Samstag, 14. September 2024

Nazmije MEMA : BUQETË POETIKE

 

Nazmije MEMA










ERDHI NJË MAJI NË VENDIN TIM


Muaji maj i bukur shumë 

Vjen te ti e vjen te unë

Nëpër ara e kopshtije

Mu ashtu si i ka hije

Mirë se erdhe muaj i mbarë

I pesti në kalendar

Iku prilli plot me shi

Tani ta lëshoi fronin ty

Të mbretërosh si të ka hije

Të bëhesh këngë e çdo fëmije

Nëpër ara e kodrina

Mbushet vendi cicërima

Pak më larg në bjeshkë e çuka

Mbushet lëndina me Lara e Suka

Dallëndyshet në qiell lart

Kthehen te ne varg e varg

Më i gjatë se prilli je

Tridhjetë e një ditë i ke

Na sjellsh gaz e hare

Mirë se erdhe përsëri ndër ne!



ERDHI QERSHORI


Qershori erdhi oh sa bukuri

Më gëzoj mua të gëzoi ty

Dita juaj është sot o fëmijë

Mirë se erdhe muaji qershor

Me një tufë qershi në dorë

Ca të kuqe do të t'i vë në vesh

Të të skuqet faqja kur buzëqeshë

Qershorin e duan të gjithë fëmijët

Vjen fundi i shkollës,fillojnë pushimet

Dikë e pret deti,dikë e pret bjeshka

Bujkun e pret ara,vreshtarin e lyp vreshta

Mirë se na erdhe muaj i mbarë

I gjashti renditesh në kalendar

Pak më i shkurtër se maji je

Tridhjetë ditë gjithmonë i ke

Ditë të ngrohta plot me diell

Freski të lehtë herë-herë na sjell

Dredhëza,qershi e manaferra

Lozni,këndoni fëmijë,kjo është pranvera!



ERDHI KORRIKU


Erdhi, erdhi, o miq korriku

Iku, shkoi gjysmë viti

U poq dardha edhe fiku

Gruri  u korr në arë

Po  shkëlqen si margaritarë

Në të gjyshit hambar.

Dielli përcëllon,deti na fton 

Mësimeve në shkollë,iu erdhi fundi 

Na pret bjeshka e katundi 

Me një copë bukë misri në trastë 

Ujë të ftohtë e shkop të gjatë 

Shkon bariu gjithë gëzim 

Te stani në bjeshkë ai gjen gëzim 

Mirë se erdhe muaj i mbarë

I shtati me radhë në kalendar 

I gjatë sa vëlla gushti je

Tridhjetë e një ditë edhe ti i ke 

Ardhsh me gëzim e hare 

Me këmbë të mbarë e me krejt të mirat 

Na i plotësofsh të gjitha dëshirat!

Atyre që festojnë në korrik 

U shkoftë jeta mjaltë  me fiq 

01.07. 2024


ERDHI GUSHTI


Mirë se erdhe muaji gusht

Ti fare mos u ngut 

Korriku ta lëshoi fronin ty

Të sundosh ashtu siç di ti

Herë me vapë përcëlluese

Herë me freski ledhatuese

Me grurë hambarët mbushe plot

Të kemi bukë për një motmot

Dhe shalqi, mollë e dardhë

Mirë se na erdhe muaj i mbarë

I teti rreshtohesh në kalendar

Plot katër javë do të mbretërosh botën

Mu sikur korriku yt vëlla

Më kot mburresh se je më i gjatë

Dhe ai tridhjetë e një ditë i ka 

Për të gjithë që adhurojnë botën

Gushti qetë e sjell rrotën

Çdo stacion ku ka udhëtarë 

I uron me rrugë të mbarë

Shëtitni, gëzoni,  shijoni  jetën

Shpejt vjen shtatori që sjellë dhe vjeshtën...

01.08.2024


SHTATORI


Erdhi shtatori me rrush e me mollë

I gjen voglushët me libra në dorë

Mirë se erdhe muaj i mbarë

I nënti me radhë në kalendar

Edhe ti sikur vëlla gushti

Herë me diell e herë me shi

Por fëmijët shumë të duan ty

Mbarojnë pushimet fillon shkolla

Vrapojnë fatosët me faqet si molla

Takojnë shokët për herë të parë

Hyjnë në klasë,plot gëzim,krenarë

Rruga e diturisë për ne o shokë

Do të fillojë këtu që sot

A,B,C,1,2,3, sa gëzim, sa hare

Na pret mësuesja shend e verë

Do ta gëzojmë atë çdo herë

Vetëm pesa do të kemi në ditar

Na priftë e mbara në klasën e parë!

01.09.2024


Montag, 15. Juli 2024

Elvira ZENELI - Buqetë poetike

Elvira ZENELI

 













RIKTHIM


U bë kaq kohë që çmendurisht

Ne duhemi vetëm në shtratin e Fjalës,

Duke ujitur pemën e Dashurisë së frikshme!


Pikëpyetjet e pikëçuditjet

Ngrihen si shkëmbinj në mure kështjellash

Ku portat i hapim vetëm ne të dy!


S'kanë fund "trimëritë" tona

Në betejat virtuale

Kur ndeshemi vetëm me njeri-tjetrin

E ka veç të plagosur

Që rilindin sërish,

Të etur për plagosjen e radhës!


... Ja që qëlluam të jemi njerëz

E në duar na thërmohet Dashuria,

Po dije 

Se në një gjë jemi krejt ndryshe:

Une qaj si femër për Ty

E ti qan si burrë për Mua!


Humbjet e shpirtit

Çdo ditë paskan lindje-perëndim!

Në mes tyre

Na mban gjallë 

Një Rikthim!



VETËRRËFIM


Ne të dy ndajmë çdo mëngjes të njëjtin mendim,

deri në mërzi!


Kur vjen mbrëmja,

nën sharmin e saj ndajmë të njëjtën magji!


E ndjen, i dashur,

që paskemi të njëjtën kimi?!


... Sa herë që ti fal nxitimin tim naiv,

si burim eksitimi,

aty unë përmbytem në djersën-det të pasionit

ku me fjalët pa doganë

peshkojmë njeri-tjetrin

dhe bekojmë të uruarin grep!


...Oohh, sa ngjajmë, 

i dashuri im,

edhe dhimbjet brinjë më brinjë

i kemi të njëjta

tek lëvizim gishtat në tekat e unit

e peshat na kthehen në pupla

e padashje bëhemi fëmijë!


Të besoj me gjithë qenien time prej femre,

gojë më gojë,

trup më trup e shtrat më shtrat,

si një verë e kuqe që kthehet me eks!


... Ne dimë të ulemi bukur dhe në fronet e tavolinës

ku soditim njëri-tjetrin aq ëmbëlsisht,

në pritje të gjuhës së trupit

që do shkërmoqet më pas në flokë të kokoklepsur

në ëndërrat shtratore!


.. I dashur, 

më ke bërë më humane,

më kristaline,

më çmendurore!


Kështu dua të më shohësh,

të më ndjesh,

si një teh shpate

që ciflat e bombave ose t'i operon e t'i nxjerr,

ose të vdes!



EJA TA SHUAJMË KËTË URI!


Gjithnjë më thoje se çudia në buzë

Të shfaqet si nur

Që përshkëndrit një femër si unë

Në kërkim të një mashkull si ti!


Edhe pse e zënë në çark,

Unë jam drenusha

Në kërkim të një dreri

Që dua ta plagos pa e vrarë

E pastaj ta shëroj vetë!


Nuri i buzëve të mia të përvëlon

Në agimet e mëngjeseve

Kur liria kërkon skuta të panjohura

Te një femër si unë

Që telat e pendimit i këput pafund!


Mos e kërko një femër si unë

Që të ndjek

E të persekuton

E të shkund!


Se një femër si unë 

Të lë të shkosh,

Të lë të vish

E më pas të dënon me dashuri të përjetshme!


Kthehu, mall i shpirtit,

Lëre këtë dashuri të rrjedhë sipas gravitetit,

E marrtë djalli një femër si unë,

Djalli e hëngërt një mashkull si ti!


Eja, të lutem,

Ta shuajmë këtë uri

Që mes nesh është ngritur

Si lubi!


JAM QETËSIA PARA STUHISË!


I dashur,

Si ta them që edhe kjo mbrëmje 

Më doli ziliqare?


Dashuria ime ende ka formën e shpirtit

Me duart si një kosh i thurur 

Duke mbledhur copëzat e zemrës së thyer!


Ruaji të gjitha, i dashur!

Ato marrin frymë në duart e tua

E gjatë do jetojnë!


Mos m'u inatos 

Nëse asgjë nuk është ashtu siç e do!


Kurorat e lisave të gjelbër kam mbi krye

E flladitem nën hijen e tyre,

Më japin qetësinë e bukur

Që plas nën hijen e dashurisë,

Teksa hëna kalon në udhën e saj pranë meje.


... Ja, një yll ra

Si dëshirë e fundit 

Në këtë stinë të nxehtë vere

Ku vapa përvëlon me ritmin e valëve të detit.


Unë notoj mbi ujë 

E hyj në bujtinën time të dashurisë 

E vetme,

Aty fle,

Ndërkohë që ora,

Tik-tak,

Si zemra e gruas në duart e burrit

Shkon udhës së kërkuar,

Pa u prekur nga askush.

E di!


Jam bërë e tejdukshme,

Prej ajri që bëhet erë,

Jam grua e dashuruar deri në pafundësi

Që pret të bëhet stuhi!

Samstag, 16. Juli 2022

Selvete Abdullahu - Buqetë poetike

Selvete Abdullahu

   Selvete Abdullahu

NATA GJURMËT I BRAKTISË


Mëngjesi ishte me mjegull

Gjurmëve ec me ëndrrën

E fitova dritën

Dhe i këndova jetës

Natën prapë më zuri ankthi

Mëngjesi në ëndërr

Shndrit e llahtuar

Mesdita ftohtë hyri

Në këngën e pathënë

Labirinteve të errësuara

Provokova të gjitha bashkë

Për t’i lexuar

Dhembjet e tua njeri.


MALLENGJIMI


Zjarr ethe dhe ankth

Të shohësh veten helm në pritje

Që pushton qenien e njeriut

Në dhera të huaj

Të jetosh larg tokës tënde

Të mos takosh dot njerëzit e tu

Të rrish vetëm me javë e muaj

Si mund t’i  harrosh vitet e mërgimit

O zot mos më verbo

Edhe atëherë kur të kthehem

Nuk di a t’i takoj të gjithë

Mall i zjarrtë kaplon zemrën time

Shpërthen e s’kapërcen dot

As di kur do t’ju shoh

Më kot pyes veten

Më kot prehem në kujtime

Si e humbur nga mallëngjimi.


 LOTI I MELANKOLISË


Dua të m’i ndjeni lotët

Dhe jetën time të përvuajtur

Që bie si rreze dielli

Përpara fushës së ëndërrimit

Që kërkon lotët e mi

Për ta kthyer gëzimin


Diku lot diku gaz

Mes zënkave të qiejve

Dhe syve melankolikë


Kur mendoj udhët

Më del përpara jetë e hidhur

Mbledh copërat e mallit

Si ndihmat humanitare.


A DO TË MË MUNDË HARRESA


Për pak dritaret i shpoi shigjeta

Pak kisha nuhatur gjërat


Mbrëmja mbylli qerpikët e plogësht

Harresa u zhyt në vetvete

Isha bërë gati të shtegtoja


Dhe shtegu mbeti i ngurosur

Se shpresa mbeti e fundit

Të dëftojë prejardhjen e dhembjes

Një blend i flokut rrëshqiti

Me pahir u loz valsi nën dritën e hënës

Loti shihej në sytë e nënës


A do të mundë dot harresa

Thellë në turbullirën e mëngjesit

Gjeta nënën duke pohuar me kokë


Larg jemi nga bota.


STUDENTËT E PRISHTINËS


E di që Prishtina sot u gëzua

Dhe në natën pa hënë

Nisi hidhërimi


Çfarë të bëjë me tmerrin


Rrugëve të Prishtinës

Studentët ngarendnin në protestë

Ndërsa mua më digjej shpirti


Ma vodhën zjarrin e lotin

Mbi ne u vërsul kolonë policësh

Trishtimi mbuloi qytetin


Britma lëndime që s’kanë fund

Nën flakën e dashurisë

Qiejt i lëkundën duke ëndërruar lirinë


Valbona Ahmeti - Buqetë poetike

Valbona AHMETI


Valbona Ahmeti
 

POETET 


Vlerësojnë mirë peshën e fjalës

shenojnë brengat me shtizën e zemrës

në ngjyra shpirti zhytin penën

të drithëroj vargu ndër deje 


kur vetmia qan në heshtje

me vargun e tyre zvogëlojnë dete

kur dashuria iu troket në zemër

përqafojnë muzat, thurin perlat 


kur frymëzohen thellë në shpirt

fluturojnë shtigjeve bëjnë mrekullitë

kur mallohen për bukurit

dinë t'i fundosin edhe gjithësitë 


kur shpresa thyhet i mbyt mashtrimi

përpëlitën si peshku pa ujë

se pranon dot bota e tyre zhgënjimin

i klithin penës të bëj bujë

kur poetëve i lëndohet Atdheu

si të krisur harlisën deri n'zenit

për një t' ardhme të ndriçuar

mbajnë kuvend me yjësitë 


DERI N'AMSHIM


Rrugës t'përgjumur t'atij qyteti

u deshëm shumë n'atë verë

n'çatit e vjetra pikonte shi

në buzët tona lëng qershi 


zë s'dëgjohej në qytet 

natë me shi na tradhtonte

nga trupi yt isha dehur 

nga puthja, prekja që më dhuroje 


sa pika shiu xhamin trokisnin

ne më shumë puthje falnim

zgjuar ishim gjerë n'agim

n'gjoks mbaja engjëllin tim 


shiu s'ndalej për çudi

trupi yt plot hijeshi

floku i shprishur mbi gjoksin tim

s'doja të ngrihem deri n'agim

Valbona

Valbona Ahmeti

Nënë Hyjneshë 


Ka zbritur nga qielli kaltëror

Shpirti i bukur engjëllor

Ëmbëlsia e fjalës se Saj hoje mjalti

Bukuri e rrallë dhunti nga zoti 


Në hiret e fytyrës 

Ka të lulëzuar beharin

Për çdo dhimbje është lule balsami

Në buzëqeshjen engjëllore

Ka qiellin e paqësuar

Nënë hyjneshë det i qetësuar 


Të gatuar në shpirtë ka dashurinë

Në dritën vezulluese të syve ia gjenë lumturinë

Dora ledhatuese e saj

Vjen të merr si një meteor

Të përkund në ëndrra me yjet qiellor 


Nënë Hyjneshë 

Netëve të gjata pa gjumë

Mban hënën zgjuar n'përgjim

Në çdo cep të botës na mbron yti bekim.


