Montag, 23. September 2024

Fazli Ferati : Buqetë poetike


FAZLI  FERATI


 








ASGJË POS ÇASTIT

Asgjë pos çastit

pos fjalëve

pos fotove

pos vendit e kohës

Asgjë edhe kur qielli

mbulohet me re

e përmallshëm

pikon shi

Asgjë kur gjethët

nga degët

binin në tokë

pa u ndi

Asgjë

kur shpirti një ditë

gjen qetësi

E asgjësë, për asgjë, nga asgjësë

ASGJË...


MEKATI

Nga mekatët e tjerë

ty të vënë

në mes të zjarrit

E di

që s'ke faj

në këtë kohë

të paqartësive të mëdha

ku digjet i pafajshmi

E fajtori krekoset

tarifa

pa u turpëruar



VAJZA ME FUSTAN

Sot Dua

i mbushi nëntëmbëdhjetë muaj

flet ca fjalë

kërcen e di të luaj

Posa zgjohet në mëngjes

të gjithëve na përqafon

në mbrëmje me babin e axhin

Flet në telefon

Dua

është gëzimi i shtëpisë

mjalti i mjaltit

ajka e lumturisë









DRITËROJNË

Atje

dielli nuk perëndon

është hëna

me dy yje

që nuk e lë

të praron

Atje

s'ka vend për errësirë

janë engjëjt

me ngjyrë ylberi

që prore dritërojnë

në atë hapësirë


Freitag, 20. September 2024

Bali HAXHIU : Dy poezi për fëmijë

 

Bali HAXHIU





NXËNËS TË DASHUR

-Për fëmijë-
Nxënës të dashur
Ju kur shkruani
Shkronjat brenda fjalës
Mos i humbëni.
Nëse një fjale
Të gjitha shkronjat nuk ia vë
Atëherë s'do të këtë kuptim
Na del fjalë e re.
Të jemi të kujdesshëm
Mirë të veprojmë
Me disa shembuj
Po e dëshmojmë.
Fjala dorë, bëhet orë,
Fjala derë, bëhet erë,
Fjala mik, bëhet ik,
Fjala muri, bëhet uri,
Fjala pjeshkë, bëhet bjeshkë...
Shtator, 2024


E MENDOJA SI KOPSHT ME LULE (I frymëzuar nga një ish nxënës imi)
Edhe unë si çdo i ri, Gjermanisë ia kisha mësy, E mendoja si kopsht me lule Nuk e dija se shpirti do më vjen n'maje hynde.
Unë kur shkova në Gjermani, Më mungonte familja, atdheu, kisha mërzi, Nuk më doli ashtu siç e kisha paramenduar, Një fjalë shqipe s'kisha me kë me ndërruar.
Atje ishte si në robëri, Askush nuk të llogaritet për njeri, Të dhemb shpirti nuk gjen rehati, Je i huaj, nuk të do kush me të pa me sy.
I vetmuar pa askënd pranë, rroja, Punë gjumë, n'banesë, tjetër s'bëja, Një kafe nuk kisha me kënd me pirë, Gjithmonë me stres, monotoni.
Nuk di ku vate, nuk gjeja qetësi, Më shkoj mendja n'Kosovë me u kthye, Këtu kam atdheun, familja, koha, Këtu është gëzimi, parajsa, pasuria ime!
Gusht 2024

Xhevrije(Kurteshi)Nimani : Buqetë poetike

Xhevrije (Kurteshi) Nimani
















EJA

Ka kohë që nuk ke ardhur 
Pritjen tënde dhe qielli e ndjeu,
Lotoi gjithë stinës së verës
Për dhembëshurinë e mungesën tënde.

Ditët e zakonshme me vapë vere
Këtë vit ishin të freskëta e me shi,
Sepse deshën që lulet e verës
Të mos i vyshk era e moti.

Tani eja, është koha jote
Mos e lë stinën prap të lotoj për ty,
Bukurin e luleve ta ruajtën
Se je pjesë e kësaj toke dhe ti.

Porten si zakonisht, të hapur e ke
Ajo nuk mbyllet kurrë për ty,
Dhe era e luleve me ngjyra ylberi
Do ta mbush shpirtin plot lumturi.


FJALA…

Fjalë që shërojnë plagë
dhe zemrën lumturojnë,
në agime të freskëta
ditën e mirë fillojnë.

Fjalë që ndalojnë lotin 
dhe buzëqeshjen kthejnë,
për nënat  te pragu i derës
që bijtë e tyre i presin.

Fjalë e fjalë të mira
për ty mërgimtar,
malli për atdheun
kurrë nuk ka të ndal.

Fjalë e fjalë të ëmbla 
për të sëmurin në shtrat,
dhe për të moshuarin 
që kohën çdo ditë e mat.

Fjalë e fjalë shprese 
për gjithë njerëzinë,
të harrojmë brenga e vuajtje
dhe të gëzojmë lumturinë.



PIKA IME E DOBËT

Ti më je pika ime e dobët
Atdheu im i shtrenjtë,
Je vet gjaku
Që më rrjedh ndër vena.

Je frymëmarrja ime
Oksigjen që thith çdo ditë,
Kur ty të shoh mirë 
Bëhem flutur me krahë. 

Ti më je retinë syri
Që të ruaj ngado që shkoj,
Je më i bukuri në gjithë botën
Keshtu unë gjithmonë dua të të shoh.


PRANVERË NË SYTË E TU

  Kurban tu bëfsha
  Për sytë e tu pranverë,
  Gjithë bukuria e natyrës
  Ka hyr në ta e nuk del.

  Në sytë e ty 
  Shpirti gjenë qetësi,
  Ëndërrat e djallëzuara
  Kthehen në lumturi.

  Në sytë e tu çel pranvera
  Bleruar me lule e gjethe mali, 
  Njomur me vesën e luleve
  Mëngjeseve të majit.

  Në sytë e tu dielli ngroh
  Shpirtin e trazuar, 
  Hëna e kulluar lëshon dritë
  Natën për ta zbukuruar.

Samstag, 14. September 2024

Nazmije MEMA : BUQETË POETIKE

 

Nazmije MEMA










ERDHI NJË MAJI NË VENDIN TIM


Muaji maj i bukur shumë 

Vjen te ti e vjen te unë

Nëpër ara e kopshtije

Mu ashtu si i ka hije

Mirë se erdhe muaj i mbarë

I pesti në kalendar

Iku prilli plot me shi

Tani ta lëshoi fronin ty

Të mbretërosh si të ka hije

Të bëhesh këngë e çdo fëmije

Nëpër ara e kodrina

Mbushet vendi cicërima

Pak më larg në bjeshkë e çuka

Mbushet lëndina me Lara e Suka

Dallëndyshet në qiell lart

Kthehen te ne varg e varg

Më i gjatë se prilli je

Tridhjetë e një ditë i ke

Na sjellsh gaz e hare

Mirë se erdhe përsëri ndër ne!



ERDHI QERSHORI


Qershori erdhi oh sa bukuri

Më gëzoj mua të gëzoi ty

Dita juaj është sot o fëmijë

Mirë se erdhe muaji qershor

Me një tufë qershi në dorë

Ca të kuqe do të t'i vë në vesh

Të të skuqet faqja kur buzëqeshë

Qershorin e duan të gjithë fëmijët

Vjen fundi i shkollës,fillojnë pushimet

Dikë e pret deti,dikë e pret bjeshka

Bujkun e pret ara,vreshtarin e lyp vreshta

Mirë se na erdhe muaj i mbarë

I gjashti renditesh në kalendar

Pak më i shkurtër se maji je

Tridhjetë ditë gjithmonë i ke

Ditë të ngrohta plot me diell

Freski të lehtë herë-herë na sjell

Dredhëza,qershi e manaferra

Lozni,këndoni fëmijë,kjo është pranvera!



ERDHI KORRIKU


Erdhi, erdhi, o miq korriku

Iku, shkoi gjysmë viti

U poq dardha edhe fiku

Gruri  u korr në arë

Po  shkëlqen si margaritarë

Në të gjyshit hambar.

Dielli përcëllon,deti na fton 

Mësimeve në shkollë,iu erdhi fundi 

Na pret bjeshka e katundi 

Me një copë bukë misri në trastë 

Ujë të ftohtë e shkop të gjatë 

Shkon bariu gjithë gëzim 

Te stani në bjeshkë ai gjen gëzim 

Mirë se erdhe muaj i mbarë

I shtati me radhë në kalendar 

I gjatë sa vëlla gushti je

Tridhjetë e një ditë edhe ti i ke 

Ardhsh me gëzim e hare 

Me këmbë të mbarë e me krejt të mirat 

Na i plotësofsh të gjitha dëshirat!

Atyre që festojnë në korrik 

U shkoftë jeta mjaltë  me fiq 

01.07. 2024


ERDHI GUSHTI


Mirë se erdhe muaji gusht

Ti fare mos u ngut 

Korriku ta lëshoi fronin ty

Të sundosh ashtu siç di ti

Herë me vapë përcëlluese

Herë me freski ledhatuese

Me grurë hambarët mbushe plot

Të kemi bukë për një motmot

Dhe shalqi, mollë e dardhë

Mirë se na erdhe muaj i mbarë

I teti rreshtohesh në kalendar

Plot katër javë do të mbretërosh botën

Mu sikur korriku yt vëlla

Më kot mburresh se je më i gjatë

Dhe ai tridhjetë e një ditë i ka 

Për të gjithë që adhurojnë botën

Gushti qetë e sjell rrotën

Çdo stacion ku ka udhëtarë 

I uron me rrugë të mbarë

Shëtitni, gëzoni,  shijoni  jetën

Shpejt vjen shtatori që sjellë dhe vjeshtën...

01.08.2024


SHTATORI


Erdhi shtatori me rrush e me mollë

I gjen voglushët me libra në dorë

Mirë se erdhe muaj i mbarë

I nënti me radhë në kalendar

Edhe ti sikur vëlla gushti

Herë me diell e herë me shi

Por fëmijët shumë të duan ty

Mbarojnë pushimet fillon shkolla

Vrapojnë fatosët me faqet si molla

Takojnë shokët për herë të parë

Hyjnë në klasë,plot gëzim,krenarë

Rruga e diturisë për ne o shokë

Do të fillojë këtu që sot

A,B,C,1,2,3, sa gëzim, sa hare

Na pret mësuesja shend e verë

Do ta gëzojmë atë çdo herë

Vetëm pesa do të kemi në ditar

Na priftë e mbara në klasën e parë!

01.09.2024