| Xhevrije (Kurteshi) Nimani |
EJA
Ka kohë që nuk ke ardhur
Pritjen tënde dhe qielli e ndjeu,
Lotoi gjithë stinës së verës
Për dhembëshurinë e mungesën tënde.
Ditët e zakonshme me vapë vere
Këtë vit ishin të freskëta e me shi,
Sepse deshën që lulet e verës
Të mos i vyshk era e moti.
Tani eja, është koha jote
Mos e lë stinën prap të lotoj për ty,
Bukurin e luleve ta ruajtën
Se je pjesë e kësaj toke dhe ti.
Porten si zakonisht, të hapur e ke
Ajo nuk mbyllet kurrë për ty,
Dhe era e luleve me ngjyra ylberi
Do ta mbush shpirtin plot lumturi.
FJALA…
Fjalë që shërojnë plagë
dhe zemrën lumturojnë,
në agime të freskëta
ditën e mirë fillojnë.
Fjalë që ndalojnë lotin
dhe buzëqeshjen kthejnë,
për nënat te pragu i derës
që bijtë e tyre i presin.
Fjalë e fjalë të mira
për ty mërgimtar,
malli për atdheun
kurrë nuk ka të ndal.
Fjalë e fjalë të ëmbla
për të sëmurin në shtrat,
dhe për të moshuarin
që kohën çdo ditë e mat.
Fjalë e fjalë shprese
për gjithë njerëzinë,
të harrojmë brenga e vuajtje
dhe të gëzojmë lumturinë.
PIKA IME E DOBËT
Ti më je pika ime e dobët
Atdheu im i shtrenjtë,
Je vet gjaku
Që më rrjedh ndër vena.
Je frymëmarrja ime
Oksigjen që thith çdo ditë,
Kur ty të shoh mirë
Bëhem flutur me krahë.
Ti më je retinë syri
Që të ruaj ngado që shkoj,
Je më i bukuri në gjithë botën
Keshtu unë gjithmonë dua të të shoh.
PRANVERË NË SYTË E TU
Kurban tu bëfsha
Për sytë e tu pranverë,
Gjithë bukuria e natyrës
Ka hyr në ta e nuk del.
Në sytë e ty
Shpirti gjenë qetësi,
Ëndërrat e djallëzuara
Kthehen në lumturi.
Në sytë e tu çel pranvera
Bleruar me lule e gjethe mali,
Njomur me vesën e luleve
Mëngjeseve të majit.
Në sytë e tu dielli ngroh
Shpirtin e trazuar,
Hëna e kulluar lëshon dritë
Natën për ta zbukuruar.
Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.
AntwortenLöschenNë fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.
Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.
Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.
E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.co