Diku në një cep të qytetit, jetonte një njeri, fytyrën e mbante gjithmonë nën hijen e kapelës dhe sytë të fshehur nën syze të errta, të cilat kishin skeletin e trashë.
Aty në atë cep të qytetit jetonte ky, njeri, që edhe në të nxehtin e korrikut mbante të veshur një pardesy gri, të zbardhur nga koha.
Ai jetonte në atë qoshe të qytetit nga ku mund të shikoje të gjitha lëvizjet e kalimtarëve, autobusëve, makinave, biçikletave. E pjerrta si hipotenuzë në dy katete pothuaj të barabartë.
Herët pa dal mirë dielli, ai, njeriu, ulej në froni i drunjtë, mbante mbi gju një fletore dhe shkruante deri sa dielli hynte në perëndimin e thellë.
Të njohurit e shkëputnin nga shkrimi duke e përshëndetur, apo biseduar disa minuta apo duke u ulur përball tij në një karton të palosur dysh.
Edhe të qeshurën e tij ia mbulonte hija e kapelës.
Të njohurit largoheshin e ai, njeriu, vazhdonte të shkruante.
Një grua e hollë në trup, me flokë të lidhura topus i sillte drekën në një tepsi të rrahur dhe ujin e mbante paguri që nga koha e grekut të parë.
Ai e merrte tepsinë, e vendoste mbi gju pas kishte lënë fletore përdhe me stilolapsin e fillonte të hante.
Shikimin nga pas syzeve nuk ia dalloje se nga e hidhte.
Pagurin e mbante pas pulpës së këmbës mbështetur, këmbës së djathtë.
Gruaja ishte larguar.
Kthehej pas një ore zakonisht.
Dreka vinte në orar fiks gjithmonë.
Ashtu si gruaja pas një ore për të marr tepsinë.
Paguri rrinte me atë, njeriun, deri sa hynte dielli në perëndim të thellë.
Në kohën e drekës askush nuk e shqetësonte.
Të njohurit ia dinin orarin e vaktit të drekës dhe nuk kalonin aty.
Pas buke ngrinte pagurin. Rrotullonte kapakun, i cili ishte i lidhur me një zinxhir të hollë me trupin e pagurit dhe pinte ujin e ftohtë si kapakun e kishte hequr.
Më pas tepsia dhe fletorja këmbenin vendet.
Shkruante deri kur niste muzgu i parë.
Nëse të njohurit kalonin aty, e përshëndesnin ose bisedonin, por raste të rralla rrinin gjatë.
Atij nuk i pëlqente ta shkëpusnin nga puna e tij.
Nëse dikush donte të bisedonte shtruar me të, ai, njeriu, e priste në shtëpinë e tij, në kohën e lirë.
Bezdisej ta shqetësonin me muhabete pa bereqet, nervozohej madje.
Huqet ia kishin mësuar të gjithë.
Nuk guxonte kush t’i ndryshonte orarin apo programin e jetës.
Kështu, në cepin e qytetit, ai, njeriu, jetonte.
Nga: Alekta Maksuti Beqari
Freitag, 20. September 2019
Freitag, 13. September 2019
Ajet Shala: GËZUAR DITËLINDJEN ARBËR, BIRI IM !
Djalit tim Arbërit, për ditëlindje.
Për ditët e tua thura ëndrra djali e babai
E gjyshi ta dha urimin e ngrohtë të djepi
Krismat e gëzimit erdhën në jetë si fije bari
Hapat e shtigjeve të largët koha i treti.
Tek ti preka dëshirën e madhe të pajetuar
Pak Kosovë, pak Evropë më bënë të jem krenar.
Në sytë e tu pashë kaherë jetën e gëzuar
Në fjalën tënde desha që të ndez një vullkan.
Tani ecim si shokë nëpër udhë të shumta jete
Me duar më të forta ballë lisit e gurit
Gëzuar ditëlindjen pa trishtime e derte
Qofsh shtiza e pakëputur e flamurit.
13 shtator 2019
Shume urime per datelindjen tende biri im, Arber. Prak vjeshta e vitit '91, per mua qe stina me e vecante. 13 shtatori qe dita me e lumtur e jetes sime. Ajo dite e bardhe si me shkop magjik ndryshoi jeten time. Me beri me te lumturin, me pasuroi ndjenjen dhe shpirtin. Ardhja jote ne jete, nderroi statusin tim. Ishe ti ai qe perhere te pare me bere prind. Me bere me te lumturin. Por edhe me te pergjegjeshem. Nga ajo dite ne prindet tu, nuk mendonim vetem per njeri tjetrin. Por tani ishe ti qe shikimin tone terheqe si nje perle e cmuar. Ate dite te madhe gezimi, une mberriva ne mbremje nga majat e bjeshkeve Helvetike. Pasi fati dhe historia deshen qe ne shqiptaret, te behemi krah i Botes. Edhe une ashtu si qindra e mijra bashkekombas. U detyrova qe kafshoren e gojes per ju dhe vehten ta kerkoja pas shume Bjeshkesh te larta Alpine. Ehhh sa do doja qe ti femia im i pare, kur erdhe ne jete. Te vishe para meje. Te isha pran te ndjeja dhe te preknin duart e mia ate dite te bardhe 13 shtatori. Nje tjeter ngjarje qe duhet shenuar. Eshte se: Ti pa fajin tend dhe te mamit tend Shehrijes . Detyrimisht lindja ndodhi ne Spitalin Pediatrik te Gjakoves. Ejo ne Skenderaj nga atu edhe ku jemi..Ate mot okupatori barbaroserb kishte okupuar Kosoven e shtrejte. Te gjitha institucionet dhe spitalet folnin gjuhen cilirike sllave. Kishte ngelur akoma jasht prangave Gjakova Heroike. Andaj je ti qe separi preke ate toke te bekuar. Aty fillove te frymosh lirshem, krijove boten tende, pave driten e diellit per here te pare. Edhe duart tua te njoma arriten te prekun kenaqesine, pasurine me te madhe. Preke mbretereshen e botes Mamin. Dhe per ty aty filloj jeta bota jote e madhe. Ehhhh, sado doja qe ato duar ti ndija edhe une ne ato caste. E femijeria jote qe e vecante e bukur e kendshme , por edhe e brisht. Fati deshti qe ti dhe gjith moshataret e tu te dijne se qa eshte okupatori, se cfar do thot te jesh i lire. Ti ate mot sishe femij i lire sic nuk ishre askush ne Kosove. U bere dhe nxenes, fillove klasen e pare shkollore. Por aty se mbarove, jo per fajin tend por per "fajin" se jemi shqiptar. E perjetove dhe luften. Sishin fishek zjarre feste , por ishin krisma pushke , topash e raketa anmiku. Qe dogjen e poqen Kosoven Martire. Ti u detyrove te nderrosh brenda atij viti bankat shkollore te tre shkollave. Nga ajo ne Turicec ku fillove, mbarove vetem gjysem vjetorin. Anmiku barbaro serb kalli cdo gje ne Kopiliqin tone te dashur dhe ne Drenice. Smbeti shtepi as kulle ne kembe. Eter popullata u zhvendos. Ti gjete strehim tek dajt ne Ujmir, ku edhe fillove gjysem vjetorin e dyte por pak zgjati as nje muaj. Edhe nga atu u debuan. Gjetet strehim ne Plluzhine. Pastaj ne Shipol te Mitrovices. Ku edhe vazhdove klasen e pare. Dhe aty e mbarove me ne fund. Ate Deftese tenden e mbaj dhe e ruaj si nje thesar te cmuar dhe te rralle. Si kujtim i hidhur i historise. Lufta dogji cdo gje , ju tani me ishit tre vellezer, ti dhe Dardani e Albani. Qe u detyruat te kaloni bjeshke, lumej e fusha, 52 km. Per te arritur deri te Aeroporti i pare. Mberrite ketu ne Zvicer gushtin e vitit 1998. Vazhdove femijerine, mbarove shkollimin e ulet, te mesem dhe te larte. Tani mbane mbi supe nje barre pergjegjesie te madhe. Ne punen humane familjare , qe nevojtareve ju sherben ne shpiat e tyre. Atyre qe per duart e tua kan nevoje. Jan duar te bekuara qe sherojne plage me ballsam shpirti. Perkujdesesh per dhjetra e dhjetra familje , me dhjetra e dhjetra koleg punetor tuaj. Ti u bere burr kalove 28 pranverave duke na sjellur nektar ne kopshtin tone. Mbolle ngrohje dashuri e hare. Andaj paralel me urimin me lejo te ju dhe nje mesazh jetik Bire mos harro token ku perher te pare te preku koka ku bere hapin e pare, ku fole fjalen e pare , ku the nene eku the babe ku the buk edhe uji. Ku shkolla jote e pare ti mesoj shkronjat. Me te cilat u rrite kalite. Dhe tani me to shkruan Babe e Nen dhe ty Atdhe ju dua. Vetem i tille do qendrosh perher ipa luhatur para sfidave te kohes. Eshte nder dhe kenaqesi per ne qe te kemi. I gezofsh e shijofsh edhe 100 te tjera. Me zember e shpirt te uron Babi, Mami dhe dy vëllezërit, datelindjen, tënde të 28-te. Gëzuar biri im, Arbër! Babi të do shumë, shumë, shumë....
Dienstag, 3. September 2019
Mehmet Rrema: GRUAJA QË PRISTE BURRIN TEK PORTA
![]() |
| Mehmet Rrema |
(Tregim)
Edhe dita e tretë kaloi e ankthi sa vinte e bëhej më shtrëngues, më shpues, më i frikshëm dhe shpresa se ai do të kthehej shuhej si zjarri në vatër në një natë të akullt janari kur drutë e lagura, të cilat bënë tym gjatë gjithë mbrëmjes,erdhën e u dogjën pak nga pak, pa dhuruar ngrohtësi. Do të donte në ato çaste aty të kishte të atin. Të gjithë atë stres, atë ankth të përzier me mllef do t'ia çfryente atij.
Ja, më the të martohesha me atë, e unë ashtu bëra. U martova. Ku është ai dhe ku jam unë. Pa më thuaj pak. Pse kam ardhur unë të banoj në shtëpi që ngjan me një greminë , me një shpellë, me një tunel ku të mbyt era e mykut lagështia dhe të ftohtit. Pse më detyrove të martohem kur ai nuk vjen në shtëpi. Më ka lënë mua këtu t'u shërbej dy kërcunjëve. Qendronte tek porta e oborrit me vështim nga rruga, andej nga ai duhej të vinte. Nga aty shikohej hyrja e fshatit. Tjetër rrugë nuk kishte. Dy vjet martesë e vetëm dy javë qendroi me burrin. Dy javë e në ata dy javë më shumë grindje, të bërtitura, fyrje se dashuri. E pat detyruar që në mëngjesin e natës së parë që fjetën bashkë, të nxirrte çarçafët sipas zakonit. Kjo nuk përbënte ndonjë problem për Denisën, por një kërkesë e tillë natyrisht e bërë në formë urdhëri të prerë, ishte një ofendim. Që në atë çast, aty del në dritë e çfaqet krimbi xhelozisë dhe pabesisë, i veshur me petkun e rëndë e të zi të dyshimit, fillon krisja që më nuk ka të ndalur. Kur mes çiftit, mes miqëve, shokëve apo cilëtdo qofshin, ndodh kjo, ashtu si krimbi që hyn në dërrasë dhe e bren pak nga pak, derisa e gjithë dërrasa, të gjithë trarët, e gjithë ngrehina, sado e madhe dhe e fortë të jetë do të bijë,për tokë duke u bërë një mijë copash. Askush nuk do të mund të besoi se një ditë një ngrehinë kaq e bukur dhe madhështore, mund të rrëzohet nga një krimb i vogël, i cili gjendej në një dërrasë në formën e një larve të vogël, të bardhë gati të tejdukëshne, vetëm për një gabim të vogël, për një nënvleftësim në kohën e prerjes së lëndës.
Hë, ja ku e ke çarçafin, do t'i marrësh edhe erë, i tha ajo atë mëngjes duke e bërë atë dreq çarçafi shuk dhe ia afroi tek fytyra.
Po, i tha ai, do t'i marr erë dhe me në shpejtësi të habitëshme e goditi me disa grushta njëherësh në fytyrë, gjoks, bark e ku mundi. Goditjet qenë të shpejta, të papritura, të forta aq sa ajo as nuk pati kohë të hapi sytë për të parë kush po e godiste. Do të kishte dashur ta merrte dhe ta lëpinte njëqind herë atë çarçaf veç të mos hante kaq shumë të rrahura që në orët e para të martesës. Ndoshta një ditë do ta falte për atë të rrahur , po a mund të falte dyshimin. Ai jo vetëm pat dyshuar, e pat akuzuar, e ndoshta, për këtë dyshim edhe përdori dhunën, atë dhunë, të cilën, edhe nuk e kishte besuar se një burrë mund ta ushtroi mbi gruan e tij, edhe nëse kjo do të ishte fajtore. Prindërit e saj debatonin, nganjëherë edhe për gjëra të kota, siç i quante ajo, por nuk i kishte ndodhur kurrë që të shikonte mes tyre një veprim kaq barbar. Dy dit qe munduar të mos i dilte para syve, të paktën ditën. Nuk donte, as ta kishte afër, kurse nata , eh, nata! Ahh, sigurisht ishte e gjutha e tij. Në ata orë të pafundme ai me të drejtën e të fortit, e blerësit dhe zotëruesit, mund të bënte si të dëshironte. Në gjysëm errësirën e atyre netëve të rënda u ngjiz shpresa e njëkohësisht edhe disa hallka më shumë në zinxhurin e trashë të robërimit.
Pas dy javë qendrim, Sandri, një natë ndërsa po hanin darkë, tha se të nesërmen në mëngjes heret do të nisej. E kam lënë me Gonin.
Do të qendroni shumë këtë radhë,pyeti e ëma
Po.
Po me nusen, çfarë do të bëjmë, pyeti i ati.
Kjo do të rri këtu. Ju keni nevojë për shërbim.
Po edhe kjo ka nevojë për burrë e ti atje vetëm ke nevojë për të, tha e ëma
Sot për sot jeni ju që keni nevojëmpër këtë. Unë atje i kam në rregull punët e mia. Nuk më mungon gjë. Me këtë "Nuk më mungo gjë", ai nënkuptonte edhe bashkëshorten.
Pra është e vërtetë se ti atje ke një të dashur, foli Denida kur në fyt i qe mbledhur një lëmsh i madh inati që i dilte nga të shtatë vrimat e kokës në formë shtëllungash të dendura tymi. Ishte gati që ai tym të merrte flakë dhe të digjte tërë shtëpinë, biles të dyja shtëpitë.
I shoqi, pa u menduar dy herë u ngrit dhe e zuri për flokësh. E tërhoqi me shumë forcë aq sa një tufë e madhe flokësh nga koka e saj i,mbetën në dorë. E uli në dysheme dhe e goditi disa herë me shqelma nga e sa mundi. I ati u ngri dhe e kapi për krahu. Mos, mos bëj kështu. Është e re dhe gaboi. Ai e goditi edhe dy herë me shqelm, pastaj e la. Këtu jam unë burrë dhe di unë çfar bëj. Nëse guxo të hapësh gojën edhe një herë, do të të vras. Ti baba nesër do të shkosh tek ata dhe t'ua bësh të qartë. Jeta e tyre varet nga sjellja e kësaj. Një gjysëm fjale po nxorri kjo nga goja, do t'ua marr shtëpinë, do t'i vras të gjithë.
Mos kij merak. Ne do ta kalojmë mirë me të. Është grua e zgjuar, Denida, tha e ëma. Nuk është nevoja të acarojmë gjërat. Këtu jam unë, punët do t'i bëjmë bashkë...
Jo, ti nuk do të prekësh asgjë me dorë. Kam marrë këtë për punë, tha i biri
Denida shkoi e u mbyll në dhomën e gjumit. Kur hyri ai, në gjysëmerrësirën e dhomës dëgjonte vetëm ngashërime. U zhvesh pa bërë zë dhe u shtri. Qendroi pak me kurriz nga Denida, pastaj u shtri në shpinë me sy nga tavani. Ajo dëneste. Mjaft, tha ai. Besoj se qave mjaftueshëm, tani është koha të pajtojmë. Nesët do të ik. Unë shkoj për të mirën e familjes. Kur të kthehem, po u ktheva do të jem shumë i pasur. Nga kjo pasuri do të fitosh edhe ti po pate mend dhe u solle mirë.
E kapi dhe e rrotulloi nga ai. Sonte dua të jesh e gjitha imja me gjithë shpirt.
Ti ke një tjetër që të pret atje, ç'më do mua.
Je budallaqe. Nuk kam. U solla ashtu me ty se dua të të mos marrë malli shumë.
Për një çast asaj i erdhi mirë. Deshi ta besonte, edhe pse për të kushte dëgjuar edhe më parë se bashkëjeton me një të huaj. Nuk besonte kurrë se do ta dashuronte ndonjëherë atë njeri, por të paktën të kishte një jetë disi të qetë. E dinte mirë kushtin që i pat vënë i ati. Me atë borxh që ai i kishte Sandrit, nuk do të mund ta ngrente kurrë kokën, e më e keqja se ai edhe mund t'i vriste. Nuk ndalej para asgjëje. Të paktë çfardo që të ndodhte, të mos ndjente mbi shpatulla peshën e fajit. Le të vuaj unë, po të tjerët të mos vuajnë. Me këtë i pat vënë kapak dhe nuk deshi ta hapte më. Priste atj tek dera e oborrit. Ai kishte njoftuar se do të vinte atë natë kishin dalë për ta pritur në qytet Dreni, dhe Zhaku, dy kushërinj të tij nga ana e nënës. Emëtat e vërtetë të tyre ishin: Lulëzim, për Drenin dhe Fatbardh për Zhaku. Në shtëpi ishin marrë të gjitha masat për ta pritur. Qenë ftuar edhe dajat, e xhaxhallarët e Sandrit, i cili edhe ky emërin e vërtetë e kishte Skënder. Denida priste. Brenda vetes së saj kishte vorbuj paqartësie dhe nuk arrinte të kuptonte çfar e shtynte të qendronte aty me sy të ngulur nga rruga hyrëse në fashat. Ndoshta ishte kurioziteti për të parë me kë do të vinte, si ishte ajo, pasi thuhej se ai këtë natë do të vinte me atë gruan me të cilën bashkëjetonte atje. ...Ndoshta ishte një fije e hollë shprese, e hollë gati e padukëshme që e mbante akoma me shptesë se ai nuk do ta divorconte. Shpresa e vetme ishte Xhani, djali i tyre i vogël, të cilin Sandri nuk e kishte parë akoma. Kishte kërkuar nëpërmjet Zhakut material për të bërë testin e ADN, test i cili pat konfirmuar atësinë e djalit. Denida e pat pranuar pa ngurrim, kryerjen e testit, dhe kjo e pat përforcuar akoma më shumë brsimin e familjarëve se djali ishte i "rrënjës". Ky fakt pat përfircuar edhe shpresën se Sandri duke qenë i bindur për atësinë, do të ndryshonte edhe sjelljen e tij e afrimin sado pak me të shoqen. E ëma dhe i ati, Sulo, qenë ulur në një divan vendosur në verandë dhe shikonin.
Po e pret me padurim, i tha të shoqit. Shiko si qendro. Duket sikur është ngrirë aty dhe nuk do të largohet, i tha të shoqit.
Kjo më duket se e do, po çfar t'i bëjmë atij tonit. I ka hypur mendja mbi flokë dhe nuk di çfar bën.
Kjo nuk është rracë për derën tonë, tha ajo.
Ka vdekur koha e rracave, grua. Ku është rraca e djalit tonë. Cilin pata afër unë kur u operova, djalin tim rracë apo nusen e tij që nuk qenka rracë. Ti ia ke bërë mendjen furtunë.3Ti e ke shtyrë në rrugë të keqe.Rraca,rraca, rraca.. Të është bërë mendja derë e rracë, po kjo kam frikë se do t"ju hedhë në greminë. Rraca e mirë ngulet në një vend e nuk luan si ky yni. Do Zoti të mos e sjellë atë..
Do Zoti ta sjellë. Do Zoti e ta nisë qysh sonte në shtëpi të vet këtë. Nuk është nuse për djalin tim. Nuk kanë qenë asnjë herë ajo derë. Kjo nuk është për këtë derë. Denida qendronte aty. Nuk donte as të dëgjonte çfar flisnin burrë e grua me njëri tjetrin. Kishte ardhur në këtë shtëpi si një peng dhe lutej që të mbetej gjithë jetën ashtu. Shpresonte se fëmia i saj do të shërbente si një normalizues i gjendjes, por nëse ai do të vinte me një grua tjetër atë natë,aty do të ishte fundi. Në një mënyrë a një tjetër do të shpëtonte nga ajo familje. Dielli perëndoi dhe mbrëmja nisi pak nga pak të mbuloi vendin me muzgun e saj që sa vinte e bëhej më i thellë. Tani kryet e rrugës nuk shikohej. Denida lëvizi nga aty si me përtesë. Shumë u vonuan, u tha prindërve të burrit kur u afrua tek veranda, ku ata ishin ende të ulur në divan dhe diskutonin për rracë e derë. Brenda çdo gjë ishte gati. Priteshin vetëm të vinte Sandri me kushërinjët e tij dhe të ftuarit. Ftesa ishte për orën shtatë të darkës e mungonin vetëm një çerek ore.
Do të vijë, mos u bëj merak, tha Xhemillja. Kur të vijë djali im, do të...
Asgjë nuk do të ndodhi, e ndërpreu i shoqi. Eja të futemi brenda tani. Erdhi koha kur duhet të vijnë të ftuarit. Ai duhej të ishte këtu që në orën pesë. Edhe në këmbë të ishin nisur do të kishin arritur.
Tek porta e oborrit u dukën mysafirët e parë. Ishin dy tezet e djalit me burrat e tyre. Pak më vonë erdhën edhe të ftuarit e tjerë, kurse ai, ai për të cikin patë ardhur të gjithë mysafirët nuk po dukej. Nuk po dukeshin as kushërinjët e tij që patën shkuar për ta pritur në qytet. Në shtëpi meraku nisi të trashet. Biseda mes të ftuarve që nisi me aq zjarr e gëzim në fillim, nisi të zbehej. Asnjëri nuk gjente fjalë për të vazhduar bisedën. Ra një heshtje që më tepër i ngjante heshtjes mortore. Më tepër gjembat që e shponin i ndjente Xhemilja. Psherëtinte dhe shikonte të ftuarit një nga një sikur donte t'u thonte: hë, flisni një fjalë, thuani çfar të foni, vetëm mos më thuani se ai nuk do të vijë. Mos më thoni...Nuk donte ta çonte mendimin më tej. Një parandjenjë nisi të hedhi shtat në shpirtin e sajë e ta brejë. Një parandjenjë, të cilës ajo nuk donte t'i hapte rrugë. Në këto çaste që sa vinin e rëndonnin më shumë, erdhi Zhaku. Fytyra i qe kthyer në shollë opinge, nga ato dikurëshmet. Të gjithë u ngritën në këmbë sikur të qenë të lidhur me një gjenerator elektomegnetik që tërheq edhe trupat njetëzorë.
Pse u vonuat? Ku? Po? Ku është djali im, shpërtheu Xhemilja.
Mos u shqetësoni. Nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Asgjë.
Ku është? Çfarë m'i ka ndodhur djalit. Ajo iu afrua Zhakut dhe e kapi për këmishr. Trego, çfarë...
Asgjë, një keqkuptim. Është mirë si molla vetëm ka një keqkuptim me ato gomerët e policisë. E kanë ndaluar në komisariat për një sqarim. Kushdi cili do të ketë kryer ndonjë krim dhe ka dhënë emërin e Sandrit. E ndaluan sa zbriti nga makina. Akuzohet kot. Do ta mbajnë sonte...Me siguri nesër në mëngjes do ta lirojnë. Ai nuk ka bërë asgjë. Jam i sigurtë.
Mos e kanë ndaluar për ata vrasjet e vitit...,tha Sulo
Mbylle more gojën ti u hodh e tha Xhemilja duke e ndërprerp të shoqin. Djali im nuk ka vrarë një mizë. Aty nisi një sherr mes çiftit da të ftuarit mbetën me gojë hapur. Ata e njihnin Sandrin dhe problemet. Vite më parë ai në bashkëpunim me dy të tjerë patën vrarë e copëtuar një fëmijë pasi i ati i fëmijës nuk u kishte dhënë paratë që i patën kërkuar. Thonë se për ta mbyllur këtë çështje, Sandri kishte paguar shuma marramendëse si në prokurori, polici edhe tek njerëz të politikës. Qe dukur sikur u mbyllë, por jo të gjitha plagët mbyllen përgjithëminë. Në ditët e sotme ajo që sot duket e hapur nesër mbyllet e anasjelltas.
Të ftuarit patën mbetur me gojë hapur. Nuk dinin si të gjenin fjalë për t'i ngushëlluar. Më parë ishin çuditur si pat mundur të shpëtonte pa u dënuar për atë krim. 4 Tani mendonin se asgjë nuk mund ta mbuloi të vërtetën. Tjetër që i merakoste në ato çaste ishte se duhet të mbathnin këpucët e të iknin duke lënë të zotët e shtëpisë të diskutonin mes tyre apo të qendronin. Në të dy rastet nuk ishte e lehtë për të zgjedhur. Qendrimi aty përpara asaj tavoline të mbushur me pjata që,prisnin njerëzit të fillonin darkën,ishte njëlloj si të ishe para një arkivoli bosh që pret xhenazen,ikja dhe lënia e të zotëve të shtëpisë para asaj tavoline, në atë dhembje, do të ishte njëlloj sikur të lije dy prindër para trupit të pa jetë të djalit. Në këtë çast u dëgjua zhurma e motorrit të një makine që erdhi dhe u ndalua aty.
Erdhën, tha njëri. Në fytyrat e të pranishmëve ra një dritë, një gëzim që sikur doli nga një kasafortë plumbi dhe u shpërnda si aroma e trënfafillit.
Kam thënë unë se djali im nuk ka bërë asgjë për t'u dënuar. E kam djalë flori. Dihet së të mirin nuk e duan. Kur disa nga të pranishmit dolën për të pritur të shumëpriturin, Sandrin, panë që po hynin brenda në oborrin e madh, një grup policësh. Njëri nga policët, ndoshta komandanti i tyre mbante në dorë një letër. Kush është i zoti i shtëpisë, pyeti ai, duke iu drejtuar pikërisht Sulos.
Unë, tha ai me zë të dridhur. Çfarë ka ndodhur. Kemi autorizim të kontrollojmë. Djali juaj i kërkuar nga interpoli është i arrestuar. Ne këtu nuk kemi asgjë. Të ftuarin u larguan kush mund më shpeht se shoku. Aty mbetën të zotët e shtëpisë dhe Zhaku. Policët hynë dhe u shpërndanë nëpër ambientet e shtëpisë. Pas pak çastesh njëri nga policët kërkoi çelësin për të hapur një derë në bodrumin e shtëpisë.
Nuk kemi, na ka humbur, tha Sulo. Ka vite që ne as në bodrum nuk kemi ra. Nuk...
Hapeni forcërisht, tha komandanti.
Armë, municion, dhe një bidon i madh i mbyllur hermentikisht që peshonte. Policët menjëherë dyshuan për lëndë narkotike.
Duhet të vini me ne, edhe ju, tha komandanti duke u drejtuar nga Suli dhe Zhaku. Këtu qenka depo armatimesh dhe sende të tjeta të jashtëligjëshme. Xhemilja kishte vënë të dy duart në faqe dhe qendronte si një kërcu i kalbur, gati për t'u rrëzuar. Ajo dinte çfarë i biri kishte bërë në Shqipëri, po nuk dinte çfarë kishte bërë atje. Prokurori që i kishte zbutur akuzën nuk ishte më në detyrë, e kishin shjarkuar. Nuk dinte kë të takinte për të paguar, po edhe para kumishte që të paguante as avokat e jo më "kafen" për orokuror e gjykatës. Nëse do të zbatohej ligji ai do të krimbej në burgim të përjetshëm.
Sa ters e ka gojën ky matufi im, tha, duke mos ju drejtuar askujt. Denida kishte hyrë tek dhoma e vet me të birin. Në sallon nuk kishte njeri tjetër. Ai i ka ndjellur zi gjithë kohën. Ai ka thënë se në mos heret, vonë do ta zbulojnë e do ta dënojnë. Ja ku ta plotësuan dëshirën. Inshalla mbetesh edhe ti atje...
Montag, 26. August 2019
Dan Kosumi: NJË RRËFIM I TRISHTË NGA KOHA E ROBËRISË
(Rrëfim për një intervistë të dikurshme në zyrën e sigurimit të brendshëm shtetëror serb, në Gjilan; dhe për informatorin e policisë "Druzhe Gashin" e birin e tij patriot!)
Po qëndroja i mbyllur dhe i lidhur me pranga në dorë për radiatorit të ngrohjes, në njëren nga dhomat e sekretariatit të punëve të brendshme, të milicisë së serbisë në Gjilan! Në tavolinën që kisha pranë, më kishin lënë disa fletë të bardha dhe një stilolaps, që të shkruaja gjithçka që dija për vehten dhe jetën time. Më kishte porositur kur po ikte ai kryegjelati hetues!
- Dëgjom mirë! I sheh të gjitha këto fletë ..., do shkruash në to prej Aaaaa-së deri në ZH-ëëë!
E mora në dorë lapsin, pastaj i shpërqëndruar po e sillja mbi tavolinë dhe po i dëgjoja zërat që vinin nga paradhoma me derën e lënë gjysmë të mbyllur. Në murë përballë po e shikoja fotgrafinë e "marshall tites" dhe sloganit të komunistëve jugosllav
"edhe pas titos-tito"!
Polici që po bënte kujdestarinë atë mbrëmje, doli në paradhomën ku rrinin edhe dy a tre njerëz të tjerë të sigurimit dhe po tymosnin cigare! Pas pak, u dëgjua tek erdhi dikush dhe po përshëndetej me ata në gjuhën serbe; oooo “Zdravo druzhe Gashi” ishte zëri i lartë i inspektorit, që tregonte se nuk po shiheshin për herë të parë atë natë! Ndërsa biseda e tyre vazhdoi gjatë, e gjatë, herë në gjuhën serbe e herë në atë shqip, aq sa mua po më dukej sikur nuk po mbaronte kurrë!
Fajet i kishte lodhja e dërmuar e shpirtit tim të brendshëm dhe atij fizik! Fajtore ishin edhe prangat që mbaja në dorë dhe ajo karrige e drunjtë, të cilën herë ma ofronin të ulesha e herë e përdornin si “karrige torture” që nuk i kisha parë kurrë as në filma ku dhuna brutale është tej çdo dimensioni të gjykimit mendor të njeriut.
Për aq sa po e dëgjoja dhe kapja bisedën e policëve me atë “mysafirin” e tyre që shpesh i drejtoheshin me Gashi, dhe njërit nga ata “gjelatët” nga sekretariati i “Gillanit”, e që ishte mjeshtër i dhunës çnjerëzore, kuptova se ai kishte ardhur aty në atë mbrëmje të vonë, si informatorë (spiun)!
Po mundohesha ta kujtojë në mendje, pse më erdhi disi i njohur zëri i atij burri të pa burrëri. Njëri nga ata të sekretariatit, i tha:
- Na ke sjellur lajme nga tereni!
- Po, u përgjigj ai dhe vazhdoi: - Ju e dini që unë vi gjithmonë me një thes të reja.
- Një moment, ta mbylli derën e zyrës, sepse e kemi të lidhur një qen që s‘po i ndihet e lehura! E kishte fjalën për derën e asaj zyreje ku unë po qëndroja i lidhur me pranga në dorë ...
…
Tani përderisa nuk dëgjohej më biseda matanë derës dhe murit që ndante profilet tona njerëzore, qetësishtė kujtesa ime mu kthye në 2-3 vite prapa!
Isha në oborrin e shtëpisë sime, me babain tim, po i palonim drunjtë për ngrohje, që i kishim sjellur nga fshati; papritmas u dëgjua rrapllima e dyerve: Bammm; baaammm; bammm. Dera ishte e mbyllur me ngujore përbrenda dhe dikush po e godiste me gjithë forcën që kishte.
- Është dikush, i thash babës, i cili ishte duke copëtuar edhe dy tre cungat e mbramë e me plot nyja. Ai nuk e ndali punën, por më bëri me shenjë që të shikoja se kush ishte.
Me vrap arrita tek dyert dhe i hapa ...
- I kujt je ti? më pyeti me një zë të tensionuar e të thekur, përsoni që nga e trokitura e pazakontë, tani kur u gjenda para tij, vura re edhe qehren e tij të prishur.
- I Shukriut jam. Iu përgjigja unë i habitur tejmase nga pamja e burrit, i cili u fut disa hapa brenda duke më thënë:
- Shko thirrma babën!
Sa këtheva në drejtim të babait, e pash tek po vinte, pasi e kishte dëgjuar burrin tek dera!
- Hajde urdhno, i tha babai duke u përshëndetur dorë për dore me të.
- A po më njeh? - ju drejtua ai!
Babai që ishte në moshë të shtyer, ngriti njërën dorë deri tek veshi dhe me një nënqeshje ia bëri të ditur se nuk po i kujtohej.
- Jam filan fisteku, i tha ai dhe po i tregonte se ku ishin takuar dhe ndejtur me një sebep. Pastaj nisi ti fliste babait, duke iu dridhur zëri:
- Dëgjo Shuko! - i tha trup e shkurt babait: - Matanë rekes (lumit), kanë shpërnda shumë fletëparulla armiqësore kundër Jugosllavisë. Bashkë me djalin tim, janë parë edhe djali yt dhe një tjetër i ramabajve. Unë po shkoj me këtë udhë për më e lajmëruar këtë timin, e ti …
- Kadal ore burrë ia preu llafet babai! - Duke u munduar për ta qetësuar dhe mëpastaj vazhdoi ti fliste qetë-qetë: - A po hyn e ulesh brenda e flasim qysh është reni, se po më doket si shumë me yrysh e paske marë këtë punë.
Kur e vërejti se atij i mungonte dëshira për ta vazhduar bisedën, babai e futi dorën në xhep, e nxori kutinë me duhan dhe ia zgjati. Mirëpo; ai nuk e mori!
- Erdha me ta ba me dije, i tha. Mos thuaj se nuk të kam treguar! - dhe iku si hija!
- Mirë i tha babai…Por edhe ti mos harro që unë po e di se cili je, duke i dredhur mustaqet e gjata deri pas veshëve me të dy duart!
Nuk më kujtohet më, çfar tjetër kishin folur jashtë dyerve të oborrit ...
-Phuuuu fara e keqe?! – u dëgjua zeri i babait pasi u këthye dhe po mbyllte derën me ngujoren prapa, i cili pas një ofshame, vazhdoi të fliste sikur duke mërmëritur:
"Eu, qen burrë, bre! Eu, qenef shpirtshitur, he t’huptë fara!"
Unë vetëm po dëgjoja dhe s’flisja fare!
- Ke bërë ndojgjë mbrëmë? - më pyeti babai dhe vazhoi: - Se nuk po të rri b… edhe ty hiç rehat!
Nuk ju përgjigja fare, por rrudha krihët dhe buzët në shenjë mohimi.
E njeh ti babai i kujt është ky m..! Është i gashve …
Shtanga, për një moment. Zyra ku po qëndroja i lidhur nisi të më ngushtohej dhe errësohej! ....O zot thash me vehte ... Ishte pikërisht zëri matanë mureve, po ai që e kisha dëgjur dikur në oborrin e shtëpisë. Ishte ky njeriu që komunikonte dhe jepte informata tek policët serb! Ishte ai që inspektori dhe shokët e tij i drejtoheshin me „druzhe Gashi“, ndërsa mua këtej murit po më mbanin të mbërthyer në pranga.
…
Pas mesnatës, kur sytë s’mundë ti mbaja të hapur, mbështetur për kijametit me kokën për mur e dorën e majtë të lidhur me prangat e hekurta për gypin e hekurtë të radiatorit. ....i shtyva tutje në tavolinë lapsin dhe fletët. Më kishte marë me vehte ai gjumë i parë në mbretërinë e tij, kur papritur u zgjova trembshëm!
... Erdhën zhurmshëm hijenat e natës!
Nuk e dija sa mundë të kishte vajtur ora ...
- Hëëë… Po t’zë gjumi? - mu drejtua njëri me pamje zombi.
Të bërtiturat e tij, më zgjuan nga ai gjum i pazakontë! Pastaj një dridhje e papërshkrueshme ma kaploj trupin. Mandej, të rrahurat e pakontrolluara të zemrës më bënin të mendoja se nga çasti në çast mund të më ndodhte ndonjë e keqe e papritur!
Pasi unë nuk ju përgjigja, ma ofroi tek veshi gojën dhe u qjerr edhe më fort:
- Foooool, he nanen!
Nga kundërmimi i rëndë dhe i pistë që la goja e tij kur mu afrua, nga zëri jonjerëzor, si dhe nga të qeshurat e katër të tjerëve që e shoqëronin sikur kor; e kuptova që po ktheheshin nga ndonjë mejhane, ku kishin pirë dhe ishin bërë tapë nga rakia!
Njëri e urdhëroi kolegun e tij:
- Hiqja “lisicat” (prangat)!
Sapo mi liroi prangat, po e fërkoja dorën e mpirë dhe gjurmën e mbetur nga qëndrimi disaorësh pa mundësi lëvizjeje!
- Ngrihu në kēmbë! - Më urdhëroi.
- Tani na duhet karriga se i kemi lënë në gjysmë ca formalitete me ty! më tha ai; që besoj se ishte kryeinspektori!
Nuk do doja kurrë ta kujtoja atë natë dhe dhjetra tjera sikur ajo ...
- Nuk paske shkruar asgjë? Ashtuuuuu …?!
Të kam thënë të shkruash prej A-së deri në ZH-ë, hëëëë...
Në rregull, do pendohesh. Na ke mërzitur…
Në vend se të vazhdonim ne dhe të bënim qejfin tonë me muzikë e raki atje ku ishim, tash duhet të meremi me ty!...
Fillimisht më lidhën duart prapa! Është kjo gjëndje që mua më krijon panik dhe probleme me frymëmarrjen. Pastaj më shtrinë me shpinë në dysheme! Drita e fortë që reflektohej prej tavanit, më binte fort në sy! Këmbët, nga pozita në shpinë, më thanë ti vëjë lartë në ulësen ku pak minuta më herët isha i ulur. Shputat e këmbëve të zbathura, tanimë ishin tej mbështetjes së karriges! Njëri prej tyre u ulë mbi gjysmën e këmbëve të mija, me shpinën e kthyer nga unë, duke u mbajtur për pjesën e mbështetëses së karriges! Një tjetër mu ulë sipër në pjesën e fundit të barkut tim! Ju lutesha në vajë, që të më lironin se po vdisja, se po më ndalet fryma .... ishte e kotë ... ata shanin, çirreshin, fyenin ... Kurse njëri që po rrinte në këmbë, mori “pendrakun” shkopin e gomës dhe e pyeti atë që rrinte ulur afër kokës sime:
- Mund t’ja nisi
- Fillo! - iu përgjigj ai!
Dy shputat e këmbëve të mia të shtrira dhunshëm, në pamundësi që ti largoja sepse peshonte rëndë mbi to, njëri nga hyzmeqarët e inspektorit që më merrte në pyetje. Tash ato ishin në mëshirën e pendrekut, takatit dhe forcês çnjerëzore!
Nuk mbaja mend sa shumë më kishin rrahur në atë pozitë, pasi kisha humbur vetëdijën.
…
Mëngjesin tjetër ...
- Përsëri nuk paske shkruar? Ti po luan me neve a? Moreee tiii… kush kujton se je?
Ti kujton se i ke njëqind shpirta?!
Të njiqind`tit kam me ti shkërdh...
Mori në dorë një si konop najloni dhe pasi po më shihte drejt më sy, mu drejtua me zë fare të ulët. Sikur po i dhimbsesha dhe po më lutej për bashkpunim!
Unë po e shihja me përbuzje dhe duke i shtrënguar dhëmbët, mblodha guximin që ti them: bëje punën tënde, skam çfar të flas me juve.
Në rregull at`herë më tha, vetëm doja të të kurseja. Unë e di që ti je i mashtruar më tha. E di edhe gjendjen e juaj të rëndë ekonomike familjare, varfërinë, nevojat dhe dëshirat e njeriut për një jetë më të mirë. Ty të kan paguar ata nga emigracioni, ata janë armiqtë e këtij vendi dhe të vëllazërim bashkimit e fryteve të revolucionit ....
Pasi e pa se unë nuk isha i gatshëm të i përgjigjesha çfar po kërkonte nga unë, u tërbua duke fryrë nga goja dhe hunda sikur bishë e çartur.
E shtriu me dy duart konopin që po mbante në duar, duke ia gjetur fillin dhe me shkathtësinë e sprovuar, me dy tre lëvizje e përdrodhi duke e përbiruar nga mbrapa dhe e bëri formën sikur litar për varje!
„Do më mbysin” - i thash vehtes!
Kujtoja çfar kisha dëgjuar, se gjatë marrjes në pyetje të të ndaluarëve, nga torturat i kishin mbytur atëdhetar e patriot, duke thënë pastaj se kanë bërë vetërasje! Se kan dashur të arratisen duke kërcyer nga katet e larta te sekretariateve policore.
Nganjëherë mendja e njeriut është si film i shpejtuar. Adrenalina, pa kontrollën time, e kishte mundur frikën. Isha i gatshëm të më qonin edhe drejt vdekjes! I thash vehtes:
“S’do flas asgjë.
S”do shkruaj asgjë.
Më mirë të ikë unë nga jeta, se të turpërohem.
Sepse, cilindo emër që do përmendja, do kalonte të njëjtën torturë, të njëjtën dhunë e barbari...
- Jo, nuk do flas! - i thash bindshëm vehtes, pa e ditur që do e thoja me zë!
U çmendën fare. Inspektori që kishte pritur se tani unë do flisja, më shau keq me fjalët më të pista që ai i dinte. Pastaj i urdhêroi shokët e tij të mi lidhnin duart nga mbrapa.
Njëri nga ata më mbante nga pas, ndërsa ai vet e lëshoi mbi tavolinë atë „sigjimin“litarin e hollë e të bërë gati, ma liroi rripin e pantollave, duke më zhveshur. Pantollanat më ranë poshtë këmbëve! U kthye me egërsinë e bishës, e mori atë litarin që e kishte bërë gati, e ngushtoi sa e bëri tamam, ma vuri në vehte tek organi im gjenital, duke mi lidhur edhe herdhet dhe duke i tërhequr. Sa më shumë shtërngohej litari, aq më shumë ndjeja dhembje. Kështu vazhdonin të më torturonin barbarishtë në mënyrën më çnjerëzore, brutale e të pashpirtë. Njëri më mbante për duarve të lidhura, ndërsa xhelati tjetër e tërhiqte litarin si i çmendur, duke ma vrarë dinjitetin, burrërinë dhe krenarinë djaloshare! Pasi vazhduan për disa kohë kësisoj, pas mpirjës së organeve dhe ënjtjes deri në gjakderdhje ...
Ghithqka nisi po më sillej përreth dhe po humbja edhe atë pak fuqi të fundit që e kisha. Nuk po arrija ti ngija me frymë mushkëritë,e nga etja nuk po mundë ta nxirrja pak pështymë që ta lëngështoja gjuhën që më ishte ngjitur për goje e spo arrija të i çapitë jargët e përgjakura në fyt.
Pasi filluan të më errëshin sytë dhe nuk po ndjeja më dhimje. Kisha humbur ndjenjat. Isha në prag të vdekjës.
…
Pas qëndrimit disa muajsh në burg, i biri i atij njeriut të paburrni, do të lirohej nga burgu, për të mos u burgosur kurrë më! Por e keqja ishte se, ai pas lirimit kishte filluar të trillonte, shpifte dhe i etiketonte ish shokët e vet me të cilët kish vepruar.
I përgojonte si “të dyshimtë” pikërisht njerëzit e sakrificës, ata që kishin qëndruar denjësisht. Ata që e kishin parë edhe vdekjen me sy, por nuk ishin dorëzuar. Kësisoj ai vazhdon të përbaltë edhe sot e kësaj dite ish shokët e vet të idealit, por kurrë nuk e zë në gojë babain e vet. Kurrë nuk tregoi se pikërisht babai i tij e kishte lajmëruar atë në policinë serbe pas shpërndarjës së trakteve, duke e qitur në kurthë të gjithë grupin. Dhe, ishte pikërisht ai “Druzhe Gashi”, spiuni që informonte policinë për të tjera raste, përderisa mua po atë natë do më torturonin për vdekje ...
Ishte pra ky një baba i lig, që për ta shpëtuar të birin, duke e dorëzuar vet në dorën e hyqymetit, kishte rënduar akuzat për shokët e tij.
Fletët që unë ua kisha lënë të bardha si bora, i kishte mbushur ai me të zezë, bashkë me faqezinjtë tjerë nga lloji i atyre që ia kishin shitur shpirtin armikut.
Poezia ime thotë kësisoj:
Intervistë prej A-së deri në Zh
Shkruaj, - më thanë,
- prej A-së deri në Zh.
Pse emri të fillon me R
e mbiemri me K?
Pse këmishën e ke të zezë,
pse shallin kuqezi?
Republikën kërkoni?
... Albaninë?
... Hë?
Si bishat kur tmerrohen,
gjahun duke copëtuar.
Jargët varg u shkojnë gojëve... Fyejnë, bërtasin, godasin...
Këmbët,
duart,
trupi më janë tharë
dhe fryma më zihet në këtë terr.
Eh, sa do të doja të flija,
të mos zgjohesha asnjëherë!
Shkruaj,
prej A-së deri në Zh...
Ngrihu!
- thërrasin,
- Shkruaj!
E sërish më shkelin në çdo dhimbje njerëzore,
e sërish më godasin barbarisht...
...letrat mbi tavolinë
të bardha ua lashë...
Të bardha si bora,
të bardha si e kundërta e shpirtit të tyre...
Asnjë ravijëzim,
asnjë vijëzim,
asnjë shkronjë s’u hodh në torbën e tyre...
Sa mirë!
Tash nuk jam aty...
/ Atëherë kam bërë mirë që nuk kam folur. Tash do të flas e do të rrëfej për çdo gjë, sepse kam edhe shumë për të thënë ...! Nëse do detyrohem, pse jo edhe me emër dhe mbiemër/
Freitag, 26. Juli 2019
Buqetë poetike nga Natrin Çoçka
![]() |
| Natrin Çoçka |
Shkruajnë me zemrën që i buron vargjet si ujëvara,
E me mendjen të mbushur me mendime universale,
Për to heshtja flet,
Bën zhurmë,
E lë gjurmë,
As era,as uji si fshin,
Qendrojnë përjetë!
Ata janë të çuditshëm,
Sepse shprehen lirshëm,
Janë pa maska,
E kanë shpirtin qelibar,
E zemrën,mbushur me dashuri,
Ndonjeherë e trajtojnë me melankoli,
E vargjet i trajtojnë ëmbël si notat muzikore,
Më besoni,poetët janë të çmendur!
Vjeshtë pranverore
Gjethet u bënë pushtuese të tokës
Si ushtarë të plagosur në tokë të shtrirë,
Veç shiu s'po duket si trokitjet e portës,
Netët mbushen nga yje që duken si djaj me brirë.
Ndoshta nëna natyrë është cmendur,
Dielli përvëlues na vështron si tinëzar,
Dhe zogjtë në shtegtime s'kanë rendur,
Pranvera dhe vjeshta nga dashuria,s'janë ndarë!
Pylli i zhurmshëm
Vrapoj në rrugët ku shiu troket si i marrë,
Aty ku pemët kanë ulur kryet e lagen nga lotët e qiellit,
Në pyllin që s'ka parë dritën e diellit,
Retë mbetën vetëm,me sytë e pa tharë!
Vallë dhe perëndia trishtohet?
Pse vallë,ajo jeton në parajsë?
Ashtu si njerëzit mërzitet pa shkasë,
Me një buzëqeshje çdo gjë harrohet!
Çmenduri në hapësirën pafund
I imi është qielli në errësirë,i imi,
Shëtis ne rrug boshe pa dritë,
Me yjet që zbresin nga qielli,
Shpreh një dëshirë,
Shpresë për një plotësim ëndrre,
E lodroj me imagjinatën e tejskajshme,
Më duket sikur rrethohem nga retë,
Dhe pse errësirë.
Nata pus e zezë fsheh hapat e sigurtë,
Një fëmijë gjendet pranë hënës,
Dielli e solli kur po perëndonte,
Me heshtjen luan ,
Në boshllëk marrosem,
E i vendos titull të denjë për një roman,
Ketij udhetimi te çuditshëm,
Mirëserdhët në çmendurinë në hapësirën pafund...
Montag, 1. Juli 2019
Hysen Këqiku: SHKËLQËSI
![]() |
| Hysen Këqiku |
SHKËLQËSI
Mësuesit Hasan Vokshi
Të shkëlqente optimizmi
dhe vullneti për nesër
në ballin suprinë mali
kujtimeve të rreshkura
në ashk
Të rënda i pate ditët
nëpër mjegulla të acarta
moteve shqim
Lindjet në ato hulli
shtegmbyllura burg
me buzëqeshje të ngrirë
-lëviznin me hap zogu në acar
Varg rruazash të këputura
ditëve me diell të vjedhur
Hapëroje me zell mësuesi
Feniks me dritë mbyllur në kafaz
-fjala të kish dritë
Me një tabelë të vogël
Thurrje kujtimet legjendë
Nën cicërrimën e bilbilëve
Rreshtuar në banka ulur
Numroje me formula fshehur
Folje me metaforë të djegur
Mësues me hap vendimtar
Në motet e djegura
Për të nesërmen
Dritë
Vendlindja ime o mësues
Të ruan në epitete vegimtare
Shumë të fala për ty
Dritë lirie
Shkëlqësi
II.
O mësues
Kurrë nuk ke qenë në hulajë
As në lojëra bjerrakohëse
Matës i kohës nëpër mote
Me kutin e bamirësit
E me dorën në zemër
Të mbajmë në mend
Ashtu si të pamë
Ashtu si të njohëm
Nëpër valë përcëlluese
Shkolla ku punoje ti
E lëshonte pikën
Edhe shiun
Edhe borën
Fjala jote zjarr
Na mbante ngrohtë
Të vegjël ishim
Me tlina kërpi
Pa asnjë pullë
Ti o shkëlqësi
Na konsideroje burra
Na e shtrëngoje dorën
Me një “take”
Na ngazëlleje
Në ballafaqim
Me të “mëdhenjët”
I vogli duhej të fitonte
Nuk bënte ndryshe
As për ne as për ty
O mësues
I fëmijërisë sonë
Të nëpërkëmbur
III.
Syri im ka uri
Edhe intuita etje
Vera e thatë
Dimri i ftohtë
Në aleancë
Gjumi në protestë
Nuk ka vend të përshtatshëm
Bredh andej këndej
Lazdran i lazdruar
Lumi i përjetshëm
Rrjedhën nuk e ndal
As muratori murimin
Piramida e jetës
E papërfunduar
Libri i jetës
Mbet i hapur
Me kopertina grisur
-Shkronjat pikë e pesë
Lexuesit ku janë
Shpërndarë nëpër skuta
Të bardha si dita
Të errëta si nata
Edhe rrufeja
Rrufeshëm godet
Me gjarpërime
Lemeri
Diçka mbeti për të thënë
Nëpër anale stenduar
Miu dhe maçoku
Në haseti
Lumit gurgullima i ka mbetur
Xherdan në çafë vjerrur
Ec, ec e ec
Edhe shpendët
Marrin fluturimin
A do të kthehen vallë
- E pyes mësuesin tim.
EPILOGU
/Kushtuar Hasan Vokshit/
Pjesa IV
U ktheve ngadhnjimtar
Bashkë me këngën e pashkruar
Mbi gjethin e zemrës
Kori i yjeve feston
Mbi suprinë të skuqur
Kohën e ka pritur
duke grimcuar
Skena ende rri e ngrohtë
As dirigjentit
Nuk i janë tharë shkopinjtë
Dashuria prore përcëllon
Mbi dorën e flladit
Ku pikon djersa
Kalliri ermon bukë
Çerepi i braktisur
Vuan nga uria
Vargu i harlisur
Ka dalë nga zezëreja
Notat flokëthinjura u këndojnë
Mëngjeseve të ëmbla
Atyre u shoqërohet fyelli magjik
Varg i dejur noton
Hullive flashkuar
Ashkut e rreshikut të zemrës
Nuk i vehen më korniza
As pikë nuk kanë në fund
Çdo gjë ec,
Me frymën Tënde
2019
Mehmet Rrema: JU VETËM PËR KËTË VLENI
![]() |
| Mehmet Rrema |
JU VETËM PËR KËTË VLENI
( tregim)
Dritan Shytani qe ulur mbi një gurë në të dalë të fshatit dhe po shikonte andej nga lugina, në atë vend ku dikur pat qenë kampi. Tani aty nuk pat mbetur asgjë, përveç disa mbetjeve inerte, të cilat pasi u kishin marrë ata copa hekuri që patën mundur të gjenin shitësit e skrapit,i lanë në rrëmujë. Nuk pat mbetur asgjë tjetër?! Në pamje të parë ashtu dukej, por për ata të cilët dikur patën qenë banorë të atij kampi, aty pat mbetur gjithçka e rëndë, e zymyë e pashlyeshme, gjithçka, të cilën kur e kujtonin, ata të cilët patën mbetur, u krijohej në shpirtë një pështjellim i çuditshëm,që notonte mes dhembjes përvëluese, urrejtjes dhe mëshirës. Dikush aty pat lënë rininë, dikush djersën, dikush gjakun e dikush pat lënë shpirtin. Të gjithë këto në mënyrë të padukëshme, në formën e joneve, në formë të padukëshme për ata që nuk patën jetuar,dhe në formë plagësh të hapura që kullonin gjak e dhimbje apo në formë cikatriçesh, në formë damkash të pashlyeshme për ata që patën jetuar aty brenda. Një nga ata ishte edhe Dritan Shytani. I kujtohet ajo kohë, kur mbiemërin ia patën ndryshuar. Nuk e thërrisnin Shytani, po Shejtani. I deforminin edhe emërin nga Dritan më Zian, Zian Shejtani. Kur e dëgjonte këtë identitet të deformuar, zemëra i hidhej përpjetë dhe shtrëngonte dhëmbët nga inati. I dukej... jo se i dukej atij, por ata, të cilët e thërrisnin me këtë identitet të deformuar, ofendoni atë vetë, po edhe prindërut e etërit e tij të cilët në breza e patën mbajtur me nderë e krenari mbirmërin Shytani. Qenë krenuar dhe për hirë të mbiemërit, për hirë të baballarëve, gjyshërve e stërgjyshërve para se ta hidhnin hapin, e masnin mirë. Çdo kush që mbante këtë mbiemër para se ta kryente një veprim e pyeste veten nëse me këtë veprim cënon mbiemërin trungun, fisin...
Qendronte atë ditë i ulur mbi atë gurë me vështrim nga lugina. Donte të largohej po nuk mundej. I dukej se dikush i zgjaste dorën dhe ashtu si një i mbytur në lumë që zgjat dorën për t'u kapur në një shkurre a degë, edhe ata i zgjasnin duart drejtë tij dhe i kërkonin ndihmë. Donte të afrohej por i dukej se dikush, i veshur me uniformë të zezë në blu, me një tufë çelësash të rëndë në njërën dorë dhe një litar të lagur në tjetrën qendronte pranë një porte të hapur dhe duke tundur dorën në ajër sikur i kërcënonin dhe u thonin ec më shpejt, më shpejt . Më ata kërcënime ai shikonte fytyrat e vrazhdëta , sytë e skuqur që xixëllonin si sy bishe dhe duke ckërmitur dhëmbët dyllë të verdhë ishin gati ta kafshonin. Nuk donte të afrohej më në atë vend, po shpirti që i pat mbetur aty e thërtiste. Nuk i pat mbushur të dyzetat. Dy ditë më parë i pat lindur djali i pestë. Atë ditë binte shi i përzier me dëborë. Nga ana e detit bashkë me retë e zeza që të fusnin frikën, vinin edhe bubullima të mbytura që bënin tokën të dridhej. Qe muaj dhjetor. Familja po përgatitej për festën e Krishtlindjeve apo Kërshëndellat. Do të bënin festë për Krishtlindje, po edhe festën e emërit të djalit të pestë. Qe mëngjes heret. Dikush thirri tek porta e oborrit. Qeni, ose më saktë qentë sepse Gjergj Shytani në oborr mbante tre qen të mëdhenj, të cilët jo ujkun, por edhe ariun e ndalonin, Thirrën fort. Qe një lehje jo e zakontë e tyre. Ishin gati të këpusnin hekurat. Doli Pali, djali i madh i Gjergjit. Zëri thirri prap kur dëgjoi derën që u hap.
Hajde urdhëto foli Pali dhe u bëri zë qenëve të pushonin, por ata nuk deshën ta dëgjojnë të zotin. Kur foli tek porta, për të pritur mysafirin, u gjet i befasuar. Ishte kryetari i këshillit Doda, operativi i sigurimit, Stiliani, një djalë nga Korca, por që vinte shpesh në fshat gati çdo ditë dhe tre polic. Urdhëroni,foli Pali sapo i pa tek qendronin si blloqe akulli para derës. Nuk kemi ardhur për të urdhëruar, po për t'ju arrestuar foli Stiliani
Çfarë kam bërë që doni të më arrestoni?
Hape derën armik i popullit, foli opetativi. Ndodhi një rrufe në qiell të hapur. Në atë çast u mundua të kujtoi çfarë mund të kishte bërë të,keqe që ata kishin ardhur për ta arrestuar. Nuk gjente asnjë arësye për të cilën ata duhej të arrestohej. Ata, ashtu pa pyetur gati duke e shtyrë hynë brenda në obrr.Nxirri jashtë të gjithë anëtarët e familjes, foli kryeyari i këshillit. - Do të lini shtëpinë, dhe fshatin.
Nuk po të kuptoj,foli Pali.
Nuk ka gjë për të më kuptuar. Në emër të popullit ...
Në këtë kohë në derë të ballkonit të katit të dytë doli Gjergji.
Futi brenda miqtë, Pal, pse rrini në oborr.
Nuk kanë ardhur për të hyrë brenda baba, kanë ardhur...
Në qoftë se ky pushteti popullor do të na vrasi, të na djegi, të na zhdukë, këtu na ka. Unë nuk luaj nga kjo shtëpi. Jam njëqind e dy vjeç e nuk e kam lënë këtë vend, nuk e lë as sot foli plaku dhe hyri brenda në kullë.
Ndërkohë tre policët dhe punonjësi i sigurimit,Stiliani bënë përpata për të hyrë brenda. Pali deshi t'i ndaloi, por kryetari i këshillit e zuri për krahu.
Leri të bëjnë punën e tyre. Çdo kundërshtim është në dëmin tuaj. Nuk kanë për t"ju bërë gjë. Do t'ju çojnë në qytet,do të bëni disa sqarime dhe do të ini të lirë. Sigurisht ndonjë keqkuptim. Ju jeni familje e mirë, nuk jeni kundër pushtetit.
Dhjetë minuta më vonë, familja prej njëzetedy anëtarë, më i vogli dy ditë e më i madhi njëqind e dy vjeç ishin të gjithë në oborr. Qentë lehnin papushuar. Njëri nga ata , askush nuk e pa se si, por u shkëput nga hekurat. U lëshua si i tërbuar një drejtim të policëve. Stiliani nxorri vetëtimthi pistoletën dhe e qëlloi. Plumbi e zuri në ballë. Kafsha e gjorë ra pa jetë në oborr. Tundi disa hetë këmbët derisa mbeti aty.
Më vrave qenin,i poshtër, pse nuk më vrave mua, foli Gjergji. Mbaje mend se një ditë...
Edhe ty i njëjti fat të pret, armik, foli operativi
Po ti pse nuk flet, po rri si kërcu, thuaj çfarë kam bërë unë dhe familja ime që na merrni sikur t'i kemi drejtuar pushkën, sikur t'u kemi dhënë plumb e helm partizanëve e jo bukë e zjarr, ju drejtua kryetarit të këshllit.
Një sqarim i vogël, tha si me gjysëm zëri.
Ky djali që sot do t'i bëjmë darkën e emërit, do t'ju sqaroi?! Turp, haram bukën që ju kam dhënë. Ju bëftë helm!
Në qendër të fshatit, aty ku me zemër të ngrirë qenë grumbulluar shumë nga bashkëfshatarët e tyre i priste një kamion. I hipën më kamion dhe i nisën për në qytet. Aty ku do të ndaheshin më dy pjesë. Gjergjin bashë me Palin dhe Skënderin i futën më një zyrë të hetuesisë, kurse Dritanin e lanë me gratë dhe fëmijët në obortin e degës së brendëshme. Shiu vazhdonte të binte edhe në qytet, por i pa përzier me dëborë. Fëmijët qanin nën shiun e ftohtë, gratë dridhedhin. Më i vogli i mbështjellë me shpëgënjë leshi qendronte në duart e të shoqes së Palit,Dilës. Dritani, si i vetmi burrë që pat mbetur aty, mundohej t'i ngrohte me një fije shpresë se ata atje brenda do të sqaronin gjitjëçka dhe shpejt do t'i kthenin në fshat. Do të na kthejnë... Nuk mund të na mbajnë këtu se nuk kemi bërë gjë. Ashtu thoshte, por nuk mendonte të njëjtën gjë që fliste. Po të ishte për një keqkuptim, sigurisht do të thërrisnin e shumta burrat, jo edhe gratë e fëmijët. Në të errur, kur të gjithë qenë cfilitur nën shiun që nuk u ndërpre për asnjë çast, u dëgjua një motorr makine që u afrua tek porta e madhe të cilën e hapi një polic. Një fije shpresë ra nëpër fytyrat e vrara të tyre. Ndoshta do t'i merrnin e t'i kthenin prapë. Vetëm Dritani u pre në fytyë. Nuk besonin se...
Eja hipni të gjithë tha një civil i cili doli në atë çast me një tufë letrash në derë. Dritani bashkë me djemtë e Palit, njëri tetëmbëdhjetë e tjetri gjashtëmbëdhjetë, dhe motrën e vet, ndihmuan të tjetët të hipnin sa më shpejt. Një polic vetëm bërtiste si i marrë. Hajde shpejt, shpejt, armiq. Do t'ua shtypim kokën gjarpinj. Nuk dinin çfar po ndodhte me ta e çfarë kishte ndodhur me Gjergjin e djemtë Palin dhe Skënderin. Nuk ditën në atë mbrëmje, ku shiu vazhdonte ashtu si gjatë gjithë ditës të bijë litar, e nuk di edhe sot mbas dyzet e gjashtë vitesh. Di vetëm se kur, mbas dymbëdhjetë vitesh internim në këtë vend, pasi pat lënë aty, motrën Franga, të ëmën, kunatën, të shoqen e Palit dhe tre nga djemtë e tij, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit gjatë viteve të internimit, i luruan dhe i lanë të ktheheshin në fshatin e tyre, por,jo siç kishin qenë më parë. Ashtu nuk do të ishin më kurrë fisi dhe familja e tyre.Më kohën e diktaturës së proletariatit mbi ta do të binte e ashpër ajo,duke i quajtur armiq, të presekutuar,shumë nga bashkëfshatarët e tyre, nuk do t'u flisnin më deri pas viteve nëntëdhjejë, shumë të tjerë do të shikonin një herë rrotull të frikësuar para se t'u thonin mirëmëngjes. Në fshatin e lindjes do të jetonin të izoluar. Askush, ose pothuaj askush nuk do t'u trokiste në derë për një kafe e as nuk do t'ua hapte. Aty do kishin vetëm një të drejtë: të bënin punët më të vështira e të mos ankoheshin.
Fëmijët e tyre nuk kishin të drejtë të dashuronin e të martoheshin me fëmijët e të tjetëve. Shpata e luftës së klasave ishte e mprehur fort për ata. Qendronte i ulur majë atij guri apo shkëmbi dhe shikonte andej nga fusha, aty ku dikur pat qenë kampi, ai kamp i cili i pat ngrënë pamëshirshëm njerëzit e tij më të dashur. Në fillim djalin e tij të vogël. Nuk pat mbushur as një muaj. Nuk i duroi kushtet e egra . Pastaj qe motra. Vrau veten. Ishte e bukur, e bukur. Një ditë mbas punës, e pat thirrur sektetari në zyrën e tij. Do të vijnë dy shokë nga rrethi, i tha në prani të Dritanit.
Ç'punë kanë me këtë, pyeti Dritani me zë pak të ashpër.
Mos do të më kërcënosh? E di ku je dhe kush je, apo do të nisim në burg. Këtu jemi ne që urdhërojmë. Ti ke të drejtë të punosh, të ulësh kokën dhe kaq. Një parandjenjë e keqe i përshkoi gjithë shpirtin. Nën zë flisnin për të. Në fillim nuk pat besusr. Nuk dukej njeti i keq. E dëgjonte kur fliste me të tjerët, me më të vjetrit aty. Dukej sikur u qante hallin. Të linte përshtypje se si kishte dëshitë të ndihmonte njerëzit, por...E di se këtu nuk kam asnjë të drejtë, i tha dhe bëri sikur u largua. Eci pak pastaj u kthye dhe shkoi afër zyrave. Qendroi aty gati një orë. Nuk mund të afrohej më shumë, por edhe aty kishte frikë të rrinte. E motra nuk dukej të dilte nga zyra. Më në fund, kur ai po bëhej gati të shkonte të trokiste në derën e zyrës dë sekretarit, në gjysëm errësirë dalloi një siluetë që doli me vrap. I doli përpara. Ishte e motra me rroba të shqyera.
Më vrit , tha ajo kur përballë i doli i vëllai dhe u mbyt në ngashëtime. Më vrit. Ju kam turpëruar.
Çfarë të bëri?
Ishin dy. Nuk ishte ai. Bënë atë që deshën. Dritani heshti. Në fillim mendoi të merrte një gutë e ta godiste në kokë. Të vdesi, tha. Zakoni...Zakoni ma do që të vras edhe ata. Unë duhet të vras fajtorët jo këtë. Po a mund të vrasë njeri i vdekuri.? Unë jam i vdekur. Eja i tha të motrës. Nuk ke nevojë të vdesësh. Ne të vdekur jemi. Nuk ka rëndësi nëse marrim frymë apo jo. E tërhoqi të motrën për krahu. Krahu i saj dukej si një degë lisi e kalbur. Asgjë nuk do ta shpëtonte më nga ajo plagë që mori. Ajo do ta ndiqte njëlloj si mbi tokë edhe nën tokë. Sado të kalonin vitet ajo nuk do zinte kore, po do të thellohej. Dy ditë ajo nuk e ngriti kokën nga dysheku. Dyshek për të thënë se në një rrogoz flinin. Ditën e tretë, kur të tjerët patë shkuar në punë, kur u zgjuan fëmijet e vegjël atë e gjetën të varur në mes të shtëpisë. Po atë ditë e varrosën aty ku patën varrosur dy fëmijët e Dritanit. Vdekjet nuk patën të ndalur për atë familje. Tre muaj më vonë sekretari thirri në zyrë kunatën e Dritanit. Shkoi dhe e mori atje tek punonte. Dritani ishte në një tjetër brigadë. Bardha, e shoqja shkoi menjëherë tek brigada e të shoqit.
Kanë martë Dilën, i tha.
Kush?
Erdhi prapë ai, sekretari.
Dritani u nis me vrap. Zemëra i ndjeu keq. Kur shkoi tek zyrat e sektorit një polic e ndaloi. Po ti ku shkon?
Do të shkoj tek sejretari i partisë
Të ka kërkuar ?
Jo, kam punë. Nuk dinte të gënjente. Nuk dinte të thonte se e pat kërkuar. Nuk qe në genin e tij gënjeshtra dhe hileja.
Ktheu, e shko më punë. Nuk të ka thirrur
Duhet të shkoj, kam punë, nguli këmbë Dritani.
Polici tregoi hekurat që i mbante në brez. Nëse nuk largohesh me të mirë po të lidh, i tha polici i qetë. Në atë çast sekretari i partisë doli tek dera kryesore. Po ti, pse nuk je në punë, pyeti duke iu drejtuar Ditanit.
Ku është kunata ime.
Ëdhtë brenda në zyrë me hetuesin.
Dua të hyj edhe unë të flas. Nëse ka diçka me të duhet ta di edhe unë.
Të thërret vetë po të jetë nevoja.Dua të hyj, tha ai dhe mësyu drejtë zyrës. Sekretari buzëqeshi hidhur. Dukej qartë cinizmi i tij. Kur hapi derën pa kunatën e tij të lidhur, gjysëm të xhveshur, e po kështu gjysëm të xhveshur e të shpërfytyruar pa edhe hetuesin. U hofh me vrap ta kaote e ta shwyente. Nuk deshi të di se ku ndodhej. Sytë iu errën. Ndërkohë polici e kapi për krahu dhe e tëroqi me forcë. Për ideal të vras si një qen, armik i dreqit. Ndërkohë hetuesi ngriti pantallonat dhe nxorri pistoketën. Hë, armik, çfarë ke ndërmend të bësh. E zgjidhi gruan e dëshpëruar. Na merre tani. Mbarova punë. Ju vetëm për këtë vleni.
Nuk është faji i yt, Dilë. Nuk është faji i yt. Është fati ynë i keq, ndonjë mallkim që ra mbi familjen tonë. Eja. Të lutem mos mendo të bësh atë që bëri motra ime. Të lutem. Çdo gjë e ka një zgjidhje vetëm vdekja jo. Këto kanë vendosur të na marrin fytyrën, të na çnderojnë, por një ditë, ndoshta një ditë do të na vijë koha jonë. Nëse këto nuk do të jenë gjallë, trashgimtarët e tyre...Dila qante dhe i lutej kunatit ta vriste pa shkuar në shtëpi. Jo, nuk të vras. Ti ke dy djem duhet t'drejtosh. Nuk dihet se çfarë kanë bërë me të tjerët. Ndoshta i kanë vrsrë. Nuk kemi asnjë lajm. Babai nuk e ka përballuar burgun. Ndoshta nesër më martin mua, mund edhe të më vrasin. Ti je ajo që do të drejtosh të tjerët. Duhet të qendrosh. Kush do të kujdeset ër fsmiljen përveç teje. Nëna ëdhtë me nkë këmbë në varr. Nuk është as gjallë as vdekur? Qendro. Ti nuk bëre turp. I keqi kur ka diçka në dorë bën çdo gjë. Këto nje ditë do të shkojnë me motrat dhe nënat e tyre. Ti duhet të jetosh e të mbash familjen.
I kujtohen Dritanit ata çaste tmerri. I kujtohet edhe çasti kur e gjeti edhe atë të varur në litar në një pemë afër shtëpisi. Nuk e duroi dot edhe Dila atë turp. Vdiq për të mos u përballur më as me vështrimin e dhemshur të familjes së sajë e as me vështrimin hipokrit të sekretarit e shokëve të tij. I kujtohet edhe e ëma e cila nuk duroi më e vdiq. Vdiq... Vdiqën brenda dy vjetësh gjashtë anëtarë. Fati e deshi që hetuesi një ditë, ndërsa po vinte nga qyteti më kamp, ndoshta për të shkaktuar viktimën e radhës, makina me të cilën udhëtonte ra në një greminë. Tre vetë që ishin me të shpëtuan, kurse ai këputi shtyllën kurrizore për të mbetur gjithë jetën në karrocë, thodhin të internuarit të cilt kur e morën vesh, fytyra u mori pamje të lumtur. Edhe pse në ata kushte, donin të buzëqeshnin. Donin të gjithë, por kishin frikë, prandaj bënin sikur u pat ardhur keq. Dy muaj pas tij edhe sekretari i partisë, ndërsa kishte hipur në një fik për të ngrënë fiq, dega iu thye e ai ra. Ra me kokë në një gur dhe vdiq në vend
Qendronte me vëdhtrim andej nga, dikur patën qenë varrezët e të internuarve.
Atje ku pat lënë gjashtë. Sa qenë në internim kujdesej për varret e tyre. U pat vendosur edhe emërat...
Dritani kur u kthye në fshat pas internimit, me familjen të cunguar, pa se shtëpinë ia kishin kthyer në stallë për bagëti. E vendosën në fillim në një barakë në qendër të kooperativës. Ndoshta për ta pasur nën kontroll familjen e tij pa asnjë të drejtë. Për të atin dhe vëllezërit nuk dinte asgjë, dhe askush nuk i jepte asnjë të dhënë. Shkoi disa herë në degën e punëve të brendëshme për të mëuar diçka për fatin e të atit e vëllezërve. Ata herë i thoshin se do ta mësosh në kohën e duhur, herë i thoshin nuk janë dënuar se janë lënë të lirë që atë natë, dhe se janë arratisur jashtë shtetit,herë i thoshin se nuk kanë shkelur kurrë në këtë derë. Ai hamendësonte, dyshonte në fjalët e tyre, por kur këmbëngulte për të mësuar të vërtetën e kërcënonin me burg. Edhe në fshat asnjëri nuki thoshte një gjysëm fjale, qoftë edhe gënjeshtër. I shmangeshin takimit me të qoftë edhe vetëm për ta përshëndetur. Mungesa e teserës së frontit ia priste çdo rrugë e mundësi për të kërkuar. E quanin armik dhe si të tillë e trajtinin atë familje dikur nderi i zonës. Dy vjet qendroi në atë barakë në qendër të fshatit, pastaj njëri nga drejtuesit e fshatit, një sekretar i byrosë së partisë, një mëngjes i doli përpara. Dëgjo, ti Dritan, mbrëmë në mbledhjen e byrosë kemi vendosur të të kthejmë në shtëpinë tënde të vjetër. Do ta komunikoi këtë, kryetari i frontit. Kooperativa do t'ua liroi për dy javë. Të shkoni atje dhe bëni kujdes. Nuk duam as më të voglin gabim.
Njëzet e tetë vite u mundua të mësonte të vërtetën po çdo herë gjente një murë të trashë që heshtëte. Kërkoi të shkonte e të zhvarroste familjarët e tij që kishte lënë atje në kamp, po nuk e lejonin. Herë pas here shkonte atje për t'i parë.
Qendronte aty majë gurit me vështrim nga ish varrezët, aty ku pat lënë dikur gjashtë nga familjarët e tij. As varrezët nuk gjendeshin më aty.Tokat u qenë kthyet ish pronarëve dhe ata menjëherë i patën pluguar. Pyeti një burrë të modhuar për të mësuar se e kujt ishte kjo pronë. Eee, mik, ndoshta ke ardhur... Ai u mendua gjatë para se të fliste. Ndoshta do të mësosh për fatin e atyre që qenë këtu. Këtë tokë e pat një familje...si të them...
Në atë kohë qenë të lidhur me partinë. Njëri nga ata ,sepse janë tre vëllezër, atëhere qe prokuror, punonte në Tiranë, një tjetër thëno se qe oficer, por më duket se qe nga ata të sigurimit që...Shkurt qenë të lidhur fort me pushtetin. Tani janë prap në Tiranë. Thonë se janë biznesmenë të fuqishëm. E morën tokën e tyre dhe e kanë rrethuar me mure të larta. Nuk dihet se çfarë bëjnë brenda. Kanë disa punëtotë që hyjnë në mëngjes e dalin në darkë, po asnjë nuk tregon se çfarë pune bëjnë. Vetëm thonë punë të ndryshme . Ja aty kanë ngritur atë punishten... Kanë sjellë makineri të rënda e grijnë gurin. Ca e bëjnë rërë, ca zhavorr.
Po varrezët?
I kanë zhdukur. Disa patën ardhur të afërmit e tyre që në kohën e sicializnit dhe i patën zhvarrosur. Patë mbetur pak. Këto u zhdukën çdo shenjë. Njëri nga këto, është deputet. Është....
Një punonjës i sigurimit deputet i partisë republikane?
Ee mik, kush do të bëhej deputet sot, unë që kam punuar një jetë bari delesh nga një mal tek tjetri, apo ti që ishe i internuar këtu, dhe gjithë jetën të shikonin si armik. Ata bënë shkollën, u arsimuan, morën zanatet,tani duke qenë aty, rregulluan edhe shfrytëzimin e vendit. Ai biznesmeni i zhavorreve është i lidhur këto të socialistes. Janë njëlloj, po ata që qenë dje. Ata komandojnë kudo.
Abonnieren
Posts (Atom)






