Donnerstag, 13. November 2014

Agim Gashi - Shikimi i varur në një degë lisi!


Shkruan: Agim GASHI

Me mikun tim Avdullah Rexhën, këto ditë të nëntorit prapë vizituam Prishtinën e bukur.
Duke filluar nga parkingu i Grandit, marshuten e filluam këmbë, për tu ndal në 66. Aty erdhi edhe mikja jonë Naime Osmani dhe Viktor Rexhepi me të cilët biseduam për disa gjëra kompjuterike.


Pasi pimë kafet filluam ngadal të ecim Prishtinës e të knaqem me ndryshimet të cilat i ka përjetuar Prishtina.Pas fotografimit të Fontanave aty në Sheshin “Edit Durham” , të cilat nga papërgjegjësia jonë ishin mbushur edhe me bërllog e shishe plastike, vazhduam tutje. Fotografuam lule, ndertesa, libërshitësit. Aty kishte pas tenden edhe “Buzuku”, ku djali i mikut tim të viteve të shtatëdhjeta Avdullah Zemeli, mi dhuroi dy libra të Avdullahut të cilin e lexoj me ëndje.

Vazhduam sheshit “Nëna Tereze” ku hasa në shumë lypsar nga Shqipëria të cilët ka një kohë të gjatë na i ka dhuruar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Aty në qender u takuam me ekipin e KTV-së, ku Avdullahu mi drejtoi muaj duke u thënë se “ ky miku im është për "Hajt shumë”!  Pas pyetjeve në të cilat u përgjigja ashtu si dita, u fotografuam me gazetaren dhe kamermanin, të cilët aq më lanë përshtypje me mirësjelljet e tyre saqë luta Zotin të kemi sa më shumë njerz e kuadro të tilla.

Vizita te Grevistët e Fabrikës së tubave të Ferizajit, ishte rrënqethëse, por për këtë vizitë do të shkruaj veçant. Te Busti i Skënderbeut u ndala dhe shiqova atë mrekulli gjigante por që mu duk se nga sytë e Kryetrimit pikonte loti e nga shtata e Tij ndjehej vrëgllima thua se më thoshte: “Sa keq i keni punt si popull e si shtet”. U fotografuam edhe aty pr t vazhduar te fotot e t humburve t kombit, t cilat foto ishin mbuluar me pisha t mbjellura aty.

Te Busti i Presidentit Rugova, u ndalm m shumë. Duke e vështruar atë Bust, mendja mu kthye te kujtimet e hershme kur babai im nuk kthehej nga ndonjë udhtim pa i sjell ndonj dhuratë, të cilat mi jepte mua e unë drejt e në Barakë.

Kur kishte nderruar jetë Presidenti, babai im se kishte ndal vajin disa ditë. Ai i kishte hapë edhe Ditët e Ngushllimeve ku kishin shkue shumë njerz. Pas vdekjes së Tij, më tregonte miku ynë e miku i ngushtë i babait, Z.Mehdi Stublla, se babai im i kishte thënë: “Ikja e Ibrahim Rugoves është tragjedi për ne. Pas tij do të vdes LDK, por edhe atdheu do ta ndjejë mungesën e njeriu që e deshi aq shumë”. Kështu edhe ndodhi.

Në përgjithësi, qendra e Prishtinës ishte e mrekullueshme. Të kënaqej syri! Gjallërinë ia shtonin edhe më shumë te rinjt, djemt sypetrita dhe vajzat shtatselvi, që butësisht i nanurisnin dashurisë dhe, dorë për dore ngarendnin për ta zën hapin me kohën.

Bëm edhe disa foto dhe mandej i tham lamtumirë Busteve tona. Pastaj, morem rrugën e këthimit për në Lipjan. Shikimi më mbeti i varur në një degë lisi, aty në Prishtinë! Ishte magjia e një shikimi te drejtuar andej kah shtatorja e madhërishme e njeriut të pëmasave kolosale, e njeriut qe deri në frymën e fundit nuk reshti të kontribuoj për të mirën e atdheut. Ishte imazhi i soditjës së figurës prometheike të njeriut me shall që ia zgjidhi lakun Kosovës. Si buqimë qelli më doli vetvetiu fjala: LAVDI !

11.11.2014

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen