Montag, 9. Dezember 2019

Cikël poetik nga Ton Zmali

Ton Zmali

HUMBËTIRË

Hëna dritëvdekur
Hije e zhdukur
Hiçnaja mbi ne bie
Humnerat pa arkivol zije
Honet e ferrit ulërijne
Humbur zeri yt qëkur
Ha shpirtra pa mëshirë jeta gjallesë varri
Hingëllinë njëthundrakët me patkoj së prapthi
Humbtirë
Hyjni
Hale
Harresë
Heshtje
Hu i shkulur
Hapat tona lypsa drite
Hipnajave të syve
Humbëtirë
Hyjni
Hale
Hardhucat-opinga shprese
Hamë e nxjerrim netët prostitutë
Hame e nxjerrim ato që kemi ngrënë
asnjëherë të pangrënat!...
Humus nën rrënjët e hiqit!...



VDEKJA QE RRIN E GJALLË...

Ti hyne në morgun e harresës time
Qava përtej humbjës, dhimbjës, denesës
Si qiriu shkove duke u shue
Zemra fort i trembet vdekjes...

Te porta e territ të pafund
U shove....siq shkimet nji dritë
Në batakun e vdeksave të gjallë
Verbimi ti mori sytë.

Ah...ky morg i harresës time
Të perpiu dalë e ngadalë
Mbi vorbulla vetmie të padukshme
Me mallin që nuk din me u ndal ?!....

Vetvarrosjen tande tinzare
E shkrove pa germa në ball
Denimi fatal i vetvetës
Si vdekja kur rrin gjalle



GJYSMË - AUTOPORTRETET E MIA
(Biografia e mbijetesës)

Gjysma Ton e gjysma hon
Gjysma mjaltë e gjysma kripë
Gjysma natë e gjysma ditë
Gjysma frak e gjysma xhele
Gjysma ujk e gjysma dele
Gjysma duket e gjysma zhduket
Gjysma ngrihet e gjysma ulet
Gjysma ngulet e gjysma shkulet
Gjysma zvarr - gjysma fluturim
Gjysma lindje - gjysma perëndim
Gjysma varr - gjysma pavdeksi
Gjysma baltë - gjysma flori

Gjysma burg - gjysma i lirë
Gjysma ngrirë - gjysma shkrirë
Gjysma maskë - gjysma ftyrë
Gjysma terr e gjysma shndritë
Gjysma zjarr e gjysma fikë
Gjysma brymë e gjysma vesë
Gjysma besë e gjysma shpresë...

Gjysma qiell - gjysma ferr
Gjysma djall - gjysma engjull
Gjysma nord e gjysma sud
Gjysmë shqipe e gjysmë murg
Gjysmë andërr e gjysmë zgjim
Gjysmë jetë - gjysmë harrim...



DIELLI I AKUZUAR

Nji herë, në nji verë
Drita errsinën e struku nan derë
Me armët e saj të zeza
Kundersulmoi errsina
Diellit ia nguli
Ca shigjeta të nxira....
Më vonë kur diellit iu ba biografia
Në kambë u ngrit e terbueme errsina
- Betohem në bibël, kuran, bukë e kripë
Se diellit njollat
Ia pash në dritë !...

- Kujdes!?... - Vigjilencë, - Urdhëroi Tirania
Nga njollat e tij jetës i prishet bukuria
Diskutimet cinike diellin e nxinë,
Errsinës ia shkruan
Të pastër biografinë.

DIELL - Ndriçimin ta akuzuan,
DRITËN - Dot nuk ta shuan !....



MERAK I PASHUEM

As vetë nuk e di si më hupe paprit
Rrugve gjithnji të lypi vend e pavend
Më duket se kam hupur
Diçka të çmuar nga vetvetja...
Plagës qe me hape
Nuk po i gjej dot mehlem....
Dhemb...gjithnji vetem dhemb
Boshlleku vetmitar më njek gjithkund
Sytë e tu magjepës
Ditënatë po mi vjedh harresa
Qiellit i lutëm
Deri nan përulje, gjujzim
Në oqeanin e humbjeve
Po më mbijeton veç shpresa...

Qiritë e merakut pashuem
Nuk prenojnë jo me u fikë...
Besimet se do kthehesh me gufojnë në shpirtë
Gojamla qiellore që më zgjove dashuritë
Deri përtej diellit do të bredh
Duke të lypë...
Disa më thonë me bindje syni
Se je aq afer sa më sheh e më përgjon
Largësinë vrastare
As ti jo dot nuk e duron...
Dylbi jam ba, kamër, celular
Zotit fort po i lutem,
Veç nji herë me të pa...
Sillëm verdallë pa adresë
Si nji maz i terbuem në lamë
Këputë e dremit mka monologu pa fjalë
Veçse shpresat andrrimtare
Shpirtin më mbajnë gjallë...
Do të gjej patjetër
Se besoj në zot e në fat
Asgja nuk ma shuan veç teje
Të madhin merak...
Të pashuemin... Merak !?...

Dhe ja ku po të betohem shpirtnisht
Se sinqerisht nuk më pelqen aspak...
Nëse hyn e del paduk në kompiutër
Me maska... Anonimat...



SHTEPIA E ZEMRES

Shtepia e zemres pa çati, dyer e dritare
E vogel, e padukshme, mistike fare
Pa oborr, beton, kangjella, orendi,
Çuditerisht gjithë bota
Hyn e del aty

Shtëpia e zemrës pa dysheme, mure e tavan
Pa instalime elektrike, guzhinë as dhomë pritje
Me xhama dashurie ku banon vetë dielli
Me burime drite
Ku ngopet njerzimi

Shtëpia e zemrës pa numer adrese
Me buqeta andrrash mbi libra shprese
Sallë pa presidium, shtet pa qeveri
Ku i pasuri e i varferi
Gjithmonë gjejnë drejtsi

Shtëpia e zemrës e hapur per të gjithë
Stadium i lumturive të andrrës vertetë
Lulishtja ma mistike, muze i buzqeshjes së blertë
Ku vizitorët hyjnë e dalin
Përherë pa biletë



XHEBRAILI

Thonë se marrësi i shpirtrave
Që dikur quhej Xhebrail
Kishte nji mik të dashtun e të shtrejt
Qe i tregoj diten kur do ta banin qefin....

Miku nan ankthet e agonitë e vdekjes
Mendoj ti fshihej Xhebrailit
U nxi i tani në tymin e oxhakut
Dhe u fut nan turren e druve të dimnit...

Në çastin e fundit Xhebraili trokiti në derë
- Nuk asht këtu, u përgjigj gruaja e tij.
- Dil o i dashtun se sot nuk ka miqësi
Ma mirë faqebardhë...
Sesa faqezi...



DASHURIA E DJALLIT
(Nga cikli, Ferri i dashurive)

Djalli me ftyrë maskën njerzore
Dashurinë ia kërkoi vashëzës hyjnore
Vajza e bukur për të mos u ba nuse e djallit
Zgjodhi vdekjen tragjike prej litarit....
Vashëzën e bukur e veshën nuse pa dhander,
Me byrzylykë, varse e unaza prej florini,
Dhe sipas amanetit të saj....
I mbollën te koka nji rranjë të blertë ullini.
***
Por djalli që ish betue
Ta bante nuse gjallë a vdekë
Me thonjë ia zbuloi varrin
Me vajzën e vdekur filloi të bante seks !...

Varrmihësi sypalarë
Zotit i lutej mbi varr
- Ndihmom o zot, i paçmendur të vdes
- Lëshoi pa meshirë hakmarrjet e rrufetë...
Por kur askush nuk ia perfilli ankesën,
Breshëri plumbash e mbushi varrezën
Djalli antiplumb nuk e prishi terezinë,
Mbi trupin e vdekur...
Vazhdoi dashurinë !....

Mos me thuaj kurr...HARROM !?...

Këtë fjalë vrastare
Kurr mos ma thuaj asnjiherë
Se me gozhda arkivolesh
Ma kyqin këtë pranverë

Sy varrmihësash pa varre
Ma mbushin shikimin
Në morgun e harresave
Ma faturojnë shpirtin....

Mos më thuaj asnjiherë... Harrrom !?...
Fjalë vetmije e rand si plumbi
Ti je kujtesa ime hyjnore
Që krahë më jep si pllumbi...

Qiellin ma ban zemër
Zemrës mi jep dritë
Qiriun tand të shpresave
Nuk lodhem...duke e prit...

Si nji zanë nuse të veshun
Në andërr të kam parë
Ti do vish patjeter
Harresa dot stë ndalë...

Veç fjalën Harrom... HARROJE !?...
Shpreso zemëro... dashninë e vërtetë
Se fjala harresë... në arkivole
Na e varros të shtrejtën jetë...

1 Kommentar:

  1. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR EDIOMO, një magjistar i fuqishëm që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 maj 2022 për të parë se si mund të rivendosja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR EDIOMO. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR EDIOMO Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR EDIOMO për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :drediomo77@gmail.com
    Whatsapp: +2349132180420 / +2348106541486

    AntwortenLöschen