Montag, 15. Dezember 2014

Agim Gashi - Në duel Rexhepi e Isa



NË DUEL REXHEPI E ISA

Njani n'rrema e tjetri n'lisa
Ne duel Rexhepi - Isa,
Rrin tuj sha e tuj u gju
Pop'llit mendjen me ia sëmu'!

U çu Qosja me sabah
Rroku lapsin me bismilah:
-Bismilahi, kalemi im
Qite n'dritë krejt shpirtin tim!

Rrotullo ti gurë e lisa
Veç me ditë çka ka ba Isa,
Veç me ditë e me marrë vesh
Gjithë ky popull me vesh n'lesh!

Hajt Rexhep he pika e djalit
Bjeri bjeri fort kavallit,
Qitja flaken e barutit
Si dikurt në kohe t' Mahmutit!

Kur na iken gjakovaret
Kuqaloshat erdhen t'paret:
Hajde fol ti o lum profa
Enverizmin e don tane bota!

Kah akshami po knon lulija
Çka u ba kah akademia,
Jane rroke trimat për do sorra
Ç'ju thotë mendja iu shkrun dora.


Në duel dy bylykbash,
Njëri dele e tjetri dash! 
Të një fare janë trushkretit, 
Merre njanin e meshoi tjetrit!

Njani n'rrema e tjetri n'lisa
Në duel Rexhepi - Isa,
Rrin tuj sha e tuj u gju
Pop'llit mendjen me ia sëmu'!

Düren, 15.12.2014


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen