Freitag, 25. Januar 2019

Bajram Sefaj: BOLL NJË, PËR DY!

Bajram Sefaj

Prozë urbane nga Bajram Sefaj

Boll një, për dy!

(fragment)

          U lid djalë. Pa vakt a s’dihet çka dreqin u bë, u lind djalë, me vakt a pa vakt, mos pyet. Ç’t’i besh. Emrin ia ngjitën Gafurr. Unanimisht. Gati pa menduar fare e njëzërit, me plebishit. Pa menduar dhe debatuar fare, si ndodh zakonisht, sidomos andej nëpër fshatra, ku deri vonë, nuk kishte as rrymë elektrike. Dritat akoma nuk kishim shkrepë. 
          Që nga lindja nuk e thirri kush, as nënë e babë, as vëlla, as motër, askush nuk e thërriste Gafurr por Gaxhurr. Gaxhurr sot, Gaxhurr nesër Gaxhurr, Gaxhurr pasnesër e përditë Gaxhurrr. 
          Gaxhurr se Gaxhurr! 
          Me këtë emër mallkues u rrit. Burrëroi. Veçse nuk u nis rrugës tatëpjetë. Tashmë iu harrua emri me të cilin e kishin regjistruar në ofiqari. Nuk e njihte kush me atë emër. Madje as të afërmit e farefisi i ngushtë, lere me dikush tjetër, më i largët. Mallkuese ishte edhe lëngata e varfërisë. Familja e Gafurrit kërthi, ishte në fund të pusit sa i përkiste pasurisë, të kamurit. Ishte skajshmërisht e varfër. Pa asnjë perspektivë se, ndonjë ditë, do t’i lind dielli mbi çati. Kjo ishte një rrethanë e keqe, vështirësues, rënduese, ndaj askush nga familjarët, nuk ia vente veshin emrit të djalit a vëllait, Gafurr. Le të quhet si të duash, si të duan të tjerët, Gafurr, Gaxhurr krejt një. Familja e tij kishte të tjera halle mbi krye. Halle e derte ekzistenciale. Te jetës në skamje e vobekësi të gjatë. Gjithnjë në luftë për ekzistencë!
Askush nuk merrej me Gauxhurin!
          Madje as që ia numëronte kush vjetët e jetës. Askush, as ai vetë, nuk e dinte se ç’moshë kishte e as sa vjeç ishte. Kush dinte atëbotë për ditëlindje dhe festimin, kremtimin e tyre. 
          Vjetët e kishin bërë punën e tyre. Kishin punuar pa ndalë, natë e ditë. Shtatin, asht e lëkurë, të Gaxhurit të shkretë e kishin ngarkuar me barrë të renda. Si dielli e hëna që rrotullohen rreth boshtit të vet dhe rreth sistemit diellor (diellit), ashtu edhe vjetët ishin sjellë e mbështjellë rreth trupit të tij të hajthëm, e, gjithnjë e me të lodhur dhe të kërrusur. Gjithnjë fytyrën kishte pa qehër, të ngrysur e mbuluar me leshra të palara. Veç kur rrallë e për mall, gjendej dikush, ndonjë shpirtbardhë e bamirës, t’ia hiqte mjekrën, keq e për adalet, hiç pa e lagur. 
          Ky ishte Gaxhurri, kjo ishte jeta e tij!
          Për martesën e tij as që bëhej fjalë. Askush nuk e përmendte as që e zëntë në gojë. Askush. Mundësia për një gje të tillë ishte absurde. E pa bazë. E pamundur. Ireale. Gaxhurrit vetë, aq me pak, i ikte mendja drejtë një mundësie të tillë abstrakte. 
          Në anën tjetër, për besë, shumë e lakmonte nusen e komshiut të parë, Harunit, kur për pak ishin moshatarë. Me një ndryshim të vogël: familja e Harunit, (Haruni pakgjë ose hiç ishte me di mirë se Gaxhurri), por se familja e tij, për një çikëz ishte më e pasur se ajo e Gaxhurrit. Ky niansim sado i imtë dhe i padukshëm, kamje i kishte dhënë mundësi që djalit, sidoqoftë, t’ia gjenin një nuse! 
          Për mrekullinë Zotit dhe të të gjithëve bashkë, nusja e Harunit teveqel e qel, që as qurrat nuk ishte në gjendje t’i fshinte, kishte qëlluar shumë e bukur. Një bukuri perri...
Gaxhurri, në anën tjetër, vazhdonte të lakmonte. T’i lëpinte buzët maçorr i uritur, të digjej e piqej... Mbështetë për murin e pikëllimit dhe të heshtjes mur!

*
          Një ditë fund vere, rastësisht dhe papritmas krejt, gjersa Gaxhurri, herët në sabah, si zakonisht përshurrte mbi një çufër hithëth, m’as shpije!, përmes birave te gardhit nusja e Harunit, ia pa matrakun e ngordhur e të madh sa s’dihet, me krye të kuq e dej të mbërthyer! Nusja ngel e stepur. Han shtatin e dredhet si përhumbur. Iu bë se send më të bukur nuk kishte parë, në jetën e saj!

*
          Atë ditë e sot, kurrë më nuk e kishte përmendur divorcin nga Haruni që, më së paku e duronte në shtrat e, aq më pak kur e kishte mbi vetë e shpurdhte sikur bënte diçka në yrnek seksi, me një luc (penis) sa grima që nuk e mëshilte as një birucë të vogël miniaturale e lerë më grykën e vullkanit aktiv mes këmbësh të nuses, përherë të gatshëm për kacafytje e dyluftim, trupi me trup!
          Gaxhuri i shkretë, kur vinte puna andej nga martesa, e vartë buzën në gaz, tundte kokën tullace, përgjigjej se bënte idare dhe se arnohej disi...
Sa dëshirë kishte të thoshte dhe botërisht të pranonte se: Nusja e Harunit, po na del boll të dyve. Sa herë pëlciste të zbërthej e të plasë si tullumbace, megjithatë, nëse jo dy fije, një fije mend në krye i kishte.. 
---------
(Diku në Francë, janar 2019)

1 Kommentar:

  1. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR EDIOMO, një magjistar i fuqishëm që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 maj 2022 për të parë se si mund të rivendosja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR EDIOMO. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR EDIOMO Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR EDIOMO për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :drediomo77@gmail.com
    Whatsapp: +2349132180420 / +2348106541486

    AntwortenLöschen