Samstag, 20. Dezember 2014

Lumturi Plaku - Lotet për Ninin

(Një përkujtesë e mikun tim Nexhat Veipi)

Shkrimin e ndarjes tënde me kalin, me lotë e dhimbje
e qava dhe unë o mike, oh, më kujtove qarjen e babajt
më dhëmbi shpirti atëhere, më shpoj si maj thike
më shpon dhe sot kujtesa, dhe pse vite kaluar shumë kanë


Atë ditë, si zakonisht po kthehesha nga shkolla
e shof nënën kokë varur, ulur në shkallë
mërzitja, që si shifon i zi i kishte rënë mbi fytyrë
edhe ndriçimin e syve të sajë të bukur, ja kish marrë


Me shikimin plotë merak të një fëmije as dhjet vjeçar
e hetoja dhe e pyeta, ku ishte babai,
ajo më vuri buzët përmbi flokë, më puthi si nanë
e me xhest më tregoj që ishte brënda duke qarë.


Dhimbja në zemrën time të vogël si trumcak,
prej fytyrës së nënës, që trishtimi ja kish vrarë
u shtua dhe më shumë kur porta u hap
e me kokë varur mbi gjoks, pash të afrohej babaj.


Me sytë e skuqur, që krenaria e burrit ja fshihte
i heshtur më mori përdore e më uli pranë
e me zërin e dridhur, të pa përmbajtur prej ngashërimit,
“Nina vdiq, na la shëndenë”, më thotë fjalë vrarë
Unë me sytë të picërruar e shikoja e mendoja;
“Nina është mushkë nuk ka vdekur, por ngordhur”,
por i mënçuri baba, që mendimin më lexoj,
filloj të më fliste për Ninën i përlotur.


“ Kur hyra në kasolle, sot në mëngjez
e gjeta të vdekur, ulur në gjunjë, si mbretëreshë,
i helmuar, nënës tënde i thash, të ma stoliste, ta bënte nuse,
se do ta varrosja me nderime, si pjesëtare e familjes time.


Shkova i kërkova komandantit të aeroportit,
të më jepte dy metra tokë djerr, tek rruga, atje pranë
e kur i thash që do varrosja mushkën
edhe ai si ti tani, me çudi të madhe më pa.


Kur nisa me fjalë dhimbje ti numuroja i pikëlluar
kush ishte për ne Nina e bashkë ç’kishim kaluar
ngeli keq, dy shokë më dërgoj për të më ndihmuar,
më përqafoj e më tha;“ merr o vëlla tokë sa të duash”.


E shtrim në varr e mos t’më ndjehesh e vetme, jabanxhie
sipër i hodha guvertën e kuqe, prurë nga Çamëria,
se akoma kish aromën e dafinave, agrumeve, ullinjve
erën e deti të maleve, të dheut nga Varfanji e Gumenica.


Mbi guvertë i vura ca copa dhoge
se më rrënqethej mishi, dheu trupin t’ja prekte,
s’mundja të isha mosmirënjohës e të harroja
rropatjet e sajë, krah i djatht për mua gjithë jetën.


Kur ishim në Çamëri kisha hapur një dyqan,
Nina përditë, ngarkuar, Varfanj- Gumenicë, s’mu nda
e kur ma kërkoj ta blente, ta bënte konservë, një italian
desh e vrava, sikur më kërkoj për t’më therur një familjar


Në ditët e gjakosura, kur zemrat për jetë na u bënë plagë,
kur puthëm prakun, e ikëm me llahtar, Çamërinë pas lam,
drejtë Shqipërisë,me vujatje e rënkim, në karvanin e madh
ishte edhe familja jonë prej shtat vetash e Nina kudo pranë.


Përveç atyre pak plaçkave, që morëm, në kurriz ngarkuar
ajo mbante dhe gjyshen plakë e tët’ vëlla të vogël një vjeç,
mbante ngarkesën si mal të rënkimeve tona, si zogj larguar
lotë, masakra, të vrarët, plagë të pa shëruara për jetë.


Në atë rrugë ecnim bashkë me llahtarat, me gjak lumë
me ethe, lakuriqësi, etje, uri, me vdekjen, që përqeshte
në skrëka mali, e lodhur, pa u ndalur, e djersirë
Nina si njeri, ecte me kujdes, se mos rrëshqiste e na vriste.


Dhe ti o bir, rreth 8 vjeç, ndiqje hap mbas hapi karvanin
rrëxoheshe e ngreheshe prap, si burrë e mbaje veten
deri sa arritëm në Ksamil, ku një muaj të tërë,
me qiellin jorgan e tokën dyshek, fëmijë e pleq, jasht fjetëm.


Ikëm, lam dhe Ksamilin e arritëm në Delvinë,
ku ndënjëm tre muaj e prap si ciganë, u nisëm për Berat,
gjithë ato rrugë natë e ditë duke ecur në këmbë,
dhe Nina ngarkuar, pranë nesh, e pandarë asnjë hap.


As në Berat s’na mbajti vendi, rrugën morëm përsëri
fushave të Myzeqesë, më të poshtë, buzëve të lumit Vjosë
të lodhur, mes vapave të verës, dhe ujë rrëkesh kemi pirë
zbathur, këmbë gjakosur, leckosur, deri sa arritëm në Vlorë


Për strehë gjetëm një dhomë, ku mblidheshim vet i shtat,
Por Ninës i bëra shpejt një kasolle, se s’mund ta lija jasht,
i fshija djersët vapës e e mbuloja kur ishte ftohtë,
kur lodhej i flisja si njeri, s’e qëllova kurr as me një shuplak.


Ngarkoja Ninën me dru, që prisja pyjeve e i shisja në qytet,
mu bë krah e mjera, mbaja familjen, isha një i vetëm
ndaj sot dita i ngjan natës, dielli është vrarë e unë po qaj,
ndaj them që vdiq, se si vëlla, si shok e pata pranë”.


O mike! Ngeli për t’mos u harruar ajo ditë e trishtë,
Vdekja e Ninës, qarjet e mija, të nanës e babajt,
se helmi i lotëve tuaja për kalin e tonave për mushkën
kishin lidhje me plagët e jetës, lidhje dhimbjesh të mëdha”

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    8) Infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë.

    WhatsApp: +2349132180420/

    +2348155926512

    Email: drediomo77@gmail.com

    AntwortenLöschen