Freitag, 26. Dezember 2014

Përjetuam ferrin e tmerrin serb

(Rrëfim i Izjadin Manit, invalid i luftës, ish ushtar i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Kaçanik)

Nga Rrahim SADIKU  

Fati im e deshi që pjesën më të madhe të luftës për liri ta kaloja si i plagosur. Herën e parë u plagosa befasisht dhe në rrethana që as sot nuk ia sqaroj vetes, por plagën në këmbë e kisha të thellë dhe mjaft të rrezikshme. Shpëtova nga më e keqja duke iu falënderuar sakrificës së shokëve dhe kujdesit të vazhdueshëm të Dr. Fadil Gashit e ekipit të tij. Kjo më mundësoi që të shërohesha në kuadër të togut, pa u larguar nga ushtarët tjerë. Rrethimi i plotë i Stagovës nga ushtria e paramilitarët serb dhe sulmi i madh serb mbi të filloi ende pa aguar dita e 21 majit 1999 dhe ushtarët e tonë u gjendën para shumë obligimeve: të mbronin mbi 300 civilë që ishin në fshat, të mronin nderin e UÇK-së dhe t’i jepnin armikut atë që e meritonte, plumbin. Por, ishim në rrethana shumë të pabarabarta. Fshatin e kishin mbuluar tankse, autoblinda, praga e mjete të tjera luftarake, që mund ë ishim mbi pesëdhjetë në numër, pra kishte më shumë mjete të blinduara sesa që ne ishim ushtarë. Komandanti i Kompanisë, Remzi Krraba, e vlerësoi se parësore ishte të shpëtoheshin civilët dhe për këtë ngarkoi sektorin mbrojtjes së popullatës që vepronte në fshat dhe Ekrem Gudaqin e mua na caktoi që të merreshim me përcjelljen e civilëve,si ushtarakë. Mua nuk më ishte shëruar plaga ende dhe kjo detyrë ishte më e mundshmja që mund ta bëja. Por, unë e Ekrem Gudaqi e patëm të qartë kishim përgjegjësi të madhe dhe se na ishte ngarkuar një detyrë mjaft e rrezikshme. Prandaj u nisëm shpejt e pa lejuar zhurmë e veprime që do të na vinin në shënjestër të armatimit armik, të cilin mendonim se e kishim lënë prapa. Kur dolëm te Kumullishtja, menduam se i shpëtuam ata që kishim marrë në mbrojtje. Mbetëm të befasuar kur i pamë serbët përballë neve. Ngelëm pa fjalë dhe pa mundësi të gjenim zgjidhje qëndrese. Dhe menjëherë u gjendëm nën breshërinë e plumbave të tyre. Sigurisht ata na kishin shikuar me dylbi dhe plumbi i parë më rroku mua në gju. Plumbi i dytë e plagosi për vdekje djalin e Rrustem Gudaqit, Fitimin, kurse disa plumba desh e vranë edhe djalin tjetër të tij, Trimin. Sigurisht serbët kishin synim të na i vrisnin fëmijët. Ekremi vrapoi të shpëtonte Trimin dhe kështu humbëm kohë për të vepruar dhe serbët na u afruan shumë. E pashë se krejt çka mund të bënim ishte të vriteshim të gjithë aty ose të binim në duar të armikut. Duke më shkuar gjaku rrëke e rrëshqanas u tërhoqa në kaçuba. Ekremi mbeti në rrethim me civilët. Aty në kaçuba, ku me mua u bashkuan edhe djemtë e Ramiz e Ruzhdi Sallahut, kam ngelur tërë ditën dhe kam parë vrasjen e masakrimin e civilëve, rrahjet e shfryrjet çnjerëzore të paramilitarëve serbë mbi ata që ishin të pambrojtur, të sëmurë e të paaftë për të bërë diçka. Ata vranë 13 civilë, fëmijë, gra e pleq dhe torturuan shumë nga civilët. Mandej i rërhoqën dhe i larguan për në fshat,të cilin kishin filluar ta digjnin nga të gjitha anët. 

Në mbrëmje serbët u tërhoqën dhe në fshat hyrën shokët tanë, por kudo kishte mina dhe ishte rrezik të ecej. Berdin Dashi ishte i pari që u plagos nga minat. Kishte rënë nata kur mua më tërhoqën dhe më vendosën në një livadh, kur ndihmën e parë ma ofroi Bekim Gudaqi me disa ushtarë që e ndihmonin. Pas pak kohe erdhi Dr. Fadil Gashi me ekipin e tij dhe më pastruan plagët e më dhanë barëra, që pak a shumë më qetësuan. Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë natë dhembjesh, ferri e dhembjesh, kur vdekja e jeta ishin kudo së bashku e ku e secili shikim të tregonte se armiku kudo kishte bërë më të keqen që kishte mundur.

Në mëngjes u plagosën nga minat ushtarët Rrahim Sadiku e Qemajl Ahmeti dhe doli se ishim nëntë të plagosur gjatë asaj ofansive. Rrahimin e Beredinin, pasi ishin të plagsour rënd, i dërguan për shërim në Tetovë, kurse unë edhe kësaj here u shërova në fshatin tim, nën kujdesin e pandërprerbë të Dr. Fadil Gashit, Avdi Tahirit, Lulzim Krasnqit e anëtarëve të tjerë të ekipit mjekësor që vepronte në Stagovë, Kaçanik të Vjetër e Begracë.



1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    8) Infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë.

    WhatsApp: +2349132180420/

    +2348155926512

    Email: drediomo77@gmail.com

    AntwortenLöschen