Montag, 15. Dezember 2014

Mjekët tanë shpëtuan jetë ushtarësh e civilësh

(Rrëfen Izet Krivanjeva Shef I Sektroit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak ,në Brigadën 162 “Agim Bajrami”, Kaçanik)

Shkruan Rrahim SADIKU

Lufta jonë e armatosur kishte specifikat e saj, që nuk mund të krahasohen me asnjë luftë tjetër në botë, sepse ajo ndodhi në rrethana të jashtëzakonshme dhe Brenda një periudhe mjaft të gjatë kohore, sepse me vite më pare ajo kishte nisur si luftë guerile, nën n jë repression të armikut, që nuk ishte pare ndokund më parë. Kjo kohëzgjatje dhe ky represion e kishin ngushtuar mirëqenien ekonomike të popullit dhe kjo u bë edhe më e dukshme me fillimin e spastrimit etnik të Kosovës, kur një pjesë e madhe e popullsisë u detyruan të strehoheshin në male e kudo mundeshin, pa mjete për jetesë e pa mundësi për t’u mbrojtur. 
Prandaj ne në kuadër të UÇK-së në përgjithësi e në kuadër të Brigadës 162 “Agim Bajrami”në veçanti, kishim sektorin për bashkëpunim civilo-ushtarak, të cilin në Kaçanik e udhëhiqja unë. Ishte një sector me shumë kërkesa e me shumë përgjegjësi, sidomos në dy fusha: në atë të strehimit e furnizimit me ushqime të popullatës dhe të kujdesit mjekësor, sepse rrethanat në të cilat jetonte shumica e popullatës së xhvensour e keëqsonin gjithnjë e më shumë gjendjen e saj. Komandanti I Brigadës, Qamil Ilazi (Komandant Bardhi) gjithnjë ishte I ineteresuar për punën e këtij sektori dhe vazdhimisht kemi patur bashkëpunim të ngushtë për të gjitha problemet dhe nevojat që paraqiteshin në terren. Për sukseset e këtij Sektori e falënderoj logjistikën e organizuar mirë të Brigadës sonë, të cilën e udhëhiqte Misin Sopa dhe Sektorin e Shëndetësisë, të cilin e udhëhiqte Dr. Bejtush Jaha. 

Mjekët, kudo ishin e në çdo kohë, kujdeseshin për popullatën dhe sakrifikonin për të, prandaj të gjithë I falënderoj e u jam mirënjohës që ishin si duhet e ku duhej, sa here paraqitej nevoja. Për bashkëpunimin me këtë Sektor janë të dalluar Dr. Bejtish Jaha, i cili njëkohësisht udhëhiqte Sektorin e tij e punonte edhe mjek pranë spitalit të Shtabit të Brigadës, ashtu si punonte Dr. Lul Raka nē trevën lindore të Kaçanikut; ashtu si punoi Dr. Fadil Gashi në Ivajë e në Stagovë, ashtu si punuan pa lodhje edhe Dr. Njazi Raka, Dr. Ekrem Dullovi, Dr. Nejazi Luma, Dr. Dërgut Çuni, Dr. Menduh Kaloshi e shumë të tjerë,madje edhe disa nga Ferizaj, si Xheladin Reçica e Nehat Baftiu e të tjerë. Do të përmendja me këtë rast edhe punëtorët medicinal, të palodhshëm e të patrembshëm, që ndihmuan popullatën e ushtarët në momentet më kritike, si Gyltene Troni, Melihate Shehu, Jakup Koxha ,Ylbere Berisha, Valdete Shurdhani,Kadrie Piliqi,. Lutfi Shehu Hamdi Dullovi, Lulzim Krasniqi, Sinan Zeneli, Avdi Tahiri e shumë të tjerë. 

Të gjithë këta u kujdesēn pa dallim pēr ushtarēt dhe popullaten civile qē ishin strehuar në male e në fusha, po edhe nëpër qytet. Nuk duhet harruar se mjekët tanë ato ditë shpëtuan jetë dhe ndihmuan të gëzojnë ardhjen e lirisë shumë luftëtarë të plagosur rëndë, po edhe shumë gra, pleq e fëmijë, që pakujdes mjekësor, tashti nuk do të ishin në mesin tonë.

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    8) Infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë.

    WhatsApp: +2349132180420/

    +2348155926512

    Email: drediomo77@gmail.com

    AntwortenLöschen