Freitag, 20. September 2019

Alketa Beqari: NJERIU ME KAPELË DHE SYZE TË ERRTA

       Diku në një cep të qytetit, jetonte një njeri, fytyrën e mbante gjithmonë nën hijen e kapelës dhe sytë të fshehur nën syze të errta, të cilat kishin skeletin e trashë.
       Aty në atë cep të qytetit jetonte ky, njeri, që edhe në të nxehtin e korrikut mbante të veshur një pardesy gri, të zbardhur nga koha.
       Ai jetonte në atë qoshe të qytetit nga ku mund të shikoje të gjitha lëvizjet e kalimtarëve, autobusëve, makinave, biçikletave. E pjerrta si hipotenuzë në dy katete pothuaj të barabartë.
       Herët pa dal mirë dielli, ai, njeriu, ulej në froni i drunjtë, mbante mbi gju një fletore dhe shkruante deri sa dielli hynte në perëndimin e thellë.
       Të njohurit e shkëputnin nga shkrimi duke e përshëndetur, apo biseduar disa minuta apo duke u ulur përball tij në një karton të palosur dysh.
       Edhe të qeshurën e tij ia mbulonte hija e kapelës.
       Të njohurit largoheshin e ai, njeriu, vazhdonte të shkruante.
       Një grua e hollë në trup, me flokë të lidhura topus i sillte drekën në një tepsi të rrahur dhe ujin e mbante paguri që nga koha e grekut të parë.
       Ai e merrte tepsinë, e vendoste mbi gju pas kishte lënë fletore përdhe me stilolapsin e fillonte të hante.
       Shikimin nga pas syzeve nuk ia dalloje se nga e hidhte.
       Pagurin e mbante pas pulpës së këmbës mbështetur, këmbës së djathtë.
       Gruaja ishte larguar.
       Kthehej pas një ore zakonisht.
       Dreka vinte në orar fiks gjithmonë.
       Ashtu si gruaja pas një ore për të marr tepsinë.
       Paguri rrinte me atë, njeriun, deri sa hynte dielli në perëndim të thellë.
       Në kohën e drekës askush nuk e shqetësonte.
       Të njohurit ia dinin orarin e vaktit të drekës dhe nuk kalonin aty.
       Pas buke ngrinte pagurin. Rrotullonte kapakun, i cili ishte i lidhur me një zinxhir të hollë me trupin e pagurit dhe pinte ujin e ftohtë si kapakun e kishte hequr.
       Më pas tepsia dhe fletorja këmbenin vendet.
       Shkruante deri kur niste muzgu i parë.
       Nëse të njohurit kalonin aty, e përshëndesnin ose bisedonin, por raste të rralla rrinin gjatë.
       Atij nuk i pëlqente ta shkëpusnin nga puna e tij.
       Nëse dikush donte të bisedonte shtruar me të, ai, njeriu, e priste në shtëpinë e tij, në kohën e lirë.
       Bezdisej ta shqetësonin me muhabete pa bereqet, nervozohej madje.
       Huqet ia kishin mësuar të gjithë.
       Nuk guxonte kush t’i ndryshonte orarin apo programin e jetës.
Kështu, në cepin e qytetit, ai, njeriu, jetonte.

Nga: Alekta Maksuti Beqari

2 Kommentare:

  1. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR EDIOMO, një magjistar i fuqishëm që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 maj 2022 për të parë se si mund të rivendosja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR EDIOMO. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR EDIOMO Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR EDIOMO për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :drediomo77@gmail.com
    Whatsapp: +2349132180420 / +2348106541486

    AntwortenLöschen
  2. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    AntwortenLöschen