Montag, 15. Dezember 2014

Haxhi Morina - Tri poezi


TË ZHDUKURVE TË KOSOVËS
(NËNA KOSOVARE )

Cingërroi ne mëndje telefoni
...Ofshama e shpirtit pyet
athua kush mund te jetë
varreza masive
burgu
moqali
trupi
eshtrat
apo shpirti... ?


Zemra plasi
syri nga malli


Në mur korrniza fotografise
hap nje derëz të vockel
ne kand


Nëna mplaket krrusur në moshe te re !
Si ta titullon mendimin e shkreta ?
as kush nuk lajmerohet
mos ndoshta linja e gabuar
apo asgje nuk cingrroi ........?
Pret Nëna
pret
e pret të pa vdekshmin.


2010


PRITJE E SHPRESË
( Të zhdukurve )


Katrëmbëdhjetë vjet pritje
shpresë në lot,gëzimi i tretur
festave të plagosura
qiriri u shterrë katrëmbëdhjet herë
në lot të zi !
Të zhdukurit në thellësi të tokës
ashti bëri dritë në pikë terri
Nënë të erdhën krushqitë
Flamurin paskan në gjoks
Ati ,Vajza , Djali , Nusja , Xhaxhai
po kthen të pushojnë të qetë
nga lodhja 14 herë
kryeshëndosh ti qëndrojnë
vdekjes mbi kokë
të thonë të mos mërziten të gjallët
të tjerët jan në udhëtim
udha ishte pak e largët
Por...
Dielli ndryshe nuk do të kishte ngrohë !


17. 12. 2013



NËNA E NËNAVE PËR NËNAT
( Nysrete Kumnovës )


Ty që lotët s' tu thanë 14 mbëdhjet vjet
Nënë Nysrete
djalin duke kërkuar
vajzën, Burrin ,Nipin
Renë , gjyshin e moshuar
fëminë e djepit
Ti Nënë e Nënave
për Nënat
ti vaji im i tokës sime të djegur
loti dhe gjaku im
Oj Nënë , zemërplasura ime
dhëmbja e shpirtit Shqipëtarë!


01. 08. 2013. Steyr, Austri.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen