Shkruan: Zekerija IDRIZI
Silke Liria Blumbach është shkrimtarja polioglote gjermane që i bën nder të veçantë letërsisë dhe kulturës shqiptare në pëgjithësi.
- Marrëveshje për bashkëpunim letrar dhe miqësi të sinqertë
Vizitë dhe bisedë miqësore, thellësisht shpirtërore, në spitalin me reputacion botëror të Berlinit me këtë poete, shkrimtare e përkthyese brilante. Përndryshe, zonjë Silke flet dhe shkruan perfekt në gjuhë shqipe, si dhe ka njohuri të thella për historinë, kulturën, etnopsikologjinë dhe letërsinë shqipe. Njohëse e shkëlqyeshme dhe përkthyese brilante e gjuhëve: shqip, anglisht, frengjisht, spanjollisht, portugezisht, gjuhën gjeorgjiane etj.
Deri më tash, ka botuar gjashtë libra:
- "Dyzet vdekje në Sarandë", SHB Naim Frashëri, Tiranë, 1999
- "Karavela e fundosur", "Ditët e Naimit", Tetovë, 2002..
- "Ditari i një kthimi", Tiranë, 2010
- "Lumi që rrjedh drejt burimit", "Ditët e Naimit", Tetovë, 2007
- "Beyond the Bows of the Heart" ("Përtej harqeve të zemrës"), botuar në SHBA, 2012
- "Një vit pas vdekjes sime", "Ditët e Naimit", Tetovë, 2017.
Poezitë e saj, që janë botuar në revista dhe gazeta letrare të vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe revista interneti, janë përkthyer në boshnjakisht, rumanisht, odia (një gjuhë e Indisë) dhe kinezisht, ndërsa ajo ka shkruar edhe poezi në anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjeorgjisht dhe hungarisht.
Ka fituar një sërë shpërblimesh letrare jo vetëm në botën shqiptare. Është anëtare e Drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” në Tetovë.
Fjalët janë edhe në qendër të jetës profesionale të saj si përkthyese. Ka përkthyer shumë libra të poetëve nga gjuhë të huaja në gjuhën shqipe.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen