Freitag, 22. Februar 2019

Anila Kodra - Buqetë poetike


Anila Kodra
NEN  PEME...


Nen peme rrija ate dite
Prisja shiun te pushonte,
Symbullur , me xhup mbeshtjelle
Mendja tek ti me shkonte...


Kujtoja ate dite, kur te dy
Befas shiu na zuri,
Me mblodhe ne krahet e tu 
Mbeshtetur diku pas nje muri ...


Ngrohte nen pallton tende
Se ndjeva eren qe frynte,
Vec afshin e trupit tend
Qe brenda qenies time hynte....


Ndenjem ashtu perqafuar
Shkarazi nje puthje me dhe,
Sa doja te ishim dhe tani
Mbeshtetur te ai mur . Atje .....


Hap syte tani shikoj
Veten time akoma nen peme,
Shiu qe tani ka pushuar
Une , dhe mendimi kur te dy qeme ....


Ngadale marr rrugen dhe eci
Mendoj. Ndoshta me mendon dhe ti,
Le te shkojne dite e vite plot
Ne ishim e do mbetemi ne kujtime gjithnji ....


DASHURINE E MORI VEC NE VARR....

Sa shume ajo e deshi
Vite te tera , si e marre
E dashurine per te
E mori vec ne varr...

Ajo e desh ne heshtje 
Te kroi i fshatit priste,
Nuk e mendoi kurre 
Meraku i tij ta vdiste ...

Dhe nis diku nje leter
Nje fjale atij ti coje ,
Por djali kurre se hapi 
Se mori vesh c'i shkroi...

I thosh se sa e donte 
Sa shume i pergjerohej 
Ai kurre se mesoi 
Ajo cfo dite po shuhej..

Ne rruge kalonin prane
Ai dhe vajze e gjore,
Ta dinte sa e deshi 
Kurre s'erdhi ajo ore...

Kaluan 50 vjet
Tek rafti i pluhurosur
Ishte ne mes librash
Leter e saj e palosur....

E zverdhur nga vitet
Ne shpirt ndjeu rebesh
Per dashurine e vashes
Qe kurr se mori vesh...

Ajo e priti vite
Shume kohe e dritheruat
Ne fund nga vdekja 
Ajo sdo kish shpetuar..

E pyeten pse po qan
Pse lote ke ne faqe
Ju tha me paska vdekur 
Nje mike me merake.

Ne shpirt tani ka dhimbje
Per kohen qe shkoi
Pse nuk lexoi nje leter
Nje zemer e lendoi .... 


UNE DHE TI ..

Si i zbritur nga qielli erdhe 
E rete qe noten time po ngrysnin shkaterrove,
Shtegtove mbi dete e maja malesh
Qete, mbi endrrat qe thurja cdo nate qendrove...

Erdhe furishem si rreze dielli
Aisbergun qe ngrire mbante shpirtin tim thermove ,
Heshtur , pa zhurme e fare qete
Trishtimin qe ditet me vriste largove....

Rende ti zbrite ne zemer
Ne zgaver te saj bere vend, u ule me nge,
Ashtu si guri kur rrokulliset ne perrua
Lukurames tatepjete e diku ben vend e fole..

A thua zbrite nga qiejt e larget si engjejt?
Qe vijne flatrat perplasin furishem e shpejt?
Mbaj ment doren me vure ne shpatull
Me puthe ne balle si amazonen do puthte nje mbret...

Ndaj mos shko. Rri dhe pak,
Rri me mua o engjell dhe pse jam toksor e njeri,
Qendro dhe sikur ne ditet qe vijne
Ashtu si qeshim dhe te qajme bashke. Une dhe ti ....

1 Kommentar:

  1. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR EDIOMO, një magjistar i fuqishëm që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 maj 2022 për të parë se si mund të rivendosja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR EDIOMO. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR EDIOMO Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR EDIOMO për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :drediomo77@gmail.com
    Whatsapp: +2349132180420 / +2348106541486

    AntwortenLöschen