ZËRA SHPRESE


Këtë liri me shekuj kemi ëndërruar

Jetë e porsa lindur zgjohet hidhur

Ëndrrat mbetën përralla harbuar qiejve

Vrullin rinor vrasin dëshirat cunguar 


Avazi i mërgimit është shortuar

N'shpirt gërryen gërmadhë shtegtimi

N'këtë liri të posalindur

Dëshirës së moçme iu vu pikëllimi 


Pranverat ngulfatur me premtime

Lulet nxjerrin sythin diku tretur

Dryni shekullor hap shtegun e udhëtimit

Zëra shprese kalërojnë mbytur 


Valbona Ahmeti

Valbona

Valbona Ahmeti

Fshehtësitë e shpirtit 


Shumë jam lutur t' kem një rast

t' m' i thërmosh ndjenjat e mia

aq shumë desha t'më shtrëngosh në krahë

t'a kuptosh se ç'është dashuria 


aq shumë desha t'shkrihem tek ty

ëndrrën time ta përqafoj

t'i freskoj buzët zhuritur

yjet e natës t'na bëjnë rojë 


po ashtu iu luta hënës

vetëm një natë t'më bëjë konak

t'i shpalosë fshehtësitë e shpirtit

shekuj nata të na zgjas 


desha shumë të njohë parajsën

n' qiellin me yje e kërkova

gjithë atë ndjenjë që gjatë e desha

n' buzët tua e shijova.

Montag, 17. Mai 2021

Bukurie Bucpapaj - Buqetë poetike

Bukurie Bucpapaj

 

Bukurie Bucpapaj


AH POEZI...


S’po tè kuptoj ty o shpirti im

E sêmurê s‘rri dot pa shkruar.

Duar qè dridhen e plogêshtim.

Por nuk tè rrihet  pa vargêzuar.


Ah moj e bukura poezi

Ti nuk tè len as  tè vdesèsh.

Se n’damar té gjakut mè ke hy.

E pêrjetè aty ti e artè do ngelèsh.


Nè mé thoni u ç‘mend kjo s‘ka rêndèsi.

Poezia êshtê pèr mua drita e syve t‘mi.

Edhe nèse iku ndonjè ditê o miqt e mi.

Aty do tê mê gjeni mua nè varg -poezi.


E do té mê lexoni e do té mé kujtoni.

E di .

Pasataj nga goja fjalén do ta thoni:

Na ishte dikur njê poete .

Qé shkruante pér ne por edhe pér vete.



VETEM NJÊ ÇAST......


Mu desht vetèm njè çast i vetèm.

Té kuptoja se kush ishe e kush je.

Ah sa herè efajèsoja  unè veten?

Si ti besova ty si e marrè pérse?


A kaq naive tè bèn dashuria?

E t‘qorron té dy sytê verbèrisht.

Ti rènd pas saj i pa faj si fêmija..

Beson dhe humbet mjerisht .

    

Nè atè botè tê ndyré 

gèneshtre .

Futesh e têra pa mendu se lèndohesh.

E ti e kupton vuan shumè nê heshtje.

Sa keq  nga dashuria ti po lèndohesh.


Ti si Bohem i çmendur çuditérisht.

Aktron aq bukur e me aq mjeshtri,

Botên nè duar ma dhuroje bukurisht .

Té besoja ja ashtu si naive si fêmi.


Por pérseri tè them uné s‘jam si ti.


Mu desh njè çast pér tè njohur.

E tè bèhesh pjesè e jetês time .

Mu desh njè çast  pèt té t‘humbur.

E kjo mê shkaktoi shumè dhimbje.


Ti vrave  zemrên timé o i pabesé,.

Ta dhurova me plot besim e shpresè .

Se tê kisha tè vetmin  univers.

A ky êshtè çmimi qè duhet tè pres?

     

Kéto fjalé i dègjova nga ajo vashè

Atè ditè , atè mèngjes tè Nèntorit. 

Mu dhimbs nè shpirt kur e pashé.

U revoltova sa do shkruaj poezinè 

E ta quaja poezia e Tradhètorit.


Me tè drejtèn e autorit

Por me dhimbjen e lotit.


MENGJES I BUKUR....


Kur mèngjesi e puthi tokèn 

Dhe dielli ka hapur fronin blu.

Syti e mia akoma su kotên.

Doja  disa rrjeshta me vargêzu .

******

Kèngèzoj me zanin e bilbilit

Qé po e ndegjoj tu cicérue

E shkruaj  poezin e shpirtit

Né rrjeshta zemre pèrjetue.


Me diellin e nis ditèn e gèzuar.

E dua lindjen e perendimin e saj.

Nga ky fenomen jam mrekulluar.

Muza zbret né fletê paskèsaj.


Eh sa i gèzohem kèsaj dite  

Edhe pse pik gjumi nuk kam ba.

Dua t’i jetoj  minutat e  kèsaj  jete.

Se e nesermja e fshehtê  se din ç’ka.


Méngjes i bukur plot gjelbèrim.

Zeri i gjeli qé iso mbané gjaté .

Zogu mè zè qê kéndon pa pushim.

Mé béné njé romanciere me faté.


 I gézohem kèsaj dhurate té peréndsé.

Krahet ia hapa dités drejt lumturis.

Jetoje kété dité i thash vetes .

Gézoju pra edhe sot ti jetés.


Se kjo dité ikén e nuk ka kthim.


NATA NË ZGJIM.....  


Ç’pate natê sonté mé prishe gjume .

Ndonése aspak miré nuk  jam .

As nuk e ke hénen e as yje shumé.

 Cfaré té paska gjetur moj xhan?


Mos vallé te mungova uné ty ? 

Apo sonte natéz dashke shoqeri!!!

Unê né heshtje té sodis me habi  ,

I cili mendim té solli te unè nuk e di .


Véç zbardhi agu i mengjesit .

Zgjuar mbi vargje né timen poezi.

E ndieva rrezen e ngrohtè tè diellit.

Qé i preki keto  syçkat e mi .


Mirè qè m’prishe gjumin  se ia vlejti .

Se pashé magjinè  tek  linde dielli.

E shpirti im n’rreze te tij mè fjeti.

I bukur ag i mengjesit dhe qielli .

  

Magjishèm mè bènè pèr veti.


Njè dite e re po fillon plot me shprese .

Bashk me lindjen e diellit fillon  jetêsia.

Do tè jetoj me ty o diell derisa vdes.

Se ti mi ngrohê gjithmonè plaget e mia


Ndaj sot né méngjes emer tè  vura 

Rreze -Bukuria

Pasi erdhet rrezatuat mbi faqet e mia.


Samstag, 20. Februar 2021

Kamarier

Tregim për fëmijë nga Bajram Sefaj

           - Mbesë ime e dashur Teutë, kur Gjyshi të ka mbretëreshë, profesionit tim të kamerierit, deri tash vonë, nuk i kushtohej kujdes aq i madh. Nuk i jepej kurrfarë rëndësie. Ky marifet neglizhence, ky mohim total dhe i padenjë ndaj këtij profesioni, zgjati shumë. Ndodhi kështu sepse vendi ynë i vogël, nuk kishte as turizëm, as hotelieri. Pa pasur hotele, restorante e të tilla objekte, mbi profesionin e kamerierit, nuk mund të bëhej fjalë. Kafexhiu, vetë e zinte, vetë ua sillte kafen nëpër tryeza atyre pak klientëve që, sidomos, herët në mëngjes duke shkuar në punë në kooperativën bujqësore, kthenin në “kafehanen” e vogël, fshatit të vocërr, të fshehur pas shtatë kodrinash, për të pirë kafe, shoqëruar me nga një teke ose dopio fërnet, konjak a pije tjetër të fortë, që t’i çelë mirë sytë, të bën syçelë e vigjilentë, për çdo eventualitet. Na ruaj Zot! Kurrë nuk dihet nga vjen e keqja. E zeza vjen e paftuar!

            - Kështu ishte dikur. Në të kaluarën. Në të shkuarën... Tash është ndryshe. Tash këndohet një këngë (krejt) tjetër. Me lulëzimin e turizmit, shtimin rapid të numrit të hoteleve dhe të restoranteve, natyrisht se, krahas kuzhinierëve e gjellëbërësve specialistë, është shtuar, është shumëfishuar edhe numri i kamerierëve. Profesioni i kamerierit doli në pah, u rivlerësua puna e tij.

            Unë Teutëz imja, jam kamerier i të dyja këtyre epokave. Dy brezave. Mbaj mend kohën e shkuar, të vjetër, edhe këtë të sotmen, të renë. Karrierën e kamerierit, e imja çupëlinë, me duket si e panevojshme fare ta potencoj, e nisa në vendlindje, duke shërbyer nëpër kafene dhe restorante të vogla anonime, të panjohura. Pasi kalova shumë shkallë të thepisura të punës në provincë, falë fatit, rrethanave të pa pritshme, të pa imagjinueshme, lirisht mund të thuhet, një ditë prej ditësh, vesha bluzën e bardhë të kamerierit dhe fillova punën në njërën nga kafenetë më me nam të Parisit, në Café de Flore! Në mbarë botën e njohur si çerdhe intelektualësh, shkrimtarësh e filozofesh të famshëm, me reputacion botëror. Ko mrekulli ndodhi në saje të një mikut tim, që karrierën e kuzhinierit, e kishte filluar në gjellëtore e në kuzhina popullore gjithandej në vendlindje.

            Gjatë punës në atë kafenë të njohur në mbarë botën e madhe, u binda në atë që me thoshte një klient imi, shkrimtar dhe udhëtar i pandreqshëm i udhëve të gjata, në shumë restorante dhe kafenë të dalluara të Parisit, matanë xhamit, zbardhin anonsat me mbishkrime: sot këtu shërben kamerieri filan-fisteku! (Të them, pa modesti të rrejshme, Mbeskë e dashur, ndodhi që edhe unë të shoh emrin tim në ato vitrina!).

            Vogëlushja Teutë, nga entuziazmi që e kishte Gjyshin aq të zotin, ia lidhi duart rreth qafe dhe e shtrëngoi shumë. Denjoi ta puthë në të dy faqet, në çast Gjyshi evitoi tentimin e saj. Teutës së dashur ia mikloi faqet e kuqe si mollë në degë. Ajo nxitoi drejt kuzhinës, të piqte një kafe enkas për Gjyshin. Jo, i tha ai, mos..., të dalim bashkë në qytet. Në pijetoren time të preferuar buzë Lumëbardhit, nën Grykë, unë do të pi kafe, ndërsa ti, Teutë imja do e marrësh një lëng frutash të Alpeve shqiptare!

           D’accord!

           Teuta, propozimin e Gjyshit e tumiri me tundje të lehtë koke!

Samstag, 30. Januar 2021

Mehmet Rrema: KUR VJEN NJË SHKURTI


KUR VJEN NJË SHKURTI
(Nderim emërit e veprës së Adem Zaplluzhës)

Mos u mburr moj kohë, se më more poetin
Vetëm trupin ia rrëmbeve hej të rafë pika!
Ai tek unë ka lënë trashëgim shpirtin e veprën
E unë do t'ia ruaj të pastra sa të jetë dita.

Në këtë ditë të sotit ma solle dhuratë
Me penë në dorë e zemrën, sa universi
Është dita e parë e shkurtit dhe unë prapë
Përqafoj rrezet tuaja or diell në mëngjes

Do të dal me dyqind karafilat tuaj në shesh
E do të thërras sa vetë qiell lart ta dëgjoi
Vepra dhe emëri Adem Zaplluzha nuk vdes
Ne banorët e tokës veç ditëlindje do festojmë

Do t'i them qiellit mos më shiko si i turpëruar
Ma more mikun tim, i tregove i pabesë
Shikoje more një herë vargun si rrin i menduar
Kërkon dorën e poetit të këndoi këtë mëngjes

Mos u mburr moj kohë, se poetin tim, e more
Mirë, vetëm të lutem mbajma siç ai e meriton
Dyqind karafilat  që i la dhurata kësaj Kosove
Është vepra e tij që  gjithë kombin zbukuron

Veç ditëlindje për ty ka miku im Adem Shqiptari
Gjithë jetën këndove me shpirt e forcë uragani
Nuk t'u ndal kënga e fuqishme prej atdhetari
Kur vjen Një Shkurti lart e më lart lavdia e Zani!

31.1.2021