Samstag, 9. Juli 2016

Piktori që magjepsë më pikturat e tij

Piktori autodidakt Nazmi Heta
Nga Blerim Gashani

14-15 vjet më parë, bashkë me disa të tjerë, po ktheheshim nga Prishtina, me veturën e tij. Unë isha ulur në karrikën e parë dhe më tërhoqën vëmendjen një grumbull fotografish para meje. Edhe pse po voziste, pikasi kërshërinë time dhe më shtyri t'i shikoj. Disa nga to kishin kapur pamje mahnitëse nga kepi më verior i Norvegjisë, aty ku të mbushet mendja se është fundi i botës.
Pikturë e Nazmi Hetës

Pastaj, shoh foto të Nazmiut duke pikturuar, para pikturave dhe në ekspozita e galeri pikturash shumë të bukura, në Norvegji.
Nuk isha i sigurt se si ishte puna dhe e pyeta. Ma aprovoi më kokë dhe më tha: "Po, po unë jam autor i tyre. Unë pikturoj".
U mrekullova me pikturat e tij, por u tmerrova me faktin, se edhe një talent, edhe një artist do të vyshket e do të shuhet në këtë shoqëri, pa e parë suksesin dhe satisfaksionin profesional e personal!
Pikturë e Nazmi Hetës



O, sa me kënaqësi shoh se nuk ndodhi kështu! Talenti, shpirti artistik, puna, vullneti e këmbëngulja e këtij piktori, u shpaguan dhe ai po e mrekullon publikun kosovar (dhashtë Zoti, edhe më gjerë) me artin e tij.
Të lumtë Nazmi Heta !

P.S.Këto piktura që po i shihni janë punuar nga dora e një personi i cili nuk ka kryer as shkollë e as ndonjë kurs për këso vepra arti.
Nazmi Heta është nga Drenasi i Kosovës.

Për revistën PENA:
bashkëpunëtori Sheremet Prokshi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen