Freitag, 26. Dezember 2014

Vdekja sikur largohej nga ne

Rrëfim i Veton Krasniqit, invalid i luftës, ushtar i Bigadës 162 “Agim Bajrami”

Nga Rrahim SADIKU   

Ishte kulmi i ofansivës serbe kundër forcave të UÇK-së në Ivajë dhe ne gjendeshim në pozitë shumët pabarabartë me armikun. Por, e kishim vendosur të qëndronim deri sa të kishim mundësi. E gjithë nata kaloi me të shtëna të herëpashershme edhe me lëvizjen e artilerisë së armikut në drejtim të pozicioneve tona. Dita e 8 marsit 1999 agoi e ktjellët dhe mjaft e ftohtë, pasi vende vende ende kishte borë. Po prisnim sulm frontal nga forcat serbe. Posa kaloi ora shtatë e mëngjesit, nga pozicionet që kishin zënë serbët nisi zhurma dhe pas pak kah ne u hodhën me dhjeta granata, që binin shumë afër nesh. E hetuam se serbët na kishin vëzhguar gjatë tërë natës dhe e dinin me saktësi se ku ishim vendosur. Isha duke menduar të ndërroja vendqëndrimin, kur mu pranë meje, ndoshta vetëm një metër larg, pëlciti një granatë, e cila sikur më përvëloi, sepse fytyrës ndjeva flakën e zjarrin e nëpër trup përvëlimin e hekurit. Kur ngrita dorën kah faqet, ajo u mbulua nga gjaku. Një copë granate, rreth tetë centimetra e gjatë dhe e hollë, më ishte ngulur në krah. E hoqa pa hezituar. U ngrita të largohesha nga ai vend rreziku kur pëlciti pothuaj në të nëjtin vend edhe granata e predha e dytë, ciflat e së cilës më kapëluan shumë pjesë të trupit dhe unë u plandosa përdhe. Ata që më kishin parë se çka më kishte ndodhur, kishin menduar se më kishin vrarë dhe gëzimi i tyre ishte shumë i madh kur u ngrita në këmbë e nisa të largohesha. E pashë se nga kjo granatë ishte plagosur edhe Milazim Krasniqi. Kisha ecur rreth 100 metra, kur erdhi mjeku Besim Ilazi dhe më pastroi e lidhi plagët shpejt e shpejt dhe u nisëm të largoheshim. Fati që u larguam, sepse nuk kishim bërë dhjetë metra, kur pëlciti granata tjetër mu në vendin ku pak më parë kishim qëndruar ne. Mandej deri në mbërmje kam qëndruar ashtu, së bashku me të tjerët, në front e në pritë, sipas zhvillimit të ngjarjeve. Kah mbrëmja jemi nisur me kushëririn tim Zyhri Krasniqin e kemi shkruar në stacionarin në Ivajë, ku kishte disa të plagosur të tjerë, si Murat Loku, Naser Hasaj, Mehmet Bilalli, luftëtar nga Lubizhda e Vitisë e të tjerë, i plagosur rëndë në Puset e Nikës. Pasi ofansiva serbe nuk po ndalej, jemi detyruar që pa shkuar një orë të ndërrojmë vendqëndrimin e të shkojmë në Lagjen e Smakëve. Për ne kujdesej dr. Dërgut Çuni, që ishte shumë i shqetësuar. Nuk e di për të tjerët, po unë nuk i kam ndjerë edhe aq shumë dhmebjet e plagëve, ndoshta pse pata fatin që të mos kisha asnjë prekje në eshtra.
 

Nga Smakët jemi tërhequr në fshatin Kovaçec, në shtëpi të Fehmi Tronit, ku kemi arritur shumë të lodhur dhe mua më kishte kapluar gjumi menjëherë. Ashtu tëgjumur më kishin zhveshur, pastruar e lidhur plagët dhe kur u zgjova më vonë u ndjeva mjaft i lehtësuar, sidomos pas veshjes së rrobave të pastra. Me mua ishte edhe Adem Kolshi, i plagosuri i parë i këtyre luftimeve, i cili atë ditë u kuç në radhët tona dhe për fatin e tij, u plagosur që në krismat e para. Pa shkuar shumë kohë aty ka ardhur i ndjeri Fadil Berisha, i cili e ka marrë Ademin dhe e ka dërguar për mjekim në Maqedoni, prej nga u kthye shumë shpejt e më mori mua dhe më dërgoi në ordinancën e Shyqeri Hysenit në Ferizaj, ku më kanë bërë dy fotografi rentgeni e mandej më kanë dërguar në Ordinacën “Bodrumi” ku janë munduar të mi nxjerrin copat e granatës nga shpina, por nuk patën sukses. Pas këtyre intervenimeve, Fadili më dërgoi në shtëpinë time, në Kaçanik të vjetër, ku tashmë vepronte njësiti i UҪK-së dhe aty jam kuruar nga dr. Bejtush Jaha, nga dr. Fadil Gashi e më shpesh nga stomatologu dr. Besim Ilazi, pasi atë kohë ai jetonte në Kaçanik të Vjetër. Me të marrë veten jam renditur në radhët e njësitit tim dhe si ushtar kam qëndruar deri në fund të luftës. Tash jam duke punuar në Posttelegarfin e Kosovë, në Ferizaj dhe me shëndet nuk jam aq keq, pos kur ndërron moti dhe atëherë ndjej ngacmime nga copat e granatës që ende i kam nëpër shpinë.

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    8) Infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë.

    WhatsApp: +2349132180420/

    +2348155926512

    Email: drediomo77@gmail.com

    AntwortenLöschen