Kamber Morina nga Drenasi ka punuar 40 vite mjeshtër i ndërtimit të shtëpive. Edhe pse i ka plotësuar vitet për pension, ai nuk merr pension, sepse nuk ka punuar në ndërmarrje të shtetit, por vetëm privat. Ai jeton me një pension pleqërie. Baci Kamber qe një vit e ka lënë punën si mjeshtër i ndërtimit të shtëpive, meqë i ka mbi 65 vjet dhe pasi që puna e mjeshtrit është e rëndë për njerëzit e moshuar.
![]() |
Punëm dore me dru nga Baci Kamber |
![]() |
Qerre e punuar me duart bacit Kamber |
Ai ka theksuar se pasi që është moshuar dhe më nuk është në gjendje të punoj si mjeshtër në ndërtimin e shtëpive, sepse aty kërkohet fuqi fizike, e ka lënë këtë punë që prej vitit 2015. “Pasi që e pashë se më nuk mund të punoj si mjeshtër në ndërtimin e shtëpive, e lashë zanatin që e punova plotë dyzet vjet. Jam mësuar të punoj dhe puna m’u ka bërë shprehi. Unë nuk mund të rri pa punuar diçka. Më së pari ia nisa ta bëj një qerre të vogël prej druri.
Më doli shumë mirë dhe vazhdova të bëj të tjera, por çdoherë më tëmëdha”, ka thënë Kamberi. “Kështu nisa të merrem me një mjeshtritjetër më të lehtë, që të ndërtoj gjëra të ndryshme prej druri, edhe pse nuk kam vegla pune të nevojshme. Ia fillova me një sopatë, me një sharrë dhe një daltë të thjeshtë”, tha Kamberi. “Edhe tash nuk kam vegla sa duhet dhe vegla që kërkohen, sepse do të ndërtoja gjëra edhe më të mira, edhe më të bukura. Këto gjëra që i kam ndërtuar, po t’i shisja, do t’i bleja veglat e punës për të punuar gjëra nga druri”, ka thënë Kamberi.
![]() |
Punim nga druri |
Kamberi mund të bëj gjëra mjaft interesante si dekor për hotele, restorante dhe muzeume. I kanë kërkuar restorantet e mëdha punimet e tij. Ai mund të punojë edhe gjëra që janë jo vetëm dekor, por edhe sende që hyjnë në punë dhe mund të përdoren në jetën e përditshme, si lugë druri, pehare druri, ulëse (shkëmb) me tri këmbë, t’hollues, sofër, etj.
“Kam pas rast, të marr porosi nga familjarët e dëshmorëve që për bijt e tyre të rënë t’u bëj shtatore prej druri”, ka thënë Kamberi. “Vazhdoj të punoj me vullnet të madh. Kjo punë kërkon shumë durim, sepse punohet ngadalë e me kujdes. Megjithatë, me vullnetin që kam ia dalë të punoj dhe ta përfundoj çdo send që ia kam nis deri më tash”, ka shtuar ai. Kamberi nuk merr pension të punës, edhe pse i ka mbushur mbi 65 vjet, sepse tërë jetën ka punuar privat në ndërtimin e shtëpive si mjeshtër. Nuk e ka asnjë vit në punë të shtetit apo në ndërmarrje shoqërore. Ai e meriton pensionin e plotë të punës dhe do të duhej t’i njihej stazhi i punës, sepse ka punuar 40 vjet mjeshtër i shtëpive. Tërë Drenasi dhe rrethina e njohin Kamberin si mjeshtër i ndërtimit të shtëpive. As vetë nuk e di numrin se sa shtëpi i ka ndërtuar prej themelit e deri në kulm, deri të oxhaku. Ai thotë se ka pas respekt si mjeshtër i shtëpive dhe gjithmonë e kanë falënderuar njerëzit për punën e mirë që e ka bërë.
![]() |
Punime nga druri - baci Kamber |
Ky shkrim mbase do t’i ndihmojë Kamberit që të dijnë njerëzit për punën që bën ai me duart e tij të arta, sepse ai thotë se njerëzit nuk e dinë se e bëj këtë punë, se punoj gjësende të ndryshme prej druri. Kamberi shtëpinë e ka afër stacionit të trenit në Drenas.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen