![]() |
Emi Krosi |
Syte e kohes
Oh kohe gernjare,
Qe gerhet ne hone te thuketa
Ku ereratavione perplasen,
Ne ikona te mugeta hijesh dinosauresh.
(frymemarrje te akullta epileptike),
Ne therrime te mykura,
Pertyp fjalet,
E gjymta honeneve mjegulloshe.
Oh kohe,
Permbysur ne balte,
Perqesh "hijen" njeri...
Bon, 29/03/2016
Cast
Me shtrengo,
e mbeshtjelle me frymen tende,
si lulegjak,
te turfulloje shpirti im.
Dua te vdes ne buzen tende...
Bon, 18.04.2016
E di...
E di,
dashuria eshte nje shkundulline,
ortekakull qe perplaset,
ne brigjet e zemres.
Aty behet uje.
E di,
ti je orakull pa hyjni...
Bon, 18.04.2016
Etyd
Une cmbeshtillem,
e lumtur,
ne lakuriqesine tende,
ti kruspullosesh i vluar,
thellesive te mia.
Aty,
mrekullisht,
trupezohesh ne eter...
Bon, 26.04.2016
Klithme
Dua te uleras,
per petlat zemerthyer ,
ne mirazhutopi,
qe nga parelindurit,
mallkim deri tek paslindurit.
O toka ime,
zhelezhgerryer,
honeve te kujteses tende,
lypsare deri ne infinit...
U thua valle,
volle vrerin e anakondes???
(tutje hijevdekja mallkon si vajtoca),
ne corben e mjellmet,
te klithmes tende...
Uleri,
thellesive te tua,
o mllefi im kozmik...
Uleri!!!
Bon, 04/06/2016
Pijetari
Ne formen e femres,
gota majetake turfullon,
nen dehjen e vjeter,
te paemer;
FEMER.
(ne hone ererash guduliseshe),
neper aurat e nates fluturake...
Pijetar,
vera jote,
amfore ekzaltimi...
03/05/2016
Sot
Sot,
ne grine gjermanike,
i muget kujtimi thyhet,
mbi tas caji,
nje kupe diell,
pi ne goten e dehur gjysmezbrazur,
si peme e vetmur
qe mbeshtjell me hijen e saj,
mallin tim...
(nje papirus ka shkruar epitaf),
ne gjysmeformen e qiriut te mekur...
Sot,
shshshtttt,
ne oren tre,
luan Shqiperia
11/06/2016
Heshtje apo...
Nje "kafshate" diell,
permbysa ne sofren e gurte,
ku heshta e fjales,
(s)mund te teret
ne ashtin e ereshkumes mbremesore
(tjegullat mavi te qiellit),
ku agu bubulon zjarrmni...
O frymemarrje,
qe stuhishem shteron ne gjoks,
me petka zjarri,
endesh si Luciferi...
Torba e fatit,
u shqye...
Heshtje apo...
Mugetire gjermanike,
me lakon ne kurm.
Bon, 14/06/2016
Vullkani
E ngushte,
bluza jote,
nga vullkani pragshperthim...
...Tsumani furishem,
pushtoj ishullin tend...
Akoma,
bregu (s)nuk qenka permbytur...
Vullkani,
e pupurt Venera...
25/06/2016
Mesnate
Tani,
tejnata,
nje thyese puthje,
ne frymethithje si celessoli mbi pentagram,
ti kosinusi im...
Valuar kofshet lakuriqe paralele,
si hipotenuza ne re maxhor,
ekuacion lakuriqesia ime ne katrore...
Pikcuditese ashti yt,
(perthyer mes thonjezash),
e lenget materia,
deri ne infinit...
Alkimia jote,
metafore alkine...
Zjarrakull ne + - 300 Grade Celsius...
Mesnate,
Pitagora u hirnua...
13/08/20016
Strukje
Jam ulur ne prag,
ne hishpresen,
hallakatur si gishta anonime,
ne lekuren e murrme te bebesythit,
nen sqetullen e eres,
qe hungerin rrepevehirta te shpatit,
(ninulla mengjesore e veseeres josh),
ne strehefatin qe gjithkush,
ndalon pas stuhise...
Numeroj fjalet e shkoqura te vetmise...
qe shkaperdredhet ne parket...
Jam stukur,
ne cepedhome,
nen tingullin e shiut,
duke pritur "kalorsin blu ",
te puthe buzet shkrum...
Bon 11/08/2016.
Kjo poezi ka marre cmim te trete ne konkursin e Diaspores ne Prishtine 2017.)
Abstraksion
Sonte,
te gjitha lapsat,
do ti hedh ne kulete,
enderren kokeprere,
do ta flak ne hon,
sonte,
floket do ti bej shtellunge,
(do end sixhade malli),
sonte,
emrat do t'i gris,
ne asfalti e vale te rrufese,
sonte,
takat do ti thyej,
(ne rrasen myshkeamult te bjeshkes)
ne nateikjen e majmunit jeshil,
sonte,
carcafet "e vdekura",
do nder ne morg si mumje.
Sonte....,
oh sonte...
pa penela do pikturoj lumturine??!
Valle,
c'(pa)forme do kete??!
Bon, 17/10/2016
Zombi
Në plang të heshtjes,
mëkat i hirtë,
oh pjeshka lazdrare,
sinori yt i lugët,
nënsqetullën hënore,
magma e tërbimit,
u zhvoshk mbi kalërim,
(tingulli i zjarrit brambullit),
vampir gjakathët,
në perversitet dëshërimor....
ZOMBI,
e pa(për)kryer koha flijimore!!!
Djajtë
Jeta ime,
zhgërryer në llucë,
me zhaba të ftofta,
kuit klithmëthyer,
në Hadin e ftohtë në kërkim të Erosit.
Me skelete puthjesh,
sythash petalenjoma,
nën sqetulla të trishta,
stuhish vegjetariane,
në grima paragimesh,
(ajërmykur në sënduqe të drujta ninullash),
jeta ime prej djalli,
me aborte psherëtimash,
në epitafe biblike,
Fanfara e Kleopatrës,
mbrujtur me vrungujbardhë,
malli të ndryshkur,
teneqeve të kohës barbare...
Me përdhunë,
grushtat e erës rrahën njerinë,
(mëkuan errësirat pllajavedemone),
për encklopedinë e pashkruar,
të mëkatit të lakmisë,
në vetminë e therur,
honeve të shpresave të reja,
kacavjerrë në eter.
O jetë njerzore,
opus Mozartian,
varur si një pentagram,
në oktavën e Penelopës ,
pret të mbështhjellë agun e bruztë...
Tingujgrisur,
do qeshim dhe qajmë bashkë,
udhëve të pashkruara pa kronikanë...
Djall,
në vdekjet tona ,
(s)do jesh varrmihës...
Fundja,
ti je gabimi ynë...
Mars, 2017
Kohë dashurie
E shoh tejkohën,
ulu në zgrip të humnerës,
që numëron petale lulëkuqe...
Dashuria për fëmijërinë këmbëzbardhur,
honene si tesha të lagura në zalll,
në xhepin e kujtimeve më brambullit zjarri,
kur yshten ëndërrat.
E mira kohë,
(si doçkë foshnjeje e ngrohtë)
kafeneve të vona në tymra cigaresh,
buzëqesh si prostitutë e vjetër...
Koha jonë,
e pakohë,
e pakryer,
me unaza gjaku të mpiksur të pritjes,
për një buzëqeshje fëminore,
për dashuri hyjnore të çiltër,
koha, i jep kohë kohës,
të takojë të vdekurit,
të mbledhë kujtimet udhëve të paemërta,
(në tramvajet e hekurta),
si metastaza në zemër të dheut,
në çantëshpinën solare.
Dashuria dhe koha,
pështyjnë pasqyrën e kotësisë kohore,
te vjedhur padrejtësisht NJERZORE!
06/01/ 2018
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen