Tokën e lashtë dielli do ta mbante për vete
Me epilogët të humbësit
Në një muzg të vetmuar,
Por jooo, jooo, jooo! 
Tek varri dëshmorëve do lulëzoj
e madhërishme, Pema e Jetës!
Unë … Unë ushqehem me energji të besimit.
Ti digju nën ndergjiegje të ndërgjegjes.
Shkëndit e bardha në kohë të zezë
në ditë me diell e natë me yje
në netët ndriçuar me qirinjtë lirije
Lind kënga e madhe:
Shqipëria e tokëzuar përjetësi!
Mallkimi i saj i thërret vdekësisë
mos e lëngo Mëmëdheun tim
Kosova, kopsht fanarësh të ndezur mrekullisht
N' tokat Iliro- Dardane të rënët gjumë të qetë përjetësie,
por ngrihen, nëse duhet ngrihen nga vari
Kujdes tradhti: Jo, toka nuk falet,
mbi gjakun mos bëni lëshim!

Prizren ,07 01 2017

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen