Dienstag, 5. Juli 2016

Peshkatari dhe gjarpëri

Tregim nga Xhevahir Cirongu

Hans Dominger, u ul i vetmuar në tavolinë që ndodhësh në fund të lokalit. Ishte e vetme tavolinë ku s'kishte klientë për të pirë kafenë e mëngjesit. Dikush nga klientët,
kishte ndezur cigaren dhe e shoqëronte me kafe eksspres apo turke. Por, kishte nga ata që kafenë e shoqëronte edhe me raki rrushi apo konjak. Nga tymi i cigareve, lokali qe bërë si një "shpellë" nga ku lodronin "retë" qiellore. Bisedat e të qeshurat brenda lokalit të godisnin timpanin e veshit. Ku të shkonin njerëzit e aposionuar të kafeve apo të konjakut?!.... Domosdo, në lokal kalonin orët e para të mëngjesit, apo të mbrëmjeve.
        - He,e,e....dreq o punë,- tha me me vete Hans Domingeri. Ndërsa jasht, shiu derdhësh si me gjym. U ul në karrige.Hoqi çantën që e mbante hedhur supit. E vendosi poshtë tavolinës. Pastaj, zbërtheu komçat e mushamas, përveshi pak mëngët, nga që ishin të gjata poshtë duarëve.Fuksioni i mushamasë, në vartësi të trupit ishin në propocion të zhdrejë. Ajo kishte qëllimin e vet: mbrojtjen nga shiu trupin e njeriut. Në këtë rastë peshkatarin Hans.Të gjithë qeshnin, pinin, bisedonin, por Hans Domingeri jo.
"Po ky dreq shi, kur do pushojë- thoshte me vete. Nuk i doli nata, por kërkon të bjerë edhe tani ditën!...."
        -Si e doni kafenë, - i foli kamarieri? Hans nuk i kthehu përgjigje. Jo se nuk donte, por në lokal kishte vetëm trupin, ndërsa mendjen e kishte atje në lumin Erzen. Njërën dorë e kishte vendosur mbi tavolinë. Tjetra, poshtë nofullës të krahut të majtë ku mbante peshën e kokës. Sytë qëndronin pa lëvizur, sikur të ishin ballsamosur me shikim në murin përballë.
Aty, ishte vendosur një panoramë. Në sfondin e saj ishin pikturuar anijet e peshkimit, deti me dallgë , ku sipër tyre dukeshin qartë peshqit. Ata dukeshin sikur vallzonin.
        - Ja qefulli,... po, po, atje është levreku, por... ngjalë nuk pa në atë panoramë murale.
        - E ç'po thua zotri, - i foli kamarieri . Këtu s'jemi në det. Je në lokal!? Si e doni kafen?
E gjithë qënia e Hans Dominger, ishte zhytur në ujrat e atij deti, të pikturës, e i trazonte ndjenjat e shpirtit. Harroi se ishte në lokal .
        - A'h më fal, i tha kamarierit. Një kafe të shoqëruar me konjak. Jashtë vazhdonte të binte shi. Ishte dita e parë e vërës. Bubullimat ishin të forta. Ato gjëmonin sikur do të ndanin në mes: tokën, qiellin e detin.
        -Të na falni, se u bezdisëm, - i u drejtua kamarierit Hans Dominger. Në këtë kohë kamarieri u largua për t'u shërbyerë klientëve të tjerë. Peshkatari Hans, kthehu një grrënjkë konjak.
Pastaj, filloi të pinte kafen. Nuk e ndante shikimin ndaj asaj pikture; ku brenda kishte detin e peshqit. Ai ishte i dashuruar pas ujrave të detit. Ishin bërë pjesë e jetës së tij. Aty rrjedh lumturia ime, - shqipëroi Hans me zë të ulët. Zanafilla e pasionit si peshkatar ishte trashëguar nga gjyshi që kur ishte fëmi. Thinjat e bardha në kokë tek Hans Dominger, ngjasojnë si shkumba e bardhë e dallgëve të detit. Ai ja kishte mësuar hilet detit. Por edhe lumit Erzen. Një jetë e tërë në ujra. Ora po shkonte dhjetë e mëngjesit. Retë po largohen. Kjo po e gëzonte peshkatarin Hans.
        - Epo, mbas dite do të shkoj atije, në grykën e lumit Erzen për të peshkuar, tha me vete Hans Dominger. Në këtë kohë, sa po ishte kthyer nga klubi që ishte poshtë pallatit .
Në shtëpi ishte vetëm e shoqja. Ajo po gatuante në kuzhinë. Në tiganin e vendosur mbi sobën e gazit, me vaj po s'kuqte peshk. Aroma e peshkut, që po u kapërdiste në tigan Eglantina; kështu e kishte emrin e shoqja e Hansit, të kundërmonte e të mbushte mushkëritë me freskinë e detit. Hoqi çizmet nga këmbët, e bashkë me çantën i vendosi në aneksin e banjos. Mushamanë e vari në varsen që ishte mbrapa derës.
Ashtu, i mërzitur u shtri mbi divan. Nga dritarja e ballkonit hyri rrezja e diellit si për
ti thënë Hansit "mirseardhjen" në shtëpi. Të shoqes nuk i foli. Nuk donte ta bezdiste .
Donte ta linte të qetë në punët e shtëpisë. Por, edhe ajo nuk i foli për momentin. Ashtu, me cepin e syrit, pa se Hansi ishte i mërzitur. Pastaj, mori guximin e thehu heshtjen e i foli me fjalë dashamirse të shoqit:
        - Hë, more burrë, se nuk u mbytën gjemitë ?! Ja, erdhi mbasditja, e qielli do kthiellet. Retë po shkonin drejtë maleve. Pastaj,duhet një ditë pushim!. More, po mbete atje në ujra ditë e natë !... Ajo u afrua tek figoriferi .Hapi derën. Me fjalë urdhëruese ju drejtua prapë: "E shikon sa peshk kemi ?!" Për momentin Hansi nuk i kthehu përgjigje. Ashtu butësisht i foli: " Ka e duhet, moj grua !..." Pastaj ,ku të lë rëhat pasioni... Ka të drejtë, - tha me vete Eglantina.
Ora shkoi dymbëdhjet e drekës. Hansi, mori telekomandën e ndezi televizorin. Lajmet
nuk i kishte edhe shumë qejf. Ndërroi stacion. Kronikat shkencore e trëhiqnin më shumë. Emisionet që bënin fjalë për natyrën e detin i dëgjonte edhe në radio atje në bregun e lumit kur shkonte për të peshkuar. Ndërrimi i stacionit teliviziv, këtë radhë startoi tek sporti. Sepse, skuadra e Interit luante me Real të Madritit. Skuadra e Interit për të ishte skuadra e zemrës. Nga poshtë ballkonit u dëgjua një zë:
        - O Hans, o Hans !.....Në ballkon doli vetë Hansi.
        - Ti Miti qënke! Eja hamë drekë?!.....
        - Të faleminderit, por nuk kam kohë .
        - Eja, se kemi peshk për drekë, - i foli prapë Hansi .
        - Jo, jo, nuk kam kohë. Nuk mundem se... Erdha të them, se nuk mund të vij sot
për të gjuajtur peshk. Do të bëj një vizitë në ambulancën e lagjes.
        - Pse, kaq rëndë qënke?! E ç'far ke?
        - Kam ftohje e temperaturë. Më duket se kam bajabet!.
        - Epo, të shkuara... e takohemi nesër.
        - Edhe ti " Qëllofsh" - i kthehu përgjigje Miti.
Lumi Erzen përshkonte si një rrymë elektrike e rrufesë së qiellit mes për mes fshatit Rio, Juban e Rrushkas. Origjina e Hansit ishte nga fshati Rio. Notin e kishte mësuar pikërisht aty; në bërrylin mbrapa kodrës ku lumi derdhësh në det. Bregut të lumit s'iu nda asnjë herë, pavarsisht se kishte vite që banonte në qytet. Profesioni i Hansit ishte mësues. Në fakt, profesioni i fëminisë nuk harrohet lehtë. Dy profesionet: mësues e peshkatar qenë bërë një trup në trupin e Hans Domingerti. Mbathi çizmet. Nga varsja hoqi mushamanë dhe e vendosi në cantë .Pasi u sigurua, se të gjitha materialet i kishte marë me vete, hapi derën e po zbriste shkallët e pallatit. Në këtë kohë, u hap dera e komshisë që banonte një kat më poshtë. Që të dy, dolën në oborrin e pallatit.
Banorët e pallatit e gjithë lagjia aty rreth e njihnin Hans Domingerin si një peshkatar të thekur .
        - Hë, për të peshkuar në Erzen je nisur, - i foli komshiu .
        - Po, po - i kthen përgjigje aty për aty Hans.
        - Epo, "Qëllofsh" ! Tha këto fjalë e u largua rrugicës së lagjes. Nga garazhdi, Hansi nxori motorrin. E ndezi dhe mori rrugën që të çonte për te bregu i lumit. Pas një ore, arriti në Juban. Rrezja ose trau që peshkonte ishte në krahun tjetër të lumit .
Pikërisht, aty ku shtrihet pylli i Rrushkasit. Me të vërtet, ai pyll ishte i çuditshëm! Ai është oazi i zvarranikëve!?. Po thuaj se, i pari në rajonin e Ballkanit. Pas një shkurre, lidhur me litar, qëndronte trapi që kishte sajuar Hansi. Në pyllin e Rrushkasit gjen edhe çakenj e breshka. Trapi është i thjesht: Me dërrasa druri, polisterozë, susta çeliku të mbuluar me gomardare; e në fund dy rrota gome nga ato të makinave të "Benzit". Vau i lumit ende nuk qe ulur, megjithse po afrohej mbrëmja. Hipi mbi trap.
Siguroi gjithçka që kishte me vete se mos i binin në lumë. Pastaj, u dha fortë lopatave me krahë e trapi po lundronte drejtë bregut tjetër.
Ashtu, shpejt e shpejt lidhi pas plepit me litar trapin. Mori sendet e u afrua pranë rrezes së peshkimit. Në traun e gjatë, që shkonte rreth dhjetë metra mbi sipërfaqen e ujit të lumit; vendosi kamjet e lidhi rrjetën e peshkimit. Ulte e ngrihnte traun duke zhytur rrjetën në lumin Erzen. Aty afër, ishte grykëderdhja e këti lumi, në detin Adriatik.
Tufa e peshqeve hynin për të gjetur ushqim drejtë lumit. Kjo i detyronte peshkatarët, që anës dy brigjeve të lumit të ndërtonin në çdo një qind metra rreze peshkimi. 
Ishte ditë e shtunë. Qe ftuar për dasëm. Hansi punoi vetëm gjithë natën. Sa herë zhyste rrjetën në lumë, kur ngrinte traun, brenda saj "Vallëzonin" peshqit. Kjo e gëzonte Hans Domingerin. Pa orën. Ajo tregonte dy pas mesnate. Yjet po rralloheshin. Pushoi pak. Hipi në plepin aty afër. Në mes degëve disa këndshe, me drurë të shkurtër në formë trire, të mbuluar me plasmas; kishte ngrehinën e kanikut .
Kjo e siguronte për t'u mbrojtur nga zvarranikët apo çakenjët. Për t'u siguruar, poshtë plepit ndiste edhe zjarr. Kështu, zjarri shërbente për ngrohje, por edhe si mbrojtës ndaj gjallesave tokësore keqbërse. Nga lodhja, pa dashur e mori gjumi. Kishte më se tridhjet minuta që flinte. Zhurma shurdhuese, që erdhi nga pylli e zgjoi pa dashur.
Përgjoi një çast. Asgjë nuk pa e dëgjoi në atë errësirë! Ajo zhurëm i erdhi pa pritur. Mos vallë ishte në ëndërr!?... Hodhi sytë poshtë plepit ku ishte ndezur zjarri. Qe fikur. Nata mbretëronte kudo. Nga xhepi nxori elektrikun. E ndezi. Si zbriti nga plepi, u afrua tek trau. E drejtoi dritën aty ku ishte zhytur rrjeta. Pa diçka që lëviste në rrjetë. Mirë peshk, qefull e levrek, por edhe ngjalë më ra në rrjetë sotë, - tha me vete Hansi. Ngriti traun e rrjetën e uli në tokë, aty në breg të lumit. Në këtë kohë u fikë elektriku .I mbaroi bateria. Me shpejtësi vendosi baterinë rezervë. Një dritë e fuqishme ra drejtë rrjetës. Aty pa qartë peshq. Por, edhe u befasua!. Në rrjetë ishte edhe një breshkë uji. Dy luftimi midis breshkës e ngjalës ishte shumë i rreptë. Si ka mundësi, i bëri pyetje vetes!?... Ngjala të haa... jo breshkën!..... Dy luftimi ishte për jetë a vdekje!. Shtangu në këtë moment. Mblodhi veten. Dy luftumi vazhdonte ende brenda rrjetës midis gjallesave të ujit .Me kamjen rezervë që e mbante aty afër, goditi ngjalën në kokë. Ajo u përpëlit disa herë. Pastaj u s'tërgjatë mbi tokë. E lëshoi breshkën. Pa me vëmendje atë gjallesë të zezë me prerje vija në të kaftë; e në kokën vezake, poshtë nofullës ishin dy vath. Të tillë zvarranik me vath, s'kishte parë ndonjë herë në jetë!....
        - E, dreq o punë, - tha Hans . Jeta ime sotë qëndroi në fije të perit. Unë e mora për "ngjalë" e ky qënka gjarpër! Ai në këtë kohë kishte dhënë shpirt. Kurse breshka e gjakosur, u fut në ujë. Ngadalë po zbardhte dita. Rrezet e diellit po avullonin vesën e mëngjesit. Ashtu, i lodhur e i raskapitur; por edhe i tronditur nga gjarpëri i zi me vath; grumbulloi peshqit në arkë e u nis për në shtëpi. E prisnin fëmijët e gruaja. Ajo natë e vetmisë në breg të lumit; dhe zhurma e frikshme e gjarpërit të pyllit, që vinte si oshëtimë vullkani, i mësoi shumë të fshehta pas kaq shumë vitesh me ujrat e detit e të lumit, Hans Domingerit.

25 .06..2016

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen