Freitag, 26. Dezember 2014

As i plagosur nuk e lëshova pushkën nga dora

(Rrëfim i Feriz Dedës, invalid i luftës, ish epror ushtarak në Brigadën 162 “Agim Bajrami” të Kaçanikut, ZON)

Nga Rrahim SADIKU 

Më 3.3.1999, pasi shkuam në Ivajë, u caktova komandant togu. Ato ditë bëmë ushtrime të ndryshme dhe kalitje ushtarake, të cilat na vlejtën shumë në ditët që vijuan, deri në mëngjesin e 8 marsit, kur patëm përballjen e parë me ushtrinë serbe. Pasi kishim vërejtur lëvizje të njësiteve të blinduara serbe, disa njësi tonat menjëherë kishin shkuar në vendin që e kishim përcaktuar si vijë të frontit dhe po rrinin në gjendje gatishmërie. Diku rreth orës 7, pasi kemi ngrënë të mëngjes, e kam rreshtuar togun në Lagjen Rexhaj dhe pastaj kemi shkuar e u jemi bashkuar njësiteve të tjera, te Lagja Mulaku e fshatit Ivajë dhe aty Komandant Era (Ejup Runjeva) na e mbajti një fjalim, për të na njoftuar me gjendjen dhe për të na e forcuar moralin. Kurse unë, me shaka, u thash luftëtareve se ai që do të jetë i sukseshëm atë ditë, do të merrte pushim meritor e të gjatë, pas ofanzivës. U nisëm dhe te pjesa e fshatit e quajtur Liqeni na ra radha të shtriheshim në vijën e sapokrijuar të frontit, përballë vendit te quajtur Buzovik. Pa shkuar shumë kohë filluan të shtënat mu përballë nesh, ku ishte një mal i vogël. Mandej të shtënat gjëmuan nga të dy anët e Buzovikut. Atje më shumë dëgjohej një mitroloz kundër këmbësorisë, plumat e të cilit arrinin deri te ne dhe breshëritë e tij nuk kishin të ndalur. Kërkuam mos ndokush nga ne kishte ndonjë armë të fuqishme, e cila do të arrinte ta ndalte zjarrin e mitrolozit. Por, fatkteqësisht, ne nuk kishim ndonjë armë të atillë. Unë më parë kisha qenë pjesëtar i luftës se Vukovarit në Kroaci dhe kisha njohuri se ku dhe si mund të shkatërrohej ai mitroloz, por mjetet për ta realizuar këtë më mungonin. Naim Topojani qëndronte në këmbë, pas një lisi. Afër tij ishte Adem Kolshi, Veton Krasniqi, Milazim Krasniqi (kërkoj falje nga të gjithë ata që ishin aty e nuk ua përmenda emrat. E rëndësishme është se gjithe ishim se bashku dhe gjendeshim nën të njëjtë breshëri armesh të armikut, të kalibrave nga më të ndryshmit). Pas pak u plagos Adem Kolshi. E ndihmuan disa shokë që të tërhiqej, pasi ishte plagosur mjaft rënd. Pas një kohe, jo shumë të gjatë, është plagosur Veton Krasniqi dhe pasi ishin afër, thuaja se menjëherë është plagosur edhe Milazim Krasniqi. Gjatë tërheqjes së armës së Milazimit, më humbi një karikator i mbushur dhe mbeta vetem me një karikator, të cilin e kisha në pushkë. Po përmend se gjithsejt kisha 120 plumba, me të dy karikatorët e tashti mbeta me vetëm 90 plumba. Prandaj mua dhe gjitë të tjerëve na duhej kujdes mjaft i madh për ruajtjen e municionit. Cakun duhej ta qëllonim vetëm kur të ishim të sigurtë. Gjatë luftimeve isha afër Besim Ilazit. Besimi ishte në mes meje e Ali Aqif Lokut. U dëgjuan rënkime dhe Besimi tha se po shkonte t’u japte ndihmë, se ishte plagosur dikush, pas nesh. Nuk vonoi shumë dhe Besimi u kthye e më tha: “Feriz, dy luftëtarë na u vranë.” E pyeta se a kishte mundur t’u ndihmonte sado pak. “Jo – tha, atyre u kishte rënë granata në mes dhe nuk ishte as mundësia më e vogël të bëhej gjë për ta (ishin vrarë Qani Luma e Murat Lika). derisa biseduam granatimet dhe te shtenat nga krejt arsenali i armikut nuk kishte te ndalur,ma se shumti qe kisha friken nga minahedhesit pasiqe nga pervoja e mehershme e dija se do tna nxirrnin nga pozicionet vetem me minahedhes(sepse une isha pas nje lisi qe vetem minahedhesi mund te me nxirrte nga aty ishte i dredhuar une i shifja armiqt mund te gjuaj ne ta kurse ata ne mua kot e kishin) derisa perfunduam bisedën me Besimin. Dy granata kanë rënë afër liqenit, kurse granata e tretë