Mittwoch, 18. Dezember 2019

Autorja që magjeps me "çmendurinë" e saj poetike


Shkruan: Zekerija IDRIZI

Sofia Dako Arapaj, është autorja që vërtetë më magjeps me "çmendurinë" e saj poetike. Këtë poete të talentuar ka bukur do kohë që me shumë kureshtje e lexoj. Thënë pak më ndryshe, bashkudhëtoj me muzën e saj, sa të thjeshtë e të çiltër, po aq edhe intriguese; muzë kjo të cilën autorja e ka shpërfaqur në pesë vëllimet e saj poetike… Si të mos lexoj „Sibilën e Shqipërisë", ku ajo me muzën e saj poetike monumentalizon mitet e antikitetit, dashurinë, dhembshurinë, mallëgjimin mërgimtar, baltën dhe natyrën e mëmëdheut, me të gjitha veçoritë e saj pitoreske….! Thjeshtë, perlat e saj të pushtojnë emocionalisht dhe të pasurojnë shpirtërisht…
Per ju lexues dhe dashamirës të fjalës së bukur artistike kam përzgjedhur disa fragmente sentenciale dhe poezi nga opusi i autores së nderuar S. D. Arapaj. Por ama, si teolog dhe mistik i përkushtuar që jam, më duhet të them sinqerisht se poezitë e saj "Zoti, ulet mbi flokët e mi" (kjo perlë qe më ka ngazëllyer në pikëpamje teozofike), "Arkeolog" dhe "Kali i Shën Mërisë", janë perlat më të rralla e më të magjishme për sa i perket shijes sime  artistike. E po, lexim të këndshëm!

„Nëse do rrefeja mëkatet,
duhet të më bëni gati turrën e druve...
Pranoj të digjem, sepse e kam flakën xhind të pastër...“

„Poezinë e kam sëmundje e nuk shërohem dot. Është kthyer në një gjë të paemer, në një cep të mushkërise. Duhet një sy t'a përgjojë, se mos më gllabëron ndonjë ditë.
poezite nuk i pelqen njeri...
Sa shume mund duhet, qe ato te ushqehen e fluturojne...
Sa here duhet te vdesesh e te ringjallesh per t‘u bere hiri i tyre.
Sa here duhet te mbash ne shpirt gozhden e helmit e te pershkruash çfarë ndjeve“.
Poezia eshte gjynahu qe e mban gjithe jeten mbi supe , fryma qe e mbron deri ne vdekje. Poezia eshte edhe vete, shen Maria. Gjithmone do kete nje femije qe i mbron...Gjithmone do kete nje vajtim gjaku., kurore prej telash, dhe me pas ringjalljen . Gjithmone shumica do te te duan, jo per poezine,por per meshiren,per femren,per nje loje me litar sa ti je e zonja te hidhesh mbi te. Do kete njerez , qe jane te lindur mos duan poezine,po emrin tend,dobesine tende,boshllekun ,mungesen , ate, sa maja e thoit, mungesen dhe asgje me teper.

Dhe ...
Zoti, ulet mbi flokët e mi,
qesh,më puthë,në ballë e sy....
më coi aq larg në emigrim,
që t i këndoje vec vendit tim...
Ai ,flet përditë e unë shkruaj,
rreth e përreth ëngjëj të huaj,
po Zoti im është zoti im,
e më rrëfen vec dhemshurinë...
Ai rrëfen e unë këndoj,
ndaj dhe cdo fjalë që ju diktoj,
t a merrni e t a thurni varg,
të ndjeni afër cdo të thotë larg....
po zoti im është zoti im,
dhe për cdo varg ka melodinë,
ndaj ulet përmbi flokët e mi,
qesh,më puthë,në ballë e sy...



Arkelog

Arkeolog,
o i vetmi poet i ringjalljes se agalmave!
O sherim i duarve te thyera, kokes se shperfytyruar,
shpirtit te cunguar, rrobes se vishnjes se shngjyrosur....
O zoter te paradhisit e te ferrit!
O te perjetesuar ne lundrimin e shigjetes se gjahut te eger!
O clirimtare te rrembimit te grave te lemuara...
Mua,mua, kush do me shpetoje, te me rrembeje buze e goje
prej lumit te kuq e te etur qe me ndjell me melodine orfeane.....
Oh, oh si paskerkan shteruar vullkanet,
te shperthenin e te me mbulonin nen dhe....

.......

do te me dergoje letra
letra pafund, letra minifund
sa nuk do te pushoje kurre...
letra te shkurtra,letra si lume
letra, kulturiare, letra...letra
letra qe te nanurisnin
e te embelsonin ne gjume....
letra magjistare,
sa te cmendesha
e me ne fund

te braktisja, per ty Akropolin
e te zihesha per ty me Posidhone....

po ne shkembyem
vetem dy dele
dhe ato ujku i heshtjes po i ha
nen qimen ku kullosnim erresiren
qe e fryme ,dhe beme sa nje tra.



Dy pikë lotë

Një valle Vllahe, dua të kërcej,
valle që s ngjan me asnjë në
botë,
të clirohem krejtësisht,prej
tingujve të tjerë,
Më falni,më rrëshkiten,dy pikë
lotë...
Dua t i hedh poshtë këto rroba!
Një fustan deri tek këmbët
të mbaj,
flokët e gjatë të ulë përmbi supe,
me shami në kokë gjyshes
t i ngjaj,
sipas klarinës këmbët pastaj,
t i hedhë,
dalëngadalë se mos shkel
lulet në lëndinë,
edhe pse s ka përreth që
të kërcejnë,
do t u tund në ajër unë
shaminë...
Më falni,më rrëshkitën dy pikë
lotë...



E bija e Shqipërisë

Unë jam Sibila
Lulëkuqja e ishullit!
E përkëdhelura e Diellit
Farë e dashurisë!
Në gjakun kuq e zi
Ndjej frymën e dritës
Në vlagën e dhimbjes,
I thërras krenarisë!

Unë jam Sibila,
Lulëkuqja e ishullit
E përkedhelura e Diellit,
Ish bij' e Shqipërisë...



kali i shen Merise... mua me thone,
e vockel e pashpirt per mua thone
rebelke skizofreni,per mua thone,
putanke gjithfarelloi, per mua thone..
Por nuk e dine se une, linda e lire
puploj ne nje ekstaze parajsehapsire,
notoj ne nje fllusknaje ngjyra -ngjyra,
afroj ne zjarr te shpirtit shenjtfytyra
Per cmendurine time, e bej ate qe dua!
Per at' dhimbjen time e bej ate qe dua!
Per kenaqesine time sa ndjen, ja kepus qafen
krrec e krrec e krrec filloj ja pertyp kafken...
per ate heshtjen time e le te derdhe mbi mua,
ia thith te futmin gen ,e bej ate qe dua...

Pastaj , rri e vajtoj , qyqare e vetmuar
kacavjerre e mjere per muri perqafuar
perdredhur,ngulur thonjezat ne tempullin me vrime
shpresuar se nje dite, me prane e prane do te vime...
...
Kali i shen Merise, mua me thone...



Baltë

lehtesohu shi, mbi floket e mi,
i uruari,i bekuari ,shpetimtari im shi,
leshohu ngadale, te rrotullohem si ngjale,
te mos me kuptojne se po qaj...

ti rrebesh i vogcel, sherbetori im ti,
perkedhelma ballin ,rreshkitme ne gji,
fytyren.. gushen...te kaftin sy,
mos ik,te lutem,
s dua te kthehem ne shpi....
Oh,
rrofsh moj nate, qe i mbylle njerezit brenda,
kembet te perplase e te ulerase sa te dua,
rrofsh moj balte, qe me bere femi,
plac - pluc moj balte, e bekuar,e uruar.....

.........

atdheu im...
ti je, nje pike uji
ku mendja ime mbytet perdite...
nje harte fshatrash e shqopesh te shpirtit,
nje tepsi alumini me pastico e tenxhere patatesh...
Atdheu im, je mrekullia e gjithe botes,
je klithmat dhe gezimet njerezore,
je, gezimi im, me nje buke te gruri ne gji,
per prinderit e mi.
Atdheu im,mos vuaj per mua,
vuaj une pe ty!



Grisjet e Pacifait

Për kufirin e mureve!
Për trazimin e bykut!
Për baltën e shqyer,
dhe ujin e pakët!
Për varfërine e syve,
gjumin e bollëkut,
për trëndelinën e gjoksit,
që jastëkut i dhembi, Pacifai
gris kraharorin e Minoas!
Jo, Pacifai jooo!
Që aty do dalin të gjallë gjarpërinjtë ,
do llahtarisesh të them në ëndërr e zgjuar,
do të të ngrijnë, buzët Pacifai edhe gjinjtë,
jo Pacifai , jo, merre më shtruar...
Prandaj akoma,
luftojmë me perin,
se kemi frikë, fundin e labirinthit...

.........

sajuam një shtëpi në tynelin e shtuftë
ai që do n a mbronte neve nga armiqtë
kishim vënë në zjarr tenxheren e ciliminjtë
vetëm se e cmendem me lojaluftash e topamesi...
Duhej trike për kukullën që flinte,
duhej gjellë për kukullen që flinte,
duhej shtëpi për kukullën që flinte
duhej një përrallë përpara se të flinte...
Sajuam një vend atje tek hyrja e tynelit
ku mësimin ia përsërisnim me zë të lartë
thua sikur porta që mungontetznelit ish e artë
e zërat tanë përjetësisht, atje do presin...
duheshin sy për kukullën që flinte
duheshin zëra për kukullën që flinte
duhej një portë për kukullen që flinte
duhej një shtëpi për mërgimin që vinte....

.............

I thanë,
ish e ëmbël,
e bukur, princeshë,
e mencur, e urtë..
sa i erdh për të qarë...
sa u bë errësirë ,
e cliroi vetven
u shndërrua në shpirt
si lakuriq sec u var...

..përpëlitej trupi,
nën të thyerat vezulluese,
ulërinte frymëmarrja prej fantazisë,
shkrepëtinin burimet e shumoheshin qiejt,
fantazi...afantazia...pre fantazisë...

dhe... kur kujtoi,
se ish e ëmbël,
e bukur princeshë ,
sa i erdh për të qarë...
sa keq që s ja thanë,
kur ish për të thënë,
shumë vite më parë...

.............

Te ikim poet,
te ikim te arrijme te lozim syllambyllas,
te ikim se kjo bote eshte shume e ngushte,
te lozim ,poet te lozim,
te mbledhim kanace konservash,
t u shpojme ne vesh nje vrime,
ti lidhim njera tjren me spango,
te bredhim poet,perreth planetit,
te bejme zhurme ,shume zhurme,
mos te degjojme me per vrasje,racizem!
t'u a leme ketu rrobat e tyre,
asnje kafshate me mos te hame,
te ikim lakuriq permes hithrave,,
vetem te ikim poet,
te kerkojme per mollen e humbur...

Dhimitër Shkurti: DO TE CICEROJE PERSERI?

Dhimitër Shkurti

DO TE CICEROJE PERSERI?

Perralle

Na ishte nje here nje zog i vogel. Ai jetonte me familjen e tij ne nje cerdhe ne cep te pyllit. Zogu baba ishte shume punetor. Punonte per familjen e tij ushqente te voglin dhe kujdesej per shtepine. Te gjithe e donin. Shpesh mblidheshin me komshinjte e kalonin bukur. Vinin zogun e vogel e u kendonte kenge. 

Nje here iriqi gjembac pasi e degjoi zogun tha -Perse nuk shkon ne grupin e pyllit mor bir, atje kane ngritur nje grup muzikor e japin shfaqje. Zogu yne "fluturoi" nga gezimi.  

Te nesermen heret shkon ne qender te pyllit. Pasi e degjon mjeshtri i thote -Qe neser te vish ne prova.

"Fluturon" perseri zogu yne per ne shtepi, te jape lajmin e gezuar. Pasi e degjon e jema e pyet -Cfare kengesh do te kendosh atje mor bir? -Nuk e di -pergjigjet djali i hutuar -te shohim.

Dhe vertet, kenget ne grupin e ri ishin …te vecanta. Ato qe i pelqenin mjeshtrit. Ne fillim zogut nuki benin pershtypje. Por me kalimin e viteve bezdisej. Kenget ishin pothuaj njesoj. Disa ne te qare, disa me bertitje.

Ne jepnim koncerte vetem ne pyllin tone. Ne pyjet e tjere, JO.

Dhe vjen nje dite kur….

Ishte nje pasdite e ftohte dimri. Qielli ishte errurr e mbarsur me shi, gati te pellciste. Ne ishim mbledhur si zakonisht. Prisnim mjeshtrin qe cuditerisht po vonohej. Papritur kanarina merr kengen e mjeshtrit dhe i jep ca nota te gezuara e ritem. Disa prej nesh filluam ta shoqeronin. Nuk kaloi shume kur u hap porta. Ja behen mjeshtri majmuni dhe …nje mace e zeze. Macen nuk e kisha pare ndonjehere, por nga reagimi i shokeve duhej te ishte me pozite.

Ndersa majmuni ishte si bicim roje, pasi vinte verdalle e ruante…

E pra te tre u drejtuan nga kanarina. E moren me vete. Na thane se e cuan ne nje kor tjeter. Vone mora vesh se e kishin degdisur ne anen e thate te pyllit. U merzita shume. Doja te ikja nga korri.Te kendoja vetem apo me ndonje grup tjeter. E kisha inatin me mjeshtrin me macen me te gjithe atje jashte, mendonte zogu. Ai kishte ardhur aty te kalonte pasditet kendshem. I pelqente kur jepte koncert para shokeve, e kjo e argetonte. Nuk pretendonte te behej kanarine.

Zogu yne rritej duke punuar, duke mesuar e argetuar. Por gjendja ne pyll s’ishte e mire. Po ndodhnin ca ndryshime te cuditshme. Degjoheshin zera se po afrojne stuhi te furishme. Mua me pelqen kjo -i them nje shoku. Cila –me thote, qe do te shkaterohet pylli? Jo, i them, pylli nuk shkaterrohet, vetem ndryshon. Do te kendojme kenget qe duam.

Dhe vertet ndryshimi erdhi. U hoq ai zbukurimi me pupla te kuqe siper pemeve. U prishen ato folete e bukura ne maje te pemeve. Tani zogu yne mund te fluturonte edhe ne pyje te tjera. Bile edhe te kendonte atje.

Kaluan vite.  Zogu shtegtonte ne pyllin perbri. I pelqente atje. Kishte krijuar familjen e tij me nje zogeze te bukur.

Por forca e zakonit e detyroi nje dite te shkonte ne qender te pyllit. Druret e sheshit te prera uniforme e me lule artificiale tashme ishin zevendesuar me ca drure te larte te ndryshem e me lule gjembace. Tani nuk kishte nje shesh por disa. Sheshi i madh ishte copezuar e secila prej tyre ishte rrethuar me nje gardh te larte. Ishte ulur mbi nje peme e sodiste. Pastaj u ul poshte. Zogu yne  pyeti per korrin e dikurshem por nuk mori pergjigje. Shetiste ne shesh, perpiqej te takonte ndonje mik te vjeter, por me kot.

Diku para nje gardhi sheh nje fytyre te njohur. Majmunin "roje". Perqafohen. -A kendon akoma- e pyet majmuni. -Jo, pergjigjet zogu, kam vite. -Po ti,e pyet zogu. -Une, kam ngritur nje grup te vogel,e "kacavirem" pyjeve, jam i kenaqur.

Ndekohe para nesh kalon nje mace. Majmuni me kthen shpinen e pershendeti macen duke u perkulur lehte. Une veshtroja macen. Qimja ishte kthyer ne gri te erret po syte i kishte te njejte. Eshte ne shoqaten e ruajtjes se pyllit -me thote majmuni. E kam mikeshe te vjeter.
Mua mu "ndezen" llambushkat. -Dhe ajo qe zhduku kanarinen -plotesova me inat. Majmuni u step. Ne fytyre j’u shfaq nje ngerdheshje qe qimet e shumta e benin me te eger.

Zogu yne fluturoi lart, shume lart ndersa majmuni u "kacavjere" pyllit.

Mori rrugen e kthimit per ne shtepi. Nuk i hiqej nga mendja macja e zeze. Po mire, mendoi macen gjeten per ne keshillin e pyllit, macen e zeze. Po kanarina ku do te jete valle? Me siguri jeton me siguri kendon e eshte bere e famshme. E macja tashme nuk e ndalon dot.

Krahet e drejtuan para folese se vet. Nuk u fut brenda por u "ul’ poshte ne bar. Vogelushja kendonte nje melodi te bukur.  Ngjason me ate te kanarines, belbezoi zogu dhe shoqeronte me ze te ulet kengen e re.

16.08.2016   

Montag, 9. Dezember 2019

Cikël poetik nga Ton Zmali

Ton Zmali

HUMBËTIRË

Hëna dritëvdekur
Hije e zhdukur
Hiçnaja mbi ne bie
Humnerat pa arkivol zije
Honet e ferrit ulërijne
Humbur zeri yt qëkur
Ha shpirtra pa mëshirë jeta gjallesë varri
Hingëllinë njëthundrakët me patkoj së prapthi
Humbtirë
Hyjni
Hale
Harresë
Heshtje
Hu i shkulur
Hapat tona lypsa drite
Hipnajave të syve
Humbëtirë
Hyjni
Hale
Hardhucat-opinga shprese
Hamë e nxjerrim netët prostitutë
Hame e nxjerrim ato që kemi ngrënë
asnjëherë të pangrënat!...
Humus nën rrënjët e hiqit!...



VDEKJA QE RRIN E GJALLË...

Ti hyne në morgun e harresës time
Qava përtej humbjës, dhimbjës, denesës
Si qiriu shkove duke u shue
Zemra fort i trembet vdekjes...

Te porta e territ të pafund
U shove....siq shkimet nji dritë
Në batakun e vdeksave të gjallë
Verbimi ti mori sytë.

Ah...ky morg i harresës time
Të perpiu dalë e ngadalë
Mbi vorbulla vetmie të padukshme
Me mallin që nuk din me u ndal ?!....

Vetvarrosjen tande tinzare
E shkrove pa germa në ball
Denimi fatal i vetvetës
Si vdekja kur rrin gjalle



GJYSMË - AUTOPORTRETET E MIA
(Biografia e mbijetesës)

Gjysma Ton e gjysma hon
Gjysma mjaltë e gjysma kripë
Gjysma natë e gjysma ditë
Gjysma frak e gjysma xhele
Gjysma ujk e gjysma dele
Gjysma duket e gjysma zhduket
Gjysma ngrihet e gjysma ulet
Gjysma ngulet e gjysma shkulet
Gjysma zvarr - gjysma fluturim
Gjysma lindje - gjysma perëndim
Gjysma varr - gjysma pavdeksi
Gjysma baltë - gjysma flori

Gjysma burg - gjysma i lirë
Gjysma ngrirë - gjysma shkrirë
Gjysma maskë - gjysma ftyrë
Gjysma terr e gjysma shndritë
Gjysma zjarr e gjysma fikë
Gjysma brymë e gjysma vesë
Gjysma besë e gjysma shpresë...

Gjysma qiell - gjysma ferr
Gjysma djall - gjysma engjull
Gjysma nord e gjysma sud
Gjysmë shqipe e gjysmë murg
Gjysmë andërr e gjysmë zgjim
Gjysmë jetë - gjysmë harrim...



DIELLI I AKUZUAR

Nji herë, në nji verë
Drita errsinën e struku nan derë
Me armët e saj të zeza
Kundersulmoi errsina
Diellit ia nguli
Ca shigjeta të nxira....
Më vonë kur diellit iu ba biografia
Në kambë u ngrit e terbueme errsina
- Betohem në bibël, kuran, bukë e kripë
Se diellit njollat
Ia pash në dritë !...

- Kujdes!?... - Vigjilencë, - Urdhëroi Tirania
Nga njollat e tij jetës i prishet bukuria
Diskutimet cinike diellin e nxinë,
Errsinës ia shkruan
Të pastër biografinë.

DIELL - Ndriçimin ta akuzuan,
DRITËN - Dot nuk ta shuan !....



MERAK I PASHUEM

As vetë nuk e di si më hupe paprit
Rrugve gjithnji të lypi vend e pavend
Më duket se kam hupur
Diçka të çmuar nga vetvetja...
Plagës qe me hape
Nuk po i gjej dot mehlem....
Dhemb...gjithnji vetem dhemb
Boshlleku vetmitar më njek gjithkund
Sytë e tu magjepës
Ditënatë po mi vjedh harresa
Qiellit i lutëm
Deri nan përulje, gjujzim
Në oqeanin e humbjeve
Po më mbijeton veç shpresa...

Qiritë e merakut pashuem
Nuk prenojnë jo me u fikë...
Besimet se do kthehesh me gufojnë në shpirtë
Gojamla qiellore që më zgjove dashuritë
Deri përtej diellit do të bredh
Duke të lypë...
Disa më thonë me bindje syni
Se je aq afer sa më sheh e më përgjon
Largësinë vrastare
As ti jo dot nuk e duron...
Dylbi jam ba, kamër, celular
Zotit fort po i lutem,
Veç nji herë me të pa...
Sillëm verdallë pa adresë
Si nji maz i terbuem në lamë
Këputë e dremit mka monologu pa fjalë
Veçse shpresat andrrimtare
Shpirtin më mbajnë gjallë...
Do të gjej patjetër
Se besoj në zot e në fat
Asgja nuk ma shuan veç teje
Të madhin merak...
Të pashuemin... Merak !?...

Dhe ja ku po të betohem shpirtnisht
Se sinqerisht nuk më pelqen aspak...
Nëse hyn e del paduk në kompiutër
Me maska... Anonimat...



SHTEPIA E ZEMRES

Shtepia e zemres pa çati, dyer e dritare
E vogel, e padukshme, mistike fare
Pa oborr, beton, kangjella, orendi,
Çuditerisht gjithë bota
Hyn e del aty

Shtëpia e zemrës pa dysheme, mure e tavan
Pa instalime elektrike, guzhinë as dhomë pritje
Me xhama dashurie ku banon vetë dielli
Me burime drite
Ku ngopet njerzimi

Shtëpia e zemrës pa numer adrese
Me buqeta andrrash mbi libra shprese
Sallë pa presidium, shtet pa qeveri
Ku i pasuri e i varferi
Gjithmonë gjejnë drejtsi

Shtëpia e zemrës e hapur per të gjithë
Stadium i lumturive të andrrës vertetë
Lulishtja ma mistike, muze i buzqeshjes së blertë
Ku vizitorët hyjnë e dalin
Përherë pa biletë



XHEBRAILI

Thonë se marrësi i shpirtrave
Që dikur quhej Xhebrail
Kishte nji mik të dashtun e të shtrejt
Qe i tregoj diten kur do ta banin qefin....

Miku nan ankthet e agonitë e vdekjes
Mendoj ti fshihej Xhebrailit
U nxi i tani në tymin e oxhakut
Dhe u fut nan turren e druve të dimnit...

Në çastin e fundit Xhebraili trokiti në derë
- Nuk asht këtu, u përgjigj gruaja e tij.
- Dil o i dashtun se sot nuk ka miqësi
Ma mirë faqebardhë...
Sesa faqezi...



DASHURIA E DJALLIT
(Nga cikli, Ferri i dashurive)

Djalli me ftyrë maskën njerzore
Dashurinë ia kërkoi vashëzës hyjnore
Vajza e bukur për të mos u ba nuse e djallit
Zgjodhi vdekjen tragjike prej litarit....
Vashëzën e bukur e veshën nuse pa dhander,
Me byrzylykë, varse e unaza prej florini,
Dhe sipas amanetit të saj....
I mbollën te koka nji rranjë të blertë ullini.
***
Por djalli që ish betue
Ta bante nuse gjallë a vdekë
Me thonjë ia zbuloi varrin
Me vajzën e vdekur filloi të bante seks !...

Varrmihësi sypalarë
Zotit i lutej mbi varr
- Ndihmom o zot, i paçmendur të vdes
- Lëshoi pa meshirë hakmarrjet e rrufetë...
Por kur askush nuk ia perfilli ankesën,
Breshëri plumbash e mbushi varrezën
Djalli antiplumb nuk e prishi terezinë,
Mbi trupin e vdekur...
Vazhdoi dashurinë !....

Mos me thuaj kurr...HARROM !?...

Këtë fjalë vrastare
Kurr mos ma thuaj asnjiherë
Se me gozhda arkivolesh
Ma kyqin këtë pranverë

Sy varrmihësash pa varre
Ma mbushin shikimin
Në morgun e harresave
Ma faturojnë shpirtin....

Mos më thuaj asnjiherë... Harrrom !?...
Fjalë vetmije e rand si plumbi
Ti je kujtesa ime hyjnore
Që krahë më jep si pllumbi...

Qiellin ma ban zemër
Zemrës mi jep dritë
Qiriun tand të shpresave
Nuk lodhem...duke e prit...

Si nji zanë nuse të veshun
Në andërr të kam parë
Ti do vish patjeter
Harresa dot stë ndalë...

Veç fjalën Harrom... HARROJE !?...
Shpreso zemëro... dashninë e vërtetë
Se fjala harresë... në arkivole
Na e varros të shtrejtën jetë...

Dienstag, 3. Dezember 2019

Fran Tanushi: RRAPI I TEMALIT

Fran Tanushi

RRAPI I TEMALIT

Pluhuri mbi kreshta
themel s’bën kurrë

Erërat kohore
e hedhin në rrëpirë

Lisat i rrah era
kur prekin majave

Kandil i pashuar
moteve me furtunë

Ushtar i kohës së pritur
nder vitet plotë brengë

Në rrugëtimin e dritës
pishtar për brezin tim

Gurvarrin e bartë në trastë
nënkresë me shënjë etnie

Tiran(a)ia mallkon poetët
me shpirt kërkim LIRIE
_____
Poezia është vlerësuar me çmimin "Pena e Artë - Martin Camaj", LKSHM - 2019.

Mittwoch, 27. November 2019

Zekerija Idrizi: POETI QË MË SHOKON...

Zekerija Idrizi

       Për çdo ditë shoqërohem me artin më të bukur letrar, me poezinë, veçanërisht në kohë e rrethana kur dua të grish muzën time për sajim të krijesave paradoksale. Dhe në këtë kontekst, shijoj jo rrallë herë mëlmesat e shumë poetëve e poeteve shqiptare. Por, me këtë rast, dua të vë në spikamë poetin që "më shokon" filozofikisht dhe "më provokon" artistikisht me muzën e tij fascinante kreatoriale. Ai është Haxhi Muhaxheri. Nga opusi i tij krijues kam veçuar disa poezi, që të zbukurojnë ca më shumë faqen time në FB.



SA HERË VJEN NËNTORI

Sa herë që vjen Nëntori
Të gjithë duam të bëhemi
Adem Jashar e Ismail Qemal
Isa Boletin a Idriz Sefer
Oso Kukë a Mic Sokol
Dedë Gjo Lul a Sefë Kosharë...

Me plisin e bardhë në dritë të syrit
Bëjmë foto duke e puthur flamurin
E fjalët i ngjyrosim krejt kuq e zi

Pastaj... Oh pastaj
Harrojmë të marrim frymë shqip
Nisim e bëjmë prapë jetë ujqërish
Kafshojmë Lirinë
Njëri tjetrin kafshojmë
Diellin ia vërbojmë atdheut
E Zotin duam ta kemi veç për vete
Medet...



E MAGJISHMJA POEZI

Dritën ia vodha diellit
Hënës bukurinë

Fillikat i vetëm
Vrapova planeteve
E luftë ju shpalla Perëndive

Për vrimë të gjilpërës
E kalova detin

Linda e vdiqa
Disa herë për Ty

Po prapë e virgjër mbete
E loze me mua
Si me një fëmijë

Ti e dashura ime
E magjishmja poezi



POETI

Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me diellin

Udhës së Qumshtit loz valle me yjet

Për vrimë të gjilpërës e kalon detin
në kërkim të fjalës së pathënë

Një këngë e re po vjen



UNË DHE KËNGA

Do të varrosemi
kur të na lindin të vdekurit
për të lindur
kur të vdekurit të na varrosin



ZGJOHU POET

Nuk jam engjëll
Në tempullin e durimit
As memec i përgjumur

Zotin mallkoj
Që as kokën e ktheu
Kur Ti
Kosovës ia lidhje plagët

Zgjohu poet
Se përsëri
Mund të „Tkurret Atdheu“

Zgjohu e zhvishi
Të gjitha marrëzitë e kësaj bote

Evropa prapë fle
Edhe kur djalli ngre krye

Zgjohu për tokën dardane
Për „gjakun që nuk falet“

Zgjohu ore burrë i dheut
E ti zëmë pusi të keçes
Se koha nuk pret

Zgjohu Ali Podrimja



YJET DO NA KENË ZILI

Edhe pse udhët na janë ndarë
Ne bashkë jemi
E dashur

Frymojmë nën të njëjtin qiell
I njëjti diell na ngrohë
Moj

Në ëndrra shpesh takohemi
E dashurisë
I japim shpirt

Orët po luten për ne
Të gjitha nyjat
Do të zgjidhen

Prapë do ta lozim
Vallen e Psherëtimave
Dhe yjet do na kenë zili



ME GUR E GJUAJE DHE ZOTIN
(Mikut tim, poetit Tahir Desku)

Kot të erdha te shtëpi e re,
poet kokëkrisur !
.
Edhe prej varri paske ikur
t’i këndosh të bukurës Anitë,
vashës që s’u jepej as Perëndive.
.
Kurrë s’ke qenë i rehatshëm
bre lum miku !
.
Sy njerëzve të hekurt lozje me zjarr
dhe kur qielli ndizej mbi Kosovë,
me gur e gjuaje edhe Zotin !
.
Ti, o dreq poet !



KUJDES ME GRATË

Në do të kalosh
Urës së Ferrit – fillo ta duash
një grua të përhënur

Ajo –
do t’i djeg të gjitha stinët

Nëse do ta mësosh
bukurinë e gënjeshtrës
dashuro një leshverdhë
që qanë e qesh në pasqyrë

Ajo –
edhe Zotin e mashtron

Në daç veten ta mallkosh
jepi dashurinë një gruaje
qe puthur e ka zhgënjimin

Ajo –
do t’i vrasë edhe lutjet

Po deshe të marrësh
plagë zemre – plagë shpirti
besoi gruas që të puthë
me zjarrin e shuar buzëve

Ajo –
mërdhin edhe diellin

Në daç veten ta vrasësh
beso fjalët e një gruaje
që të thotë "Të dua"
pas dimrit të gjatë të pritjes

Ajo –
lëkurën tënde do ta vesh



SA HERË NDRYSHON MOTI
/ Një si poezi, për tre faqezi./

Sa herë që ndryshon moti,
më dhemb gishti i vogel
i dores së majte.
Ai gishti që ma ke thyer ti JLL,
sall për hatër të hasmit.

Heu, ti mos pafsh ditë të bardhë !

Sa herë ndryshon moti
e më dhemb ai gisht,
të kujtoj edhe ty
o njeri me maskë,
që keq më preve në besë.
E tash...
tash ke veshur lëkurë engjëlli
dhe atje diku largë...largë,
( tej maleve e deteve )
ndërron shtatë fytyra.

Heu, ty tu ndaltë ora sonte !

Sa herë më dhemb ai gisht
më kujtohet edhe Xila,
i ziu Xilë i Kryshecit
qe tash digjet në ferr.

Heu, atij ju harroftë emri !
____
JLL - Jakup Llonqari. Inspektor famëkeq i UDB-së në Pejë.
Dy të tjerët kanë qenë informatorë apo hafije, siç i quante populli.


Shënim i Redaksisë:
Zekerija Idrizi është teolog, publicist, studius dhe shkrimtar i cili deri më tash ka publikuar mbi dhjetë vepra.

Sonntag, 24. November 2019

Reforma në drejtësi apo ëndrra e bukur me sy hapur

Shkruan: Sejdi JAHIU

Për cilën drejtësi joselektive apo reformë gjygjsore në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të flasim? 

Me ndrrimin e qeverisë së kaluar të regjimit (Gruevski-Mijallkov) sëbashku me puthadorët tanë, çfarë ndodhi? Cilet funksionar u mbyllen në burg dhe vuan dënimin, për të bërat kriminelo-kancerogjene gjatë 11 viteve pushtet. 

Ku gjenden ata të cilët urdhëruan 27 prillin, ata të cilët sulmuan institucionin më të lartë në RMV dhe rrezikuan jetërat e deputetëve të ndryshëm; konkretishtë atijë shqipëtar? Ku gjendet Gordana e cila na quante “Indianci”?  Ku gjindet "kanibali" që i mori jetën fëmiut 6 vjeçar? 

Ti vizitoshë burgjet sot, ato janë të mbushura me mbi 90% shqipëtarë, që vuajnë nga 5 vite e deri ne burgim të përjtshem.  Pjesa dërmuese e tyre janë ish-ushtarët e UÇK-së.  A po humbet lavdija dhe a po provohet qe më çdo kusht të njylloset lufta çlirimtare që u fitua nga djemtë më të mire? 

Kush po krekoset sot për të arritura madhore? A janë ata disa nga deledashet që shiten për një birrë Shkupi?  

Në këtë shtetë që pretendon të jetë pjesë e BE-së, ku vidhen 10 miljon, shpërblehesh! Kurse kur vidhen 10 libra, i han 10 vite burg!!! 

Çfarë motivi duhet tu japim fëmijëve tanë për të qëndruar në atdhe? Çfar të mira po i lëm trashigim gjeneratës së re? 

Disa pêshpërisin se pagat janë të ulta, e un them jo pse jo? Sepse nga njiherë edhe po ta keshë edhe 2000 euro pagën mujore, kur sheh se sa e trishtë është jeta, kur sheh se doktorin ta dikton nji "çoban", kur sheh se ministrin ta dikton nji analfabet që nuk din shkrim-lexim… Po a ka ma turpsi e madhe në botë. Gjithçka është kthyer në antivlerë, gjithçka po rrënohet. 

Nga ana tjetër; elita intelektuale është bërë binak me gjumin e Arushës, mbyllja e gojës ju ka nënshtruar lekut! Prandaj mos e akuzoni rinin për braktisjen e vendit, por akuzojeni dhe qajeni vetveten 24 orë, sepse çka keni instaluar në institucione të ndryshme mjerim, mjerim këtu duhet një revulicion popullor për ta mundur,  ose të ja fillon çdo gjë nga e para. ose të rrënohet gjithçka...

Zoti na ruajtë nga armiqtë e brenshem se nga i jashtmi ruhemi vetë!

Dhe, krejt në fund, kush thotë se ne si shqipëtarë jemi të barabartë karshi maqedonëve?!  Mbase, kjo nuk është asgje me shumë se një ëndërr e bukur që shihet me sy hapur!

Bajram Sefaj: ALBANOLOG

Bajram Sefaj
Tregim për fëmijë
(shkëputur nga libri në ndërtim e sipër, me titull pune, “55 - profesione në rrëfimin e Gjyshit modern”)

       Po, nip im i dashur,  tërë jetën, deri në pension, por edhe shumë kohë përpara, isha, edhe tash e  gjithnjë, jam ALBANOLOG, në kuptimin e parë të fjalës. Thirrja, grada ose, më drejtë, profesioni albanolog, kuptohet se ka lidhje me studimet për albanologji. Me mbarimin e studimeve në këtë degë, është vërtetë se automatikisht fitohet titulli albanolog. Më në fund, ashtu shënon në indeks, diplomë dhe në dokumente të tjera përkatëse universitare.
          - Nuk kam ndërmend, biri im, të rëndoj kokën tënde kureshtare me shumë shpjegime të hollësishme. Por, të them se ALBANOLOG, ~ U m. sh, ~ Ë, ~ ËT, nuk do të thotë, asgjë më shumë, as më pak se, studiues në fushën e albanologjisë. Vetëm se, nipçe im, mbaj mend dy gjëra të rëndësishme, sipas mendimit tim. Nuk është amanet, por  dëshirë imja e madhe është që, të ecësh gjurmëve të mia. Një ditë (qoftë e bardhë, qëlloftë me diell shumë, ajo ditë!), të bëhesh albanolog i njohur. T’ia kalosh Gjyshit. Të bëhesh shumë herë më i madh dhe më i njohur në këtë fushë të gjerë, si deti i paanë. Do rritesh, si fieri, siç thuhet në një vis të vendit tonë. Do t’i ndjesh, do t’i njohësh e provosh, aftësitë dhe afinitetet tua që do të ngrenë e qojnë përpara, në udhën e gjatë jetësore dhe profesionale. Porosia e dytë është: të mos marrësh merak se, si edhe  shumë fjalë të tjera kësodore, edhe ALBANOLOG, ka shtrirje të gjerë dhe motërzime që rrjedhin prej saj: albanologji, albanologjik e të tjera. 
       Me skeletin e tejdukshëm të dorës, Gjyshi ia shprushi nipçes flokët e dendur, sikur denjonte të mbjell në kokën e tij të vogël, por tejet inteligjente, shumë këshilla e porosi. Rrëfimin për punën e vet të frytshme, shumëvjeçare, si albanolog i thekur, veçse nuk e ndërpreu një këtu, nga se vetën e pa (e përfytyroi) si të ishte në katedër, më orën e mësimit me studentë, e jo me nipçen në prehër që, ndoshta gjumi ia rendonte sytë, apo mideja ia donte një vakt dreke që gjyshja po e përgatiste për të dytë. Me gjithë drojën e zgjatjes së tepruar të kësaj “ligjërate” në “katedrën” e prehrit të tij, megjithatë Gjyshi, nuk u durua pa ia thënë nipit edhe këto: pos albanologëve të shquar shqiptarë sikurse janë: Eqrem Çabej, Idriz Ajeti, Shaban Demiraj, Besim Bokshi, Zef Skiroi e të tjerë e të tjerë që, gjatë  tërë jetës, gjithë potencialin krijues, gjithë energjitë hulumtuese e shkencore, terë kreativitetin e punës vetëmohuese, ia kushtuan çështjes së gjuhës shqipe, për albanologjinë në përgjithësi, që prej kohesh, shfaqen interesim të madh dhe kontribut të pashoq në ndriçimin e saj, dhanë edhe shumë albanologë të huaj. Gjyshi t’i sjell (ty) ndërmend vetëm dy prej tyre, që janë më të njohur dhe më të spikatur: Norbert Jokl, (u lind më 25 shkurt 1877, në Bzenec, Çeki dhe vdiq më 6 maj 1942, Minsk, Bjellorusi), si dhe Milan Šufflay,(1879 Lutogllavë – 1931 Zagreb) të Kroacisë. Këta të dy janë albanologë të njohur, ndër shumë të tjerë, autorë të veprave të shquara shkencore, nga fusha e albanologjisë. Ky i dyti, albanologu i njohur kroat, admirimin dhe dashurinë për albanologjinë, e  pagoi, me çmim shumë të shtrenjtë – me jetë! Fashistët serbë e vranë në pusi (tradhti!). Ndodhi kjo tragjedi, pasi që Šufflay merr ftesë për të vizituar Shqipërinë. Pas shumë peripecish, rreth së pasaportës e tjera, megjithatë ai arriti në Shqipëri, në muajin janar të vitit 1931. Një muaj pas kthimit, saktësisht më 18 shkurt të vitit 1931,  në rrugën Dalmatinska nr. 6 (në Zagreb), me urdhër nga Beogradi, albanologun në zë, Milan Šufflay, (Shuflaj-n), e likuiduan Branko Zwerger, Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veçerina. (Ta dish edhe këtë, nipçe!). 
       interesimi për gjuhën shqipe, rrjedhat dhe zhvillimin e saj, gjatë historisë, dhe në  bashkëkohësi, nuk mungojnë as në ditët e sotme. Përkundrazi, interesimi dhe kureshtja për albanologjinë sa shkon e ritet përditë e më tepër. Këtë më së miri e dëshmon Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, manifestim ky i përvitshëm që, tani e sa vjet, organizohet në Prishtinë që, pa fije dyshimi, një ditë prej ditësh, do të nxjerr në dritë albanologë vendës dhe të huaj, po aq të vyer dhe të spikatur, sa ishin edhe ata të mëparshmit.
           - Po ti Gjysh, me premtove e, sikur harrove, asgjë nuk me fole, mbi punën tënde si albanolog, nipçe si përvajshëm, u ankua.
           - Së pari ngutu, të hamë nga një kafshatë bukë. Gjyshja jote, na pret rreth tryezës së shtruar. Duhet të nxitoj t’i përgatis plaçkat. Të sajoj valixhen se nesër, herët në mëngjes, udhëtoje për në Manastir, në Kongresin e radhës të Alfabetit, ose si njihet ndryshe, me emrin Kongresi i Alfabetit që, kishte qëllim fisnik dhe historik:  krijimin e një alfabeti të njësuar që, do të shënon edhe zanafillën e letërsisë mbarë shqiptare.
  Gjyshi u mat t’ia regjë bythët me një shuplakë përkëdhelëse, ta ngrit përpjetë në ajër e ta mbaj në kraharor. Kishte përshtypjen se, nipçe ndërkohë, kishte lëshuar shtat. Nuk ua kishte besën muskujve të duarve të plakura e muskujve si të vyshkur. Në grusht ia zuri dorën e butë si pambuk dhe, bashkërisht mësynë sallën e bukës (ngrënies!), andej nga i grishte aroma e këndshme e specialisteve, tradicionalisht të shijshme që, dalin nga duart  e magjishme të gjyshes.

       Rreth tryezës, shtruar më tëra të mirat, nipçe provoi të riprodhoi diçka nga ato që, ia kishte thënë Gjyshi, pak me parë. Nuk arriti U ngatërrua. Sikur e pengoi prania e tij!