Mittwoch, 18. Dezember 2019

Autorja që magjeps me "çmendurinë" e saj poetike


Shkruan: Zekerija IDRIZI

Sofia Dako Arapaj, është autorja që vërtetë më magjeps me "çmendurinë" e saj poetike. Këtë poete të talentuar ka bukur do kohë që me shumë kureshtje e lexoj. Thënë pak më ndryshe, bashkudhëtoj me muzën e saj, sa të thjeshtë e të çiltër, po aq edhe intriguese; muzë kjo të cilën autorja e ka shpërfaqur në pesë vëllimet e saj poetike… Si të mos lexoj „Sibilën e Shqipërisë", ku ajo me muzën e saj poetike monumentalizon mitet e antikitetit, dashurinë, dhembshurinë, mallëgjimin mërgimtar, baltën dhe natyrën e mëmëdheut, me të gjitha veçoritë e saj pitoreske….! Thjeshtë, perlat e saj të pushtojnë emocionalisht dhe të pasurojnë shpirtërisht…
Per ju lexues dhe dashamirës të fjalës së bukur artistike kam përzgjedhur disa fragmente sentenciale dhe poezi nga opusi i autores së nderuar S. D. Arapaj. Por ama, si teolog dhe mistik i përkushtuar që jam, më duhet të them sinqerisht se poezitë e saj "Zoti, ulet mbi flokët e mi" (kjo perlë qe më ka ngazëllyer në pikëpamje teozofike), "Arkeolog" dhe "Kali i Shën Mërisë", janë perlat më të rralla e më të magjishme për sa i perket shijes sime  artistike. E po, lexim të këndshëm!

„Nëse do rrefeja mëkatet,
duhet të më bëni gati turrën e druve...
Pranoj të digjem, sepse e kam flakën xhind të pastër...“

„Poezinë e kam sëmundje e nuk shërohem dot. Është kthyer në një gjë të paemer, në një cep të mushkërise. Duhet një sy t'a përgjojë, se mos më gllabëron ndonjë ditë.
poezite nuk i pelqen njeri...
Sa shume mund duhet, qe ato te ushqehen e fluturojne...
Sa here duhet te vdesesh e te ringjallesh per t‘u bere hiri i tyre.
Sa here duhet te mbash ne shpirt gozhden e helmit e te pershkruash çfarë ndjeve“.
Poezia eshte gjynahu qe e mban gjithe jeten mbi supe , fryma qe e mbron deri ne vdekje. Poezia eshte edhe vete, shen Maria. Gjithmone do kete nje femije qe i mbron...Gjithmone do kete nje vajtim gjaku., kurore prej telash, dhe me pas ringjalljen . Gjithmone shumica do te te duan, jo per poezine,por per meshiren,per femren,per nje loje me litar sa ti je e zonja te hidhesh mbi te. Do kete njerez , qe jane te lindur mos duan poezine,po emrin tend,dobesine tende,boshllekun ,mungesen , ate, sa maja e thoit, mungesen dhe asgje me teper.

Dhe ...
Zoti, ulet mbi flokët e mi,
qesh,më puthë,në ballë e sy....
më coi aq larg në emigrim,
që t i këndoje vec vendit tim...
Ai ,flet përditë e unë shkruaj,
rreth e përreth ëngjëj të huaj,
po Zoti im është zoti im,
e më rrëfen vec dhemshurinë...
Ai rrëfen e unë këndoj,
ndaj dhe cdo fjalë që ju diktoj,
t a merrni e t a thurni varg,
të ndjeni afër cdo të thotë larg....
po zoti im është zoti im,
dhe për cdo varg ka melodinë,
ndaj ulet përmbi flokët e mi,
qesh,më puthë,në ballë e sy...



Arkelog

Arkeolog,
o i vetmi poet i ringjalljes se agalmave!
O sherim i duarve te thyera, kokes se shperfytyruar,
shpirtit te cunguar, rrobes se vishnjes se shngjyrosur....
O zoter te paradhisit e te ferrit!
O te perjetesuar ne lundrimin e shigjetes se gjahut te eger!
O clirimtare te rrembimit te grave te lemuara...
Mua,mua, kush do me shpetoje, te me rrembeje buze e goje
prej lumit te kuq e te etur qe me ndjell me melodine orfeane.....
Oh, oh si paskerkan shteruar vullkanet,
te shperthenin e te me mbulonin nen dhe....

.......

do te me dergoje letra
letra pafund, letra minifund
sa nuk do te pushoje kurre...
letra te shkurtra,letra si lume
letra, kulturiare, letra...letra
letra qe te nanurisnin
e te embelsonin ne gjume....
letra magjistare,
sa te cmendesha
e me ne fund

te braktisja, per ty Akropolin
e te zihesha per ty me Posidhone....

po ne shkembyem
vetem dy dele
dhe ato ujku i heshtjes po i ha
nen qimen ku kullosnim erresiren
qe e fryme ,dhe beme sa nje tra.



Dy pikë lotë

Një valle Vllahe, dua të kërcej,
valle që s ngjan me asnjë në
botë,
të clirohem krejtësisht,prej
tingujve të tjerë,
Më falni,më rrëshkiten,dy pikë
lotë...
Dua t i hedh poshtë këto rroba!
Një fustan deri tek këmbët
të mbaj,
flokët e gjatë të ulë përmbi supe,
me shami në kokë gjyshes
t i ngjaj,
sipas klarinës këmbët pastaj,
t i hedhë,
dalëngadalë se mos shkel
lulet në lëndinë,
edhe pse s ka përreth që
të kërcejnë,
do t u tund në ajër unë
shaminë...
Më falni,më rrëshkitën dy pikë
lotë...



E bija e Shqipërisë

Unë jam Sibila
Lulëkuqja e ishullit!
E përkëdhelura e Diellit
Farë e dashurisë!
Në gjakun kuq e zi
Ndjej frymën e dritës
Në vlagën e dhimbjes,
I thërras krenarisë!

Unë jam Sibila,
Lulëkuqja e ishullit
E përkedhelura e Diellit,
Ish bij' e Shqipërisë...



kali i shen Merise... mua me thone,
e vockel e pashpirt per mua thone
rebelke skizofreni,per mua thone,
putanke gjithfarelloi, per mua thone..
Por nuk e dine se une, linda e lire
puploj ne nje ekstaze parajsehapsire,
notoj ne nje fllusknaje ngjyra -ngjyra,
afroj ne zjarr te shpirtit shenjtfytyra
Per cmendurine time, e bej ate qe dua!
Per at' dhimbjen time e bej ate qe dua!
Per kenaqesine time sa ndjen, ja kepus qafen
krrec e krrec e krrec filloj ja pertyp kafken...
per ate heshtjen time e le te derdhe mbi mua,
ia thith te futmin gen ,e bej ate qe dua...

Pastaj , rri e vajtoj , qyqare e vetmuar
kacavjerre e mjere per muri perqafuar
perdredhur,ngulur thonjezat ne tempullin me vrime
shpresuar se nje dite, me prane e prane do te vime...
...
Kali i shen Merise, mua me thone...



Baltë

lehtesohu shi, mbi floket e mi,
i uruari,i bekuari ,shpetimtari im shi,
leshohu ngadale, te rrotullohem si ngjale,
te mos me kuptojne se po qaj...

ti rrebesh i vogcel, sherbetori im ti,
perkedhelma ballin ,rreshkitme ne gji,
fytyren.. gushen...te kaftin sy,
mos ik,te lutem,
s dua te kthehem ne shpi....
Oh,
rrofsh moj nate, qe i mbylle njerezit brenda,
kembet te perplase e te ulerase sa te dua,
rrofsh moj balte, qe me bere femi,
plac - pluc moj balte, e bekuar,e uruar.....

.........

atdheu im...
ti je, nje pike uji
ku mendja ime mbytet perdite...
nje harte fshatrash e shqopesh te shpirtit,
nje tepsi alumini me pastico e tenxhere patatesh...
Atdheu im, je mrekullia e gjithe botes,
je klithmat dhe gezimet njerezore,
je, gezimi im, me nje buke te gruri ne gji,
per prinderit e mi.
Atdheu im,mos vuaj per mua,
vuaj une pe ty!



Grisjet e Pacifait

Për kufirin e mureve!
Për trazimin e bykut!
Për baltën e shqyer,
dhe ujin e pakët!
Për varfërine e syve,
gjumin e bollëkut,
për trëndelinën e gjoksit,
që jastëkut i dhembi, Pacifai
gris kraharorin e Minoas!
Jo, Pacifai jooo!
Që aty do dalin të gjallë gjarpërinjtë ,
do llahtarisesh të them në ëndërr e zgjuar,
do të të ngrijnë, buzët Pacifai edhe gjinjtë,
jo Pacifai , jo, merre më shtruar...
Prandaj akoma,
luftojmë me perin,
se kemi frikë, fundin e labirinthit...

.........

sajuam një shtëpi në tynelin e shtuftë
ai që do n a mbronte neve nga armiqtë
kishim vënë në zjarr tenxheren e ciliminjtë
vetëm se e cmendem me lojaluftash e topamesi...
Duhej trike për kukullën që flinte,
duhej gjellë për kukullen që flinte,
duhej shtëpi për kukullën që flinte
duhej një përrallë përpara se të flinte...
Sajuam një vend atje tek hyrja e tynelit
ku mësimin ia përsërisnim me zë të lartë
thua sikur porta që mungontetznelit ish e artë
e zërat tanë përjetësisht, atje do presin...
duheshin sy për kukullën që flinte
duheshin zëra për kukullën që flinte
duhej një portë për kukullen që flinte
duhej një shtëpi për mërgimin që vinte....

.............

I thanë,
ish e ëmbël,
e bukur, princeshë,
e mencur, e urtë..
sa i erdh për të qarë...
sa u bë errësirë ,
e cliroi vetven
u shndërrua në shpirt
si lakuriq sec u var...

..përpëlitej trupi,
nën të thyerat vezulluese,
ulërinte frymëmarrja prej fantazisë,
shkrepëtinin burimet e shumoheshin qiejt,
fantazi...afantazia...pre fantazisë...

dhe... kur kujtoi,
se ish e ëmbël,
e bukur princeshë ,
sa i erdh për të qarë...
sa keq që s ja thanë,
kur ish për të thënë,
shumë vite më parë...

.............

Te ikim poet,
te ikim te arrijme te lozim syllambyllas,
te ikim se kjo bote eshte shume e ngushte,
te lozim ,poet te lozim,
te mbledhim kanace konservash,
t u shpojme ne vesh nje vrime,
ti lidhim njera tjren me spango,
te bredhim poet,perreth planetit,
te bejme zhurme ,shume zhurme,
mos te degjojme me per vrasje,racizem!
t'u a leme ketu rrobat e tyre,
asnje kafshate me mos te hame,
te ikim lakuriq permes hithrave,,
vetem te ikim poet,
te kerkojme per mollen e humbur...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen