. Burgosur nē sytē e mi
Qerpikët kafazë hekuri shtrëngojnē fort
Të ēmblin,të bukurin imazhin tënd
Burgosur përjetësisht në sytē e mi
Pēr asnjē tjetēr nuk ka më vend.
Do të të zhys brenda kaltërsive tē mi
Nēn përlat thesaret në fund, të detit.
Mos u përpiq më kot tē dalësh ti.
Si më tē shtrenjtin do tē të mbaj dashuri.
Fundosur në fund-detin e syve tē mi
Atje ku thyhet dhe vetē drita e diellit
Ti do qëndrosh pērjetēsisht atje
Se je për mua toka,deti,qielli...
Mos mē ler tē gaboj
Të lutem dorēn mos ma lesho
Në këtë rrugë plot gjëmba e zili
Unë nuk mund të eci e vetme
Në rrugë llumi,shpifjeve e tradhēti.
Të lutem mos me ler tē gaboj
Ti je busull-dashuria ime ,
Bota jashte eshte teper e ashpër.
Ka vetem cakenj dhe ujqer, jeta ime.
Te lutem dorēn mos ma lesho.
Kam shume nevoje unë per ty.
Jam teper e brishtë mē beso.
Dhe pse maske trimēreshe kam në sy.
I dashuri im
I dashuri im është vetë qielli.
Me re gjigande,mahnitës e serioz.
I dashuri im më përkëdhel me erën
Me retë e tij si njē fëmijë loz.
I dashuri im ështē ajēr freskie.
Qē flokët mi ledhaton në mëngjes.
Është shi ylberesh,shi lulesh.
Që derdh mbi mua ndjenjën pranverë.
I dashuri im ēshtë kaltërsi pafund.
E thellë ndjenja,e madhe nē infinit
Ai ēshtē si puhizë e lehtē deti.
Ngelet për mua adhurim,njē mit

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen