Montag, 17. Mai 2021

Bukurie Bucpapaj - Buqetë poetike

Bukurie Bucpapaj

 

Bukurie Bucpapaj


AH POEZI...


S’po tè kuptoj ty o shpirti im

E sêmurê s‘rri dot pa shkruar.

Duar qè dridhen e plogêshtim.

Por nuk tè rrihet  pa vargêzuar.


Ah moj e bukura poezi

Ti nuk tè len as  tè vdesèsh.

Se n’damar té gjakut mè ke hy.

E pêrjetè aty ti e artè do ngelèsh.


Nè mé thoni u ç‘mend kjo s‘ka rêndèsi.

Poezia êshtê pèr mua drita e syve t‘mi.

Edhe nèse iku ndonjè ditê o miqt e mi.

Aty do tê mê gjeni mua nè varg -poezi.


E do té mê lexoni e do té mé kujtoni.

E di .

Pasataj nga goja fjalén do ta thoni:

Na ishte dikur njê poete .

Qé shkruante pér ne por edhe pér vete.



VETEM NJÊ ÇAST......


Mu desht vetèm njè çast i vetèm.

Té kuptoja se kush ishe e kush je.

Ah sa herè efajèsoja  unè veten?

Si ti besova ty si e marrè pérse?


A kaq naive tè bèn dashuria?

E t‘qorron té dy sytê verbèrisht.

Ti rènd pas saj i pa faj si fêmija..

Beson dhe humbet mjerisht .

    

Nè atè botè tê ndyré 

gèneshtre .

Futesh e têra pa mendu se lèndohesh.

E ti e kupton vuan shumè nê heshtje.

Sa keq  nga dashuria ti po lèndohesh.


Ti si Bohem i çmendur çuditérisht.

Aktron aq bukur e me aq mjeshtri,

Botên nè duar ma dhuroje bukurisht .

Té besoja ja ashtu si naive si fêmi.


Por pérseri tè them uné s‘jam si ti.


Mu desh njè çast pér tè njohur.

E tè bèhesh pjesè e jetês time .

Mu desh njè çast  pèt té t‘humbur.

E kjo mê shkaktoi shumè dhimbje.


Ti vrave  zemrên timé o i pabesé,.

Ta dhurova me plot besim e shpresè .

Se tê kisha tè vetmin  univers.

A ky êshtè çmimi qè duhet tè pres?

     

Kéto fjalé i dègjova nga ajo vashè

Atè ditè , atè mèngjes tè Nèntorit. 

Mu dhimbs nè shpirt kur e pashé.

U revoltova sa do shkruaj poezinè 

E ta quaja poezia e Tradhètorit.


Me tè drejtèn e autorit

Por me dhimbjen e lotit.


MENGJES I BUKUR....


Kur mèngjesi e puthi tokèn 

Dhe dielli ka hapur fronin blu.

Syti e mia akoma su kotên.

Doja  disa rrjeshta me vargêzu .

******

Kèngèzoj me zanin e bilbilit

Qé po e ndegjoj tu cicérue

E shkruaj  poezin e shpirtit

Né rrjeshta zemre pèrjetue.


Me diellin e nis ditèn e gèzuar.

E dua lindjen e perendimin e saj.

Nga ky fenomen jam mrekulluar.

Muza zbret né fletê paskèsaj.


Eh sa i gèzohem kèsaj dite  

Edhe pse pik gjumi nuk kam ba.

Dua t’i jetoj  minutat e  kèsaj  jete.

Se e nesermja e fshehtê  se din ç’ka.


Méngjes i bukur plot gjelbèrim.

Zeri i gjeli qé iso mbané gjaté .

Zogu mè zè qê kéndon pa pushim.

Mé béné njé romanciere me faté.


 I gézohem kèsaj dhurate té peréndsé.

Krahet ia hapa dités drejt lumturis.

Jetoje kété dité i thash vetes .

Gézoju pra edhe sot ti jetés.


Se kjo dité ikén e nuk ka kthim.


NATA NË ZGJIM.....  


Ç’pate natê sonté mé prishe gjume .

Ndonése aspak miré nuk  jam .

As nuk e ke hénen e as yje shumé.

 Cfaré té paska gjetur moj xhan?


Mos vallé te mungova uné ty ? 

Apo sonte natéz dashke shoqeri!!!

Unê né heshtje té sodis me habi  ,

I cili mendim té solli te unè nuk e di .


Véç zbardhi agu i mengjesit .

Zgjuar mbi vargje né timen poezi.

E ndieva rrezen e ngrohtè tè diellit.

Qé i preki keto  syçkat e mi .


Mirè qè m’prishe gjumin  se ia vlejti .

Se pashé magjinè  tek  linde dielli.

E shpirti im n’rreze te tij mè fjeti.

I bukur ag i mengjesit dhe qielli .

  

Magjishèm mè bènè pèr veti.


Njè dite e re po fillon plot me shprese .

Bashk me lindjen e diellit fillon  jetêsia.

Do tè jetoj me ty o diell derisa vdes.

Se ti mi ngrohê gjithmonè plaget e mia


Ndaj sot né méngjes emer tè  vura 

Rreze -Bukuria

Pasi erdhet rrezatuat mbi faqet e mia.


Samstag, 20. Februar 2021

Kamarier

Tregim për fëmijë nga Bajram Sefaj

           - Mbesë ime e dashur Teutë, kur Gjyshi të ka mbretëreshë, profesionit tim të kamerierit, deri tash vonë, nuk i kushtohej kujdes aq i madh. Nuk i jepej kurrfarë rëndësie. Ky marifet neglizhence, ky mohim total dhe i padenjë ndaj këtij profesioni, zgjati shumë. Ndodhi kështu sepse vendi ynë i vogël, nuk kishte as turizëm, as hotelieri. Pa pasur hotele, restorante e të tilla objekte, mbi profesionin e kamerierit, nuk mund të bëhej fjalë. Kafexhiu, vetë e zinte, vetë ua sillte kafen nëpër tryeza atyre pak klientëve që, sidomos, herët në mëngjes duke shkuar në punë në kooperativën bujqësore, kthenin në “kafehanen” e vogël, fshatit të vocërr, të fshehur pas shtatë kodrinash, për të pirë kafe, shoqëruar me nga një teke ose dopio fërnet, konjak a pije tjetër të fortë, që t’i çelë mirë sytë, të bën syçelë e vigjilentë, për çdo eventualitet. Na ruaj Zot! Kurrë nuk dihet nga vjen e keqja. E zeza vjen e paftuar!

            - Kështu ishte dikur. Në të kaluarën. Në të shkuarën... Tash është ndryshe. Tash këndohet një këngë (krejt) tjetër. Me lulëzimin e turizmit, shtimin rapid të numrit të hoteleve dhe të restoranteve, natyrisht se, krahas kuzhinierëve e gjellëbërësve specialistë, është shtuar, është shumëfishuar edhe numri i kamerierëve. Profesioni i kamerierit doli në pah, u rivlerësua puna e tij.

            Unë Teutëz imja, jam kamerier i të dyja këtyre epokave. Dy brezave. Mbaj mend kohën e shkuar, të vjetër, edhe këtë të sotmen, të renë. Karrierën e kamerierit, e imja çupëlinë, me duket si e panevojshme fare ta potencoj, e nisa në vendlindje, duke shërbyer nëpër kafene dhe restorante të vogla anonime, të panjohura. Pasi kalova shumë shkallë të thepisura të punës në provincë, falë fatit, rrethanave të pa pritshme, të pa imagjinueshme, lirisht mund të thuhet, një ditë prej ditësh, vesha bluzën e bardhë të kamerierit dhe fillova punën në njërën nga kafenetë më me nam të Parisit, në Café de Flore! Në mbarë botën e njohur si çerdhe intelektualësh, shkrimtarësh e filozofesh të famshëm, me reputacion botëror. Ko mrekulli ndodhi në saje të një mikut tim, që karrierën e kuzhinierit, e kishte filluar në gjellëtore e në kuzhina popullore gjithandej në vendlindje.

            Gjatë punës në atë kafenë të njohur në mbarë botën e madhe, u binda në atë që me thoshte një klient imi, shkrimtar dhe udhëtar i pandreqshëm i udhëve të gjata, në shumë restorante dhe kafenë të dalluara të Parisit, matanë xhamit, zbardhin anonsat me mbishkrime: sot këtu shërben kamerieri filan-fisteku! (Të them, pa modesti të rrejshme, Mbeskë e dashur, ndodhi që edhe unë të shoh emrin tim në ato vitrina!).

            Vogëlushja Teutë, nga entuziazmi që e kishte Gjyshin aq të zotin, ia lidhi duart rreth qafe dhe e shtrëngoi shumë. Denjoi ta puthë në të dy faqet, në çast Gjyshi evitoi tentimin e saj. Teutës së dashur ia mikloi faqet e kuqe si mollë në degë. Ajo nxitoi drejt kuzhinës, të piqte një kafe enkas për Gjyshin. Jo, i tha ai, mos..., të dalim bashkë në qytet. Në pijetoren time të preferuar buzë Lumëbardhit, nën Grykë, unë do të pi kafe, ndërsa ti, Teutë imja do e marrësh një lëng frutash të Alpeve shqiptare!

           D’accord!

           Teuta, propozimin e Gjyshit e tumiri me tundje të lehtë koke!

Samstag, 30. Januar 2021

Mehmet Rrema: KUR VJEN NJË SHKURTI


KUR VJEN NJË SHKURTI
(Nderim emërit e veprës së Adem Zaplluzhës)

Mos u mburr moj kohë, se më more poetin
Vetëm trupin ia rrëmbeve hej të rafë pika!
Ai tek unë ka lënë trashëgim shpirtin e veprën
E unë do t'ia ruaj të pastra sa të jetë dita.

Në këtë ditë të sotit ma solle dhuratë
Me penë në dorë e zemrën, sa universi
Është dita e parë e shkurtit dhe unë prapë
Përqafoj rrezet tuaja or diell në mëngjes

Do të dal me dyqind karafilat tuaj në shesh
E do të thërras sa vetë qiell lart ta dëgjoi
Vepra dhe emëri Adem Zaplluzha nuk vdes
Ne banorët e tokës veç ditëlindje do festojmë

Do t'i them qiellit mos më shiko si i turpëruar
Ma more mikun tim, i tregove i pabesë
Shikoje more një herë vargun si rrin i menduar
Kërkon dorën e poetit të këndoi këtë mëngjes

Mos u mburr moj kohë, se poetin tim, e more
Mirë, vetëm të lutem mbajma siç ai e meriton
Dyqind karafilat  që i la dhurata kësaj Kosove
Është vepra e tij që  gjithë kombin zbukuron

Veç ditëlindje për ty ka miku im Adem Shqiptari
Gjithë jetën këndove me shpirt e forcë uragani
Nuk t'u ndal kënga e fuqishme prej atdhetari
Kur vjen Një Shkurti lart e më lart lavdia e Zani!

31.1.2021

Donnerstag, 5. November 2020

Buqetë lulesh nga kopshti i poetes Rakela Zoga



Nëse vjen!

Nëse vjen, kurr  portën s'do mundem ta hap,
Në prag, qëndron hija, e bukur e brishtë e thatë. Përgjon kthimin tënd,ujite për pak..

Në dorezen e ulur,
Gishtat  puthin ndryshkun e fjaleve, 
Te lëna peng dimrave të gjatë.
Ku pritja bëhej bubullime, 
E qiellit të përcillte mall..

Nëse vjen, s'mund të jetë shpejt,
As vonë, do të jetë vjeshtë.
Hyr i  veshur me gjethe, siluete e kuqëremtë.

Me kërko, me gjej, me thirr,
Me  shpresën e prekjes se ftohtë,
Renkimet e zgjatura, mallengjim lote.
.
Në zgjim, litarët e heshtjes varur në mur,
Merri në krahët e tu,
Mbeshtilli me sy, si mua dikur..



Takim lotësh
(Prej ciklit të psheretimave)

Lotova u vesha në shi,
Mbi supe, me zgjoheshin krahët e dashur.
As ajri, as nata s'me mbajti meri,
Veç rruga nga ti kishe ardhur..

Lotova mbështjellë në gji.
Me puthje pikash, një gjethe e lagur.
As era s'afrohej, as këmbë njeri,
Tek rruga ku ti kishe ardhur..

Lotova u bëra tjetër njeri,
C'veshur mendimesh, mbështetur tek ty.
E zbardhur  rruga, rrenkonte në mall, 
Nje vjeshtë kujtimesh, me ndehu në krahë..



Kembana e zverdhur

Nëse unë kam ikur, gjithmonë pa u dëgjuar. 
Ti ke ardhur përherë duke u ndjerë..
Si unë edhe ti, te dobishëm për portën..
Trupat tanë të shkëputur nga bota, flenë..



Fund I kuqëremtë

Ajo u fundos, në degën e vjetër.
Lëshoi një klithmë e u përplas përdhe..
Kish ujë toka atë ditë vjeshte,
Zerit të mbytur I bëri fole.

Kembana gjethesh feshferinin ajrit,
Shtegu i dhimbjes, prej ikjes u deh..
Tradhetia lëvizte muret e vjeshtes,
E varur ndjenja,  e kuqërremtë fle..



Heshtja e bardhë

Motet u mbyten, prej heshtjes së fjetur. 
Stine e vyshkur përgjimi im, u tha. 
S'ka me kohë, as lote vjeshte..
Dhe rruga e pritjes, prej shpirtit u nda..

Sytë e lodhur, mbuluar mes gjethesh.
Fshehin endren, që mbyt heshtja dallgë.
Sa herë  te thërrisja, ajo me përplaste,
Tek porta e dhimbjes, që kullonte mall.
 
Qerpikë të ulur në degë pemësh,
Shkundin lotin e fundit në park. 
Ish prag vjeshte, atëherë kur më zgjove..
Është prag vjeshte tani, që ik larg..

(Të mbytur prej heshtjes me pamje të bardhë)..




Dita i humb sytë! 

Here here te harroj,
       e vuajtja ngrihet prej folese.
Here here te lotoj,
        e dhimbja fshihet brenda resë.
Po kurr të zgjoj,
         e dita I humb sytë.
 Përqafoj perëndim. 
          e muzgu në qiejt e shpirtit,
Rrjedh dritë..



Maska
(kohë epidemie)

Vera, ka shtruar borën e dimrit.
Endrat luajnë, në litarë të bardhë.. 
Kujtimet kercejne të ftohta, akull, 
Në  shpirtra njerëzish, te ngrire, të vrarë.. 

Fletë kalendarësh të harruar, ecin ne rruge.
Me data të fshira e ditë të panjohura..
Memece të dielat, takimet, ajri në qiell.
Dhe ty, qe te kërkoj e askund s'të gjej..

Në mure, gjurmë të pista afishash.
Puthen gezushem e luajnë  me mizat..
Akrepat (12) lajmërojnë të ikurit e epidemise. 
Lajme të dhuneshme, panik frikë..

Une përsëri, në pritje të maskave,
Që fytyrën s'ia u pashe kurrë..
Mbetur natë, sy hapur gulcoj,
Ditën barrikadë, të kthyer në mur..



Avull i bardhë

Humbëm pa dashur.... 
Perdja e dashurisë ngricë.
Me vështrim e shtyj tej xhamit,
Avulli  I bardhë, me shtrihet në shpirt.

Edhe dimri ka rrugë, që shkasin për takim.



Ndjeshmëri

Sa herë mbetem vetëm,
E njëjta ender ulur mbi sy, 
Kurr ti, me puthje buzët,
Dhe unë ndjehesha dy..

Sa herë afrohem pranë teje,
Dhe kur s'të kam,
Dhe kur s'me je..
Të ndjej dorën mbi supe.
Dhe peshën e dhimbjes atje..



Tek porta e kufirit

Vargmal emigrantësh, që thyejnë dhe malin.
Rrezja e diellit është fshehur, si ngroh.
Në një pjesë të qellit, është mbledhur shiu.
Në pjesën tjeter rete vallëzojnë..

Kane ngritur sytë e luten ajrit.
Fëmijë të lodhur, të mitur qajnë..
Pikon trishtim në zemra nenash.
Burrat veshur me dhimbje të bardhë.

Rrenkon toka dhe qielli përflaket,
Perëndimi trishtim ju afrohet tek sytë.
Në doganë rradha ka mbytur muzgjet..
Porta e kufirit lëviz me kamxhik..



Heshtja prej lecke

Heshtja lecke, e varur mbi trup,
Shkumbezon ndjenjat, në bregun e shpirtit..
Puthjet, përplasen veshur me të bardha,
E bien në gjumë..

U shuan ditët, ti dhe unë..

Në pravazet e koskave,
hijet e dikurshme, bëjnë zhurmë..
Gjunjëzohen kujtimet..
Asgjë s'ka mbetur, prej asaj gjeje të fjetur..

Dhe qelqet fjalë, u thyen në rrugë..




Shpresë

Veç e veç, një brengë.
Larg e larg, një zjarr.

Duarzgjatur pritja
Në heshtjen e saj..

Shpresë e atij guri,
Që s'leviz, prej vendi..

Po renkon në mall...




Ikje

Lutje gjethesh psheretijne këtë ditë.
Feshferijne kujtimin tënd te ëmbël.
Dëgjohet një zhurmë, që lëkund vetmine,
Zgjim puthjesh, në degë të rrëna..

Toka e lagësht kërcet ngadalë,
Shkasin sytë, ti, dhe malli..
Psheretijne gjethet këtë ditë,
Puthen me aromë ajri...





Kthim në natë

Pelerine e ftohtë vetmia,
Hedhur mbi supe me qesh.
E prek shkujdesur me gishta,
Ngadalë filloj dhe e mbledh.

Shtrënguar në grusht, ja ul buzët.
Askush se prek dot si unë.
Me ngjan me hapat e tua,
Kurr ike e më s'të pashë kurrë.

E brishtë, gjymtuar mungesës,
Ulem këtë natë  si atehere 
Gota e puthjes rri zgjuar.
Rrjedh e përplaset në erë..

Po zgjohem, pa fjetur sonte.
Skagje që më erdhe pranë,
E padukshme, e thjeshtë dashuria.
Kërkon ndonjëherë të nxjerre mall..




Zgjim në erë

Fryn erë sot në Belgjikë.
Pemët kanë nisur një valle.
Degët lëkunden, e flasin drejt qiellit..
Si të kenë dasmë të madhe..

Në park ende s'degjohet njeri. 
Ca zëra fëmijësh zgjojnë mëngjesin.
I thërras me emrat e nxënësve të mi..
Po era përgjigjet, me zhurmën e degëve.

E bëj shoqëri me erën,
Afrohem ngadalë e luaj me ta..
Një vajzë e vogël me thërret mësuese.
Flokët e saj me rrane në krahë...

E mbyta veten në trishtim.
Si kjo natyre e gjelbëruar..
Dhe pata frikë, mos binte shi.
Se loja jonë, sa kish filluar..




Trokitjet e qiellit të zemrës

Ka filluar të më dhëmbë vetja,
Prej ditëve të smura, që më ule në sy.
Është një trishtim e shkuara mbi gjemba,
Heshtja një përalle, që ndërtuam të dy.

Ka filluar të më dhëmbë malli,
Rendese në stinë, që peng e lashë.
E shtrengoja prej frikës, mos më ikje,
Pa ditur se ti do te vije prapë..

Ka filluar të më dhëmbë trupi,
Prej udhëtimit të gjatë, në nete kotësi.
Sa herë ecnim resë, të zënë prej dore,
Ti mbyllje portën e qiellit për  dy.

Në supet e mija, mbuluar me dhimbje.
Shkrin e bie një bore, që s'pushon.
Sa herë ti prita duart të mi shkundnin,
Mësova se luanin në tjetër neon.

Dhe mbete ender, ndehur trupit.
Një qiell kujtimesh, pamje gri.
Sa herë të shihja prej së gjalli,
Une vdisja endren, mbyllja sy..



Sendyku I vjetër

Fshehur në thesarin e kujtimeve, 
Mos te rrëmbejë kush.

Rrenkojne mendimet,
E s'marrin dot udhë...

Mberthyer në buze, me çelës tutjus.
Hija ime, ecën këmbë zbathur,
Asaj rruge degë keputur.

Ku s'degjohet me zhurmë,
Me puthje të shkelura pluhur...



Kur te vij

Do të jetë muzg..
Se muzgjet, qenkan dhe të bardhë.
Do të mbaj,
Dy puthje në buze,
Ti le në rrugë, pas udhëtimit të gjatë..
Do të vij, kur liqeni të jetë,
Pa mjelma në breg..
Fshehur do futem, tek ai shteg..
Shoqëruar muzgut të bardhë..
E ikur dashuri...




Nata prej qelqi

Ti erdhe ne natë, me pamje prej xhami.
E tëndi vështrim, me shkiste ngadalë.
Tek ajo copeze qelqi, u theva e gjitha,
E ti, me kujdes me mblidhje në krahe..

Pastaj me afroje, unë buzëqeshja,
Luaje ëmbël, me atë puro kafe.
Shpërndajë grine tek të mijat buzë,
Dhe unë e gjitha mbuluar atje.

Të kërkoja e etur, në rrjedhë loti.
Haroja se ti, ishe strukur në xham.
E mbështeta fytyrën si bëja e vogël,
Dhe balli m'u ftoh e buza m'u tha..

Ish lojë magjike, e largësisë se çmendur.
Sa shumë do doja, të ish e vertete..
Ky trup I veshur me pamje qelqi..
Të gjitha endrat e shenjta i vret.




Buzë të zhubrosura

Të nisa në natë, mendime të zhubrosura.
Nuk munda ti shtrija, për atë rrugë të gjatë.
Ky hekur I rëndë, që më vret  zemren, 
Shpupurit vetminë e ulur në shtrat.

I sjell të më kthehesh, se kohët janë vyshkur.
Litarët e shiut u dehen në prill..
Sa herë që ti nisja, I grisnin ujrat,
Prandaj prita diellin, korrier në lugine.

Tani veç e veç, i dashur po trembem, 
Se kjo botë ka mjegull, e ty s'te shoh me.
Afromu një çast  ti ulim buzët..
Të zhubrosurat fjalë, ti puthim pa zë..




Deti i shpirtit

Dallgët shtyheshin me nxitim në det. 
Ngjyra e bardhë shendrohej në gri.
I mahnitur bregu , ju puthte trupin.
Si të kishte krahë, I shembete në gji.

Humbiste deti, në paqe valësh,
Kërkonte zgjim si kërkojë dhe ti. 
Lopata e vjetër levizte zhurmën,
Po dot nuk zgjonte atë dashuri.

Lundroja ujit e prekja brengën, 
Atë trup endre, që më la pa sy..
Deti I shpirtit mbërthyer në dhimbje,
Lëshonte dallgë, me ngjyrë vetëm gri.

Ish tepër vonë për atë dashuri!..

Dienstag, 24. März 2020

Katër poezi nga Sadik Krasniqi

Sadik Krasniqi

SIMFONI MBI BAR

Si sytë e këtyre luleve
ma pe nurin e kurmit tim
pa gjethin e Evës në fundbarkun e trëndafiltë

gishtërinjtë e tu
në flokët
qafën e bardhë
gjinjtë e fundbarkun tim të ndritshëm

m’i puthe sytë
thimthat e ndrojtur
e thembrat e këmbëve që më sollën te ti

më thuaj
isha ashtu siç më ke menduar

edhe më magjike se fantazia ime për ty

ah sa qenkam dridhur deri te kjo fjalë
te kjo simfoni e afshtë mbi këtë bar

simfoni vetëm premierë

kurrë më

lamtumirë




IMAZH NË SHI

pini ju disa hurba kafeje
sa të shkoj deri te ajo mbrëmje
me atë shi të prajshëm

pas atij filmi që s´ia dita titullin
ecëm nën atë shi të urtë
e u ndalëm po te ky vend
ajo me gishtërinjtë e fildishtë
përmallshëm mblodhi flokët e lagura
fytyra dritë i bënte
kurrë s´é harroj atë bukuri
në ata sy

u puthëm u puthëm u puthëm
dridhërima kishte në gji

edhe në më pafshi me bisht syri
buza që më dridhet
e ndonjë lot në sy

bëhuni sikur nuk më vëreni

ah as filxhanin e kafesë
ende fare s´e kam prekur
se gishtërinjtë më paskan mbetur
në flokët e saj të lagura

në atë shi të vajshëm




BIE MUZGU

Ditëshkurtër
drita

grimcuar në çaste ritualesh

prekje reze
kalim shkallësh
ecje mbi urë
përtej lumit
me lule në dorë
deri te kopshti i të urtëve

sa çelë e mbyllë sytë
mbi flokët
na bie muzgu

e dashur
t´ia marrim
shpirtin e zi natës
prajshëm të marrim frymë
të puthemi përmallshëm
para se t´i mbyllim sytë

deri në një zgjim të ri
në mengjesin e zbardhur
me një fije reje të kuqe
si shenjë
e një dite të mirë




KORONA

Hyri edhe në karantinën e ëndrrës
me zërin e një të panjohuri
lexonte në një letër anonime
emra emra emra
aty këtu edhe emrat
e më të dashurëve tanë

me dorë prej ere
i grimconte ato letra
në mijëra copë
si flluska bore i hidhte në ajër

ato bëheshin engjej
e zbardhej qielli

Nidda, mars

Mittwoch, 26. Februar 2020

Fehmi Ajvazi: BOLL MA...!

Fehmi Ajvazi

SHTETI I KOSOVËS NUK DO TË EKZISTONTE AS TRE MUAJ PA PËRKRAHJEN DHE MBROJTJEN E NATOS

Sot, në fund të ditës, mu kujtua "shteti ideal" i Platonit që su arritë kurrë. As "qyteti i diellit", dhe as "shteti i proletarëve" !

Nga të gjitha historitë, përtej ideve dhe përrallave, kamë mësuar, dhe s'kam asnjë mëdyshje se ekziston vetëm "shteti i forcës - ose forca e shtetit".

Po t'isha unë kryeministër, do t'i nëshkruaja 100 marrëveshje sekrete dhe jo sekrete me NATO-n pa e konsultuar Kushtetuten, dhe pa e pyetur popullin. Natyrisht, jo me Serbinë dhe me aleatët e saj !

Nuk meritojmë tallje dhe përçmim, dhe mua personalisht, nuk më intereson individi, posti i kujdo qoftë, bindja politike, nacionaliteti, bindja kulturo - fetare, partia, gjuha etj.

Kur bëhet fjalë për raportet me NATO -n, nuk më intereson as Kushtetuta dhe përmbajtja e saj, nuk më interesojnë as raportet politike, as qendrimet politike etj. Ky vend, ekziston falë gjakut të deshmoreve, sakrifices së popullit dhe, përkrahjes supreme të NATO - s. Nuk na duhet më tej politikë fisnore, provinciale, partiake, histeri opozite e pozite...! Nuk na duhen riciklime të politikës pa fre !

Boll ma...!

Si mund të bëhen temë nacionale raportet me NATO - n ? Si mund të vihen në dilemë raportet me NATON - n ?

NATO, nuk është sallon ondulimi, as nuk eshtë OJQ, as nuk është zyre për ankesa, as nuk është kishë, xhami, zyre administrative, shtëpi për falltorë, kompani ofshore, altarë ku shlyhen mëkatet etj. Ejani në mend, dhe mos luani me fatin e këtij vendi, dhe të këtij populli. Duam stabilitet politik dhe ekonomik. Vendi po mbetet në pleq dhe plaka. Çka na duhet vendi pa njerëz që po na i merrë Evropa ?

Respekt atyre që duan rend, rregull dhe ligj. Ama, jo edhe anarki ! Nuk ekziston asgjë që peshon më shumë se aleanca me NATO - n: ndaqi me sekrete, në daqi pa sekrete...

Donnerstag, 19. Dezember 2019

Mehmet Rrema: DUKE LEXUAR POEZINË E A. ZAPLLUZHËS

Shkruan: Mehmet Rrema

Adem Zaplluzha

ME BARKUN E NGJITUR PËR KURRIZ

Ecin me duar të shtrira
Në drejtim kalimtarëve
Të shikojnë drejtë në sy
Me një lutje përulëse
Kërkojnë një qindarkë
-
Po ashtu mes tavolinave
Rrufisin kafen e lënë
Ose i lëpinë eshtrat dhe pjatat
Një skamje e madhe
Si tunxhi peshon mbi kokat e tyre
-
Janë njerëz si të gjithë ne
Po gjetën punë
Me orë të tëra
Nuk dinë të ndalen
Kërrusen duke punuar përtej mundësisë

Duke udhëtuar nëpër galaktikat e problemeve të mëdha të vendit dhe kombit tonë, këtë radhë poeti Adem Zaplluzha është ndalur në një kryqëzim të rrugës, aty ku fluksi i kalimtarëve është më i lartë, por njëkohësisht, aty edhe zhvillohet një konkurencë e çuditëshne mes një kategori njerëzish, pjestarë të shoqërisë tonë.

Që në këtë përcaktin, kategori njerëzish, të cilës, edhe pse dua t'i shmangem, pasi kjo ndarje e shoqërisë në kategori të ndryshme, është pasqyra më e padiskutueshme e padrejtësisë shoqërore. Kjo padrejtësi shoqërore shumë e pranishme, ndoshta më shumë se kudo, në vendin tonë, është më e theksuar. Poeti ndalet aty, aty ku zhvillohet gara për një vend më të dukshëm në këto kryqëzime, kënde rrugësh apo para një kishe a xhamie, ku ka më shumë kalimtar.

Ecin me duar të shtrira
Në drejtim të kalimtarëve...

Këto duar skeletike, ku ka mbetur vetëm lëkura që mbulon kockat e shtrembëruar nga rakitizmi, me fytyra të zverdhura apo herë herë të nxira nga të ftohtit apo të djegur nga vapa, këta njerëz, lindur në të njëjtën tokë si gjithë të qytetarët, por për fat të keq, të shmangur nga e drejta për ta gëzuar jetën njëlloj si të tjerët, shmangur për një mijë e një justifikime, sepse arësye nuk ka asnjë. Asnjë arësye nuk ekzisto në drejtësinë e kulluar se dikush duhet të vuaj për të ngrënë e dikush duhet të kërkoi për të bërë turizëm në planetet tjera. Këto njerëz, lindur si gjithë të tjerët, por dënuar nga natyra shumë herë, e, më shumë nga shoqëria e pa drejtë, të cilët,edhe ashtu siç janë e duan jetën, kanë dëshirat dhe ëndërrat si gjithë të tjerët, zvarriten rrugëve me duar të shtrira e gojët gjysëm të hapure, me sytë e mekur e zërin e ngjirur nga refreni i zakonshëm: "Më fal ndonjë send të faltë Zoti shëndet" Ndonjë përgjigje kalimthi është:" Zoti të dhadhtë" E Migjeni i madh në këto raste thoshte, kjo don me thanë mos me pas kurrë. Por duart e shtrira qendrojnë të shtrira drejtë kalimtarëve tonë, të cilët edhe ata shpedh, nuk kanë çfarë t'u japin...

Me një lutje përulëse
Kërkojnë një qindarkë

Kjo pra është shoqëria e jonë moderne, e themeluar mbi dominimet, e themeluar mbi përuljet e poshtërimet për hirë të zgjatjes së jetës se jeta është gjëja më e shtrenjtë. Ata, të varfërur pranojnë edhe poshtërimin në këmbim të një qindarke "Ose lëpijnë eshtrat dhe pjatat".

Të varfërit, të pa strehët, njerëzit e rrugës, të cilët me një karton në dorë a një qese me rroba të falura, apo të gjetura nëpër koshat e mbeturinave, shpesh i gjen pranë kazanë tek gërmojnë në ato si gjahtar i diamanteve, e buka apo një tjetër ushqim i gjetur,sigurisht është diamant e shkuar diamantit. Edhe ashtu siç është gjysëm me baltë a pluhur apo e mykur, të mjerët kockë dalë,shpesh u bashkohen qenëve endacakë në kërkim të një kafshate e, ashtu si edhe ato, e pranojnë atë kafshatë sido që të jetë, mjafto t'ua zgjasë edhe një ditë jetën. Jo rrallë atyre u duhet ta ndajnë kafshatën me qentë e rrugës.

"Një skamje e madhe
Si tunxhi peshon në kokat e tyre"

A ka peshë më të rëndë mbi kokën dhe shpatullat e një njeriu se jeta e një të vafëri? Çfar tjetër mund ta ketë peshën e dhembjes kaq të madhe se pa siguria për të nesërme për vete dhe fëmijët?

Poeti shkruan për të varfërit dhe në asnjë çast nuk e fsheh dhembjen e madhe që e kaplon, kur e shikon një njeri, i cili, ka lindur nga një dashuri, ashtu siç i gjithë njerëzimi, ka lindur nga një dashuri, dhe për dreq, jo për fat, dikush e ka dënuar që në embrion të bëhet,lypës.
Këtë dikush, poeti e njeh, ja njeh bile edhe gjenezën e tij, dhe pa frikë e tregon me gisht, ashtu siç bënte në kohën e tij Migheni. "Mjerimi ka vulën e tij të shëmtueme..." ose "O si nuk kam një grusht të fortë..." edhe poeti Adem Zaplluzha i qorton shkaktarët e këtij mjerimi, i cili disa i nxjerr në rrugë me ato duar skeketike duke lypur një qindarkë, e disa të tjerë në zyrat e tyre marrin mëditësa për të numëruar fitimet e ditës.

Janë njerëz si të gjithë ne
Po gjetën punë
Me orë të tëra
Nuk dinë të ndalen
Kërrusen duke punuar përtej mundësisë
...Janë njerëz si gjithë ne...

thitë poeti. Eeej ju, shikoni, ata atje janë njëlloj njetëz si ju, mos i shikoni ashtu, jepjauni të drejtën, të drejtën për punë, po ju kërkojmë. Duan punë, punë, punë para se të dalin për të kërkuar atë lëmoshë që peshon sa një,planet në shpatullat e kërrusura të tyre, që peshon më rëndë se guri i pendesës në të dënuarin pa faj. Po lindën nga një nënë që deshi jetën dhe luftoi për gjenerimin e saj, por dëshira e dikujt tjetër e detyroi që ninullat t'i lajë me lot, e ky lot të lajë trupin e fëmijës së sajë nga lindja në perëndim.

Dhe unë, duke biseduar me Darvinin dhe Engelsin u them se kanë bërë një gabim në përcaktimet e tyre. Njeriu është qenia më barbare, jo më civile. Njeriu i fortë zhduk gjithë llojet tjera e bashkë me të, për egon e tij, ndosht një ditë do të zhdukë edhe llojin e tij. Hë, më thoni, a ka humanizëm këty, kur një apo dhjetë vetë në një shtet apo në një kontinent kanë pasuri sa nëntëdhjetë për qind të popullsisë?
Dhe njerëzit me barkun të ngjitur për kurrizi të poetit Zaplluzha, nuk janë njerëz që nuk e duan jetën. Jo,ata po të gjejnë ndonjë punë, punojnë, e punojnë shumë, por frutet e kësajë djersa të derdhur lumë i merr një, ai më egoisti, ai më i forti, ai më barbari, ai më...,ndërsa të tjerët që punojnë "përtej mundësisë" shtrijnë duart e mpijta " Më fal ndonjë send zotni", Ah jetë o jetë. Ah shoqëri o shoqëri që lind kaq shumë gjakpirës e makutër!

Ja pra se si duken në miniaturë
Miqtë e mi të vegjël
Me barkun e ngjitur për kurriz
Dhe gojë të hapur siç hapin sqepin
Zogjtë e posa të lindur në maje të plepit

Poeti i shikon me dhembje "miqtë e tij të vegjël" I shikon, qorton me kurajo, duke treguar këtë realitet të dhembshëm, duke e shpalosur para botës mbarë,këtë shoqëri të shfrytëzimit, por të fortit nuk duan të dijnë. Ata bile nganjëherë shkojnë edhe në vendet e kultit për t'u falur. Shkojnë, jo se e ndjejnë, joo, kurrësesi, por duan që para duarve të shtrira dhe fytyrave të mpijta, para atyre që barku u është ngjitur pas kurrizit kockëdalë, të duken më të përvuajtur. Duan që të duken viktimat e kësaj shoqërie, e, edhe pse kështu, të vuajtur, besojnë tek Perëndia, i luten dhe i falen asaj, luten e falen për popullin e kështu, edhe këto kërkojnë një vend në parajsë, e në mos për vete, për popullin. "Vuaj në këtë botë që në atë tjetrën, të gjejshë parajsën është moto e klerikëve, e këtij kori i bashkohen edhe të fortët të cilët me sa duket, ngaqë "mendojnë" kaq shumë për "lumturinë" e popullit, kanë menduar që këtu të jetojnë mirë e në "botën" tjetër të shkojnë në ferr për të lënë parajsën për të vuajturit e kësajë jete. Çfarë zemërgjërësie!
Poeti Adem Zaplluzha, si një gurëgdhendës i mirë me fjalët e tij. I zgjedh me kujdes, i laton dhe me durimin e një mjeshtri i vendos në murin e kështjellës. Ashtu si tek i gjithë opusi i tij i gjërë prej 191 vëllimesh të shkruara me një bosht të qartë atdhedashës, mbrojtës të të drejtave të kombit, mbrijtës të interesave të popullit, mbrojtës të të drejtave të shtresave të varfëra si tek kjo poezi nuk kanë vend fjalët e huaja, të cilat në shqipen e pastër e kanë kuptimin e tyre të Karakteri rrëfimtar, i pasur me figura e metafora u jep poezive të Zaplluzhës letër njoftimin dhe bukurinë estetike, i bën ayo të lexohen me ëndje nga lexuesit dhe dashamirët e poezisë të emocionohen nga dhembjet që poeti përshkruan me aq saktësi, emocione që herë herë na bëjnë të revoltohemi ndaj padrejtësive që i bëhen këtij pupulli, qoftë nga armiqtë, po ashtu edhe nga disa bijë plangorishës të tij
Poezia e Zaplluzhës është një gur i vendosur bukur në themelin e kalasë të poezisë shqipe, e cila duhet të krenohet me këtë autor të nderuar.
Urime dhe suksese të mëtejme, poet i nderuar Adem Zaplluzha!