ka ardhur në drejtimin tonë, madje erdhi sipër nesh dhe nga përvoja e kuptova që mund të godiste direkt në ne. Vetëm sa thash me vete: “Ishalla shpëtojmë”, tek vendi ku isha më heret me Besimin dhe i kishim vërejtur vëzhguesit serbë, ka rëne granata. Për fat Besimi kishte ndërruar pozitën, por prapë ishte afër vendit të eksplodimit të granatës, mund të them lirisht se ishte shumë më afër se sa unë. Kam ndjerë se befas më ishte nxehur këmba dhe i thash: “Besim, më duket se më rroku granata”, po ndoshta kam folur edhe më shumë, nuk e di, vetëm e di se nxehtësia në këmbë po më bëhej e padurueshme dhe Besimi ka tentuar të më afrohet për të më dhënë ndihmë, por në ato momente janë shtuar të shtënat e armikut dhe plumba binin si shi, shumë afër ne të treve, sa me duket që në çdo pëllëmbë toke nguleshin qindra plumba. Ne nuk kishim mundësi as të ngrinim kokën nga breshëritë e pandërprera. Edhe Aliu ishte aty afër dhe ai e Besimi kanë shtënë në drejtim të armikut. Armiku u step nga të shtënat tona dhe kjo më hapi rrugën për t’u tërhequr. Jam ngrehur në këmbë dhe jam nisur të largohesha nga aty, me pushkë në dorë. Nuk mund të ndahesha nga pushka as në ato momente, pasi e dija që armiqtë mund të me dilnin në rrugë, në çdo moment). Jam larguar nga aty, duke u fshehur lis pas lisi. Kur ktheva kokën prapa, në një moment, shikova si qëndronin stoikisht në vijën e frontit dy luftëtarët sypatrembyr, Besim Qamil Ilazin e Ali Aqif Lokun, të dy nga Kaçaniku i Vjetër dhe me të cilët sapo isha ndarë. Mu dha të kthehesha, por mbizotëroi arsyeja, sepse ata mund t’i pengoja e t’u bëhesha barrë, po të ndihmoja gjë nuk kasha mundësi. Ecja e dëgjoja se si mbi shokët e mi po vazhdonte sulm i pa rreshtur armik, me të gjithë arsenalin e madh të armëve më të sofistikuara, derisa ata i rrinin përballë me automatik, bomba e me ndonjë mitroloz e zoll. Gjatë tërheqjes sime kam hasur edhe në shumë lufëtarë që po qëllonin mbi armikun, edhe pse ishin nën breshëri të pandërprerë të tankeve, pragave, e armëve të tjera nga më të ndryshmet. Nga rreziku i plumbave të armikut u lehtësova pak pasi kalova një livadh dhe dola te Pika 1 e rojes, ky takova Naim Topojanin me disa luftëtarë në pozicione dhe u ndala aty. Më digjej i gjithë trupi nga etja dhe më bëhej se kisha zjarrmi të madhe, edhe pse bënte mjaft ftoht. Ata më dhanë një shishe, e cila kishte vetem pak ujë në fund. Kërkova ende, por më thanë të mos pija shum ujë, sepse mund të rrezikoja veten. Dhe qëndrova me këta luftëtarë një kohë. Më duket se dikush tregoi në komandë se isha plagosur, se vetëm kur pash që erdhi një luftëtar dhe me tha se e kishte urdhëruar komandanti të më thoshte se duhej të tërhiqesha nga vija e frontit. Edhe bashkëluftëtarët më thanë: “Feriz, ec se ndoshta më shumë na pengon, sepse je i plagosur dhe nuk i dihet. Shko sa je ende i nxehtë dhe sa nuk e ke kuptuar sa sa rend je i palgosur…” U nisa për në fshat. Rrugës kam takuar Azem Gurin (komandant batalioni), Shefket Kukën dhe disa të tjerë dhe ata më treguan se nga duhet të shkoja, për të arritur deri te të plagosurit e tjerë. Pas pak kam parë komandantin Qamil Ilazi (Bardhi), i cili më tha: “Eja këndej, me shëndet plaga, më vjen mirë që po të shoh të fortë e të mbushur vullnet”. Dhe caktoi ushtarin Rexhep Muharrem Berisha që të më përcjellte deri te njësiti tjetër. Gjatë këtij udhëtimi kemi kaluar nëpër lagjen Lutaj dhe kemi arritur deri tek ekipi mjekësor, që ishin duke u marr me të plagosurit tjerë, gjatë asaj dite të rëndë. Sapo më panë, menjëherë më janë afruar mjekët Dr. Dërgut Çuni, Dr. Bejtush Jaha e disa të tjerë dhe kanë filluar të më trajtonin plagët. Shpejt konstatuan se unë kisha ende një copë granate në kembë dhe unë e kapa dhe e hoqa me dorë. Motra Gyltene Troni më tha mos e heq se e infekton plagën, por unë tashmë e kisha larguar. Shpejt më kanë dhënë ndihmën e parë. Të gjithë mjekët kujdeseshin për mua dhe kjo më dha edhe më shumë forcë. Për fat nuk kisha rrezik për jetë. Por, nuk shkoi shumë kohë e dikush tha se ishin duke na u afruar njësitet paramiltare serbe. Me ne ishin edhe shumë civilë dhe si komandant togu që isha, kam urdhëruar Sylejman Runjevën, për të cilin atë moment nuk e dija se kush ishte, por dukej më i pjekur ndër ushtarë tjerë, që të rreshtonte në vijë frontale të gjithë ushtarët që ishin aty, për të mos e lejuar armikun të futej aty. Pastaj na është afruar Imer Luta, nga Ivaja dhe më tha se mund të na ndihmonte, sepse e njifte terrenin dhe se mund të na nxirrte nga aty, pasi ishim të rrehtuar dhe na duhej domosdo të tëriqeshim sa më parë, për të shpëtuar luftëtarët e plagosur e civilët e paaramatosur. Me Imerin ishte edhe Islam Spahiu, për të cilin kisha dëgju se kishte ecur më shumë nëpër male sesa nëpër rrugë, duke shpëtuar shumë njerëz nga ndjekja e policisë serbe. Kërkova nga ai që të merrte përsipër drejtimin e tërheqjes. Ishte afruar mbrëmja dhe te ne erdhi Hajrush Kurtaj, zëvendëskomandant i Brigadës me pyeti si isha. I thash se isha mirë dhe ia shpjegova çka kishim vendosur. Ai e miratoi vendimin tonë dhe pasi i kemi vendosur disa luftëtarë në pozicione, jemi nisur rrugës të prirë nga Islam Spahiu. Me ne janë bashkuar edhe shumë të rinj nga fshatrat Ivajë e Gajre. Mua, gjatë gjithë rrugës, deri në fshatin Kukaj, më ndihmuan Bekim Zenel Mulaku, Bujar Selam Mulaku dhe Arben Tefik Mulaku. Nga fshati Kukaj jemi nisur me Rexhep Muharrem Berishën për në fshatin Nikaj. Kishte kaluar mesnata nëpër një rrugë me therra e shkurre (nëpër ish hekurudha e vjetër) dhe në Nikaj drejtuam për në shtepinë e haxhi Reshat Gurit. Trokitëm dhe Reshati doli e na priti. U gëzua shumë kur na pa të gjallë dhe tha se e kishte marrë me mend se kush ishim, pasi vetëm një kaçak bën trokitje të atilla në dyer. Kur jemi zgjuar në mëngjes, na kishin pregatitur ushqim e na i kishin pastruar rrobat. Nga aty i kemi telefonuar Muharrem Zejnullah Berishën, babait të Rexhepit, i cili na dërgoi një automjet dhe mandej kemi shkuar te Hajrush Isen Shabani, në Kaçanik të Vjetër. Aty kemi pushuar pak dhe jemi nisur për Ferizaj. Atje më kanë dërguar te dajua im, Xhevxhet Bytyqi, ty u takova me babain tim të paralizuar, Imer Isak Dedën, me nënë Qibrije (Bytyqi) Deda dhe me gruan e me tre fëmijët e mi, dy vajzat e një djalë foshnjë. Të nesërmën, më 10 mars, me djalin e dajës, Shabedin Bytyqin, kemi shkuar deri te Ambulanca “Nëna Terezë” dhe kam hyrë te një mjek (të cilit nuk ia di emrin) i cili posa e kuptoi që isha luftëtar, u tmerrua dhe as pranoi të më shikonte, po më largoi nga zyrja e me drejtoi në dhomën tjetër, ku ishin një motër medicinale e dy teknikë, të cilët u interesuan aq shumë se kush isha, si më kishte ndodhur plagosja e gjëra të tjera, sa fillova të frikësohesha se mos më lajmëronin te serbët, sa u detyrova se po të vinin serbët aty, nuk do të shpëtonin as ato e as unë. Shpejtuan të më lidhnin plagën e ndërkohë njëri nga ata përmendi disa emra të komandantëve të UÇK-së e ndër ta ishte edhe emrin e komandantit tonë, Qamil Ilazit. Në fund, pothuaj me detyrim, më lidhën këmbën dhe ika nga aty dhe kurrë më nuk shkova në atë vend. Pas pak ditësh jam kthyer në Fshatin Ivajë e Vjetër dhe nga ai moment për mua janë kujdesur Dr. Besim Ilazi, Dr. Fadil Gashi e Dr. Bejtush Jaha, deri në shërimin tim.

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    8) Infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë.

    WhatsApp: +2349132180420/

    +2348155926512

    Email: drediomo77@gmail.com

    AntwortenLöschen