Freitag, 26. Dezember 2014

Një pikturë luftëtari

(Kujtim për Astrit Sulin, djaloshin nga Lumasi i Beratit)

Nga Afrim Matoshi 

Ishte fillimi i vitit 1999. Bënte shumë ftohtë e edhe më ftohtë ndjenim kur dëgjonin lajmet nga Kosova, për të përzënët nga vatrat e tyre, për të burgosurit e për të humburit dhe nuk gjenin dot ngushëllim, as në punë, as në banesë e as në biseda me të njohur. Më duket se ishte mesi i janarit, diku rreth orës nëntë, kur po bënim pauzën e mëngjesit, kur dikush tha se kishte ardhur koha që edhe ne të tregohehsim e të shkonim atje ku ato momente gjendeshin ata që me të vërtetë e donin vendin dhe popullin. Atë kohë punoja në kantonin e Zugut, në Zvicër dhe shikuar nga aspekti material i kishim punët mirë, po shpirtërisht kurrë nuk ishim ndjerë më keq. Me t’i dëgjuar fjalët e atij shokut tonë u ndjemë edhe më keq dhe i lamë të gjitha e dolëm për të pirë kafe diku më larg vendit të punës. Atje e bleva një gazetë për të lexuar. Menjëherë më ra në sy artikulli për masakrën që kishin bërë forcat paramilitare e militare serbe në Reçak dhe me lotë në sy ua lexova edhe të tjerëve. Nuk mundëm të pinim as kafën, po dolëm e u endëm qytetet si të ndërkryer. Unë me vete gjatë asaj koke e vendosa definitivisht që t’i bashkangjitem UÇK-së. Në mbëmje këtë vendim që mora ia thash edhe Vetonit. I thash pastaj se ai duhej të kthehej në punë, sepse unë do të shkoja në luftë, duke u lajmëruar vullnetar dhe ai nuk ma prishi vendim që kisha marrë.
Kaluan edhe disa ditë ashtu e mandej, pasi isha paraqitur te personat përgjegjës për rekrutim, më erdhi lajmi se do të niseshim nga Lucerrni, së bashku me shumë bashkatdhetar. Kur u tubuam në Lucern, kishin dalë të na përcillnin bashkëkombas nga shumë qytete zvicerane. Ne dolëm para tyre të veshur me uniforma të UÇK-së dhe kjo bëri përshtypje të madhe tek të gjithë. Na përcollën me duartrokitje e thirrje të fuqishme për ushtrinë tonë trime, për Kosovën e dashur, për lirinë e saj. Ishin ato momente që kurrë nuk mund të harrohen dhe ne mbatën në kujtesë gjatë gjithë rrugës që bëmë e në mendjet tona ruhen edhe sot si të gjalla. Pas shumë peripecive arritëm në Durrës. Për mua ishte hera e parë që po hyja në Shqipëri, të cilën, ta them të vërtetën, e kisha ëndërruar krejt më ndryshe, por edhe ashtu si ishte e si po e shihja, e doja jashtë mase, sepse ishte Shqipëria, vendi im, populli im, krenaria ime. 



 Pasi qëndruam pak në Durrës, u nisën dhe mbërrimë në Burrel, ku ishin vendosur rekrutët e UÇK-së për të ushtruar. Aty, gjatë atyre ditëve sa vazhduam të ushtronim e të jetonim, kishim fatin të njiheshim me shumë bashkëluftëtar nga të gjitha trevat shqiptare. Në Burrel kam pasur fatin të njihem edhe me Astrit Sulin, djaloshin e fuqishëm e shumë të shoqërueshëm nga Lumasi i Beratit. Njohja jonë u bë përmes bashkëluftëtarit tonë, Selami Ramiqit, i cili me të ishte shumë i afërt. Pastaj rasti e deshi që ne të takoheshim disa herë gjatë atyre ditëve dhe edhe sot i kam të freskëta ato që i kemi thënë njëri tjetrit, ato fjalë atdhedashurie e mençurie që kam pasur fatin t’i dëgjoj nga Astriti. Po edhe më shumë më agroi me të një ngjarje, që për mua doli e papritur. Një ditë, derisa po pushonim në kohën e drekës, me disa shokë dolëm të merrnim byrekë, të cilët aty i sillnin fshatarë të Rrethit të Burrelit. Me t’u afruar te rrethojat e kampit, pashë një ushtar që pikturonte një ushtar tjetër dhe më la mbresë të madhe përqendrimi i tij. U afrova dhe e pashë se piktori ishte Astriti. Ai nuk më kishte thënë kurrë se pikturonte aq mirë dhe u ndala e po e përcillja punën e tij me kërshëri. Ai më vërejti dhe, në një moment kur u ndal të shlodhej, më tha se nëse doja, mund të më pikturonte edhe mua. “Për çfarë do t’më duhej ajo pikturë, tash kur po shkojmë në luftë, apo vetëm për ta pasur barrë“ – i thashë dhe prita që ai ntë zemrohej. Piktori qeshi dhe mëu afrua. “Mu tash kur po shkojmë në luftë një pikturë luftëtari duhet edhe më shumë. Nëse kontaktojmë me gazetarë e me përcjellës të rrethanave këtu ose edhe me të huaj, u tregojmë se si ndjeheshim, çfarë morali kishim e me çfarë elani prisnin momentin për t’u nisur që të marrnim pjesë në luftë. Nëse vritemi, nëse kemi fatin të biem dëshmorë të lirisë, piktura do të mbetet një shenjë i rrallë nga ne, pasi ajo, po i shpëtoi luftës, nuk do të vdes kurrë... Ja pse duhet një pikturë luftëtari...” Nuk e vazhdova më dialogun me të, po që nga ai moment disi fillova ta doja, ta nderoja e ta respektoja edhe më shumë. 

Ishte një rast shumë interesant ai kur ne e dhamë betimin. Pas përfundimit të ceremonisë, kur po uronim njëri tjetrin, ai më tha: “Afrim, ushtar i kujt je që nga ky moment?” “Ushtar i Kosovës” – ia ktheva me mburrje. “Por, ti sapo e dhe betimin për të qenë luftëptar deri në çlirimin e plotë të trojeve shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një shtet të vetëm – më tha. E kishe megjithë mend apo vetëm sa për të kaluar nëpër ato fjalë që na janë dhënë e për të bërë betimin, si formalitet.” “Jam që t’i përmbahemi pikë për pikë betimit që dhamë“ – ia ktheva. Ai më përqafoi me vfrull dhe shtoi: “Pra, të gjithë sa eu betuam këtu jemi ushtarë të Shqiptarisë!” Dhe realisht, duke luftuar për Kosovën, ne ishim të gjithë Shqipërisë dhe po realizonim ëndrrën shekullore të të gjithë shqiptarëve, kudo ishin e kudo jetonin ata.
Mandej u nisëm për në front. Unë pata edhe një fat tjetër, kur më 26 maj 1999, në betejën e ashpër që zhvilluam kundër forcave serbe në kufirin shqiptaro-shqiptar, Astrit Sulin ta e kisha shumë afër, vetëm dyzet metra distancë na ndanin. Gjatë luftimeve e pashë trimërinë e tij, strategjinë e tij dhe urrejtjen e madhe që kishte për armikun tonë shekullor. Ai i ri ishte simbol i të gjitha atyre që duhet ta karakterizojnë një njeri e një luftëtar lirie. Kurse në luftimet që bëmë më 27 maj unë u plagosa rëndë dhe nga fronit më tërhoqën pa vetëdije, kurse kohë më vonë mësova se plagosja ime kishte ndodhur vetëm një orë para se Asrit Suli të binte dëshmor në Altarin e Atdheut, të bëhej një me lirinë e tij. Po ato orë ishte plagosur rëndë edhe Selami Ramiqi. 


Lajmin për rënien e Asritit e kam mësuar në Spitalin e Kukësit, pasë shtatë ditësh. E kisha shumë të vështirë të besoja se nuk do ta shihja më luftëtarin beratas që e sheshti me aq shpirt lirinë e Kosovë e të të gjitha trojeve etnike. Megjithatë, ngushëllohemi që zuri vend në këto themele lirie, që u bë simbol i bashkimit real të kombit dhe që e derdhi gjaku mu aty ku dikur ishte kufiri që përçante e plagoste kombin. Ai është aty për të treguar se ai kufi nuk do të jetë ndarës kurrë më.

Prandaj, sa herë që takohemi me Selamiun, Agimin, Halilin, Nuhiun, Xhelalin e bashkëluftëtarë të tjerë, kujtojmë me krenari, me dhembje e ma mall shokun tonë, trimin tonë, dhe me mburrje i themi përsëri e përsëri fjalët e betimit që jepte secili luftëtar i UÇK-së: "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe për bashkimin e tyre...!"

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    8) Infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë.

    WhatsApp: +2349132180420/

    +2348155926512

    Email: drediomo77@gmail.com

    AntwortenLöschen