Sonntag, 30. Oktober 2016

Cikël poetik nga Demush Mehmeti

Demush Mehmeti
TI VJESHTË

Ti vjeshtë që erdhe 
Je unë
Apo 
Unë jamë ti 
S'di
Për çdo vitë vije 
Takoheshim rutinë
Vije në kohë
Si gjithnjë
Lajm për dimrin e ri
S'dija se unë
Një ditë
Do bëhem vjeshtë
Kështu
Si sot
Stinë e mugët
Lajmëtare 
Për vet dimrin tim.


AFSHI YT

Në zjarr vargu
Të vrgut tim
Digjet 
Dhe ai më i zjarrti 
Afshi yt
Ai afsh 
Shkëndi e flakët
Flakërimë
Që dogji e djegë
Zemrat
E gjithë njerëzis
S'kishte 
Jo s'ka tjetër
As s'do ketë të dytë !


CILËN FJALË 
KAM ME LËNË

Me ket gojën time 
Vet e thash
E them
Kam me e thën
S'di krejt çka kam me thën
Dje besova shumë
Sot pak
S'doli si u tha
Si thuhet sot
S`di a do del në mot
E di 
Nesër do iki 
Mes jush nuk do jamë
Kur do iki
S'di 
As nuk di
Cilën fjalë kamë me lënë ?..


ORË 
E KAFSHËS 
SË LIGË

Krejt pahetueshëm 
Vjen
Pahetueshëm ikë
vjen
Naj nmron huqet
Shikon vetëm zi
Je mik i djallit
Vet djalli je ti
Orë e kafshës së ligë
Vjen mjegullinë
Keq shtërzen 
Ankthshëm mërmërit.


JETOJNË

Fryhen
si përrua fshati
Në stuhi shiu 
Si gjel deti
I hapin pendlat
Fort
Kërleshën
Këta bi kudre
Sy hapur 
Dhe në pikë të dites
Përgjumën
S`dim prej nga
Hetojnë
Por si pash
Në pallat Stambolli !


MALLKIM

Pas asajë
Gojëmbylljes kohë
Gojëhapja kohë
Erdhi disi
E shumë pritura 
Fjalë e lirë
Shpërtheu
As pa marrë mirë 
Pak frymë liria 
Zezonë e zezë 
Vet pëlcit mes nesh
Ankimi jon u rritë
Me më të ligat 
Fjalë vetfyese mallkim!


PRES

Ditët po na ikin 
S'shihen
Po e hanë vetën 
Në numrim
Unë 
Në vend
Po vendnumroj
Pres
Të ëmblin
Një të dëshiruarin
Më të ngrohtin 
Përqafim
Pres
Që të më vinë
Një ditë
Të më vinë
Ata atje largë
Katër filizat
E këti shpirtit tim


JEMI ME FAT

Sa të duash 
Ka ligësi
E mirësi 
Mbi ket tokë
Sa të duash
Ka liri
E robëri
Në ket botë
Ka shumë njrëz 
Me miljona
Numër janë
Janë
E kush si di
Nuk i njef
As si kupton
Ne akohemi
Nuk kuptojmë
Jemi me fat
Do jemi
Se pse jemi Evropë.

Montag, 24. Oktober 2016

U MBAJTË EDICIONI LETRAR "VJESHTA DHE VARGJËT"

Dje,më 23.10.016 në Drenas u mbajtë endicioni  i tretë letrar ”VJESHTA DHE VARGJET”.
Në përkujtim të jetës dhe veprimtarisë krijuese të shkrimtarëve Rifat Kukaj dhe Ilaz Prokshi, sot u mbajt Edicioni i III-të i manifestimit letrar ,,Vjeshta dhe Vargjet” organizuar nga “Art Klub “ Rifat Kukaj”në Shkollën e Mesme Profesionale ,,Fehmi Lladrovci” në Drenas. Edicioni përfshinte: Paraqitja e kater kumtesave për jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit Avdi Shala, nga Halil Xani, Jonuz Fetahu, Zeqir Bekolli e Xheladin Mjeku.

Ndërkaq, në orën poetike ,,Rifat Kukaj” lexuan mbi 40 poetë. Sipas konkursit të shpallur me shifër, kishin arritur 38 poezi dhe juria në përbërje: Sali Bashota, Rifat Ismajli e Nexhat Rexha i ndau këto çmime: Vendin e parë e fitoi poezia ,,Shushuritje” me shifrën ,,Proga” të autorit Nezir Prokshi, vendi i dytë i takoi poezisë ,,Homazh per poetin” me shifrën ,,dhembja per poetin” me autor Gani Bytyqi dhe vendi i tretë i takoi poezisë ,,Të kërkova” me shifrën ,,Liberatori” me autor Afrim Berisha. Çmimi motivues për të rinj ,,Iljaz Prokshi” iu nda poetit të ri Arlind Krasniqi me poezinë ,,Kosovës” shifra ALIEN 1242333418” , ndërsa çmimin për vepër jetësore në krijimtari iu nda Dr.Mehmet Rukiqit. 

Në këtë manifestim u bë edhe prezantimi i librave të anëtarëve të Art Club ,,Rifat Kukaj” të botuara mes dy edicioneve si: Bedri Tahiri, Xheladin Mjeku, Izet Abdyli dhe libri i edicionit të dyte ,,Vjeshta dhe Vargjet” . Manifestimi u permbyll me ekspozitën e e skulptores Aferdita Curri e për të cilën foli profesor Aziz Islamaj.

Sheremet PROKSHI