Donnerstag, 19. Dezember 2019

Mehmet Rrema: DUKE LEXUAR POEZINË E A. ZAPLLUZHËS

Shkruan: Mehmet Rrema

Adem Zaplluzha

ME BARKUN E NGJITUR PËR KURRIZ

Ecin me duar të shtrira
Në drejtim kalimtarëve
Të shikojnë drejtë në sy
Me një lutje përulëse
Kërkojnë një qindarkë
-
Po ashtu mes tavolinave
Rrufisin kafen e lënë
Ose i lëpinë eshtrat dhe pjatat
Një skamje e madhe
Si tunxhi peshon mbi kokat e tyre
-
Janë njerëz si të gjithë ne
Po gjetën punë
Me orë të tëra
Nuk dinë të ndalen
Kërrusen duke punuar përtej mundësisë

Duke udhëtuar nëpër galaktikat e problemeve të mëdha të vendit dhe kombit tonë, këtë radhë poeti Adem Zaplluzha është ndalur në një kryqëzim të rrugës, aty ku fluksi i kalimtarëve është më i lartë, por njëkohësisht, aty edhe zhvillohet një konkurencë e çuditëshne mes një kategori njerëzish, pjestarë të shoqërisë tonë.

Që në këtë përcaktin, kategori njerëzish, të cilës, edhe pse dua t'i shmangem, pasi kjo ndarje e shoqërisë në kategori të ndryshme, është pasqyra më e padiskutueshme e padrejtësisë shoqërore. Kjo padrejtësi shoqërore shumë e pranishme, ndoshta më shumë se kudo, në vendin tonë, është më e theksuar. Poeti ndalet aty, aty ku zhvillohet gara për një vend më të dukshëm në këto kryqëzime, kënde rrugësh apo para një kishe a xhamie, ku ka më shumë kalimtar.

Ecin me duar të shtrira
Në drejtim të kalimtarëve...

Këto duar skeletike, ku ka mbetur vetëm lëkura që mbulon kockat e shtrembëruar nga rakitizmi, me fytyra të zverdhura apo herë herë të nxira nga të ftohtit apo të djegur nga vapa, këta njerëz, lindur në të njëjtën tokë si gjithë të qytetarët, por për fat të keq, të shmangur nga e drejta për ta gëzuar jetën njëlloj si të tjerët, shmangur për një mijë e një justifikime, sepse arësye nuk ka asnjë. Asnjë arësye nuk ekzisto në drejtësinë e kulluar se dikush duhet të vuaj për të ngrënë e dikush duhet të kërkoi për të bërë turizëm në planetet tjera. Këto njerëz, lindur si gjithë të tjerët, por dënuar nga natyra shumë herë, e, më shumë nga shoqëria e pa drejtë, të cilët,edhe ashtu siç janë e duan jetën, kanë dëshirat dhe ëndërrat si gjithë të tjerët, zvarriten rrugëve me duar të shtrira e gojët gjysëm të hapure, me sytë e mekur e zërin e ngjirur nga refreni i zakonshëm: "Më fal ndonjë send të faltë Zoti shëndet" Ndonjë përgjigje kalimthi është:" Zoti të dhadhtë" E Migjeni i madh në këto raste thoshte, kjo don me thanë mos me pas kurrë. Por duart e shtrira qendrojnë të shtrira drejtë kalimtarëve tonë, të cilët edhe ata shpedh, nuk kanë çfarë t'u japin...

Me një lutje përulëse
Kërkojnë një qindarkë

Kjo pra është shoqëria e jonë moderne, e themeluar mbi dominimet, e themeluar mbi përuljet e poshtërimet për hirë të zgjatjes së jetës se jeta është gjëja më e shtrenjtë. Ata, të varfërur pranojnë edhe poshtërimin në këmbim të një qindarke "Ose lëpijnë eshtrat dhe pjatat".

Të varfërit, të pa strehët, njerëzit e rrugës, të cilët me një karton në dorë a një qese me rroba të falura, apo të gjetura nëpër koshat e mbeturinave, shpesh i gjen pranë kazanë tek gërmojnë në ato si gjahtar i diamanteve, e buka apo një tjetër ushqim i gjetur,sigurisht është diamant e shkuar diamantit. Edhe ashtu siç është gjysëm me baltë a pluhur apo e mykur, të mjerët kockë dalë,shpesh u bashkohen qenëve endacakë në kërkim të një kafshate e, ashtu si edhe ato, e pranojnë atë kafshatë sido që të jetë, mjafto t'ua zgjasë edhe një ditë jetën. Jo rrallë atyre u duhet ta ndajnë kafshatën me qentë e rrugës.

"Një skamje e madhe
Si tunxhi peshon në kokat e tyre"

A ka peshë më të rëndë mbi kokën dhe shpatullat e një njeriu se jeta e një të vafëri? Çfar tjetër mund ta ketë peshën e dhembjes kaq të madhe se pa siguria për të nesërme për vete dhe fëmijët?

Poeti shkruan për të varfërit dhe në asnjë çast nuk e fsheh dhembjen e madhe që e kaplon, kur e shikon një njeri, i cili, ka lindur nga një dashuri, ashtu siç i gjithë njerëzimi, ka lindur nga një dashuri, dhe për dreq, jo për fat, dikush e ka dënuar që në embrion të bëhet,lypës.
Këtë dikush, poeti e njeh, ja njeh bile edhe gjenezën e tij, dhe pa frikë e tregon me gisht, ashtu siç bënte në kohën e tij Migheni. "Mjerimi ka vulën e tij të shëmtueme..." ose "O si nuk kam një grusht të fortë..." edhe poeti Adem Zaplluzha i qorton shkaktarët e këtij mjerimi, i cili disa i nxjerr në rrugë me ato duar skeketike duke lypur një qindarkë, e disa të tjerë në zyrat e tyre marrin mëditësa për të numëruar fitimet e ditës.

Janë njerëz si të gjithë ne
Po gjetën punë
Me orë të tëra
Nuk dinë të ndalen
Kërrusen duke punuar përtej mundësisë
...Janë njerëz si gjithë ne...

thitë poeti. Eeej ju, shikoni, ata atje janë njëlloj njetëz si ju, mos i shikoni ashtu, jepjauni të drejtën, të drejtën për punë, po ju kërkojmë. Duan punë, punë, punë para se të dalin për të kërkuar atë lëmoshë që peshon sa një,planet në shpatullat e kërrusura të tyre, që peshon më rëndë se guri i pendesës në të dënuarin pa faj. Po lindën nga një nënë që deshi jetën dhe luftoi për gjenerimin e saj, por dëshira e dikujt tjetër e detyroi që ninullat t'i lajë me lot, e ky lot të lajë trupin e fëmijës së sajë nga lindja në perëndim.

Dhe unë, duke biseduar me Darvinin dhe Engelsin u them se kanë bërë një gabim në përcaktimet e tyre. Njeriu është qenia më barbare, jo më civile. Njeriu i fortë zhduk gjithë llojet tjera e bashkë me të, për egon e tij, ndosht një ditë do të zhdukë edhe llojin e tij. Hë, më thoni, a ka humanizëm këty, kur një apo dhjetë vetë në një shtet apo në një kontinent kanë pasuri sa nëntëdhjetë për qind të popullsisë?
Dhe njerëzit me barkun të ngjitur për kurrizi të poetit Zaplluzha, nuk janë njerëz që nuk e duan jetën. Jo,ata po të gjejnë ndonjë punë, punojnë, e punojnë shumë, por frutet e kësajë djersa të derdhur lumë i merr një, ai më egoisti, ai më i forti, ai më barbari, ai më...,ndërsa të tjerët që punojnë "përtej mundësisë" shtrijnë duart e mpijta " Më fal ndonjë send zotni", Ah jetë o jetë. Ah shoqëri o shoqëri që lind kaq shumë gjakpirës e makutër!

Ja pra se si duken në miniaturë
Miqtë e mi të vegjël
Me barkun e ngjitur për kurriz
Dhe gojë të hapur siç hapin sqepin
Zogjtë e posa të lindur në maje të plepit

Poeti i shikon me dhembje "miqtë e tij të vegjël" I shikon, qorton me kurajo, duke treguar këtë realitet të dhembshëm, duke e shpalosur para botës mbarë,këtë shoqëri të shfrytëzimit, por të fortit nuk duan të dijnë. Ata bile nganjëherë shkojnë edhe në vendet e kultit për t'u falur. Shkojnë, jo se e ndjejnë, joo, kurrësesi, por duan që para duarve të shtrira dhe fytyrave të mpijta, para atyre që barku u është ngjitur pas kurrizit kockëdalë, të duken më të përvuajtur. Duan që të duken viktimat e kësaj shoqërie, e, edhe pse kështu, të vuajtur, besojnë tek Perëndia, i luten dhe i falen asaj, luten e falen për popullin e kështu, edhe këto kërkojnë një vend në parajsë, e në mos për vete, për popullin. "Vuaj në këtë botë që në atë tjetrën, të gjejshë parajsën është moto e klerikëve, e këtij kori i bashkohen edhe të fortët të cilët me sa duket, ngaqë "mendojnë" kaq shumë për "lumturinë" e popullit, kanë menduar që këtu të jetojnë mirë e në "botën" tjetër të shkojnë në ferr për të lënë parajsën për të vuajturit e kësajë jete. Çfarë zemërgjërësie!
Poeti Adem Zaplluzha, si një gurëgdhendës i mirë me fjalët e tij. I zgjedh me kujdes, i laton dhe me durimin e një mjeshtri i vendos në murin e kështjellës. Ashtu si tek i gjithë opusi i tij i gjërë prej 191 vëllimesh të shkruara me një bosht të qartë atdhedashës, mbrojtës të të drejtave të kombit, mbrijtës të interesave të popullit, mbrojtës të të drejtave të shtresave të varfëra si tek kjo poezi nuk kanë vend fjalët e huaja, të cilat në shqipen e pastër e kanë kuptimin e tyre të Karakteri rrëfimtar, i pasur me figura e metafora u jep poezive të Zaplluzhës letër njoftimin dhe bukurinë estetike, i bën ayo të lexohen me ëndje nga lexuesit dhe dashamirët e poezisë të emocionohen nga dhembjet që poeti përshkruan me aq saktësi, emocione që herë herë na bëjnë të revoltohemi ndaj padrejtësive që i bëhen këtij pupulli, qoftë nga armiqtë, po ashtu edhe nga disa bijë plangorishës të tij
Poezia e Zaplluzhës është një gur i vendosur bukur në themelin e kalasë të poezisë shqipe, e cila duhet të krenohet me këtë autor të nderuar.
Urime dhe suksese të mëtejme, poet i nderuar Adem Zaplluzha!

1 Kommentar:

  1. Împărtășesc această mărturie partenerilor care suferă în relațiile lor, deoarece există o soluție durabilă.
    Soțul meu ne-a lăsat pe mine și pe cei 2 copii ai noștri pentru o altă femeie timp de 2 ani. Am încercat să fiu puternică doar pentru copiii mei, dar nu am putut controla durerile care îmi chinuie inima. Am fost rănit și confuz. Aveam nevoie de ajutor, așa că am făcut o cercetare pe internet și am dat peste un site unde am văzut că Dr Dawn acuna, un vrăjitor, poate ajuta la recuperarea iubiților. Am contactat-o ​​și a făcut o rugăciune și vrăji speciale pentru mine. Spre surpriza mea, dupa 2 zile, sotul meu s-a intors acasa si m-a implorat pe mine si pe cel al copilului. Așa ne-am reunit din nou și a fost multă dragoste, bucurie și pace în familie.
    Puteți, de asemenea, să contactați Dr dawn acuna, un puternic vrăjitor pentru soluții,
    *Dacă vrei să te reîntâlnești cu iubitul tău.
    *Dacă vrei vraja pentru a atrage un iubit.
    *Dacă vrei ca vraja să rămână însărcinată.
    *Dacă doriți vraja pentru a opri avortul spontan.
    *Dacă vrei vraja pentru a vindeca orice boală și altele.
    Contactați-o pe e-mailul ei de contact { dawnacuna314@gmail.com }
    WhatsApp: +2348032246310

    AntwortenLöschen