Mittwoch, 20. Dezember 2017

Shtatë poezi nga Fran Tanushi

Poeti Fran Tanushi


POETIT

Kaherë ty s’të ha palla
të bjerrësh kohë
për të numëruar
ditë muaj dhe vite

ti vetëm hesht
e në heshtje shkruan
duke “harruar’’ dhimbjet
sfiduar vdekjen
jetës për t’i dhënë kuptim

lëngatën vendose në karantinë
(thoshte im atë)

mik
zgjedhe një ditë
nga jeta e poetëve
e grishi në tryezë
të shkruajnë poemën…!

mjeranët
i vrasin poetët




KUSH JE TI

që me degdise 
më trete 
më larg se ,,meritoja’’

më shtyve 
më t'kurre 
djalë dhe fëmijë më bërë .

ti engjëll 
trullosur brigjeve të ujëvarave 
ku zanat pushojnë

kush je ti 
që lahesh lumit të rrëmbyer 
në puthitjen e detit të valëzuar

luan dhe lodron me mua 
dhe rreth meje 
kalama i gjindosur

herë të dua 
herë të urrej 
Ty dreq e djall

shenjtëria ime e djallëzuar 
Ti 
bekim i virtytit HYJNOR




SHKALLA E DIELLIT

Ne nje vend dikund mes bjeshkeve
ku dielli lind vone
dhe perendon heret
eshte dhe nje shkemb 
ne forme te germes v'e
shkalla e diellit i thone

Ne kohet e lashta
kur nuk ekzistonin kalendaret
malesoret orientoheshin
me diellin ne shkalle

Dhe kur ajo v'e binte 
te shkembi i rrexuem
aty ku dielli e puthe ate vend
banoret e saj thonin 
erdh dita e veres

Eshte e shtata dite 
pas te shtatit mars
dites kur vere markja
nena ime 
u be nene



JERUZALEM

Jeruzalem 
qytet i shenjte
nga shenjterit braktisur
mbete se mbete qytet

Çfare iu duhet shenjeteria 
atyre qe vuajne
dhe vdesin per token e vet

Toke e sh(tr)enjte 
e lare me gjak
rrahur ne ere terur ne flake

Te shenjte e ke veten
te shtrenjte emrin e ke
shenjeterive qiellin ua le

Jeruzalem 
qytet i shpreses
i shendritur
nga diell e hene

Ndergjegja njerzore 
shenjterit ngatrrestar 
ka me i perzene

Jeruzalem 
qytet i bardhe
i vogel per nje
per te gjithe i madh

Jeruzalem
Jeruzalem



NUHATJE E PËRHUMBUR

I shkundur shfrenimesh 
të nuhatjës së përhumbur 
asnjëherë s'jam zbrapsë
Kopshtieve duke rëndur

Në kërkim të nj'asaj ere
më aromë hundëshpuese 
qeparizave shpërndarë 
Puhi e derdhur valë valë

Pas cilës aromë të mbarsuar 
mbështjellur më polen mëkati 
paskam rëndur që kur
E sfidova ylberin




SHKËLQIM I NGRIRË

Rrugëve të dhimbjës 
Shpirterat u trazuan 
Çative të pjerrëta
Mbi dyer të mbyllura 
Akujt trashin shtatin

Acar i stinës së brisht erdhi
Ia bëhu para kohe 
Shkëlqimi i ngrirë 
Krahët tatpjetë shtrinë 
Heshtja zotëron kudo




DUKE KËRKUAR NJË TITULL

Më duar të zgjatura e mat' hapesirën 
Si dhe zbrazetinë e zemrës e mat

Në çast një rrapellimë u dëgjua 
Nga vitrina rane ca porcellane

Pranverë e vonë u këput në mes
Zbrazeti e heshtur mbushur më zhurmë

Poeti që kafën e sosi pa sheqer
Në shoqerim të saj ngriti një fernet

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen