Donnerstag, 14. August 2025

Vera GJONAJ : MËRGIMTARE PO ME ZEMËR NË SHTËPI

Vera GJONAJ











 MËRGIMTARE PO ME ZEMËR NË SHTËPI


Çdo mëngjes zgjohem me mall në shpirt

Për vendlindjen time, për dheun e lirë

Më flet toka ime nga largësia

Më thërret si nënë, më përshëndet si bija


Por jam këtu  në një tokë të huaj

Me burrin tim, me fëmijët që dua

Kemi ardhë bashkë,  jemi rritë me mund

Por kemi qëndru si gurë në fund


Çdo kafe që pi më sjell ndër mend

Buzëqeshjet e prindërve  sofrën e vendit tem

Më del fjala e tyne e drejtë si drite:

“Mos u josh prej fjalëve  shiko çka bëjnë njerzit.”


Kur hedh një hap mendoj me mall

Si janë vëllezërit, a më kanë ndërmend vallë?

Po malli s’më thyen se kam krah për krah

Burrin që më dha besë dhe kurrë s’u nda


Fëmijët i kam si syte e ballit

Janë rritë me mu , s’janë larg prej shpirtit

Kjo është pasuria që më mban në këmbë

Me ta çdo ditë më kthehet vendi n’mend.


E kur më thërret hidhërimi me fjalë

Më vjen në zemër mbesa  lule e bardhë

Ajo më jep shpresë, më jep një dritë

Se rrënjët tona nuk treten me ditë.


Fjala “familje” është gur i rëndë

Fjala “gjak” është flamur që s’bie në dhe.

Morali i mirë fjala e drejtë

Na mban të fortë, na bën të shenjtë

Mirushe H.MUSA : Flasin pushkët, flasin shpatat

Mirushe H. MUSA


 










Flasin pushkët, flasin shpatat !


Për mes vargjeve zbrita malet,

Dhe bilbilat me këngë t'rapsordëve,

Deti kendon himnin me dallgë, 

Era fletë metologjinë e moçme. 


Nis lahuta ne mure të oxhakut,

Me i kënduar këngët kreshnike,

Flet mbi vargje me plis plaku,

Për tokat tona historike. 


Rrëfejnë bjeshkët rrufetë qiellore,

Për Perënditë e të parëve pagan,

Për kreshniket me gjoks shkëmbi ,

Që gjuhën shqipe ata na e lanë.


Në kulla baroti me frexhi të larta, 

Flasin pushkët, flasin shpatat,

Gurët rrëfejnë,besën e shqiptarit,

Si trimat u ngriten edhe nga varri.


Hapen portat në ballë të kalasë,

Baladat e moçme nuk kanë fund, 

Dhe gojëdhënat rrefejnë legjendë,

Nusja e besës qëndron mbi Bunë .


Donnerstag, 26. Dezember 2024

Alketa Lamaj : Buqetë poetike

Alketa Lamaj

 

ME LINI TE GABOJ...


Pse tua mbyllësh derën në fytyrë gabimeve?!

E ke ndarë mendjen tu japësh fund mësimeve?!

Po ec aty dhe gabo sa më shumë…

Apo mos do të kalosh gjithë jetën në gjumë?!


Mos të gënjej mendja se je ndryshe nga të tjerët?!

Si nuk e ke kuptuar këtë gjë më herët?!

Kush ishin ata që të kërkuan te jesh perfekt?!

Na lër rehat të jetojmë këtë jetë!


Bëj gabim pas gabimi do të thosha unë!

Hapi vetes sa më shumë punë!

E mira është mos të bësh gabime të përsëritura!

Rezultatet e tyre janë të ditura!


Unë shkrihem gazit me gabimet e mia.

Asnjë detaj nga ato nuk do të fshija!

Ajo që iku nuk kthehet më sot,

Ke të ardhmen në duar, dakort?!


Gabimi më i madh është të mos bësh gabime!

Zero frikë, asgjë e bukur nuk arrihet pa dështime!

Dhe një gjë tjetër të thënë nga të tjerët dëgjo:

“Po të kapën me presh në dorë, prano“.


SHTERNGAT Z BORES


Jepi më godit,

Kam arritur në një pikë që s’të kam më frikë!

Më godit me dorë, këmbë, kokë,

Derisa pa ndienja të bie në tokë!


Edhe pa forcë do çohem në këmbë!

Do duroj edhe kur dhemb!

Jam një dështake që ringrihet gjithmonë!

Kurrë, kurrë s’do heq dorë!


Jepi më godit fortë, fortë, më fortë!

Vetëm të lutem mos më prek në kokë!

Sepse aty veten se ndihmoj më dot!

Jepi, je e lirë, më kamxhiko, gjymto!

Alketa

Alketa Lamaj

Nuk rri dot pa të parë


Të vura unë re ty,

kur në turmë kërkoje veç sytë e mi.

Dhe ta dish që nga ajo ditë,

nga mendja s’mu shqitën kurrë ata sytë!


Ata ishin plotë jetë e shkëlqenin,

të vërtetën me zë të lartë rrefenin.

Shkëlqenin më shumë se yjet në qiell.

Po ku ishe fshehur ti o diell?!


Qëkur u takuan sytë atë ditë, 

ndodhi një nga mrekullitë. 

Shikimet e bukura, plotë ëmbëlsi, 

të bënë njeriun më të veçantë ty.


Pse ashtu më shikon?

Po për dreq pse bën sikur s’kupton?

A nuk të thanë gjithçka sytë?!

Kanë nevojë për shumë fjalë dashuritë?!


Ti më kupton shumë mirë…

Nga sytë më zbërthen shpirtin e dlirë.

E kur të rreshtësh së më shikuari,

Do të kuptoj që kam rreshtur së ekzistuari.


ÇOHU MA..!


O ma çohu të shikosh njëherë vërdallë!

Unë kam bërë një djalë, me ma i fillojnë gërmat e parë!

Çohu të shikosh sa gjërat kanë ndryshuar!

As nuk ke për ta besuar!


O ma çohu të shikosh edhe njëherë vërdallë!

Për një çast të jetojmë sikur të ishe gjallë!

Po vajte kaq vite moj ma pa na parë?!

A të treti ai varr?!


Çohu, kam ardhur të të zgjoj!

Asnjë nuk dua të dëgjoj!

Çohu të hedhim një valle!

Këtë herë do jetë pa halle!


Do të çoj me zor!

Vetëm një çast po të kërkoj…

Dhe më pas, vetë me dhe do të mbuloj!

Vallë shumë po të kërkoj?!

Samstag, 5. Oktober 2024

Mehdi HYSENI : VARGJE SATIRIKE

Mehdi HYSENI
















EMRAT - KARAKTERET!

Emrin e ka Besnik
t'i besosh, vështirë
të pretë n' besë e ikë
aspak keq pa u ndier.

Emrin e ka Besë
besë s'mund i zënë
mashtrimin e ka ves 
sy në sy të rrenë. 

Emrin e ka Fitim
jeton veç me hua 
hyn borxh pa pretim
pa pasë kah më i la!

Emrin e ka Fitore
me fitua nuk fiton
leku i rrëshqet dore
me humbje jeton.

Emrin e ka Bashkim
shtinë pyka e përçarje
në mbrëmja e agim
rinohet kur ka ndarje.

Emrin e ka Shqiptar
e Shqipërinë e urren
e shanë atë pandarë
sa herë gjen teren.

Emrin e ka Atdhe 
atdheun e përbuzë
harron se në të ka le
e kafshon si meduzë.
   
 Emrin e ka Çlirim
luftëtarët i akuzon
i shanë në vazhdim
aty ku fjala i shkon.

Emra shqip e më vlerë
të bukur me shumë peshë
po s'u puqen me karakter
më mirë fare mos t'i kesh.



ME SHAMI VOTA PËR QEVERI!
     (Satirë qëllimmirë)

Dy deputet nga shumica
A-gusholli e Ko-rren(i)ca
shkuan në zyrën e ministrisë
m'i ba dert punë e shamisë.

Si çdo herë zonja ministresh
doli e i priti duke buzëqesh
e shtruan bashkë muhabetin
u pajtua e ndërroi dekretin.

Ju dërgoi ,,virman"drejtorive 
të lejohet bartja e shamive 
me ujë zemzemi ngritën gotat
Rroftë shamia, rrofshin votat!

Nuk vonoj doli mulla Kudreti
përmes tiktokut i përshëndeti
lexoi një sure bukur të gjatë
premtoi përkrahje në fushatë.

I çoi selam ''Lëvizjes t' Deçanit''
i bëri thirrje në emër të islamit
mblidhni mend e ejani në veti
kem bedelë në krye pushteti!

Sa ma shumë ju po konvertoheni  
aq më shumë këndej po shtohemi
do ta shtyjmë përpara rivalitetin
kush po e zhbën përpara shtetin.

E pala tjetër ia ktheu me shpejtësi
një valë pagëzimesh me fotografi
e në emër të kryqit të pagëzimit
bëri serish thirrje më dalë prej,,dinit"

Derisa qeveritë të luftojnë për vota
religjioneve fetare do t'ju rritet kota
për sa kohë ne sorollatemi nëpër fe
armiqtë tanë do t' sundojnë mbi ne.

Përderisa n' mulli tyre vet ju çojmë ujë
në palcë të kombit do të na shkel i huaj
Andaj t'i lëmë garat me flamuj fetar
ta forcojmë Shqipërinë e Kombin shqiptar. 

Për Shtetet, Komb e Shqipëri të bëhemi NJË 
e larushit fetare po doni, mbani nëpër shtëpi!



,,NUK U KUPTU KUSH KË E PASKA TORTURU’’!  

Nga thellësia e tokës nëntë pash 
mbi sipërfaqe doli ,,zotëri'' shkopi
Për t’ia hequr vetës emrin udbash
E për të treguar se ai është,,patrioti’’.

Në studio erdhi me një krah dosje 
pa frikë e pa u skuqur në fytyrë 
kryepërpjetë fliste me krekosje 
thua se edhe sot është në detyrë.
 
Mbante para vete si dikur letër
Po n’vend shkopit,lapsin në dorë
Përgojoj gra e burra, t'ri e t’vjetër 
duke i etiketuar si bashkëpunëtorë.

Etiketoj organizata e grupe ilegale  
ngritë tymnajë për t ‘ lë me kuptu 
se nuk ka rrahë askënd për ideale 
po se njëri tjetrin e paskan spiunu.

Na mbajti ligjërata për kushtetutën  
Na bëri me dije se ende është gjallë 
Juve që ju kam rrah tha,s’ua kam tuten 
Prapë këtu me keni kurdoherë  përballë. 

Shtet u bëmë,po s'ndërruam frymë
ngatërruam gjëra i bëmë mish, mash
prapë vjen xhelati viktimat i pështyn 
e njerëzit akoma i shkojnë atij pas!

Aty ku drejtësia nuk vë dorë, 
mbetesh i dëmtuar edhe fajtor!


Montag, 23. September 2024

Fazli Ferati : Buqetë poetike


FAZLI  FERATI


 








ASGJË POS ÇASTIT

Asgjë pos çastit

pos fjalëve

pos fotove

pos vendit e kohës

Asgjë edhe kur qielli

mbulohet me re

e përmallshëm

pikon shi

Asgjë kur gjethët

nga degët

binin në tokë

pa u ndi

Asgjë

kur shpirti një ditë

gjen qetësi

E asgjësë, për asgjë, nga asgjësë

ASGJË...


MEKATI

Nga mekatët e tjerë

ty të vënë

në mes të zjarrit

E di

që s'ke faj

në këtë kohë

të paqartësive të mëdha

ku digjet i pafajshmi

E fajtori krekoset

tarifa

pa u turpëruar



VAJZA ME FUSTAN

Sot Dua

i mbushi nëntëmbëdhjetë muaj

flet ca fjalë

kërcen e di të luaj

Posa zgjohet në mëngjes

të gjithëve na përqafon

në mbrëmje me babin e axhin

Flet në telefon

Dua

është gëzimi i shtëpisë

mjalti i mjaltit

ajka e lumturisë









DRITËROJNË

Atje

dielli nuk perëndon

është hëna

me dy yje

që nuk e lë

të praron

Atje

s'ka vend për errësirë

janë engjëjt

me ngjyrë ylberi

që prore dritërojnë

në atë hapësirë


Freitag, 20. September 2024

Bali HAXHIU : Dy poezi për fëmijë

 

Bali HAXHIU





NXËNËS TË DASHUR

-Për fëmijë-
Nxënës të dashur
Ju kur shkruani
Shkronjat brenda fjalës
Mos i humbëni.
Nëse një fjale
Të gjitha shkronjat nuk ia vë
Atëherë s'do të këtë kuptim
Na del fjalë e re.
Të jemi të kujdesshëm
Mirë të veprojmë
Me disa shembuj
Po e dëshmojmë.
Fjala dorë, bëhet orë,
Fjala derë, bëhet erë,
Fjala mik, bëhet ik,
Fjala muri, bëhet uri,
Fjala pjeshkë, bëhet bjeshkë...
Shtator, 2024


E MENDOJA SI KOPSHT ME LULE (I frymëzuar nga një ish nxënës imi)
Edhe unë si çdo i ri, Gjermanisë ia kisha mësy, E mendoja si kopsht me lule Nuk e dija se shpirti do më vjen n'maje hynde.
Unë kur shkova në Gjermani, Më mungonte familja, atdheu, kisha mërzi, Nuk më doli ashtu siç e kisha paramenduar, Një fjalë shqipe s'kisha me kë me ndërruar.
Atje ishte si në robëri, Askush nuk të llogaritet për njeri, Të dhemb shpirti nuk gjen rehati, Je i huaj, nuk të do kush me të pa me sy.
I vetmuar pa askënd pranë, rroja, Punë gjumë, n'banesë, tjetër s'bëja, Një kafe nuk kisha me kënd me pirë, Gjithmonë me stres, monotoni.
Nuk di ku vate, nuk gjeja qetësi, Më shkoj mendja n'Kosovë me u kthye, Këtu kam atdheun, familja, koha, Këtu është gëzimi, parajsa, pasuria ime!
Gusht 2024

Xhevrije(Kurteshi)Nimani : Buqetë poetike

Xhevrije (Kurteshi) Nimani
















EJA

Ka kohë që nuk ke ardhur 
Pritjen tënde dhe qielli e ndjeu,
Lotoi gjithë stinës së verës
Për dhembëshurinë e mungesën tënde.

Ditët e zakonshme me vapë vere
Këtë vit ishin të freskëta e me shi,
Sepse deshën që lulet e verës
Të mos i vyshk era e moti.

Tani eja, është koha jote
Mos e lë stinën prap të lotoj për ty,
Bukurin e luleve ta ruajtën
Se je pjesë e kësaj toke dhe ti.

Porten si zakonisht, të hapur e ke
Ajo nuk mbyllet kurrë për ty,
Dhe era e luleve me ngjyra ylberi
Do ta mbush shpirtin plot lumturi.


FJALA…

Fjalë që shërojnë plagë
dhe zemrën lumturojnë,
në agime të freskëta
ditën e mirë fillojnë.

Fjalë që ndalojnë lotin 
dhe buzëqeshjen kthejnë,
për nënat  te pragu i derës
që bijtë e tyre i presin.

Fjalë e fjalë të mira
për ty mërgimtar,
malli për atdheun
kurrë nuk ka të ndal.

Fjalë e fjalë të ëmbla 
për të sëmurin në shtrat,
dhe për të moshuarin 
që kohën çdo ditë e mat.

Fjalë e fjalë shprese 
për gjithë njerëzinë,
të harrojmë brenga e vuajtje
dhe të gëzojmë lumturinë.



PIKA IME E DOBËT

Ti më je pika ime e dobët
Atdheu im i shtrenjtë,
Je vet gjaku
Që më rrjedh ndër vena.

Je frymëmarrja ime
Oksigjen që thith çdo ditë,
Kur ty të shoh mirë 
Bëhem flutur me krahë. 

Ti më je retinë syri
Që të ruaj ngado që shkoj,
Je më i bukuri në gjithë botën
Keshtu unë gjithmonë dua të të shoh.


PRANVERË NË SYTË E TU

  Kurban tu bëfsha
  Për sytë e tu pranverë,
  Gjithë bukuria e natyrës
  Ka hyr në ta e nuk del.

  Në sytë e ty 
  Shpirti gjenë qetësi,
  Ëndërrat e djallëzuara
  Kthehen në lumturi.

  Në sytë e tu çel pranvera
  Bleruar me lule e gjethe mali, 
  Njomur me vesën e luleve
  Mëngjeseve të majit.

  Në sytë e tu dielli ngroh
  Shpirtin e trazuar, 
  Hëna e kulluar lëshon dritë
  Natën për ta zbukuruar.