Montag, 19. Februar 2018

Nehat Jahiu: NAXHIJE DOÇI - KRENARIA JONË...

Naxhije Doçi

Shkruan: Nehat JAHIU

Të gjithë ata (ato) që kanë pasur mundësi për të përcjellur veprimtarinë e një femre shqiptare siç është e nderuara znj. Naxhije Doçi jo vetëm që do të kishte ndjerë kënaqësi shpirtërore nga veprimtaria e saj, por edhe do të ndjehej shumë krenare ose krenar, sepse veprimtaria e saj nderon kombin të cilit i takon, nderon popullin e vet, familjen dhe në përgjithësi nderon vendlindje dhe atdheun e vet që e lindi, e rriti, e deshi dhe sot me shpirt znj. Naxhije Doçi nuk ndalet duke dhënë kontributin e saj në shumë aspekte dhe për këtë nuk ka nevojë aq shumë të flitet dhe të shkruhet, sepse për te flasin veprat  që ajo ka bërë deri më sot. I tërë opinioni shqiptarë si në trojet tona dhe në diasporën shqiptare që kanë përcjellur aktivitetin e saj ,kanë pas rastin të njohin një krijuese të mirënjohur të letrave shqipe, një hulumtuese shkencore, publistike, kulturore humaniste etj. Znj. Naxhije Doçi është njëra ndër femërat më të angazhuara në shumë dimenzione  gjatë jetës së saj dhe kontributi i saj kurr nuk ka munguar me vite të tëra, por nuk mungon edhe në diëtët e sotme... Vite të tëra kemi pasur rastin të lexojmë veprat e znj. Naxhije Doçit dhe kemi pas rastin të shohim dhe lexojmë tema të ndryshme të cilat i ka trajtuar dhe kurr nuk ka ditur të lodhet dhe të ndalet së punuar dhe kontributi i saj gjithnjë ka ngelur në veprat që ajo ka bë deri më tani dhe ky kontribut i znj. Naxhije Doçit do të jetë një frymëzim për gjeneratat e reja nga brezi në brez. Edhe unë pata fatin që nëpërmjet krijimtarisë së saj të njihem deri diku me veprimtarinë e znj. Naxhije Doçi, por, njëherit për mua ishte edhe një fat i madh që ta takoja në disa raste nga afër edhe në takime letrare, promovime librash etj., ku edhe mu dha rasti shumë herë të bisedoja me te dhe të ndjeja një kënaqësi shpirtërore dhe të ruaj shumë kujtime që do të më mbeten gjithnjë të paharruara.  Përshtypjet që mora në këto takime, biseda, leximi i një numri të librave të saj dhe biografia, veprimtaria e znj. Naxhije dhe familjes së saj më nxitën që të shkruaj disa fjalë në këtë shkrim timin që do ua ofroj edhe juve të nderuara mike, miq të mi dhe mbarë opinionit që do lexojnë këtë artikull timin të shkurtur shkruar për të nderuarën dhe shumë të respektuarën znj. Naxhije Doçi.

Të shkruash për personalitet të tilla siç është në këtë rast znj. Naxhije Doçi na duhen shumë fjalë e fjali për ti hudhur në faqe të letrës, por na duhen edhe shumë e shumë faqe të tëra për të përfshirë një biografi dhe veprimtari të begatë të znj. Naxhije Doçi dhe përsëri sipas meje përsëri ndoshta nuk do kishim mundur të përfshinim, sepse po e them edhe njëherë se biografia e znj. Naxhije është shumë e pasur. Por, besoj se në një të ardhme do të shkruhet edhe shumë më  tepër se sa është shkruar, sepse meriton shumë e më shumë të flitetet dhe të shkruar për një zonjë shqiptare siç është znj. Naxhije Doçi që unë në këtë rast do të thoja se znj. Naxhije Doçi është krenaria jonë kombëtare.

Naxhije Doçi është e lindur në Therandë (Suharekë) në Familjen Bajraktari të Therandës. Kjo familje më së dy shekuj ishte prijetare në luftërat për liri të tokave shqiptare, ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit njëzet ishte e përndjekur dhe e burgosur pse vepronte me përkushtim për t’u çliruar nga pushtuesi serb në Kosovë. Babai i saj, Destan Bajraktari, profesor, ishte i anatemuar nga pushtuesi serb, i burgosur politik, folklorist dhe autor i më se 40 veprave poetike e folklorike.

Naxhije Doçi shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Therandë, të mesmen, Normalen në Prizren, Fakultetin Filologjik-Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Prishtinë. Është e martuar dhe jeton në Prishtinë me bashkëshortin, prof. dr. Rexhep Doçi dhe ka tre djem me përgatitje të larta shkollore e shkencore. Mbi 30 vjet ka punuar profesoreshë në shkolla fillore dhe të mesme te Prishtinës. Nga viti 2000 Shefe në Drejtorinë për Arsim-Komuna e Prishtinës dhe zëv. drejtor.

Në vitet e 80-ta në shkollën ku punonte, tani Shkolla e Mesm Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, për shkak të reagimeve të shpeshta ndaj ndëshkimit të nxënëve shqiptarë, që dilnin në protesta kundër pushtimit dhe diskriminimit serb në Kosovë, bije në sy për të keq tek administrata e shkollës dhe më gjërë. Reagimet e saj do të vazhdojnë edhe në kohën e ndryshimit të amandamenteve kushtetuese në vitin 1989 në Kosovë, segregacionit në shkolla dhe helmimit të nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Kosovës, më 1990. Në klasën ku ishte kujdestare e klasës (kl. IV) i helmohen 23 nxënëse nga helmet toksike misterioze serbe dhe me ndihmën e nxënësve të paprekur nga helmimi i bartë me veturën e vet dhe si të mundet nxënëset e helmuara të klasës, as të gjallë e as të vdekura, për t’i dërguar deri në spital, si edhe nëpër shtëpitë e tyre. Angazhimet dhe veprimet e tilla do të kritikohen rrebtë nga administrata diktatoriale e kohës dhe për këtë do të ftohet disa herë në bisedat e ashtuquajtura informative në SUP-in e atëhershëm tmerrues serb në Kosovë, si edhe do të merret vendimi për përjashtim nga puna si profesoreshë. Në vitin 1991 një vendim i tillë makabër do të bastardhohet, se tani të gjithë nxënësit dhe mësimëdhënësit shqiptarë ishin të përjashtuar e të diskriminuar nga e drejta për shkollën shqipe. Edhe gjatë mbajtjes së mësimit nëpër Shtëpitë-Shkolla është torturuar fizikisht e psiqikisht prej policëve serbë, që hynin me barbari të paparë edhe në orët mësimore, në Shtëpinë-Shkollë. 

Nga viti 1989 Naxhije Doçi është marrë intenzivisht me aktivitete të organizuara arsimore e politike në të mirë të Kosovës. Ka punuar shumë për shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare në Kosovë, si edhe për të drejtat e saj.  
-Është themeluese e Degës së IV te Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, ndërsa në vitet 1992-1997 zgjidhet edhe nënkryetare, si edhe kryetare e FGLDK për këtë Degë. 
-Pas luftës zgjidhet sekretare gjenerale e FGLDK dhe kryetare e Degës së II të FG, në Prishtinë.  
-Nga viti 2010 dhe aktualisht është nënkryetare e Forumit të Gruas të LDK.
-Më 2004-2008 zgjidhet deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës
-Më 2005 shpallet Ambasadore e Paqës Universale në Botë.
-Në Kongresin Mbarkombëtarë të Gruas Shqiptare, mbajtur në Prishtinë 
 më 2012, shpallet Gruaja Shqiptare e Vitit 
-Naxhije Doçi është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK)
-Nënkryetare e PEGASI-KOSOVA dhe anëtare e LNPSHA “PEGASI”-ALBANIA 
-Anëtare: Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë - Prishtinë.
-Anëtare e QKPSHA-Gjakova, në Gjakovë.
-Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Elena Gjika-Dora D’Istria” - Therandë


Naxhije Doçi është shkrimtare dhe ka shkruar këto libra: 

1.“Shpirti i dërmuar-Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë
    1997-1999”,Prishtinë 2001, (330 f).
2. “Destan Bajraktari folklorist, letrar dhe atdhetar ”-Prishtinë -2009, (445 f.)
3. “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, 
    Prishtinë -2010, (441 f.).
4.”The Serbian crime and rape against the Albanian Woman in Kosova 1997–1999” Prishtinë – 2013, (465 f.)                                                                                                                                                        5. Libri me poezi “Kohë flakadanësh të lirisë”, Prishtinë - 2012, (205 f.)
6. “Times of flambeaus of fredoom” - Pristinë, 2012, (205)
7. Libri: “UDHA E KOMBIT-Ëndërr e dehur e rrënjës”-Poezi, Prishtinë -2015, (120 f.).
8. Libri me poezi “Vargëzim mbi gjurmë” – 2017 (120 f.)


Naxhije Doçi ka marrë pjesë në shumë tubime letrare dhe shkencore në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, ku edhe ka marrë shumë Mirënjohje, si edhe ka zënë vende, ndër të cilat edhe:

-Vendi i parë – Konkurs Letrar: Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, në Kastriot, 02.11. 016
-Vendi i dytë – Konkursi Letrar –QKPSHA “Gjakova”- maj 2014 etj.
-Vendi i tretë – Konkursi Letrar - Therandë – 2014 dhe më 2015.
-Një numër të madh poezish i ka të botuara nëpër Antologji të ndryshme, botuar gjithkund nëpër trevat shqiptare, e disa sish edhe të përkthyera. Nëpër këto libra ka të botuara edhe shkrime publicistike, rrëfime lufte etj.


Mirënjohjet:

-Titulli “Krenaria LNPSHA – PEGASI- ALBANIA”, Tiranë 2009.
-Titulli: “Publiciste e vitit 2013 për Kosovë”-“PEGASI”-Albania.
-Mirënjohje “Ulpiana Krenaria jonë”-Kuvendi Komunal-Prishtinë (Drejtoria për Kulturë) -2013
-Mirënjohje “Engjëlli i Ulpianës” – 2014, si edhe shumë Mirënjohje të tjera, diku mbi 40 sish
-Naxhije Doçi është autore e shumë fejtoneve gazetareske për tmerret e luftës në Kosovë, vlerësimeve shkencore dhe e punimeve etnografike dhe gjuhësore. 

Është recenzuese veprash letrare në prozë dhe në poezi dhe autore tekstesh shkollore si:

1. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl.e IV. 
2. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl. e V-të. 
3.  Libër leximi për kl. e III – “Mësojmë shqip”

Prishtinë - 2018



Poezi nga Naxhije Doçi


NJË JETË NË KËRKIM TË DRITËS
 (Korifeut Destan Bajraktari)

Stinëve me hapekrahje të dehur lirie
në Kosovën flamur shkabë anë e mbanë
flas me emrin tëndë në pllakë mermeri
ngritur në Therandën rrënjëthellë lashtësie
djep në rrjedha zgjimi me dehje frymëzimi
ku u linde ti puls i ndezur orfeik
nga hirësi e etur në ekstazë shprese.

Përbri krahëhapur në përqafim të diellit
gumëzhin hareshëm tempulli i diturisë 
me emrin tënd pagëzuar 
“Destan Bajraktari”
ta mbanë ison e moteve të derdhura
me dëshmi krenarie kurorëzuar.
Feniks i dëlirë nga hiri yt ripërtrirë
të flakërinë edhe “EMBLEMA E ARTË
për veprimtari jetësore në çështjen kombëtare”, 
Mirënjohjet në numërim të shumtë për krijimtari,
të thanë edhe simbol me përkushtim thesari.

Në Prishtinë, ku gjatë bëre jetë sfidimi
një rrugë e emërtuar
ujëvarë zgjimi emri yt, 
galeri urtësie.

Penarti pishtar me syrin zjarr
vargëzimesh të derdhura me motive agu
mençuritë popullore në panumërim
një jetë në kërkim të dritës
ritualin e buzëqeshur shqip
me shkronja mrekullie qëndisur
në tërë trinën e trashëguar
në ribashkimin 
me gjoks e zemër kërkuar. 

Ti pajtimtar i sprovave të mëdha 
vëllain me vëlla të përqafuar e doje
shtrëngimin e duarve me thellësi ndjenjësie.
Vetëm kështu shuhen përmallimet thoje,
dhembjet fashiten e plagët shërohen, 
pa pikë gjurmësh mbesin ndasitë,
shlirshëm jehojnë shtigjet skaj më skaj 
nga melodi e krisur.

Përjetove burgje të tmerrshme
labirinteve të errëta, Fortesë Ifi 
përplotë me lagështirë trishti
e minigjallesa gjakpirëse mveshur shtatit
në Rahavec e në Prizrenin lashtor
me vargonj robërie pllakosur,
të shumtat nëpër Serbi 
me krime krekosur.
Mesnatave të damkosura deri në shëmtim
torturimet fizike me petk mesjete 
nuk kishin kurrë të ndalur mbi ty
deri edhe për vdekje,
UDB-istët kriminelë serbë
dhe argatët mjerana të paguar
edhe mendësinë tënde në fokusim.

Hark ylberi me shkrepje pranvere
në mijëvjeçarin e tretë rrëzëllues
dhjetëvjetësh i dytë në hapërim
kurorëzuar edhe me PAVARËSI të shumëpritur
Kosova me dekret madhështie të vlerësojë
“MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE”
të dekorojë.

Në shpalosje të derdhur plotënie
falënderimi jeh i pashuar 
melodi orfeike e komponuar.

Prishtinë - 2017




BARDHA E ANADRINISË

Atë ditë kur qe bërë nuse Bardha e Anadrinisë,
thotë legjenda,
u shkundën guximshëm përgjumjet e stisura
stinë e të vjelave në përfundim ishte 
me hove zgjimi nëpër damarët e etur,  
djersa e derdhur shtonte dashurinë
për rrëfimin me dehje falënderimi
sofra e shtruar në hark ylberi shëmbëllente.

Tri ditë e tri net 
shiu ra si me grykë të testisë
kur qe bërë nuse kohe Bardha e Anadrinisë, 
në kullën me trashëgimi të ndezur historie
dilemë në copëza të derdhura jete
për ndryshimin e lojës së fatit,
melankoli e thellë përmallimi 
që dridhi fjalë e zemër 
te secili me emër. 
Lutjet e përrallëta me ofshame të heshtura
as shqetësimet det me dallgët stërkala 
nga bindjet mbetur peng i moteve
nuk mund e ndalnin hovin e rrëkesë
as lindjen e së resë 
ndër peizazhe të shirta e ograja.

Tri ditë e tri netë nuk pushuan as zurla e tupana
as krisma krenare e pushkëve të etnisë
e jehu brilantë i qiftelisë 
kur qe përcjellë nuse Bardha e Anadrinisë.
Martohej m’atë anë bjeshkësh të harlisura,
në Lisnajë
me princin e ëndërrave të saj 
martesë magjike me aromë muze,
nga madhështia e dashurisë së paskaj 
lotë gëzimi rrëkaj. 

Uratat në komponim të gyfuar 
për bekimin e lumturisë 
në kopshtin e zemrës,
përtëritjen e trashëgimisë së dëlirë
në kulla rrëzëlluese guri 
me valvitje të flakëruar flamuri.

Prishtinë -2018



KULLA QË OFSHAJNË
(Shqiptarëve të migruar nëpë botë)

Përshëndetje me gjuhë zemre
ju kalorës të gjakut tim sublim 
të fisit plisbardhë pellazdo-ilir 
të moshuar e të rinj
që morët botën në sy
në sfidim mynxyrash të përdalta 
bajlozësh të pështyrë 
të hershëm e në vijimësi
që rrëkëllyen gur e dhe 
mbi lashtësinë time të thinjur.

Përmallime zemre ndjejmë për ju
ag e terr
për gjallërinë përplotë hirësi
që mungon në përditëshmëri 
hapësirave të dritës.

Nëpër poret e thellësisë së dehur.
kurrë s’ju themi lamtumirë
pos urimit të pandalur: 
Mirëseukthefshit 
në tokën e melodisë së etur,
në Arbërinë e frymimit të pathyer
me krenari përmasash të dëlira!
Atdheu ju thërret
në gjuhën shqipe të shenjtë
me mbëltimin e dashurisë së virgjër,
vendlindja e vrullit të ndezur
hapakrah ju pret
në prehërin prush.

Edhe mijëvjeçari shpërthyes i tretë 
përplotë stinorë durimi
me dhembje të arkivuara
që vështirë të rangohen si të shkuara,
shumë strehë heshtinë e mekur
në fshat e në qytet,
kulla që ofshajnë 
me ritme pritjesh të pathyera
për jehun kumbues me nota zgjimi 
për përtëritje frymimi.

Themele e mure 
dëshmi e ruajtur trungu
ndërtuar me djersën tuaj të përlotur
derdhur largësive të zhveshura, 
globit skaj më skaj.
Modernja e stilizuar
me traditën e trashëguar
art i përkryer,
melodi me rreze purpuri akorduar.

Poezi marrë nga libri “UDHA E KOMBIT - Ëndërr e dehur e rrënjës””, Naxhije Doçi, Prishtinë-2015.



YLL I PASHUAR I LIRISË
(Ismet Jashari, Kumanova)

Heret i braktise bankat shkollore
në Orizaren tënde flamur shkab
ku u linde ti lulekuqja e jehut bjeshkë më bjeshkë
Ismet Jashari Kumanova, 
nga UDB-istët serb vinte trishtimi
fëmijëri e rini në kthetra ngujimi.

Krahëhapur ëndërrash rinore 
rrezet e diturisë në Kumanovë i vazhdove 
në mundje të errësirës 
relikt i robërisë së gjatë muresh të hekurta farkuar, 
histori e paharruar.
Lamtumira vendlindjes, mall i pashuar
dhembje e shtuar nga gjeografia e përlotur 
përbetimi në qiell e tokë 
fisnikëri me rreze dielli praruar
se do t’i dalësh zot
rrënjës që të kaliti shtat e kokë.

Në Zvicër gjete strehimin,
atje edhe e more vendimin 
për ta luftuar me pushkë në dorë
pushtuesin serb në Kosovë,
në tokat arbërore të etura për liri
që nga lashtësitë e hershme
krejt madhështi. 
Në pranverën 1998 u ktheve
bashkë  edhe me Fehmi Lladrovcin e Xhevën
edhe me zemërzjarrët të tjerë si ti
flakadan për liri. 
U kthyet për të sjellë pranverë
buzëqeshjen e dehur dhe rrezet me diell.

Familja të bekoi për vrullin flakadan
vajzat po të rriten pa bekimin tënd
përmallimi për Ty det i paskaj
krenaria bjeshkë me borë
stemë e kurorë.

Ismet Jashari Kumanova 
shkëmb-graniti për trimëri e burrëri
me djallin serb fyta-fyt e përballë, 
në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
luftëtar e komandant
emblemë e gjallë.  

Syshqiponjë në flakë e në barot. 
për shtigje të bardha me sy dielli
agun me porta shprese flakëruar,
në Zonë të Dukagjinit e në Llapushë
në Likoc e Dranoc 
rrathët e ferrit i përjetove
por kurrë nuk u dorëzove.
I pamposhtur luftove 
edhe në Klecke e Llapushnik
në Malishevë dhe në Jezerc e në Shirokë.

Grykë e Carralevës reliev i dalldisur në pagëzim trimash
ku agojnë vrullet për pavdekësinë
në shfarosje përbindëshish të pështirë.

Ismet Jashari Kumanova  
Yll i pashuar i lirisë 
në hark ylberi përjetësuar
Jeh frymëzimi me besë e rrëfe
dëshmorë i rënë për atdhe.

Prishtinë – Janar - 2018  

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen