Alketa Maksuti Beqari |
JAM DRITË
Nëse jam pjesëz apo valë
jam dritë.
Brenda kozmozit gjendem
e tillë.
Më pranoni apo kundërshtoni
jam dritë.
Brenda jush ndodhem
e tillë.
Nëse magnetizoj apo gravitoj
jam dritë.
Brenda kozmosit lundroj
si e tillë.
Natyra ime është e dyfishtë
jam dritë.
Brenda jush përplasem
jam e tillë.
Kërcej apo përkulem
jam dritë.
Brenda kozmosit unike
jam e tillë.
Rrezatoj apo përthithem
jam dritë.
Brenda jush ndriçoj
si e tillë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen