Donnerstag, 21. Februar 2019

Mimoza Eliona Osmani-Buqetë poetike

Mimoza Eliona Osmani
Kush mburret 
se kurrë nuk është zënë

Më thoni vallë nuk është si deti
A ndoshta hënë ardhur n'prevaz. 
Rrezja tund zemër sikur tërmeti
Vala rreh shpirtin sikur tallaz!

Kush mburret se kurrë s'është zënë
Nga lot që rrodhën nuk u lag. 
Kush pati re që shi s'ka rënë
Kush nuk duroi të embël plag...

Cili nga ju s'ka hapur rrugë
Ndoshta dhe rrallë pa patur faj
Se femrat janë mjalti në lugë
Flutur mbi lule çelur në maj.

Një dashuri e mrekulluar
Quhet kur s'mban hundën përpjetë. 
Kur njëri është i zemëruar
Tjetri të jetë nektar për bletë.

Ndaj kur dy lot të ranë si vesë
Nuk di përse m'u dukën lumë
Erdha si dielli që ngroh mëngjes
Të përkëdhela të zuri gjumë!

Me shije krip piva një kupë
Që njomur të kishin qerpik
Ngadalë të hedh dorën mbi sup
Tik -taket gulçuan vërtik!

Që lehtë të ndihesh si pendë, si shkumë
Mbledh lotë ndër faqe si për kristal
U hedh aromë i shkrij parfum
Mbi trup ta hedh sa herë që dal.

Për hatrin tënd gjithçka e bëj
Veç ty të shoh me buzagaz
Dhe sytë e zezë sikur mëllëj
Të çelen mos t'i zë maraz.

Të putha buzë të tharë të etur
Zemrën nga gurë ta bëra eshkë
E thira ëngjëjt ç'meraqe mbetur
T'i mbroj dëshirat si dhjami veshkë.

Bëra shkëndi fjalën "të dua" 
Të djeg ekstrem, mister, zemërim. 
Bëj njësh dy zemra, mes tëndes mua
Dy puthje (hundës) si për dënim.


Hënë pse menduar ri

Si pikpyetje e menduar,
Qiri në të shuar vallë,
Yjet s'të kanë dashuruar?
Drithëruar sonte ballë,

As përgjysmë as e plotë,
Heshtur fare si një natë,
Syri yt shikon një botë,
Mos dehur je nga sevdatë,

Hënë pse menduar rri,
Hidh dy fjalë për frymëzim,
Shami hidh të fshijë mëri,
Pelerinë rrezesh për rim,

Hënë pse rri kaq serioze,
Ëngjëjt zbritëm në dritare,
Ëndrrat seç mu bënë kurioze,
Pyesin kujt do ti vësh Zjarre,

Mu përgjige veç një çast,
Yjet kam për të lëshuar,
Vetë me zotin hodha bast,
djajtë kam për t'i përvëluar

Njerëzia lesh e li,
Zbehur si të verdhtë e ftoit,
Zemrat sa një Zerdeli,
Një gozhdës tjetri patkoit,

Pse rri e menduar hënë,
Ujq a dhelpra prerë në besë,
Çudi sot vështron si nënë,
Ashpër seç i fole resë,

Derdhu vetëtima shira,
Përmbi tokë pa mëshirë,
Të zbardhen si gjiztë në hira,

Shpirtrat e zeza këllirë.


Vargjet e mia

Vargjet e mia nuk marrin vesh,
As më dëgjojnë dhe as kanë frikë,
Ato më vijnë ëmbël dhe thjeshtë,
Dinë të dallojnë të mirë të ligë,

Rimat e tyre s'dinë politikë,
Ato svënë kushte as njohin caqe,
As numra sjanë as matematik,
As nuk kërrusen të bëhen harqe,

Thurr vargje zemre për tokën nënë,
Dhe himne për të kuq flamurë,
Për qiellin detin yjet dhe hënë,
Për trimat që lirinë kanë prurë,

Për bjeshkët e larta malet me borë,
Mërgimit që lamë vetem nënat,
Luftrat që armët përdorë,
Për vdekjet që therin zëmrat,

Vargjet e mia për ( një) i njeh pragjet,
Shqipërin, Kosovën, Çamërinë,
Hartën e madhe, e te shpirtit parqet,

Armikun, kritikun dhe dashurinë.


Pra: thika Ai..

Ndjenja të çmend,duhet ditur prore ?
Tund si tërmet mend,është djall a hynore?
E plugoi rrëndë,ishte lule bore,
Në të brishtin vënd,ndjenja vallë është qorre?

i çrrënjosi zemër i pa shpirt katil,
Zhgënjeu një femër, su ndez më fitil,
Ajo si pranverë, ju hoq si bilbil,
Por, (këngët) si vrerë,e thau "tërfil,
"
U zunë si shemër, u bënë skaje pili,
Si kërpudh nën thembër e shuan kandilin,
Ajo jetën donte,kupton o njëri,
Zog që fluturonte,për një dashuri,

Ashtu hënë e vrarë,në mes atij pylli,
Marrosur dhe qarrë,bridhte pas një ylli,
Që prej asaj dite, nxiu si errësirë,
si përrallat me mite,lugat ,egërsirë,

Nuk kish më besim,bëri zemrën gurë,
Sa binte perëndim,skuqej si bozhur,
bridhte lart në qiell, e strukej në hënë,
E sa dilte diell,tokës sërish rënë,

Mbeti kallogre,su martua kurrë,
Natën bëhej re,ditën bëhej murë,
sytë nga të jeshil,në helmuese tal,
Pa pik klorofil,e ftoht borë në mal,

Zemër i çrrënjosi,si pa llavë vullkan,
Netëve reve kros,e ditën kallkan,
Dashuria vret,më thoni ta di,

Vritet që të tret?Pra : thika ai..

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen