Montag, 6. Oktober 2014

Tonin Nikolli - Heroina Antigonë

 
HEROINA ANTIGONË
 
- Heroines se Kosoves dhe mbare Kombit,
 18 - vjeçares Antigona Fazlliu -
 
Unë jam e bukur, tha Antigona.
Nëna i tha:
Je si begonja!
 
Unë jam krenare, tha Antigona.
Baba i tha:
Si malet tona!
 
Jam e lirë, tha Antigona.
Qielli i tha:
Je si shqiponja!
 
Unë vdes e lumtur, tha Antigona.
Unë të mbaj gjallë,
I tha Kosova!

Sonntag, 5. Oktober 2014

Xhemajl Rudi - Vargje poetike

 
1. Një Gotë
 
Një gotë vere,
Në dorën time në buzët mia,
Në ballkonin tim,
Në karrigen time prej druri,
Në gotën e artë si qielli në vetmin e mbrëmjes,
Në bregun e natës që ka nisë me u shtri errësira,
Në valet e detit prej krype ku varkat i shoh para syve të mi,
Në valet e pafund që nuk pushojnë për asnjë çast e treten,
Në rerën e etur.
Një gotë me frymën e vetmisë,
Në erërat e natës,
Në valëzat e muzgut që vijnë si shkumë e bardhë,
Në errësirën e thellë si retë e rënda varur çëpallave të botës,
Në sytë e fjalës heshtur kepit të dehur si gota e blertë n`vesën e natës.
 
2. Tri qytete
 
Në qytetin me shkronjen F,
Është regjia e filmave pranë kinemave,
Ku luajnë rolet e kohës së dikurshme,
Aktoret parakalojnë udhëve të skllavërisë me dinjitet t`shtirosur.
 
Në qytetin me shkronjen D,
Janë lojtaret e akteve të teatrove,
Që luhen ne katakombet e trishta te se djeshmeve,
Aty ku janë plot shenja ngjyrash n`ankthe njerëzore, nën zërin shurdhues të kohës.
 
Në qytetin me shkronjen R,
Ngjyrat janë të përdhosura në njëmijë ftyra,
Lëkura e tyre është vet krimi dhe dënimi i madh,
dhe mallkimi i syve të tyre të zinjë në njëmijë zëra të tretura shesheve.
 
3. Shfaqja teatrale
 
Sonte ora 16h, akti i parë....11-euro hyrja,
Një skenë e komedisë të një grumbuj njerëzish,
Si ëndrrat e thyera në shpresa të varura janë si zanat e vdekuna,
Dhe ngrihen dhe bien,
Dhe kërcejnë në valle të zbehta dhe një buzëqeshje qirret nga dhimbja.
Sonte ora 18h, akti i dytë....13-euro hyrja,
Një skenë e çuditshme plot pikëllim e shakaja e ka vendin e saj thellë në mjerim,
Luhet një shekull, nisi një epoke, si një ëndërr e gjatë e pambarueme,
Dhe e duartrokasin,
Të verbërit përditë dhe qeshin dhe këndojnë dhe në pika lotësh mbushën pikëllim.
Sonte ora 20h, akti i tretë...15-euro hyrja,
Një skenë ku kohët e bien në zemra të vrara aty ku është shue dritë e ndërgjegjes,
Aty ku çdo ditë pritet me padurim, si një çast që vjen e nuk ndihet askund dhe ik n`perëndim,
Dhe maska ëndrrash vënë në dëshira të rreme, në trimëri të paqena të vyshkura n`hije të natës,
E në guva të thella bien të gjithë dhe zgjohen përseri si nga hiri i dhimbjeve n`buzëqeshje të ithtë.
 
4. TRI ëndrrat sublime
 
Dy ëndrra të vështira sa shekujt,
Udhë e gjatë e fitimtarëve dhe e dështimeve po ashtu,
Ku zgjoheshin shpresat në netet e ërreta pafund,
Dhe ndizeshin si kandilet e kohës dhe mbaheshin në duart e zemrave.
E në sytë e koherave ku shpirti ngjizej per ditet e reja,
Për atje ku ishin të pambrrimet e kohës,
Si një fuqi e zotrave të lashtë vinin shkëlqimet e gjakut qiellor,
Dhe ndizeshin shtegut të agimeve të bardha si mbi flijimet e dashurive të arta.
Tri ëndrrat e presin njëra-tjetrën tu e kujtue premtimin e madh,
Flijimet e lindjet, ecjet dhe dritën e agimeve të mëdha,
Ku janë tana fjalët sublime n`zanin e jehones si shenja yjesh hyjnor,
Të simbolet e tana ardhmerive ku ndrite kandili n`kuroren e tre nëntoreve
 
5. Qyteti i flijimeve
 
Flet qyteti nën rrënojat e tij,
Si za i vjetër i një kohë të lashtë,
Ku hijet e kanë mbulue që moti,
Dhe hirit është mbetun n`shtresa shekujsh.
Qyteti jehon nga thellësitë e gurta,
Nga epokat e tij fillon kujtesa tu u zgjue,
Dhe në hirin e një mëngjesi të ri ka ra një shkelqim,
Të fryma hyjnore e pranverave të kaltëra ka ndritë një blerim.
Qyteti i flijimeve të vjetra sa motet,
Dashuritë ku janë pagezue në vesën e fjalës,
Dhe janë bekue në kroin e jetës, në dritën e diellit,
E hëna`ërresirës tu e bartë flakëzën si eshka n`qerpikët e qiellit.
Qyteti jehon, flet e vallëzon, përpushur si koha nën shekuj të rëndë,
Dhe nga epokat e thella fillon me u ndritesue tu u zgjue kujtesë e tij,
Aty në gurët e heshtjes,
Ku dashuritë janë flijue, dhe ka nisë zani, dhe fjala si vesë krojesh aty me u ndigjue.
 
6. Shtegu
 
Shtegu i zanës i pafund,
Sikur qiellit të paskaj,
Si një këngë e pakëndueme,
Si një natë e paanë me yje e me henë,
Si një fjalë e paharrueme,
Si një ftyrë në hije t`syve ndër blerime e prarueme,
Si një mal i madh i lartë ku janë thellë ëndrrat e zgjueme,
Aty është bukuria,
Aty është dashuria,
Aty është syni i qiellit,
Aty është hon i kohës,
Aty është vet hije e lashtë,
Aty është ëndërr e saj kurore kurore shkelqim në mal,
Aty janë përjetësitë botërat janë dhe mirësitë qiejt të tretur në dy sytë,
Se bota është në mall i madh,
Se jeta është një zjarr i lartë,
Se kënga është një za i naltë,
Se ëndrra është hije nën henë,
Se fryma është një fjalë e tërë,
Se koha është një çast i vaur si një vath,
Se shtegu është qiell i zanës i pafund,
Se hapsirë është e paanë zemër e saj breg me breg tu u përhumb si nën hënë.
 
7. Verbimi
 
Ku verbohen dritaret,
Kur mjegullat bien,
Kur ëndrrat janë të zymta,
Ku pasionet humbin atje n`errësirë,
Ku sytë e zemrës janë të turbullt,
Ku djajtë zgjohen në motin me diell,
Ku ëngjejt janë harkut të natës ku yjet nuk janë
Ku shpirti është si det i trazuar dhe valet nuk duken nën henë,
Ku fjala rrjedh në frymën e zbehtë diku si ndër brigje ku rrijnë fshehur dashuritë.
 
8. Përkundjet
 
Përkundje ëndrrash,
Në honin e këngëve,
Në gjelbrimin e ritmeve të erës,
Në ftyrën e bukurive të hijeve të purpurta.
Përkundje në fjalën e mbrëmjeve,
Në shikimet e verbëra të zemrës,
Në mallin e përflakur të pritjeve,
Në trëndafilin që hijëzon në gotën e dehjes.
Përkundje në frymën e kohës,
Në moshën e vjeshtes mes fryteve,
Ku gjethet bien tu u vyshkë mes të verdhes,
E motet ku ndrydhen në natën e mjegulltë të shekujve.
Përkundje motesh të koha dhe kënga,
Në frymën e re të çasteve t`amshueme,
Ku thirrjet e fjalës ndihen në njëmijë jehona,
Të këmbanat e tingujve që bien,
Aty të motet e fjetura ku fillojnë me u ndi të zgjueme.
 
9. Një udhëtim
 
Një natë të thellë,
Si një mëngjes i vonuar,
Pritjeve pafund,
Ëndrrave të ndritura në bregun e fjalës,
Në kujtesen e viteve të largëta,
Si murgjit e kohës për të bregu i mbramë,
Ku emri kishte kuptim,
Udhët ishin baltë gurë dhe shenja yjesh,
Si flakëza të ardhura mes murmurimash të trishta,
Dhe si vetetimat përthyeshem binin tu u nda në pjesë honesh,
Një udhëtim që s`kishte mbaru,
E ndër valët e erërave është busull e saj,
Udhës së luleve të majit në ngjyrat e marsit të madh,
Ku janë ndie fjalët e para për agimet e reja,
Ku janë shue dhe kanë ndritë si kandila të renët e kohës,
Aty ku gjithçka ishte udhëtim ishte shenja në synime të kthjellta,
Ku nisin me u nda nata dhe dita e në mes me u pa brigjet tu perëndu tutje verbëria.

Ligor Stafa - Pesë tregime

 
UJQIT E RINJ
 
Pasi ngritën një turrë drush në shesh, nëpërmes një kamzhikëtundjeje, ata lëshuan një angullimë:
- Ku ikën ata? Mostrat, të verbërit, ata që na lanë lëkurën e ujkut, … ku ikën?
Dhe unë, mespërmes kësaj harmonie të rrudhur, thashë: - Më duket se shkuan drejt zonës së përhirtë. Më thanë se ky çast për ta është fundi i habisë së madhe … se nuk mrekullohen më nga asgjë.
Dhe ata thanë: - Edhe ne nuk mrekullohemi nga ata. E urrejmë çdo pejzë të tyre. Të jetë sepse nuk shohim më nga pjesa e tyre?
Dhe unë thashë: - Jo, është nënshtrimi i tyre për një gjendje të re të ngjashme. Ju, që për ata jeni të tjerët, keni arritur tashmë të bëni e të thoni çudira.
Pastaj ata thanë: - Po a nuk janë ata një mërzi që prodhon mërzi përqark?
Unë u përgjigja: - Po, mbase.
Ata thanë: - Ata kanë vesin rrënjëthellë veçse për të na gjykuar.
Dhe unë thashë: - E vërtetë. Kur dëgjojnë të flitet nga këlyshët e tyre, kthejnë kokën pas, se mos flasin për ta. Qarkohen nga pambarimdëshira që ju të jeni sozia e tyre. Ju mund të jeni një kopje e ngjashme dhe e pangjashme e tyre.
Dhe ata thanë: - Ajri përreth tyre ngjyhet në të përhirtë dhe kjo e përhirtë janë ata.
Unë thashë: - Ata e kanë urryer kolorin e përhirtë të mërzisë dhe i janë shmangur gjithë jetën. Edhe ata vetë e ndiejnë herë peshën e kënaqësisë e herë atë të përdorimit nga një fuqi e padukshme.
Ata, me një gjuhë plot tautologji, thanë: - Mirë, mirë, po ata s’janë ashtu siç shtiren; të urtë e të qartë.
Unë thashë: - Vërtet. Ata s’e kanë dashur kurrë urtësinë dhe kthjelltësinë. Kanë dashur etjen dhe zjarrminë, kërkimet e shqetësuara dhe gabimet. E megjithatë, gabimet e tyre mbi botën e sotme janë si fshikullimat e minjve nëpër muret e një pusi.
Ata thanë: - Sjellja e tyre ndaj nesh ka qenë herë e urryer, herë e përvuajtur.
Dhe unë thashë: - Mbase e kanë nga pështjellimi mbi mënyrën se si këlyshët e tyre ia dalin mbanë të banojnë dhe ta deshifrojnë këtë botë.
Dhe ata thanë: - Por …
Unë thashë: - Ju duhet të gjykoni vetveten.
Ata thanë: - Ata na lanë në udhëkryq.
Dhe unë: - Dhe ju u miqësuat me rrugëfjalët, apo jo? Morët udhën e ujqve.
Ata (ujqërisht): - Ne duam të marshojmë. Jemi specie të përkryera, por na pengojnë ata.
Dhe unë, duke i dhënë vetes një pamje diskrete, thashë: - Rruga s’është asnjëherë e lirë. Megjithatë ju jeni një zbulim.
Dhe ata thanë: - Sarkazma jote po bëhet e padurueshme.
Dhe unë thashë: - Misioni im është të ndriçoj terrin, jo kokat tuaja.
Ata thanë: - Pse ata ndryshojnë fytyrën dhe zakonet me një ngathtësi vemjesh?
Unë thashë: - Janë forca të tjera ato që kanë fuqinë të të ngrenë lart apo të të hedhin në asgjëkund.
Ata, pas një mendimndaljeje, thanë: - Ne jemi këngëtarët e shoqërisë së pakënaqur. Besoni?
Unë thashë: - Përralla! Vetëm turma u beson, siç beson gjithçka.
Ata, mes një zemërimpërmbajtjeje, thanë: - Po tallesh me ne? Kush jemi ne? Ca hajdutë veshëdrejtë? Një lukuni qimepërhimët? Ca líderë kotsëkotësh? A s’jemi nga ata që janë gati për gjithçka.
Dhe unë thashë: - Këtu do të ndodhin gjëra që s’mund t’i kuptoni kurrë.
Dhe ata thanë: - A sheh ndonjë dalje nga ky labirinth?
Dhe unë, me një zë orakulli, thashë: - Ka një dalje që të çon drejt një gremine.
- Kemi dëgjuar kaq shumë për ty, - thanë ata, - por s’kemi lexuar asgjë tënden. Duam të bësh një poemë për ne.
Unë thashë: - Nuk çuditem nga çfarëthëniet tuaja. Ka mijëra libra në këtë botë që s’lexon më.
Pasi hodha vështrimin nga turra e druve, vazhdova: - Sa për poemën, do të pranoja çdo torturë dhe ajo s’bëhet.
Ata më hidhnin vështrime aspakkërcënuese.
- Të lutemi, të lutemi të bësh një poemë a diçka të ngjashme. Ne kërkojmë të na njihen vlerat. Ne kemi harruar të këndojmë. Nuk arrijmë të çojmë një këngë deri në fund. Ne ndihemi të turpëruar…
Unë u thashë se kishin vlera kudo, se s’kishin pse ndiheshin të turpëruar.
Ata u afruan më pranë dhe më lëpinë duart. U emocionuan shumë.
Pastaj u dëgjua një shpërthim i mbytur dhe ata lëshuan një angullimë me befasgurmazshqyerje:
- Kjo duket si kënga jonë … si kënga jonë … jooo… nëëë…
 
 
 
LEHJA
 
Jam një njeri që kam dalë shëtitje në një natë që s’më ngjan me natën. Në kërkim të kënaqësisë? E pse jo? Teksa e ndiej veten të motivuar, duke ngjitur shkallën e katërt të hierarkisë së nevojave të Abraham Maslout, syri im bredharak më çon në një skaj. Ja, ajo del nga hijënaja pakëz trillanake, pakëz e paturpshme. Fillon të provokojë druajtjen time. Se si më sheh. Të bën menjëherë për vete. I afrohem, si një dalëngadalje, me atë hapin “t’i flas - mos t’i flas”. Tash ajo më ngjan me një mundësi që të pret krahëhapur.
Ajo: “Rastësi është takimi ynë?”
Unë: “Më duket… rastësi është.”
Dhe ajo: “Po më vjen rrotull?”
Dhe unë: “Si t’ju them…”
“Di të lehësh,” më pyet ajo.
Vetes i them “ç’pyetje”, asaj i them “po” me një tundjekoke.
Ajo: “Provoje një herë, të lutem!”
Unë, pasi kollitem pakëz, nis të leh: “Ham… ham… ham…”
Ajo (duke më dhuruar një lehtasledhatim në qafë): “Mjafton, qenushi im! Më pëlqen. Vërtet më pëlqen. Di të lehësh ashtu siç dua unë. Do të shkojmë diku, por… dua t’më çuditësh.”
Kam një dëshirë; të zbuloj se si do t’më përdorë. Do të ishte një diçka plus, një diçka ndryshe. Po nxitoj në një pështjellim kërshërishtrirjeje mbi gjurmën e një objekti të largët, që nuk e kam zbuluar ende.
Ajo drejtohet për kah një vend i harruar, ku misteri është mbuluar nga pluhuri. Me një alfabet daktil ajo më tërheq drejt apartamentit të saj. Në prapambylljen e derës në mendjen time afrohet një frikë e fshehtë.
Në dhomën ku hyjmë është gjysmëhije dhe freski. Provoj të hiqem sikur s’jam i mbyllur në një kurth, i rrethuar nga statueta e portrete të shumtë qensh, nga sjelljet e kësaj gruaje të mistershme. Megjithatë ende jam një ankth brenda një prizmi hekzagonal. Nis e mendoj se nga dhoma e pritjes deri te hyrja e vogël mbetja e shtëpisë është e mbështjellë me mister.
Ajo më drejton një digital camera, më bën një foto dhe drejton ekranin kah unë. Është një foto qeni. Ajo buzëqesh me një “bukur, ë” dhe i afrohet një tavoline. Unë i shkoj pas me ca hapa “mos - të - dish - ç’të - bësh” dhe me një sylëpirje. Është një tavolinë e shtruar dhe s’tentoj ta pyes se si ka arritur ta bëjë këtë. Ndoshta ndonjë shërbëtore e padukshme ka përgatitur gjithçka.
Ajo ulet dhe më drejtohet me një vështrimtabelë “ulu pranë këmbëve të mia”. Unë ulem dhe pështes kokën me ashtusipadashje pranë këmbëve të saj. Që nga thellësia e pulpave të saj më vjen zëlutjeëmbëlsia e saj: “Do lehësh pakëz, qenushi im?”
Unë, i çliruar nga mezipritja, nis të leh: ham… ham… ham!
Ajo më hedh një kockë. Une e marr me përulësi dhe i përkushtohem me një veçantilëpirje. E thyej heshtjen minerale në brendadhomë me ca hamhame të lehta. Pastaj nis sërish të lëpij kockën.
“Më pëlqen si e lëpin atë kockë, qenushi im. Po argëtohesh? Po të dukem një kuçkë?” me pyet ajo.
Në vend të përgjigjes unë filloj të leh me ca hamhame të stërgjata.
Ajo në gishtbuzë: “Shëët!... Po të duash mund të mos lehësh. Rehatohu tani!”
Kjo njëanshmëri e krijuar mes nesh më duket një varfëri e thellë, por e papërsëritshme, e bukur.
Dhe vazhdon persekutorja ime: “Si thua, do ta çojmë deri në fund këtë çmendurinatë? Ke ndonjë ide në atë trurin tënd, qenushi im inteligjent?”
Seç kam një rrëqethje dhe e kuptoj se s’ka më kuptim të shtirem. Kthej kokën dhe e vështroj. Kur vështrimet tona ndeshen, ajo më buzëqesh duke kaluar gjuhën sipër buzëve. Ajo me sa duket po kënaqet nga hamhampsherëtimat e mia, nga turpi që ndiej. Tashmë më ka nën pushtetin e saj.
Ajo ngjesh kokën time midis këmbëve të saj. Me një pafajësingritje sysh dalloj kofshët e saj të paksazbuluara dhe të hapura. Unë mbaja sytë diku, në faqen e murit, duke mos patur guximin të shihja pamjen përballë.
“Po më skanon të gjithën?” më pyet ajo, pastaj më godet me grushta lehtazi, duke thirrur nga kënaqësia. Unë tund kokën ashtu qençe. Ajo kthehet përballë meje, e ndezur dhe me gjokset që i vlojnë kur përkulet, me fustanin e hapur deri në kofshëshfaqje dhe unë shoh mbajtëset e çorapeve, çorapet dhe zonën lakuriqe më sipër…
Fillon ta provokojë edhe më tej druajtjen time, hap këmbët më shumë duke mundësuar të shoh më tepër pjesë të lakuriqta nën fustanin e hapur: “Po sheh më shumë seç përfytyroje, apo jo?”
Unë: “Po dehem… po dehem.“
Buzët e saj të fryra, gjinjtë e saj në gjysmëjashtënxjerrje e të bërë flakë të kuq, kofshët e përvëluara e tejet të hapura nuk bënin gjë tjetër veçse të shtynin më shumë drejt dëshirëgllabërimit. Nuk guxoj të ndërmarr asnjë veprim, nga frika se do humbas çdo shans. Por edhe nuk mund të pres më. Vallë pak durova? Pas lehtasprekjeve të mia mendoj se mos po bëhet gati të protestojë, por jo, ajo fillon të fërgëllojë e tëra nga kënaqësia. Më lutet ta lëpij, pastaj të leh, pastaj ta lëpij… Lehjet dhe përkëdheljet po galvanizonin hormonet e saj? Rrëshqiti pak më poshtë ndenjëses për t’më lejuar të punoja më në thellësi. Nga mënyra se si rënkonte më jepte të kuptoja se kisha nisur mirë.
“Më shpejt, më shpejt, qenushi im, se po tretem!” flet ajo e lëngëzuar dhe e mbytur në lotkënaqësi.
Më shumë po më nxit fakti se nuk duhej ta zhgënjej, se ajo duhej të kënaqet në kulm. Veç mërmërit se po merr flakë, se ndihet tërësisht e shkatërruar, se… U nde në ndenjëse e rraskapitur.
Ajo (e shtriqur në përhumbje): “S’po leh më?”
Unë jam ende i përndezur dhe sikur kërkoj shpëtim nga lehjet: “Ham… ham… ham…”
Ajo (me një spostim të këmbëve): “Mjaft tani, qenushi im! U kënaqe?” Dhe duke ngritur kokën time nga prehëri i saj: “Stop… stop! Më ler të qetë!”
Unë tentoj të kërkoj një shpjegim, por ajo më përkëdhel qafën dhe unë ndihem nudo përpara saj. Mendja ime humb drejt shtigjesh të tjera. Nuk po e pyesja, sepse për momentin nuk po më vinin në kokë pyetje, apo sepse më duhej të përdorja kujdesmaturi? Dhe hesht. Hesht. Shtirem si një qen i urtë. Kuptohet, unë vetëm duhet të leh. Ham… ham… ham... Unë kam dëshirë të flas për veten, të tregoj se si ndihem, por një jashtërregulli më pengon.
Ajo, duke m’i prerë mendimet në mes: “Do të vë një emër qeni. Si thua?” Pa pritur miratimin tim ajo vazhdon: “Do të thërras “I ulur pranë këmbëve të bukura”. Është emër i veçantë.”
“Më duket si një emër indian,” ia kthej unë me një pakënaqjemërmërimë.
Ajo, paksa zëtrazuar: “Më fal! Mos duhet të flasësh?”
Dora e saj e bukur dhe e qelqtë godet me forcë syprinën e tavolinës, ndërsa një majëkëpucë rrëshqet mbi kurrizin tim dhe më shtyn tutje, në zbrazëti.
Duke dalë nga ai dekor, tashmë i përpirë nga errësira, unë eci nëpër këtë qytet që sikur ka marrë pamje tjetër. Sikur s’është më qyteti i disa orëve më parë.
Në këtë vazhdimrrugë koka ime, që s’është si ajo e disa orëve më parë, kërkon të imagjinojë të dashurit e saj që sillen qençe, dhomat e tjera të apartamentit, jetën e saj jashtë tryezëorgjisë.
Shoh me mendje se ç’po bën ajo tani; po vë foton time në një kornizë dhe kërkon me sy një vend në mur për ta vendosur.
Shoh me mendje edhe vetveten, që tinës, me një armë gjahu në dorë shtin në drejtim të qenëve të rrugës me një qetësi të pamenduar, me ca lëvizje jo të tërbimta.
Pastaj i drejtohem mesnatës së përhapur aty-këtu: “Jam një qen simpatik? Po? Atëherë dua të leh! Të leh! Ham… ham… ham…”
 
 
 
QESET NGJYRE GRI
 
Një kosh plehrash. Një grumbull plehrash në kosh. Një derr pranë plehrave. E ky derr jam unë. Dal nga koshi; u mërzita së ndenjuri në plehra. Afrohem te stoli i vjetër. Përballë shtëpisë së vajzës me emër hyjneshe. Kruaj qafën te stoli dhe përshëndes “djaloshin nga Seattle“, i cili kalon aty pranë duke u çjerrë: “Eh, miku im! Në këtë vend të gjithë u bëjnë vizitë magjistricave. Të gjithë mbajnë barëra nëpër xhepa. Që t’ia fusin njeri-tjetrit. Është kështu?!“ Ai picërron sytë dhe e ndal për një çast fjalimin. Pastaj ma kthen përshëndetjen dhe më zgjat një puro drejt feçkës. Të gjithë njerëzit dhe derrat tallen me të, pavarësisht se edhe ata vetë flasin me vete (kuptohet: flasin me zë të ulët). Çirohem nga mezishkëputja me “djaloshin nga Seattle“ dhe hedh vështrimin nga dritarja tejpërtejkanatëhapur prej nga duket vajza me emër hyjneshe. Ajo e veshur me një bluzë & fund të kaltër rri hypur mbi një rrotë dhe lëviz - siç duket - përgjatë dhomës. Unë numëroj sekondat kur ajo sfilon përmes zhdukjeshfaqjes. Kruaj feçkën kur kofshët e saj vezullojnë mes çarjes së fundit. Më pëlqen kjo aventurë, ku gjithçka vërtitet mes mosprekjeve. Vërtitet duke vërtitur format. Turrem drejt telefonit në rrugë. Si çdo ditë. Në të njejtën orë. Sot kam libret tjetër.
Unë (duke vështruar rreth e rrotull): “Alo! Moj hyjneshë e fatit dhe e rastësisë, moj shpërndarësja e kënaqësive dhe e mundimeve, e lumturisë dhe e fatkeqësisë, ki pak mëshirë për mua derrin! Më dërgo, të lutem, ndonjë qese plehrash!“
Zëri i saj: “Ha, ha, ha! Derri im i dashur, fillove ti nga seksofoni? Je vërtet si një adoleshent i pandreqshëm. Përmbahu pakëz, të lutem! Gjoja e ke hallin te qeset e plehrave, ë?! Kujt ia shet ato, more derr i ndyrë! Mos na thur vargje erotike, se prishem shpejt dhe pastaj … Ciao! Ha, ha, ha!
Unë (me zë të ulët): “Jo, jo. Për sot nuk kam poezi në program, por do të tregoja një ëndërr që e shoh pothuaj çdo natë.”
Përsëri zëri i saj: “Pa hë! Filloje atë ëndrrën tënde, por shkurtimisht të lutem! Filloje që edhe unë të filloj të vetpërkëdhelem pakëz!”
Unë (si një derr i kënaqur): “ Në ëndërr unë jam i padukshëm, si heroi i Uellsit. Futem tinëzisht në dhomën tënde (në receptor dëgjohen fëshfëritje dhe “ohohohtë” e saj). I afrohem shtratit ku dremitjeshtrirja jote nuk vuan nga sikleti i të qenit nudo (në receptor sërish fëshfëritje dhe “ohohohtë” e saj). Zgjas feçkën time drejt gjunjëve të trëndafilta, drejt kofshëve të trëndafilta, drejt trëndafilit tënd. Këtu ndalem gjatë (në receptor shtohen fëshfëritjet dhe “ohohohtë” e saj). Ti shkundesh pakëz, hedh vështrimin rreth e rrotull. Sheh Asgjënë. Shtrihesh përsëri, e veshur me një triumf të llahtarshëm. Kullon e tëra seks dhe fërshëllimë.”
Ofshama e saj: “Mjaft, more derr i ndyrë! I sajon bukur këto ëndrra. Tash, derri im, po vete të bëj një dush. Kulloj e tëra seks dhe fërshëllimë. Si në ëndrrën tënde. Kur të zbres poshtë do të të sjell edhe një qese me plehra. OK?”
Zhytem në një heshtje çfardo. Jo në heshtje filozofike. Mezipritja prodhon ide nga më të ndryshmet. Mezipritja dëgjon nga të gjitha anët (personazhe, zëra, histori me magji), por nuk sheh asgjë tjetër, veçse një vajzë me emër hyjneshe. Një vajzë mbi një rrotë dhe me një qese plehrash në duar.
Ajo më sjell çdo ditë qese me plehra dhe çdo dite më premton se një ditë do të arratisemi sëbashku. Kur ia kujtoj këtë ajo vetëm buzëqesh, tund kokën dhe kaq. Më premton përsëri me “një ditë patjetër…“
Zëpapritmasi i saj: “Merre, derri im i shtrenjtë, qesen që kërkove! Të kam sjellë edhe një fetë bukë të lyer me gjalp e reçel.”
Ajo ulet në gjunjë dhe më zgjat qesen dhe bukën fetëlyer (“do ta ketë përzier me menstruacionet e saj”, them me vete dhe ndiej një përbrendapërzierje), pastaj zgjat buzët drejt feçkes sime të ndyrë, ndërsa dora e saj e djathtë lëviz e lëviz rrëqethshëm, duke përtypur tredhjen time të padukshme, duke mërmëritur nga kënaqësia “m…m…m”
Shkëputet ajo e para: “Hë, derri im i shtrenjtë, shkove sot te ajo magjistrica, Circja? Ç’të tha? A ekziston ndonjë mundësi? Më trego, po çdo hollësi!”
“Shkova, shkova. Mora rrugën nga vila e Circes, një vilë me gurë të ndritshëm. Rreth vilës vërtiteshin një duzinë qensh, që as të vërsulen, as lehin, por vetëm tundin bishtat e tyre. U ndala te dera e hyjneshës krelëbukur dhe dëgjova një zë të ëmbël. Zemra ime gjysmë e ngrirë trokiti. Në derë shkëlqimtare u shfaq vetë ajo. Më pa e habitur dhe më ftoi të hyja brenda. Iu luta t’më hiqte qimen e derrit e t’më kthente në njeri. Fillova të puth me feçkë pandoflat e saj. Ajo më bënte dhjetra pyetje dhe përgjigjej po vetë. Kontrolloi në ekranin e computer-it kuçka - dhe unë po aty, se mos shihja padashur identikitin tim - por s’qullosi gjë. Për çudi, pasi bëri search-e mbi Ujëdhesën e Skifterit, detin Tirren dhe Latiumin në ekran u shfaqën me radhë 22 portrete. Ajo filloi të fliste me vete. Seç përmendi: Euriloku…Politi dhe 21…Odiseu… kishte ndihmën e Hermesit… verë e Pramnos përzier me miell, djathë e mjaltë… thupër… derra dhe bla, bla. Mbante vështrimin të mbërthyer në monitor dhe duke psherëtirë e pikëlluar (sikur të ishte e vërtetë!) e duke m’i fshehur sytë më tha se unë nuk isha viktima e saj, se unë nuk bëja pjesë në skenarin e magjisë së saj…”
Ajo: “ Pse ndale? Po pastaj? “
Unë (duke tundur këmbën e majtë në ajër): “Megjithatë, bëri edhe një provë të fundit me bimën “molu”. Hodhi një lëng në një kupë të argjendtë dhe një bimë me lule të bardha, fryte te zeza dhe rrënjë të zeza dhe ma zgjati drejt feckës. I hodha një vështrim kupës dhe e ktheva menjëherë. Prita pak symbylltas, por asgjë. Asgjë. Magjistrica ngriti vetullat dhe supet njeherësh. Nuk isha një njeri i shndërruar në derr, as një derr që mund të shndërrohej në njeri. Dhjamurisja ime lëvizi e trullosur për të gjetur daljen, e shoqëruar nga derëpërplasja dhe humbjeshpresa.”
Ajo zgjat buzët drejt feçkes sime te ndyrë. “Po unë?” flet vajza, duke qëndruar palëvizur me një kryerrotullim të shtyrë drejt pakmëvonës. Ajo nuk e shqetëson më feçkën time (do t’i kenë bërë ndonjë nga ato magjitë, më pëshpërit vetja ime) dhe bën të ngrihet. Iku? Lëvizi edhe ajri, si një fëmijë që loz nëpër fundin e saj grykëçarë. Ajri që rrëmben atë padëgjim fjalësh të padëgjuara ndonjëherë. Ajri që rrëmben vajzën-hyjneshë tok me “pafshim” e saj dhe unë mbetem vetëm. Vetëm me një qese plasmasi ngjyrë gri pranë këmbëve të para. Spërdredh qesen e mbushur me plehra mbi qafëtrashjen time dhe ndalem diku, në një qoshe të kësaj mbrëmjeje të pacipë e me flokë të shprishur.
E hap ngadalë qesedhuratën. I bëj inventarin: një gotë kosfrutash, një paketë me cigare të lagura, një çokollatë “Mars” e ngrënë përgjysmë, një palë mbathje të grisura, një vibrator me shenja dhëmbësh…
Përqafoj qesen me plehra, e shtrëngoj fort, deri në masën e derisaçarjes. Vazhdo përsëri: ec e puth qesen, puth qesen e ec.
“Ej, miku im, eja të nisemi sëbashku ... në Kandahar. Dua ta zë të gjallë atë mulla Omarin ... nga Amerika. Mbase ka ndonjë ilaç shërimi për mua. E marrim me vete ... edhe këtë qesen me ushqime që ke hedhur krahëqafë. Na duhet edhe të ushqehemi. Është kështu?!“ me drejtohet i kudogjenduri “djaloshi nga Seattle”.
Ndihem për nje çast i joshur dhe jam i gjithi i qetë (vërtet?). I qetë? Thellë brenda meje diçka pa kumbim shikon dhe dëgjon. Është një qenie që mban vesh përbrendakuvendimet e mia prej derri.
Edhe ky ku e gjeti! I zgjas qesen të çmendurit dhe këmbët më çojnë me dalëngadalje drejt tharkut tim, ku më pret dosa ime shalëhapur në mbibajgashtrirje dhe e gatshme për çdo aventurë.
 
 
 
DORESHKRIMET E MIUT
 
Ndiej nje fëshfëritje miu kur nis të shkruaj. Sytë e mi janë shtrydhur mbi monitorin e computer-it dhe frymën po e mbaj të prangosur. Si këtunë e gjysmëkërrusjes sime. I paralizuar nga gërricjet dërrmuese, nga gërricjet miushe të pamëpakësueshme. Fytyra ime? Një fytyrë nervoze përreth ngërdheshjes së një njeriu të ngjyer në të bardhë. Një pjesë e imja duket nëpërmes mobiljeve të shqetësuara nga ecejaket e miut. Sytë bredhin mbi tituj. Kërkojnë ndonjë esé për brejtësit e përhimëqulltë, ose ndonjë roman të shkruar prej tyre. Ja dhe miu, që më del shpesh në ëndërr. Një kopertinë e keqe. Një siluetë jotërheqëse.
I ulur mbi karrike, mbështetur mbi tryezë, rrethuar nga një slalom letrash. Si një prestidigjitator ai shkruan e shkruan parreshtur. Kur lodhet merr librat. Për t’i lexuar? Për t’i brejtur me pakngapakje. Në pastajkënaqje ai nis të shkruajë. Me ngadalje. Më i menduar.
I veshur me aversion shkoj të vesh pandoflat. Të mos e ndesh me këmbë. Dorën e djathtë e ze me një shkop.
Mundohem t’i shpëtoj vështrimit hedhasysh të tij. Ndalem. Në kryqëzimkrahë. Përpiqem ta shoh si një të panjohur. Zoofobia ime përngjan me gërmimet e papushimta për të zbuluar një thesar. Dështoj e dështoj në afrimin tim. S’ka gjë. Shtirem diskret. E provoj prapë. Në vjedhuraziafrim. Dështoj sërish. Dështoj më keq. Nuk mendoj më ta godas. Për këtë kam çarkun në cep të dhomës. Nuk më pëlqen të luaj heroin. Kërkoj farepakun. Planin e kam të gatshëm. Ta përze nga aty. Qëndroj palëvizur … në një lëvizje të shtyrë për më vonë. Të shoh dorëshkrimet e tij. Në atë ç’ka ka mbetur prej hieroglifekatranosjeve të tij.
Jam tejet i lodhur …Si të jetë raundi i fundit. Në postlargimin e tij fillon e më zbjerret kureshtja. Në kalkun e gjërave prekatare je si në një çast pa tinguj. Kjo të bën të vraposh nëpër dhomë vetëm me të mbathura. Ngërdheshja ime brof duke dihatur. Para dorëshkrimkakërdhisë së një miu. Në morinë e fiksacioneve pres te shndërrohem në një makinë grirëse mishi, që bluan me nofullat e saj minj. Duke shpresuar t’u jap fund dëmeve.
Ç’të bëj bërja ime?
Të ndez një zjarr në mes të dhomës e t’i djeg dorëshkrimet e tij? Piromania nuk më shkakton ndonjë ndjesi, por truri im është nxehur shumë. Shumë.
 
 
 
NUHATJE QENI
 
Ndodhemi pranë një stacioni treni. Aty pranë ka shtëpi, por edhe nuk ka shtëpi. Ka një pyll të vogël. Ka edhe s’ka. Më kanë lënë në ngarkim një fëmijë motak. Ky fëmijë ka prindër. Edhe s’ka. Pranë meje është një plakë, e cila mezi pret fishkëllimën e trenit. Plaka seç kërkon duke mërmëritur. Unë interesohem për plakëgjorën. Plaka kërkon një sëpatë, që e ka patur në një nga çantat. Në këtë kohë djali i vogël më shkëputet nga sytë dhe futet në pyllin me mështenka.
Dallova aty pranë dy qenë të njohur. Njeri prej tyre ishte i vjetër, ndërsa tjetri i ri. I vjetri ishte në një pozicion më lart se i riu. Rrinin përballë njeri-tjetrit dhe për diçka kuvendonin. Më bëri shumë përshtypje ky afrim. Me atë të vjetrin kisha një hesap të vjetër. U mata tinëzisht të rrëmbeja një gur, ta qëlloja. “Nuk ma do mendja se ky i riu do të hidhet. Nuk bën”, fola me vete, “do t’më shohin gjithë këta njerëz.”
Qeni i vjetër më përshëndeti lehtas, por me një vështrimlutje. Më përshëndeti edhe qeni i ri. Hodha sytë rrotull. Edhe për të parë se nga shkoi fëmija që kisha në ngarkim, por edhe për t’iu shmangur paksa dy qenëve. Plaka vazhdonte të kërkonte sëpatën.
Dy qentë kuptuan se unë diçka kisha humbur.
- Profesor, - m’u drejtua qeni i vjetër, - Kë po kërkoni?
- Kisha një fëmijë përdore, po m’u shkëput dhe s’di se nga u largua.
- Këtej rrotull e keni, profesor, - foli gjithë siguri qeni i vjetër. U largua pak nga qeni i ri dhe drejtoi sytë nga një gëmushë pranë një varreze makinash. Djali i vogël ishte ngjitur pas një timoni dhe po e rrotullonte nëpër duar. Drejtova sytë nga qeni i vjetër. “Nuk qenka keq nga nuhatja”, mendova. Tunda lehtas kokën. Po e falënderoja më duket.
- Diku, këtej afër është edhe sëpata e plakës, - foli qeni i vjetër dhe vuri këmbët mbi një bisht sëpate. S’di pse po i hynte në punë kjo sëpatë plakës së gjorë. M’u duk se zbuluam një sëpatë antikiteti. Plaka betohej se s’do të hypte në tren pa gjetur sëpatën. U gëzua shumë kur i thashë se sëpata u gjet. U gëzuan edhe të tjerët, që prisnin trenin. U shkëputa paksa nga turma, që filloi t’më rrethonte dhe kërkova më sy dy qentë. Nuk i pashë më aty. Ishin larguar.

Ujërat e Rrafshit të Kosovës

  • Sipas librit “Kosova” të Branisllav Nushiqit, botuar më 1902
 
Përktheu Rrahim Sadiku

Deri tridhjetë rrjedha uji, dy herë më shumë se kaq lumenj të vegjël e përrenj, janë bërë rrjetë nëpër rrafshinën e Kosovës dhe pothuaj secila pëllëmbë toke e saj është e ujitur.
Të gjitha ujërat e këtushme vijnë nga kodrinat dhe malet, të cilat i kemi përmendur si kufinj të Fushës së Kosovës dhe ato i m
bledh, pothuaj drejtpërdrejt lumi Sitnica e kjo ndodh nga shkaku se pothuaj e gjithë kjo fushë ka pjerrtësi nga jugu drejt veriut dhe në atë drejtim edhe i tërheq ujërat e Kosovës për në Ibër.
Ujëmbledhësi kosovar është i veçantë, i mëvetësishëm dhe atë e ndërton Sitnica me degët dhe ajo u ndahet tre ujëndarësve nga ujëmbledhësit fqinj. Njëri nga këta ujëndarës e ndanë ujëmbledhësin e Sitnicës nga ai i Moravës. Ai shkon nga jugu i Kopaonikut deri te Karadaku, duke e ndarë me një zingjirë malesh edhe luginën e Moravës nga ajo e Kosovës. Ujëndarësi i dytë është ai që e ndanë ujëmbledhësin e Sitnicës nga ai i ujëmbledhësit të Drinit. Ajo fillon nga kodrinat veriore të Maleve të Sharrit dhe shkon në veriperëndim, duke u lëshuar dalëngadalë më poshtë. Ujëndarësi i tretë është vargu i bregoreve Ferizaj-Rubovc, i cili ndanë ujëmbledhësin e ujërave të Vardarit me Sitnicën.
Njëri nga ujëndarësit që shkon deri te bashkimi i Drinit të Zi e Drinit të Bardhë nuk vërehet shumë dhe kjo ndodh ngase aty kemi terren të ulët, me kodërza diluviale e tercijare, si janë ato në Luginën e Kumanovës, ndërmjet Golemit e Moravicës.
Përveç përrenjëve e lumnje të vegjël, në Fushë të Kosovës përmenden edhe dy liqej-këneta, të rëndësishme dhe për atë se njëra prej tyre është burimi i Sitnicës.
Këneta e Sazlisë dhe ajo e Rubovcit bashkohen te fshati Rubovc. Mu pranë Kënetës së Sazlisë gjendet fshati Sazli e pranë Kënetës së Rubovcit fshati Rubovc dhe mbajnë emrin sipas e tyre. Por, emri Sazli turqisht do të thotë kallam dhe si duket këtu ndodh e kundërta, ka qenë fshati dhe ai e ka marrë emrin nga këneta. Afër këtyre kënetave janë edhe këto fshatra: Tërni, Topliçani, Vojnovci, Bablaku, Babushi, Papazi, Softaj, Pojata, Prelezi, Muhoci, Kosina, Talinoci, Surçina, Cërnilla etj.
Mendohet se Këneta e Sazlisë dhe Rubovcit janë mbetje nga deti i dikurshëm, i cili ka mbuluar tërë këtë rrafshinë, por që me kohë është larguar përmes Grykës së Kaçanikut dhe asaj të Zveçanit. Edhe në popull dëgjohen shumë legjenda për këtë, por edhe Kosova, në në disa etapa të reja gjeologjike ka qenë liqen dhe uji nga këtu është larguar përmes grykave që i përmendëm më lart.
Këneta e Sazlisë formohet: a) nga të reshurat e zakonshme (shiu e bora), ujin e të cilave nuk e thithë dot toka e nuk e bartin rrjedhat dhe aty shtresohet; b) nga përrocka e Sazlisë, e cila buron në atë fshat dhe c) nga një krah i lumit Neredime.
Këneta e Rubovcit formohet nga bashkimi i saj me Kënetën e Sazlisë dhe nga përroi i Slivovës, i cili lëshohet nga malet e Dremjakut.
Të dy kënetat, por sidomos ajo e Sazlisë, ishin të mbuluara tërësisht me kallam, shevarë e barëra të tjera. Por, ardhja e çerkezëve para tridhjetë e më shumë vitesh e sidomos ardhja e muhaxherëve (shqiptarë të ikur (të përzënë me dhunë - vër. e përkthyesit- nga Serbia), të cilët u vendosën përgjatë brigjeve të këtyre kënetave, u bë me të madhe prerja e këtyre barishtave dhe përdorimi i tyre. Derisa kishte kallam, vinin këtu njerëz nga e gjithë Kosova dhe merrnin atë. Nuk i ishte e ndaluar askujt, mjafton të kishte pendën e qeve të fortë, për ta nxjerrë qerren nga balta. Atëherë shtëpitë, hambaret, tremet dhe ndërtesat tjera mbuloheshin me atë kallam dhe ato mbuloja ishin me nam, si sot që janë tjegullat për mbulimin e shtëpive.
Muhaxherët menjëherë e kthyen në anën tjatër krahun e Nerdimes së derdhej në Sitnicë, që quhet Kuka, duke bërë që ai ujë të shkonte në Lepenc, që andej të ishte më i fuqishëm uji për mullinjtë dhe e prashitën Kënetën e Sazlisë përmes dhe e bënë vadën, e cila e bartëte ujin e kësaj në Robovaçë e prej andej në Sitnicë. Kështu nga e gjithë ajo sipërfaqe të cilën më parë e mbulonte këneta, bënë livadhe të shkëlqyeshme dhe sot Këneta e Sazlisë pothuaj nuk ekziston. Pas kësaj atë krahun e Neredimes e kthyen prapë në shtratin e vjetër, sepse nisi të mungonte uji për i mirë pije.
Megjithatë, edhe sot, pasi të bien shira të mëdha, askush nuk guxon të futet atyre livadheve me qerre apo me kuaj të shaluar, pasi sharron. Dikur, derisa këtu kishte ujë, njeriu sharronte në tokë edhe kur ishte 10 e 15 metra larg nga uji i kënetës. Dikur ai ujë mbulonnte hapësirë prej një orë e një të katërtën e saj në gjatësi dhe një vrap kali në gjerësi.
Edhe kënetën e Rubovcit e kanë mihur fshatarët e Vojnocit dhe ia kanë ndërtuar lugun nëpër të cilin uji i saj shkon në Sitnicë dhe ajo është ngushtuar shumë e pas kanv mbetur livadhe të mrekullueshme.
Midis shmakëve (baltës së thellë) që dikur mbulonin pjesë të mëdha të këtyre kënetave qëndronte fatkeqësia e shumë banorëve të kësaj ane, që hynin aty e nuk ktheheshin, andaj ka edhe shumë legjenda lidhur me këto. Në Rubovc tregojnë se besohej që në kënetën e tyre jetonte një ka i cili pëlliste natën dhe paratregonte një vit me uri. Fshatarët u kishin vënë brirë të hekurtë demave të tyre dhe i lëshonin ata në kënetë, që të luftonin me të, por nuk e mundnin dot. Gjithashtu në kënetë kishte edhe djaj që mashtrojnë udhëtarët, prandaj edhe sot akush natën nuk kalon afër saj. Banorët e këtushëm ende besojnë se uji i kënetave futet nën male dhe del diku andej te Prizreni.
Nga këneta e Rubovcit, mu te fshati Rubovc, e nis udhëtimin Sitnica, lumi më i madh kosovar.
Sitnica formohet pikërsht nga ujërat që grumbullohen në Kënetën e Sazlisë dhe asaj të Rubovcit, kurse drejtpërdrejt del nga një burim afër fshatit Rubovc, i cili asnjëherë nuk shterron dhe i cili quhet Busanë.
Sitnica rrjedhën nëpër Fushën e Kosovës dhe është e gjatë 12 orë ose 60 kilometra. Me rrjedhën e vet pothuaj e përcjell kudo hekurudhën, duke rrjedhë në anën e saj të majtë, derisa nuk e merr me vete Llapin e mandej kalon në anën e djathtë të saj. Në fillim rrjedha e saj shkon kah veriperëndimi e mandej drejt nga jugu kah veriu. Nuk e ka gjithkund të njëjtën gjerësi, pasi diku-diku ka gjerësi vetëm tri metra e kur i afrohet Ibrit zgjërohet shtatë metra e më shumë. Secilën pranverë Sitnica e vërshon Fushën e Kosovës, që e ka rreth vetes dhe ashtu e bënë shumë pjellore dhe bari më i mrekullueshëm mbinë rreth saj. Verës, pas shirave pranverorë e para atyre vjeshtorë, të cilat këtu zgjasin shumë dhe janë të furishëm, mund edhe të kalohet këmbë, por kur fryhet, është shumë e vrullshme dhe e madhe. Rrjedha e saj është e qetë dhe brigjet kudo i ka të rrafshtë, prandaj gjithnjë ka baltë rreth saj. Uji i saj nuk është aq i pastër, kurse fundin e ka deri diku me zallë, po gjithkund ka lym.
Sitnica derdhet në lumin Ibër afër Mitrovicës, nën Sokolicë, me të cilin pastaj lakohen në veri ndërmjet Rogoznës e Kopaonikut, duke depërtuar nëpër ngushticën nga hyrja e Studenicës e deri mbi Zhiçë, duke bartur ujin e Kosovës në Moravë e më tutje nëpër Shumadi.
Ibri hyn në luginën e Kosovës nëpër një ultësirë të ngushtë e mandej zgjërohet në rrafshirën e gjërë rreth Mitrovicës dhe nga derdhja e Sitnicës në të, lugina e tij ngushtohet. Që nga Mitrovica Ibri rrjedh drejt në lindje e mandej, pasi bashkohet me Sitnicën e ndvrron drejtimin. Derdhja e Sitnicës në Ibër është krejt e qetë, madje ndoshta as që do të hetohej sikur nga aty të mos fillonte turbullimi i ujit të Ibrit, që deri aty është shumë i pastër e ai i Sitnicës i turbullt.
Se si ka i ka mbetur emri Sitnicës mund të hamendemi kot. Nuk ka asgjë rreth saj që do ta arsyetonte këtë emër. Janë disa (shkrimtarë) të cilët hamendin nga fjala kallam (serb. “site”) nga të cilët del, po ka edhe nga ata që thonë që emri i lumit vjen nga valët e tij të imta e të pastra (serb. sitna – imët , vër. përth.) ¹)
__________
¹) Sipas pohimit të parë ajo duhej të quhej “Sitica”, kurse pohimi dytë është më shumë poetik. (Vërejtje e autorit)

Degët e Sitnicës nga ana e djathtë janë:
1. Trepça. Përrua i cili buron nga një bregore, mbi vendin e njohur xehetar që quhet Trepça dhe kalon afër tij dhe duke i marrë me vete baltrat e mbetura nga shkritoret e Trepçës, derdhet në Sitnicë, menjëherë nën Urën e Sitnicës, te Mitrovica.
2. Lumi i Smrekovnicës (Dobrolluka). Buron nën kodrat e Maleve të Cërnushës, nga një burim dhe pasi t’i ketë ujitur livadhe e arat e fshatit Smrekovnicë dhe Dobërlluk, nga të cilët e ka emrin, derdhet në Sitnicë pak mbi fshat.
3. Lumi i Sllatinës formohet nga disa përrocka, nga të cilat dy që burojnë në Sllatinë janë minerale. Kalon afër Vushtrrisë dhe disa e quajnë Vushtrrianja dhe afër këtij qyteti derdhet në Sitnicë.
4. Vushtrrianja. Buron në afërsi të fshatit Tërstenë dhe aty e quajnë Tërstenë, por pasi e përshkon Vushtrrinë, që nga aty e teposhtë e quajnë Vushtrrianja. Lumi kalon nëpër fshatrat Tërstenë, Slivovicë, Karaçicë dhe Miiraçë, i ndanë përmes Gojëbulën e Batvarën dhe pasi të ketë kaluar Vushtrrinë, derdhet n\v Sitnicë.
5. Samadraxha buron te fshati Bajgorë i Shalës e duke shkuar kah juglindja, kalon nëpër fshatrat Skrovnë e Slakovc, prej nga rrjedh kah jugu, deri te Cecelia, mandej drejtohet kah jugperëndimi, shkon nëpër gërmadhat e Kishës së Samadraxhës, nëpër fshatrat Ropicë, Vilancë e Novo Sellë (të Maxhunit), nga del në një rrafshinë mjaft të bukur, më poshtë dredhjes së Llapi, e një orë poshtë saj e përfundon në Sitnicë.
6. Llapi është degë e Sitnicës. Ai kalon nëpër vende të njohura, në të cilat kanë ndodhur ato ngjarjet e vitit 1389. Llpai lëshohet nga Kopaoniku ( Suho Rudishta - Xeheroja e thatë), tek kufiri me Serbinë. Thënë më mirë, burimi i këtij lumi është nën kodrinën e Proluplenikut, te fshati Besalicë. Llapi rrjedh së pari drejt jugperëndimit dhe te fshati Barilevë i Kosovës, kthen në perëndim dhe pasi te fshati Prilluzhë përsëri merr anën jugperëndimore, lëshohet në bregun e djathtë të Sitnicës, nën fshatin Stanoc.
Llapi është i pastër dhe ka rrjedhë të shpejtë. Brigjet e tij shpesh janë të gërryera.
Mund të shpërthejë papritur e shpesh vërshon edhe gjatë verës, prandaj fusha rreth tij
është shumë e plleshme. Llapi sikur e ndjek rrugën që nga Prishtina shkon për në
Kurshumli, kurse te fshati Lluzhan, i del asaj nga ana e majtë.
Llapi merr me vete edhe shumë përrenj e përrocka. Kështu djathtas merr përroin e
Vradishnicës dhe atë të Llapashticës e mandej përroin e Majancit, kurse nga ana e
majtë i bashkohen përroi i Dubnicës dhe ai i Bërvnicës, e cila kalon nën rrënojat e
qytetit Bërvenik.
Ai merr nga ana e majtë dhe e djatha edhe shumë përrenj, që mbajnë emrin sipas
fshatrave nga cilët kalojnë.
Kjo luginë, e cila ndërtohet nga rrjedhat e përrenjve të Llapit, deri te derdhja në
Bërvenicë, quhet Fusha e Llapit ose thjeshtë Llapi dhe nga Podujeva e mbi, ku
ndahen përrockat që i takojnë lumit të Dubnicës, quhet Dubnicë.
7. Lumi i Bërnicës dhe Glladna Voda (Uji i uritur). Këta janë dy përrenj të cilët përnjëherë bashkojnë rrjedhën e tyre dhe pas pak e ndajnë përsëri. Lumi i Bërnicës buron nga kodrinat e Gollakut, te fshati Siçevë. Prrocka Uji i Uritur buron te fshati Trudnë dhe derdhet në lumin e Bërnicës. Pasi lumi i Bërnicës ta pranojë përrockën Uji i Uritur, për pak kohë e ndanë përsëri në dy krah, nga të cilët njëri shkon nëpër fushën e Mazgitit, pranë Tyrbës së Muratit dhe hyn në Kënetën e Gllaboderit de nga aty, nën fshatin Plemetin, derdhet në Sitnicë e tjetri rrjedh në anën e majtë të Llapit.
8. Lumi i Prishtinës. Së pari si përrockë del nga kodrinat e Gollakut, te fshati Grashticë. Kalon pranë fshatit Llukar, mandej nëpër vetë Prishtinën dhe nga aty e quajnë Lumi i madh dhe pak më tej, mu në fund të qytetit bashkohet me përroin e Vellushës dhe që nga aty marrin emrin e përbashkjët Prishtiniana (Prishtevka), e cila lëshohet teposhtë fushës e kalon nën hekurudhë dhe derdhet në Sitnicë midis fshtarave Dobri Llug dhe Kuzmin. Lumi i Prishtinës e merr më tej Prishtinës edhe një rrjedhë, përroin e Matit, i cili vjen aty nga fshati Zllatar.
Krahu i Lumit të Prishtinës, Vellusha, e merr këtë emër vetëm pasi bashkohen tri
përrocka: Çardaku i Markut (buron nën gërmadhat e kullës së Markut), Çeshmja e
Gogëve dhe Gërmia ose Shtatë Llullat (e cila buron gjyzsmë ore mbi Prishtinë).
Çeshmja e Gogëve më parë quhej Lugu i Kalluxherit, por qëkur një Goga (zinzar) e
bëri aty një çeshmë, thirret ashtu, edhe pse çeshmja nuk është më. Këto përrocka të
furishme, të cilat rrëshqasin rrugëve të Prishtinës, gufojnë nganjëherë dhe kërcënojnë
me përmbytje, si ka ndodhur më 1889, kur pothuaj gjysma e Prishtinës ishte
shkatërruar. Gjatë verës këto përrocka pothuaj shterrojnë plotësisht.
9. Graçanica ose Graçanka. Ky lumë formohet nga dy përrenj, nga njëri që buron te fshati Llabjan dhe tjetrës që del nga Zllasha. Për atë se buron afër Llabjanit, quhet Përroi i Llabjanit ose Sutjeska, sepse kalon nëpër ngushticën me atë emër, nga kalon rruga nga Prishtina për në Moravë. Emrin Lumi i Graçanicës e mbanë vetëm nga Graçanica, pasi kalon përmes fshatit, pranë kishës e mandej nëpër Llaple Sellë e mandej si lart rrjedhës së Drenicës, te fshati Dobrevv, derdhet në Sitnicë. Graçanica e merr nga ana e majtë dhe përrockën e Kishnicës, nën fshatin Badovc, kurse nga e djathta, nën rrugën e Shkupit, i bashkohet përroi i Hajvalisë, qv quhet ashtu sipas fshatit me këtë emër. Uji i Kishnicës është i thartë dhe gjatë ecjes në të dallohet ngjyra e kuqe e verdhë, po edhe vetë toka në brigjet e tij, ashtu si edhe rëra e lugu, kanë atë dukje. Kur e pi këtë ujë të rrudhet gjuha. Burimi i kësaj përrocke është nën kodrinat veriore të Veletenit.
10. Përroi i Rovinës buron mu në Fushën e Gjerë dhe derdhet në Sitnicë te fshati Sulodoll. Rovina është shumë i thellë. Ai del nga një burim te Vidhat e Lipjanit, kurse në jug të Glasovnikut buron një përrockë e cila derdhet në Rovinë.
11. Janjevka (Janjeviana). Një përrockë i buron nga malet e Vërbicës e tjetra mbushet me ujërat e Janjevës, kalon nëpër fshatrat Gushtericë e Epërme dhe e Poshtme, përbri Konjuhut dhe derdhet në Sitnicë afër Lipjanit. Për këtë shkak shpesh thirret edhe Lumi i Gushtericës. Pak mbi Konjuh derdhet në të edhe përrocka e Livaxhës, që quhet edhe Sushica (e thara). Sushica buron nga Veleteni, afër fshatit Shishkovc, në livadhet nën Sushicë. Pas shirave të mëdha, Janjevka është shumë e rrëmbyeshme dhe e rrezikshme, kurse kur mbanë thatësi e gjatë, ajo shterret.
12. Zhegocvi. Buron nga malet e Zhegovcit, te fshati me të njëjtin emër, merr pastaj me vete edhe disa përrocka, të cilat burojnë nga Orma dhe kalon nëpër fshatrat Sllovi, Dobratin, Banduliq dhe Gllogovc dhe derdhet në Sitnicë gjysmë ore më lartë Lipjanit. Edhe pse është aq e vogël, në të punojnë 11 mjullinj, madje edhe me nga dy gurë. Tregojnë se ky lumth ka qenë shumë i madh, por për shkak të mjegullës së madhe që ngrihej nga ajo, fusha nuk jepte prodhime dhe për këtë shkak ia mbyllën burimin. Vendi te Zhegovci, ku thuhet se është mbyllur burimi, quhet liqen. Me të vërtetë aty kemi gjithnë baltë dhe nëpër brigje rritet kallam e shevarë. Në mes, ku ka më shumë baltë vazhdimisht dalin fluska uji; nëse mbështesim veshin te ai vend, dëgjojmë gurgullimë të fuqishme të ujit nëntokësor. Lumthi i Zhegocit sot rrjedh nëpër shtrat tjetër, pasi e ka braktisur të vjetrin dhe vetëm diku-diku takohet me të. Shtrati i vjetër është shumë i paafrueshëm dhe plot rërë.
13. Smollusha. Buron nga malet e Manastircit, mbi Sllovi, kalon pranë fshatit Smollushë dhe pas rreth një orë mbi rrjedhën e përroit të Zhegocit, derdhet në Sitnicë.
14. Lumi i Marevcit buron në kodrinat e fundit të Zhegovcit, lart fshatit Marevc (Novo Sellë) dhe duke rrjedhur paralelisht me Smallushën, pak tej derdhjes së saj, derdhet edhe vet në Sitnicë.
15. Gadimka (Gadimja) buron nën kodrën e Gadimes, kalon nëpër fshatrat Gadime e Rubovc dhe derdhet në Sitnicë pak më lartë Rubovcit.

Kurse nga ana e majtë e saj në Sitnicë derdhen:
1. Svinjara. Buron nga Çiçavica, kalon nëpër fshatrat Talincë, Pircë, Okrashticë dhe Svinjarë e Madhe dhe hyn në Sitnicë poshtë Vushtrrisë.
2. Nevolanka, zbret nga Malet e Mbretëreshës (Kralice planine), kalon nëpër fshatrat Kollë, Brusnik e Nevolan (sipas të cilit quhet) dhe derdhet në Sitnicë poshtë Vushtrrisë, te pylli që e quajnë Oblevik.
3. Streoci është përrua i vogël, i cili zdirgjet nga Çiçavica, nën rrënojat e Streocit të Epërm, kalon nëpër fshatin Bençuk dhe hyn në Sitnicë diku lart rrjedhës së Llapit, përballë fshatit Stanovc.
4. Drenica është e lum i madh si edhe Llapi dhe degë e rëndësishme e Sitnicës. Ai është mjaft i hapur dhe bart ujin nga Drenica e nga Çiçavica. Burimi kryesor i Drenicës është uji i shumtë që del në fshatin Javor, prej nga pastaj kalon nëpër fshatin Krajmiroc dhe, pasi përzihet me ujin e përroit të Zhablakut, shkon tutje me emrin Drenica. Më pas, në livadhet e fshatit Shalë, merr me vete edhe përrockën e Shalës, duke kaluar nëpër Rusinovc merr ujërat e Maleve të Lipovicës; duke kaluar nëpër livadhet e Banjicës merr ujë nga burimet e Banjicës, ashtu si merr me vete edhe përrockat që i shkojnë në gji nga Fushtica e Epërme dhe e Poshtme; ujërat e fshatit Nekovc, të Kishna Polës dhe të burimeve të fshatit Krajkovc dhe shumë rrjedha të tjera. Duke bërë rrugën e vet, Drenica mbledh ujin nga këto male: nga Çiçaviva, nga Kleçka, nga Ribari, nga Lipovica, nga Kosmaqi dhe nga Malet e Berishës. Duke shkuar drejtimit kah veriu, ajo përnjëherë kthen befas kah lindja dhe pas një ecjeje të shkurtër në juglindje, duke u përbiruar nëpër ngushticën që kanë krijuar Çiçavica, Goleshi dhe Malet e Grabovcit. Posa del në fushë, menjëherë derdhet në Sitnicë.
Duke e bërë atë kthesën e beftë kah lindja, Drenica merr me vete degën e saj më të
madhe e cila zdirgjet nga Çiçavica, të cilën e formojnë disa përrocka që vijnë nga
fshatrat: Krushevë, Polanc, Grahovë dhe Kopiliq dhe rrjedhin nëpër fshatin Shalë
dhe pak nën të hyjnë në lumin Drenica. Kjo degë quhet Përroi i Shalës (Sedllarit), po
në disa vende sipas emrit të fshatit, psh, Përroi i Kopiliqit etj.
5. Vodovaxha buron nën fshatin Krajishtë, në livadhe. Realisht aty është një kënetë e madhe, shumë e gjerë dhe e rrezikshme. Përmes kësaj kënete është një vendkalim i gjatë, i cili është bërv nga dy radhë drunjsh të prerë, midis të cilëve si lidhëse janë vënë kosha të thurrur, të vendosur mbi ferra të shtypura. E gjithë ajo urë luhatet shumë gjatë kalimit dhe njeriu ndjehet sikur është mbi barkë. Në Vodovaxhë derdhet përroi i Ribarit, i cili vjen nga Malet e Ribarit dhe Përroi i Vërshecit, për të dalë pastaj nga këneta përroi i cili te fshati Dobrajë derdhet në Sitnicë, midis Radevës e Skulanovës.
6. Cërnaleva ose Lumi i Cëralevës. Përbëhet nga shumë përrocka të cilat rrjedhin nga malet e Cërnalevës, kalon nëpër Shtime dhe derdhet në Sitnicë, menjëherë lart Rubovcit.
7. Përroi i Slivovës buron nga malet e Dremjakut, pjesë të Maleve të Jezercit, pak mbi fshatin Dremjak dhe në kënetën e Rubovcit, duke ia dhënë përmes saj ujin Sitnicës. Emrin e mban nga fshati Slivovë, përmes të cilit kalon.
Me këtë i kemi numëruar të gjitha degët e Sitnicës. Por, me rrjedhën e tyre, ujërave të Kosovës i takojnë edhe dy lumenj të vegjël, po që nuk janë pjesë e ujëmbledhësit të Sitnicës. Ato janë: në vero Lushta e Ibrit dhe në jug Neredimja, degë e Lepencit.
Lushta, me dy degëza të saj, zdirgjet nga Malet e Çiçavicës dhe kalon nëpër fshatrat Zhabar e Lushtë, nga e cila merr emrin dhe derdhet në anën e djathtë të Ibrit, pak më lart Mitrovicës, jo shumë larg nga derdhja e Sitnicës, pasi më parë të ketë kaluar nëpër Mitrovicë.
Neredimja formohet nga dy përrenj, nga të cilët njëri zbret nga ana perëndimore, nga vendi që dikur është quajtur Sharanik dhe prandaj ajo degë quhet Përroi i Sharanikut, kurse vjen tjetri nga Jezerci dhe quhet Përroi i Jezercit. Ata dy përrenj takohen nën kodrinën ku janë gërmadhat e qytetit Petriq dhe të bashkuar rrjedhin nëpër fshatin Neredime, nga i cili lumi e ka marrë emrin. Duke kaluar përbri fshatit Vataj, një pjesë e lumit ndahet me një vijë artificiale uji, e cila shpie ujë deri te një mulli dhe ky ujë pastaj derdhet në Kënetën e Sazlisë. Pasi që kjo vijë uji është mjaft e vjetër, pasi përmendet në urdhëresat e mbretërve tanë dhe populli është mësuar që atë ta dijë si përrua që ka rrjedhë të natyrshme dhe se ajo është një krah i Lumit Neredime, gjë të cilën e bëjnë edhe shumë gjeograf.
Nga Vatajt, që përmendëm më lart, Neredimja rrjedh kah juglindja dhe pastaj përbirohet nëpër Grykën e Kaçanikut, duke e prerë dy herë rrugën e cila nga Shkupi shkon për Mitrovicë, ashtu si edhe hekurudhën dhe mu në skajin jugor të Kaçanikut, derdhet në Lepenc, duke marrë me vete ujin e gjashtë përrockave. Me Lepencin, i cili pak pa hyrë në Shkup, derdhet në Vardar, duke bartur këtë pjesë të ujit të Kosovës në Detin Egje.
Përveç lumenjve dhe përronjve që përmendëm, janë edhe një mori përrenjsh e përrockash, që rrjedhin nga të gjitha anët. Vendasit të gjitha këto rrjedha ujore i quan lumenj, por ato janë pa ndonjë rëndësi të madhe, sepse ata gjallërohen pas shirave ose shkrirjes së borës e mandej nuk rrjedhin për kohë të gjatë. Përrocka të këtilla janë për shembull Zhilivoda, Doljaçka, ajo e Bukoshit, ajo e Dërvarit, e Rasnicës, Panticës, Sibovcit, Stanovcit etj. Të gjitha i mbajnë ermrat e fshatrave nga ku burojnv ose nëpër të cilët rrjedhin.
Të mos harrojmë se në Kosovë, sidomos në malet rreth saj, ka edhe shumë burime dhe rrjedha, nga të cilat dalin ujëra të shumta.
Përveç Sitnicës, që bëhet e fortë dhe befasuese kur fryhet nga ujërat, të gjihë ujërat tjerë rrjedhin nga kodrinat, janë të shpejta dhe të furishme, prandaj fuqia e tyre është shumë e shfrytëzuar dhe nuk ka pothuaj as edhe një përrua nga i cili nuk vërtiten rrota mullinjsh. Kur këta përrenj dalin në rrafshinë ose jashtë ngushticave, zakonisht vërshojnë rreth tyre dhe nga ky shkak atyre në lugina u janë ngritur brigjet. Zakonisht këta përrenj gjatë dimrit ngrihen, kurse Neredimja vetëm ndonjëherë.
Në asnjë lumë të Kosovës nuk lundrojnë trape apo barka, pos trapeve në Ibër, të cilët nga bjeshka e Dragës bartin lëndë drunore.
Të gjithë lumenjtë janë të lidhur me ura të vjetruara, të cilat sa herë bymehen lumenjtë, i marrin me vete. Urat e vjetra të gurit janë braktisur dhe janë dëmtuar.
 
 

Shembull si duhet uruar vëllai vëllanë

JEMI NJË - JEMI SHQIPTAR
 
ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAIT, po sjellim urimet që ua bën vëllezërve të tyre të besimit Islam disa nga intelektual shqiptarë të besimit të krishterë. Kjo është dëshmia me e mirë se në damaret tonë rrjedhë i njejti gjak, se ne vërtetë u gëzohemi festave te njëri tjetrit, se ne jemi një, se jemi shqiptar, jemi pasardhësit e Gjegj Kastriotit, Ismal Qemalit, Dom Nikolle Kaçorrit, Fan Nolit, Mulla Idriz Gjilanit etj. Të gjithë ata qe mendojnë ndryshe, nuk kanë për ti shpetuar mallkimit!
   
. . .
 
Poezi nga poeti ynë FRAN UKCAMA
 
GEZUAR,
BAJRAMI ËSHTË DHE FESTA IME !!!
 
Gëzuar Bajrami vellezër dhe motra,
Bajrami është edhe i imi, edhe tjetrit,
ne presim festat me shendete dhe gota,
se ne na bashkon gjaku i Atdheut !
 
Gjitha festat, jehona në besime,
janë yje mbi Shqiperinë nënë,
janë lule shpirti rritur në blerime,
siç kemi një tokë, një diell, një henë!
 

. . .  

Urojmë e festojmë së bashku
 
Nga ENGJËLL I. BERISHA, poet
 
Ne shqiptarët, urojmë e festojmë së bashku. Ne jetojmë duke kremtuar virtyte të kultivuara ndër ne, në përkim me traditën e me gjenetikën tonë. Të gjitha kremteve ua kemi veshur nga një petk kombëtarë, të traditës, që ti konsiderojmë sa më afërta me ne.
Uroj ta kemi jetën tonë në duar tona, me besim në Krijuesin, ngase kur e kemi në duar tona kemi më shumë: dashuri, gëzim, paqë, durim, mirësi, besnikëri, butësi, harmoni. Ky popull ka vuajtur shumë, deri në tokë të djegur, për ta pasur vetveten në duar të veta.
Urojmë të jemi sa më të liruar nga tundimet që po na therin shpirtin, po na ndryshojnë mendjen.
 
Ne gabohemi kur mendojmë se tundimi qëndron përreth nesh, ngase, fjala hyjnore thotë, tundimi qëndron brënda nesh. Tundimi fillon në mendjen tënde. Dikush konsideron se çdo gjë nisë nga rrethanat.
 
Ky vend, ky popull, kjo tokë, e ka një sindrom që quhet tolerancë, harmoni, bashkëjetesë. Tolerancë për ata që e ruajnë paqën. Kurrë më tolerancë për satanin. Shumë satanë erdhën, na shkatërruan shpirtin. E keqja është se kanë figurë njeriu.
 
Sa mirë është kur i pranojmë kremtet që sjellin adhurim. Adhurimi është ofrim i vetvetes me krijuesin nëpërmjet të tjerëve. Adhurimi dërgohet e pranohet me dashuri. Ku ka adhurim me flakë e barot. Dashuria e urrejtja janë dy gjendje të ndryshme.
 
Të festojmë e të adhurojmë së bashku, ngase, bëhet më e fuqishme tek Zoti. Zoti e pranon lutjen e përbashkët. Të ndryshmit i pranon kur gjasojnë me njëri tjetrin. Ngjyrat i pranon kur formojnë kolorit të së bukurës, e jo kur krijojnë vrazhdësi.
Urime festa e Kurban Bajramit. Të festojmë së bashku.
 
. . . 
 
Nga GERGJ NIKOLLA, poet
 
Te dashur miqte e mi kudo ku ndodheni! Ju uroj me shume respekt Gezuar Kurban Bajramin! Qofte per ju nje feste qe t'ju sjelle gezime e harmoni ne familjet tuaja. Me shume te mira e shendet dhe mos u mungofte kurre begatia. Krahas urimeve vellazerore, le te lutemi po ashtu per nje Bote me Paqesore dhe larg cdo dhune e ekstremizmi....
Shqiptaria mbi cdo Fe!
Me dashuri vellazerore:
Gjergj Nikolla.
 
. . .
 
Nga PAL SOKOLI, Poet 
 
Te gjithë vllezërve shqiptar të besimit islam:
URIME DHE PËR SHUMË MOT FESTEN E KURBAN BAJRAMIT !
E festofshi me dashuri, harmoni dhe lumturi ne familjet e juaja,me miq të dashur dhe me gjithë ata qe dashurinë e kanë në zemër...
U R I M E...


. . .

Nga RROK BERISHA, poet

Gjithe vllezerve shqiptar te besimin Islam GEZUAR E PER SHUME MOTE KURBAN BAJRAMI.
Paqe, dashuri e mireqenje, per te gjithe, njerezit vullnet mire mbi toke.
Zoti, u ruajt, u dhurofte, shendet, begati e lumturi e mbi te gjitha paqe, ne shpirt e familje.
GEZUAR E ME FAT E BEGATI.
 
 
Kurse z. Lekë Mrijaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit, e sjell urimin për vëllezërit e tij të besimit Islam të disenjuar me shume shije, me flamurin kuq e zi dhe me porosinë "Për miqësi dhe begati në të gjitha zemrat shqiptare".