Dienstag, 9. Dezember 2014

Musa Jupolli - Gabimi politik, guximi poetik!

Nuk kemi njeri që merr fjalën për guxim, nuk kemi aktor për rolin e një komedie disa vjeçare në "Lirinë e Dardanisë"...

"Liria nuk është livedh ku kullotë gomari"!

Dy parti në konflikt politik, dy armiqësi në pamje, në çdo pikëpamje, me hipokrizoinë më të madhe u quajtën" Parti djathtiste", se duhet të mbetën në krye-pushtet.
PDK- me asgjë nuk përkon me një krah të një partie djathtiste, LDK- me asgjë nuk përkon me një krah të një partie majtiste, bile jam i bindur se as vetëdijësim nuk kanë të nocionit djathtist-majtist, aq sa kjo e fundit në ditët e sotme mund të quhet "Letër anti-demokratike", "Teoria e komplotit mbrenda partisë", LDK- një parti e komleksuar e fare në vlerë që kishte dikur !
Dardania, në realitetin e saj, nuk përputhet me asnjë pikë me mirëfillësinë e ligjeve, deri sa atje populli është tejet i pa knaqur, deri sa numri i votuesëve nuk kaloi asnjëherë 50%, një lojë komedi poltike me një urtësi të një populli të vuajtur , popull i lodhur nga okupatorët, popull i lodhur nga premtimet ,popull në "ikje" nga fajësi politike e një populli mbi 60 % të pa punë !
Kjo komedi që lozet me një tunel të gjatë, që fundi nuk i dihet, që nuk i shihet.
* Një mobilizim i të djathtës shqiptare, po edhe i të majtës, apo i një krahu tjetër do ta vënte Atdheun në drejtim të duhur.
"Jemi parajsa që e duamë"
"Jemi tragjedia që e përjetojmë" !
Dardania është e "varfër" , e varfër nga se e bënë të varfër, andaj vështirë e ka të jetësohet, të jetë udhëtare e Evropës, Evropës tejet materialiste, tejet të çorientuar në kohë të ndodhive dhe kurseve ekonomike gjithë botërore, pra shpresat janë "minima" jo veq për Dardaninë po edhe për Shqipërinë, vende këto ku flitet dhe dyshohet aq për korrupcion po aq për pa punësi dhe largim "masiv (Dardani) në drejtim të vendeve t' Evropës e më larg, çka "imazhi" duket tepër brengosës!
Sindromo T ' I plus I ' A = hipnozë politike!
Eksteremizim, plus fetarizmi= terrorizëm!
Andaj duhet të bien këmbanat për reforma të reja ( të komplikuara për momentin pa dyshim ), por ato duhet filluar me këtë "martesë të dhunshme PDK-LDK ! - Elektrorati LDK-PDK dhe po ashtu edhe ai i partive tjera duhet të zgjohet në kërkim të vlerave për rimbëkëmbje të shtetit , ende të ri, jo në përçarje, jo në ofendime, jo në urrejtje e ku ta di unë, po me kërkesa konkrete:
-Drejtësi
- Shëndet
- Punësim
- Arsimim
... si dhe investime në kërkime shkencore ! ...
... dhe në asnjë mënyrë kundër rregulla univerzitare :moral e etikë , që të favorizohën të rinjët tanë pa trguar suksese në punë studimore , nuk e lejon filozofia e shëndetshme e një qytetërimi ! E kem për detyrë ta ruajmë "shenjtësinë" e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , të Heronjëve, dhe në asnjë mënyrë të "përfitohet" n'emër të saj !
Uroj nga më e ndieshmja urtësi e imja, filozofi që përkon n' udhëtim të përbashkët të kulturës sonë për shëndet e mirësi të Shtetit tonë, vetëm bashkarisht mund të arrihet në qellim dhe n' aspiratën tonë kombëtare duke e fituar të drejtën e fjalës së qytetarit !
P.S.
"Thes fjalësh" !
Premtimet e Isa Mustafës nuk mund t'i realizojë, jo Kosova po as SHBA-t, as Gjermania, as Franca e asnjë shtet në botë !
Ky fjalim banal, një gjuhë thatësie nuk mashtron as naivin më të madh !
Fjalë , fjali në një "thes fjalësh" që do të mbetën në thes !

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen