Donnerstag, 19. Dezember 2019

Isuf S. Hoxha: NUK DUA TË JEM POET

Isuf S. Hoxha

Nuk dua të jem poet !

Të zgjedhësh profesionin e poetes/it, bindu.. ferrën e fute në këmbë të shëndosh. Qetësin shpirtërore tënden e vure mbi kometën e fantazisë, zemrën e bëre thërrime copë-copë, ku do gjejnë konak hallet e botës, e vetë kërkon banesë me qira ! Shtrati i ëndrrës,strehëve të laget e dhimbje pikojnë. Sytë e përlotur nga pamundësia të ndjehen të lumtur, se një diell na nxeh të gjithëve, e ai i turpëruar ngadalë i zbehen rrezet e purpurta e fshihet pas bjeshkëve pret të nesërmes. Të akuzojnë pse dëbora s’është me ngjyra, por e bardhë. Ju ngjanë në grinë e dështimeve, në të zezën e turpit që i vjedhin harbutet buzëqeshjen! Ti rrudh krahët,arsyetohesh s’kam faj, s’munda më shumë?! E buzëqeshjen e kërkon për ilaç nëpër kuluaret e historisë në tokë, gërmih nën te, sa të mos kthehesh bosh me një hieroglif nën sqetull, injorantet gajasen se qeshuri e të bëjnë gati këmishën e çmendurisë, ti e deshifron e ata mbyllin veshët, bëhen të shurdhër..?! Të duhet në këtë rrugëtim të ulesh në sofër edhe me djallin i bindur se do arrish ndonjë mëkatar të vockël të nxjerr si qimen prej tëlyenit,t’i japësh edhe një rast ?! Shpresën e kërkon, e drejton shikimin lart në horizont mbi kaltërsinë e në qiell aty ulesh këmbëkryq bisedon me zota e të bëjnë dritë yjet,mos të humbasësh rrugën ?! Pret agun të kthehesh me pelerinën e hënës, të futesh në xhungël mes egërsirave .Të mësosh gjuhen e tyre t'i durosh kthetrat e hipokrizisë mbi supet e kohës. Futesh në zjarre, të dalësh i freskët, në buzë të shkëlqen e ngrirë shpresa. Të qëndrosh në mol, takohesh me rrudhat e pritjes të-të puth muza, Bombës t’i bëhesh parashutë mos të pluhurosen lulet,se bletet do helmohen të pafajshme. Të ecësh për dore me ëndrrën,rrezik të të shtyp makina, droje se humb vëmendjen apo rrugës ulesh në shkallë e “shkarravit” vargje. Të shtrosh sofrën në mes shkretëtirës me qumësht dallëndysheje, t’i ngopesh thirrjet e zorrëve që lozin honeve të lukthit pa dirigjent e instrumentet në të veten lozin s’ju bëhet vonë mos kujt i vrasin veshin...?! Të shkruash në tokë me shkarpa, amanet t’ia lësh lisit, zërin e bilbilit ta akordosh në tela çiftelie, nektarin t’i vesh buzëkuq të dashurës e ajo e pakënaqur kthen kokën mënjanë me një pffff.. i fryn ballukëve. Lapsin e shpërndarë gjithkund, edhe nën jastëk, në banjë, tek pragu i derës e gjepat plotë fleta, rrezik hajnat do mendojnë se ke lek. Bën mëkat me gruan të feks frymëzimi,të shikon vëngër i le në gjysmë orgazmën të thotë: i marre.. ku të pata fat unë, m’u tash gjete të shkruash?! Ti si kallinj i mbarsur nën fenerin e xixëllonjës e shkruan vargun... Poeti i mirëfillte s’është me vetvetja, është dielli që ngroh natën, oqeani pa pik ujë, shkretëtira që të njom buzën e zhuritur, është vera qe s’të deh, është kopshti ku merr arome njerëzimi, është fara që në bark të mëmës rritet,është syri ku populli i sheh me llupe dukuritë që e rrethojnë atë. Burimi i kthjellte ku lexohet e kaluara, shijohet e sotmja e synohet të realizohen ëndrrat të prehen të qeta eshtrat që akuzojnë!! Ylber që paralajmëron fundin e vuajtjeve, gjeli që këndon e grish të ardhmen e ndritur të njerëzimit. Rrugëtim të mbarë poete e poet!!! Kemi një mision!!!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen