Freitag, 26. Dezember 2014

Një përballje e paharrueshme me armikun

(Rrëfim i Rufki Krrabës, ushtar i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, veteran i UÇK-së e invalid i luftës)

Nga Rrahim SADIKU    

Jam rritur me urrejtjen ndaj pushtuesit serb, sepse gjatë tërë fëmijërisë sime, nuk kalonte ndonjë ditë pa dëgjuar për ndonjë të keqe që bënte ai ndaj popullit tim. Ishte rrjedhë e gjatë të këqijash ajo, e filluar që nga koha e ardhjes së tyre në Ilirik e këndej. Këtë ndjenjë urrejtjeje e kishte përjetuar edhe gjyshi im, edhe babai im, edhe i gjithë rrethi im. Edhe babai im kishte luftuar kundër serbëve dhe deri në vdekje kishte bërë atë që kishte mundur kundër tyre, prandaj që nga krismat e para të armëve të lirisë e kam ndjerë ushtar të atdheut. Luftës së armatosur të UÇK-së, me armë në dorë, i jam bashkuar më 1 tetor 1998, kur themeluam togun në fshatin tonë. Mandej kam marrë pjesë në të gjitha organzimet, aksionet dhe veprimtaritë tjera që togu ka bërë në këtë anë dhe kam qenë pjesëmarrës në të gjitha qëndresat e bërfa kundër ushtrisë sonë në Ivajë, Kotlinë, Gajre e gjetiu. Ishin aksionet e pjesëtarëve të UÇK-së dhe qëndresa frontale ato që na e ngjallën krenarinë kombëtare, na e kthyen besimin e humbur dhe na e ngjallën dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar. Me to dita ditës shtohej edhe guximi te njerëzit, ashtu si shtoheshin radhët e Ushtrisë Çlirimtare, ashtu si përhapej fama e saj në botë. Populli e pranoi këtë ushtri si krijesën më me vlerë që kishte dalë nga gjiri i tij. Gjaku që derdhën ushtarët e UÇK-së në çdo kënd të atdheut e bëri atë përditë e më të fortë, përditë e më popullore dhe kërcënim gjithnjëë e më të madh e të përhershëm për ushtrinë okupuese. Okupatori përjetoi disfata të shumta nëpër beteja frontale që pati me UÇK-në. Fronti i luftës e bëri UÇK-në ushtri të popullit, mbrojtëse të lirisë dhe fuqi të ardhmërisë.
 

Jam plagosur në Stagovë, më 11 maj 1999. Atë ditë, diku rreth orës 4 të mbrëmjes, rojet lajmëruan se kishin hetuar lëvizje të formacioneve serbe në anën perëndimore të fshatit, përballë pikës së vrojtimit, ku që nga terri i parë e deri në mëngjes bëhej roje. Ata treguan se serbët kishin shtënë në drejtim të Isuf Krrabës, i cili ato momente po kthehej në fshat. Ata e kishin bërë këtë vetëm pasi e kishin parë se ishin të hetuar nga rojet tona dhe shtuan se nuk i kishin parë ushtarët serbë duke u larguar. Ishte e mundshme që ata ende të ishin brenda territorit të fshatit. Menjëherë u mblodhën udhëheqësit e njësitit dhe biseduan për rrezikun. Ishte e qartë se kjo hyrje e fshehtë e forcave serbe brenda territorit të kontrolluar nga UÇK-ja kishte vetëm një qëllim: të shihnin nga afër veprimet e ushtarëve dhe të afroheshin natën për t’i zënë në befasi e për t’i detyruar që të dorëzoheshin të gjallë ose të vriteshin të tërë.
 

Pjesa më e madhe e ushtarëve në ato momente ishin nëpër detyra tëndryshme, vetëm disa nga ata ishin aty. Gjashtë ishin duke patrulluar, katër kishin shkuar për të marrë armatim në kufi, pesë ishin rojë dhe ata që i kishim pranë duhej të ruanin objektet tona.
“Ju dy ejani me mua! – na tha komandant Remziu Kraba Ramiz Sallahut e mua. Ju tjerët qëndroni këtu dhe të jeni gatuRefki Krrabës, që në ato momente i kishin shtrënguar armët. - Ju të tjerët qëndroni në pozicione rreth shtabit dhe të jeni plotëisht gati, se serbët cakun e kanë këtu!”
 

Dhe u nisëm e shkuan drejt vendit ku duhej të ishin ushtarët serbë. Rrugën e bëmë në qetësinë më të madhe. Arritëm pa u hetuar. Ato ditë sa kishte filluar të formësohej dushku i parë dhe ai na shërbeu si mbrojtje e mirë. Nisëm të shkonim para tejet ngadal, duke pritur të takonim nga çasti në çast në forcat armike. Dikur Ramizi mori anën e majtë, Remziu mbeti në mes e unë shkova nga e djathta. Në një moment pash një ushtar që po rrinte në këmbë e po bisedonte me disa të tjerë, që ishin shtrirë. Ua bëra me shenjë shokëve të kishin vëmendjen. Remziu e unë i kishin ata në thumb ushtarët, mu para grykës së pushkës. Por, veshja e tyre ishte e larme, pothuaj si e jona dhe ata mund të ishin edhe ushtarë të UÇK-së, prandaj nuk duhej ngutur. Komandant Remziu na kishte dhënë urdhër që asnjëri të mos shtinte pa urdhrin e tij ose pa kërcitur e para pushka e tij. Për të vëretuar gjendjen, Remziu ia bëri me dorë ushtarit që ishte në këmbë dhe ai për një kohë ngeli i befasuar, i nemitur. Mandej ai e mblodhi veten dhe na e bëri shenjë që të afroheshim tek ata. Por, ai nuk po guxonte të konsultohej me të vetët. Me siguri ishte serb, u binda dhe i fola me të butë Remziut “Të shtijmë ore, se kemi shansin ti befasojmë, përndryshe na vranë serbët!” – thash. “Po sikur të jenë tanët?” – hamendsonte ende Remziu e Ramizin nuk po e shihja. “Të qëllojmë se shkuam” – shtova me padurim Rufkiu. Në atë moment ushtari serb u rotullita dhe u mundua të shtrihej përtokë, po u qëllua nga pushka e Remziut, të cilën menjëherë e shoqëruan krismat e armës sime e të Ramizit. Pothuaj menjëherë jehuan edhe armët e ushtarëve serbë, që kishin qenë duke pushuar nën dushk dhe plumbat vërshuan nga të gjitha anët. Ishin shumë dhe mund të na vrisnin lehtë.
 

“Gjuani me bomba!” - u thash atyre e vetes, si me gjëmim, sepse mund të shkonim gjakhumbur. Dhe sa hap e mbyll sytë mbarë vendin e drodhën bombat tona, nga të cilat serbët e humbën toruan dhe kur u shua jehona e tyre, sikur u bë një qetësi varri, e cila prishej vetëm nga klithje e ofshamje të të plagosurve, që vinin nga ana e serbëve. Kjo na dha forcë e kurajo dhe me të shpejtë hodhëm edhe bomba të tjera mbi serbët, nga të cilat tek ata nuk mbeti më frymë luftarake. Por, edhe ne ishim të rrezikuar. Na ishim mbaruar pothuaj të gjitha municionet e ndihmë nuk prisninim shpejt. Ndërsa bombat tona ishin dëgjuar larg dhe në Fabrikën e Tullave “Silcapor”, e cila nga ai vend nuk ishte as dy kilometra larg, gjendeshin me qindra ushtarë serbë, që do të vinin menjëherë për të ndihmuar të vetët.
 

Por, nuk guxonim t’ua bënim me dije serbëve gjendjen tonë. Të tre qëndruam ashtu pa lëvizur mjaft gjatë dhe ndërkohë kishte rënë muzgu. Nga ishin serbët kishte ofshamje, zvarritje, po gjuatje jo. Dikur heshti çdo gjë dhe Remziu na e bëri me shenjë që të tërhiqeshim. Remziu e Ramizi dolën nga vendi i rrezikut, por ata nuk e hetuan se unë nuk po i përcillja nga prapa. Sepse vetëm kur desha të filloja tërheqjen e pash se nuk lëvizja dot e se kisha marramendje. E hetova se isha plagosur. Kisha shumë lodhje dhe as mund të thërrisja për ndihmë, edhe sikur të doja. Sigurisht isha plagosur nga ndonjë plumb kuturu që kishin zbrazur ushtarët serbë. Duke i testuar me mend pjesët e trupit, e hetova një therrje që më vinte nga llëra e krahut të majtë, po tashti që po i kushtoja vëmendje, ajo nisi të therrte në tërë atë anë e gjoks. Gati po alivanosesha, kur ndjeva se më ngritën e më hynë nën krah Remziu e Ramizi. Ata më tërhoqën nga vendi që ishte larë nga gjaku im dhe u nisëm për në shtab. Prania e tyre më kthjelloi. “Më duket se jam plagosur në krah e në gjoks... Nuk e di sa plagë kam, po më duket se nuk e kam shumë rënd” – i qetësova ata.
 

Në Shtab më dha ndihmën e parë Bekim Gudaqi, i ndihmuar edhe nga të tjerë dhe pa shkuar shumë kohë erdhi edhe Dr. Fadil Gashi dhe ai konstatoi plagën në krahun e majtë dhe të skuqurën e madhe në gjoks, e cila më shkaktonte mjaft dhembje dhe ishte pasojë e një plumbi që kishte qëlluar në shkrepëse që mbaja në xhepin e këmishës dhe ajo kishte pëlcitur e më kishte djegur anën e majtë të gjoksit, por mua më e kishte shpëtuar
Ndërkohë të gjithë ushtarët ishin alarmuar. Krismat e pushkëve e të bombave ishin dëgjuar edhe në fshatrat përreth dhe të gjitha njësitet kishin nisur korrierët për të marrë vesh se çka kishte ndodhur. Erdhën shumë ushtarë për të më vizituar dhe më uruan plagët e lirisë. Të nesërmën u mbajt takim me komandantët e të tri togjeve të Kompanisë së Parë të Batalionit të Dytë dhe situata u pa si mjaft e rrezikshme, prandaj u vendos që shumica e efektivit të togut të Begracës të mbetej në Stagovë, kurse togu i Kaçanikut të Vjetër dhe ai në Krivenjevë të qëndronin në gjendje të vazhdueshme gatishmërie. Mandej disa luftëtarë shkuan në vendin ku kishim luftuar dhe atje gjetën një karikator automatiku me 27 fishekë, një tromblon antitank për pushkë dhe shumë gëzhoja plumbash. Vendi ku një ditë më parë kishin qëndruar ushtarët serb ishte i ndotur dhe në disa pjesë trualli ishte i mbuluar me pllanga gjaku. Unë jam shëruar në Stagovë dhe nuk u largova nga njësiti, edhe pse këtë ma rekomanduan mjekët. Për shërimin tim falënderoj ekipin mjekësor të UÇK-së nga Brigada jonë e veçmas Dr. Fadil Gashin dhe ndihmësit e tij.

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    8) Infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë.

    WhatsApp: +2349132180420/

    +2348155926512

    Email: drediomo77@gmail.com

    AntwortenLöschen